E premte, 29.03.2024, 01:23 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: U mbajt Kuvendi Zgjedhor i SHKSH-së ‘’Kadri Zeka’’

E diele, 29.04.2012, 06:43 PM


Kuvendi Zgjedhor i SHKSH-së

U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA”

Gjermani, më 22.04.2012, në lokalet e

SHKSH ” Nëna Terezë”

Në 73033 Göppingen, David Str.24, U zgjodh kryesia e re prej 5 antarëve dhe 1 delegat-përfaqësus në Kuvendin e Bashkësisë së klubeve, shoqatave dhe shoqërive për Republikën e Baden-Württemberg-ut.

Nga Xhafer LECI

Mledhjen e udhëhoqi artikullshkruesi i këtyre rreshtave, Përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët. Të ftuar ishin edhe z.Faket Kajtazi,Konsull i Republikës të Kosovës në Stutgart, Skënderbeg Klaiqi, Kryetar i Bashkësisë së Klubeve shoqatave dhe shoqërive për B.W., Afrim Sylejmani Kryetar i SHKSH-së ”Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, Për shkak të obligimeve të tyre të rëndësishme këta nuk patën mundësi të marin pjesë, por, dërguan mesazhe urimi.

Në pika të shkurtëra foli për rrjedhat, veprimtarinë dhe kontributin e madh që është bërë në kuadër të kësaj shoqate: si për arsimin, shëndetësinë dhe luftën e fundit çlirimtare të Kosovës. Foli edhe për statusin, rregulloren dhe mënyrën e votimit e tjerë.

SHKSH ” Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen, është themeluar më 12.09.1992 dhe këtë vit mbushën 20 vite veprimtarie shumë të suksesshme kombëtare.Në fillim të këtij viti për datën 22. 09.2012, kemi rezervuar sallen Edurd-Mörike-Halle në Kirchheim -Teck për Manifestimin e 20 vjetorit të themelimit të SHKSH-së”K.Z.”
Kjo shoqatë është e regjistruar pranë organeve zyrtare gjermane në Gjykatën dhe  Notariatin e komunës të Nürtingen-it. Libreza në ballinë ka fotografinë e K. Zekës, ndërsa përmbrapa ka Stemen e qytetit të  Nürtingen-it. Ka dy vula të madhen për zyrtarizimin e dokumenteve dhe të voglen për vërtetimin e pagesës të anëtarësisë.
Shoqata ka edhe gjirollogarinë e hapur tek Volsksbank Kirchheim-Nürtingen eG,
dhe gjendja aktuale në arkë është 664,72 ( Gjashtëqind e gjatëdhjet e katër Euro e shtatëdhjet e dy cent)

Në këtë mbledhje zgjedhore muarën pjesë  45  bashkatdhetar, nga këta të drjetë votimi kishin 34, të tjerët ishin mysafirë si: Emin Fazlija-alias Emil Kastrioti, Mr.Mazllum Hasimja, Nue Lekaj, Ali Bekteshi,Qaush Krasniqi, Zeqir Asllani, Fiqret Mujezini, Selim Vllasi, Sylë Syla, Jahja Gashi, etj. Nga 34 fletvotime vetëm një ishte e pavlefshme, sepse, siç u cek më lart, kishte votuar më shumë se 3 kandidat sipas deklarimit të vullnetit shumicë.
Votimet si gjithherë më parë u zhvilluan në mënyrë demokratike, me vota të fshehëta, sipas statusit dhe rregullores në fuqi.

Komisionin zgjedhor për verifikimin e votave e drejtuan: Sylë Sylaj, Jahja Gashi dhe Hamdi Halilaj, Syla foli për rregullat se si duhët votuar dhe kërkoj nga të pranishmit të deklarohen me aklamacion a janë të shkohët që një votues të zgjedh 3 apo 5 kandidat nga 7 të propozuar, shumica u deklaruan se jane të zgjidhën 3 kandidat

U propozuan 7 kanditatura për kryesi të re, 5 nga këta që muarën më shumë vota përbëjnë kryesinë. U propozuan dy delegat-përfaqësues në Kuvendin e Bashkësisë, njëri nga këta që muar më shumë vota përfaqëson shoqatën në Kuvendin e Bashkësisë.

Kryesia e re përbëhët nga këta antarë: Taxhidin Bakiu, kryetar, Selami Morina, nënkryetar, Ramadan Zuka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkëtar dhe Sabit Ejupi antarë kryesie, kurse delegat u zgjodh Bujar Osaj. Të gjithë këta që përbëjnë kryesinë e re vinë nga vende të ndryshme të trojeve tona shqiptare.

Dy nga ish kryetarët e kësaj shoqate, Xhafer Leci e Arban Hoxha dhe ish akëtari i parë Hajrullah Matoshi nuk pranuan të kandidohen për kryesnë e re, por, ata kryesisë, të po sa zgjedhur, i uruan suksese dhe punë të mbarë duke u premtuar kryesisë të re se gjithmonë do të jenë në shërbim të çështjes kombëtare, duke e ndihmuar me punë konkrete.

Emin Fazlija propozoj që Xhafer Leci të jetë kryetar nderi i kësaj shoqate, ky propozim u shoqërua me duartrokitje pa asnje vërejtje nga të gjithë të pranishmit.

Në emër të kryeisë së re Selami Morina, nënkryetar, të pranishmir i falënderoj për votëbesimin e dhënë duke thënë; se neve do të përpiqemi të punojmë mirë dhe drejt.

Dhe, për fund falënderojmë kryesinë e SHKSH-së ”Nëna Terezë”, në krye me kryetarin e saj Jahja Gashi, për dhënien e lokaleve për mbajtjen e kësaj mbledhje.

Proçesmbajtës: Fiqret Mujezini.
 Kuvendi filloi punën në ora 13.30 përfundoi në ora 15.30

 

Pamje e pjesëmarrësve në Kuvendin Zgjedhor të SHKSH-së “Kadri Zeka”
Foto: Liridon Xh.Leci

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Selimi: Monumenti në Mathausen tani pa simbole komuniste Luan Dibrani: Gërshetim dimensional Qeveri-Mërgatë për ruajtjen e identitetit shqiptar! Halit Elshani: Manifestim i shkelqyer i shkollës ''Enver Hadri'' Alban Voka: Poezi dhe muzikë shqiptare në Bukuresht Ramiz Selimi: Ide, propozime nga mërgimtarë për mundësinë e bashkëpunimit Beqir Sina: Nju Jork, përkujtohet 133 vjetori i lindjes së Mit’hat Frashërit Xhevahir Cirongu: Njeriu që udhëton drejt shekullit … Abas Fejzullahi: Bamirësia është thesari i vetëm, i cili shtohet duke e ndarë me të tjerët Ryzhdi Baloku: Peja - krijimi më i bukur i natyrës Pierre-Pandeli Simsia: Drekë miqësore në Nju Jork me Profesorin japonez Kazuhiko Yamomoto Miradije Gashi: Për Mërgatën shqiptare, qyteti Bad Cannstatt, njihet si qytet i Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka !!! Xhafer Leci: Shkollat shqipe festojnë pavarësinë e Kosovës Elinda Marku: Hyni Shqipnia në Shqipni Xhevat Muqaku: Vizitë e institucioneve të Kosovës shkollës shqipe në Fellbach Luan Dibrani: Në "Diasporën Shqiptare" synime të reja për ndryshime! Beqir Sina: U shfaq në New York, filmi dokumentar "Spaçi - Simboli i Qendresës Antikomuniste" Sarë Gjergji, fitues i ‘Takimeve Poetike të Karadakut’ Murat Geca: Shkolla 7 Marsi e kryeqytetit po ndryshon Abas Fejzullahi: Institucionet e Gjeneves ndihmojne materialisht SHSHMP Baki Ymeri: Fillojnë aktivitetet për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Bukuresht

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora