Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Vlera rumuno-shqiptare në një antologji poetike

| E diele, 29.04.2012, 08:01 PM |


Vlera rumuno-shqiptare në një antologji poetike

(Shija e padurimit, Amanda Edit, Bukuresht 2012)

Nga Baki Ymeri

Bota më së miri lexohet në shpirtin e poetëve, thekson Mëhill Velaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë motto hapet atologjia më e re “Shija e padurimit”, me 8 poetë shqptarë dhe 8 rumunë, që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, në kuadrin e Bibliotekës Shqiptari, falë ideatores Mardena Kelmendi dhe këshilltarit editorial Vitore Leka. Është karakteistik fakti se derisa disa krijues tanë (jo për të gjithë e kemi fjalën), nuk janë në gjendje as faleminderit të thonë, e ku të pyesin më se sa kushton përkthimi i lëndës poetike apo botimi, poetët rumunë, pavarësisht nga kuajt e politikës rumune që s’e njohin Kosovën, dinë të gëzohen e t’i vlerosojnë dhe admirojnë botimet e këtilla që joshin kurreshtjen e lexuesit, duke i bërë publike në massmedian e shkruar dhe elektronike. Redaktor i kësaj vepre të re është Dr. Luan Topçiu, ndërsa autor i parathënies, Visar Zhiti.

Libri është i strukturuar në dy kapituj, duke u dhënë prioriet poetëve rumunë në kapitullin e parë, dhe poetëve shqiptarë në kapitullin e dytë. As vetë nuk e dimë se sa antologji kemi botuar deri tani, por e dimë se kemi mbi 300 mirënjohje dashamirësh për këtë inisiativë të shëndetshme që krijon ura afrimi i afirmimi, dhe se ky libër del në dritë në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Nga krijuesit rumunë shquhen Theodor Damian, poet dhe prift, autor i vëllimit në gjuhën shqipe Shenja e Isarit dhe famullitar i Kishës Ortodokse në New York, mik dhe dashamir i sinqertë i kulturës shqiptare, autor i disa poemave inspirative ndër të cilat shquhet poezia Ndërmjet një shkretëtire dhenjë gruaje, me Marian e Egjyptit, që endet mbi rërë si mbi retë e qiellit, që fshihte në zemrën e saj një shkretëtirë, etj. Një poet i frymëzuar për të cilin ka skruar me admirim edhe Nexhat Rexha nga Kosova, sipas të cilit, “autori nëpër vargje shpalos  të kaluarën dhe të ardhmen, sikur  të vë para zgjidhjes së enigmës së quajtur gjeografi dhe njeriu nëpr kohë duhet të konstatojë  esencën  e glorifikimit të fjalës në të cilën mund të gjesh  të saktësuar elementin  konstatues e ndërlidhës të kohëve me  ironinë që prodhon karakteri real apo imitues. Pra teologu e poeti Theodor Damian, dhembjen  e kthen në dashuri dhe kjo dashuri ka marrë fuqinë, sa artistike po aq edhe universale, sepse në të dominon arsyeja dhe vullneti për të kaluar lirshëm  njeriu nëpër të gjitha urat e ndërtuara mbi lumin Isar.”

Pasojnë poetë të tjerë si Aurel Pop, Cassian Maria Spiridon, Mariana Pandaru, Marius Chelaru, Doina Dragut, Artur Silvestri (prozator), Silvia Blendea Zamfir. Në vend që të shkruajmë për secilin nga to, siç e meritojnë konform vlerave letrare që kanë, po ua hamë hakun padashtas, duke kaluar te autorët shqiptarë, duke filluar me Adnan Mehmetin, president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, autor i një numri të konsideruar veprash letrare që meritojnë të rikëndohen në të gjitha gjuhët e botës, natyrisht duke filluar nga gjuha e atdheut të poezisë, që është gjuha rumune, pa kurrfarë pretendimesh merkanteliste apo financiare, sepse në krahasim me disa kuaj të politikës ballkanike që shkelin interesat nacionale për interesa personale, poeti është mbret që din të transmetojë energji pozitive. Vargjet e tij me trillet e dashurisë, së bashku me Golgotën Kosovare të Fehmi Kelmendit (Zvicër), apo me vlerat e mirëfillta lirike të Mujë Buçpapajt (Shqipëri), Izet Shalës (Kosovë), Ismet Hasanit dhe Sokol Demakut (Suedi), botohen në të dy gjuhët, ndërsa disa krijues tjerë si Mazllum Baraliu nga Kosova, apo Silva Tërnava nga Zelanda e re, dalin në gjuhën e hyjnive, që është gjuha shqipe.

Kaq sa për sot, pak e për merak, siç e kërkon kodi i gazetarisë – antologji e pasur me ballinë e paskopertinë të bukur, si dhe me vlera reale që depërtojnë në memorjen e lexuesve tanë, që nga shpirti e deri në zemër, që nga Bukureshti e deri në Tiranë, që nga Australia e deri në Skandinavi, Amerikë, Gjermani e gjetiu.