| E marte, 01.05.2012, 10:20 AM |
Ne prag i 100- vjetorit te Pavaresise
LUAN KALANA
kujtese historike
RINGJALLJA E KOMBIT SHQIPTAR
"Dituria e nje Kombit buron nga mençuria per Liri,
dhe vëllazeria e paqia me te tjeret,..."
Ne lufterat shekullore per Liri ke dale fitimtare,
ustallaret e Evropes fitoren ta kane marre,
per paqe e fqinjesi kombi eshte rinuar,
boten ne shekuj, me bijte , ke ndriçuar..
Sa e trishtueshme kjo dhimbja e kombit,
shtine viruse lidere "moderne te paqes "
me gjakun e deshmoreve plaget jane lare
te shkulnin nga trupi ogurët,mikrobin,
Gjymtyret e tua te thyera te sakatura,
ia falni arinjve shovene si transplantim,
mjegullojne se s'kemi qene e jemi nje komb,
po u ngritem bijte e shqipes,per bashkim,
mos ngacmoni , se... merr zjar dhe stralli....
Harrojne se kemi forcen,te drejten tone,
Clintoni per Paqen ,nga "darkulat " kombin shpetoi,
bashkimin e trupit ,s'mund ta ndaloni,
te ecim te lire ,si te gjithe , ne trojat tona .
Kombi eshte gjallese qe s'vdes, si njeriu ka jete,
ka vojtur kur qe femije,po qesh tani ne rini,
kombi nuk njeh moshe, por ringjallje pa kufi,
Sa eshte jeta e kesaj toke,aq eshte mosha Shqiperi..
Erdhi dita e mirepritur dasem ka cdo shtepi,
per vello si nuse vallzojne flamujt kuq e zi,
krushqit dasmore nxitojne te mbrijne ne Vlore,
nje shekull pritem per kete dasem ,per kete Liri...