E marte, 23.04.2024, 09:04 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Mos e ngucni Hymnin e Flamurit !

E diele, 29.04.2012, 12:30 PM


Mos e ngucni Hymnin e Flamurit !

Nga Fahri Xharra

“Jam e lindur  me Hymnin e Flamurit  të Asdrenit, e dua te vdes me te.I përulem, me nderim të thellë Rilindasve te medhenj që na e lanë si trashegim.Jam grua dhe e ndjej edhe frymën time ne çdo fjalë të Hymnit të Flamurit tonë.”

BOTA E QYTETËRUAR NUK DUHET TË LEJOJË KËTA PASARDHËS TË ILIRËVE TË LASHTË E TË PELLAZGËVE QË TË ZHDUKEN. RACA E TYRE, KA LINDUR PIRRON, ALEKSANDRIN E MADH, SHËN JERONIMIN, KONSTANDININ, PESË PERANDORË TË TJERË ROMAKË, PAPA KLEMENTIN XI,  SKëNDERBEUN,KRISPIN DHE HERONJ TË TJERË .  (Joseph F.Gould,The Independent ,1916). Këto shkruheshin për ne,këto thirrje  të civilizuara  e dinin se së shpejti do të ndodhë diçka me popullin tonë të “ humbur”. Ne ishim në tokat tona , por ishim memecë ,të pa zë; ishim të shurdhër ,na e kishin shkyer timpanin e lashtësisë;dicka përgatitej e ne ishim largë vorbullës së gatimit. Të rrallët ishin ata që e dinin këtë ,por edhe nëse e dinin nuk guxonin të flisnin. ... Koha ecën dhe Historia pa ne  e shkruante atë që e donin të tjerët.

“Shqipëria mban një pozicion të tillë strategjik, sa që ajo është e lakmuar nga të gjitha racat fqinje, por asnjë prej tyre nuk do të ishte e gatshme për ta parë atë të zotëruar nga ndonjë rival. Prandaj dhënia e Shqipërisë ndaj çdonjërës racë, ose çdo ndarje e mundshme e saj mes racave të ndryshme, do të shkaktonte një xhelozi të tillë kombëtare e racore ballkanike sa që ndezja e një lufte tjetër në Ballkan - e cila mund të përfshijë përsëri gjithë Evropën - do të ishte e pashmangshme.”(po aty) . Po mirë ,po e shofim se ku ishim , e përse na lakmonin.  Po tani?

Kombin e mbanë historija e saj. Kombin  në mesin e kombeve tjera e lartëson e kaluara e saj,gjurmët e saja ,gërvishtjet e saja . Mos na e prekni Historinë!

“Në vitet 1907-1908, themelohet në Bukuresht Kori Kishtar Shqiptar, në përbërje të të cilit janë tridhjetë të rinj shqiptarë. Mitropolia rumune jep leje të meshohej shqip në një kishë të vjetër të Bukureshtit, të quajtur "Shën Gjergji i Vjetër". Për këtë kor dhe nga ky kor do të këndohet për herë të parë Himni Kombëtar Shqiptar. Vitet 1908 -1909, janë koha kur himni dërgohet në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908, përmes Tashko Ilos dhe Hil Mosit. Kur ndodhej përkohësisht në gjirin e shoqërisë "Bashkimi", atdhetari Hil Mosi e dëgjoi këtë himn, e pëlqeu dhe e solli së andejmi në Korçë, ku e përhapi nëpërmjet anëtarëve të shoqërisë "Vëllazënia". Mësimi dhe përhapja e himnit filloi nga Korça në të gjithë Shqipërinë përmes mësimit të këngës. Për të parën herë tekstin origjinal të Himnit të Flamurit, të shkruar nga Asdreni me titullin "Betimi mi Flamur", e ndeshim në gazetën "Liri e Shqipërisë", në Sofje, në datën 21 prill 1912. Ai botohet në "Ëndrra dhe Lot", f. 26-27, në të njëjtin vit. Himni këndohet në ditën e shpalljes, më 28 nëntor 1912 të pavarësisë, si marsh patriotik. 28 nëntori i 1913-ës shënon interpretimin e tij në Vlorë me rastin e përvjetorit të pavarësisë nga orkestra frymore e qytetit të Shkodrës 'Daulla', e drejtuar nga Frano Ndoja. Në vitin 1918, Thoma Nasi botoi në Amerikë një version për zë dhe piano (me nota dhe me fjalë të himnit), të cilin e riboton në prill të 1947-ës. Në të njëjtin vit, 1918, bëhet edhe regjistrimi i parë muzikor në disk i Himnit Kombëtar në Amerikë, pranë shoqërisë diskografike "Columbia", seksioni i publikimeve patriotike (interpretues tenori me origjinë arbëreshe, Giusepe Mauro dhe shqiptari Spiridon Tasi Ilo).”( "Himni kombëtar i shqiptarëve", Valbona Karakaçi)

Na duhet, edhe ndonjë fakt më tepër për të mos prekur Historinë tonë?

Ky u zgjodh si himni i Shqipërisë sepse: “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetë therorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë...”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mbi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.( Lazgush Poradeci) .

Pra, mos na ngucni Hymnin e Flamurit!

Po flitet ,po shkruhet po bisedohet  ; kur ka tym ,ka edhe zjarr. Jo ,nuk guxon asgjë të preket nga Historija e jonë , nga Hymni i jonë . E pamë më lartë se edhe Hymni i jonë e ka historinë e tij ,plot krenari ,gëzim ,rrënqethje  dhe vendosje të mirë fillet : Mos më prek!

Perfundimisht, një përfundim jo fort logjik , në ketë vend të gjithë kemi luajtur pak… asgjë s’na pelqen nga ky vend, ,asnjëherë nuk po e konsiderojmë si shtepinë tonë këte vend,me çka jemi ka ushqehemi që të veprojmë ashtu si nuk e meriton ky vend, ta trajtojmë kështu. Po kaq shumë helm paska patur ky vend? Ku duam të jetojmë? Po femijet  tanë si do t`i rrisim?

A kemi mundësi të mirremi vesh ndërveti?  Kombin e mbanë historija e saj. Kombin  në mesin e kombeve tjera e lartëson e kaluara e saj,gjurmët e saja ,gërvishtjet e saja . Mos na e prekni Historinë!

“Ngrihuni ju o te munduar,

Ju të uritur e skllever anë e mbanë…”

Kjo eshte Marsejeza,Hymni kombetar i Frances.A ka sot të uritur dhe skllevër në France?Jo.Atëherë pse nuk e ndyshojnë ata?Mos janë mëbudallenj se neve?Nuk besoj në këte.Besoj se Hymni e ka historinë  dhe kohën e tij të krijimit.Ai transmetohet në breza,iu kujton atyre kush janë,përse kanë luftuar dhe derdhur gjak dhe cfarë duhet të ruajnë të shenjtë në Atdheun dhe Kombin e tyre.Hymni,nuk merret me vogëlsira fjalesh.Hymni është historia e një populli.Kush ve dore në te  e prek historinë , i prek perpjekjet dhe luftën e Kombit për mbijetesë dhe identitet Kombëtar.Në kushtet e sotme,Hymni ynë,është më i domosdoshëm se asnjëherë.Mos luani me ndjenja! Boll mo! se na mbytet! ( Një qytetare shqiptare)

Jeta ka gjera më të lumtura për të mënduar; kemi nevojë edhe për burra që mbrojnë pavarësinë,por kemi nevojë edhe për shkrimtar,filozof,shkencëtar pilot,industrialistë dhe njerzë të menqur; Mos na e prekni Historinë!

Simbolet kombetare  e kanë historinë e lindjës së tyre, dhe shumë vështirë është të falsifikohen e  të ndryshohen sipas deshirës së politikës ditore.   Çka mëshifet pa kësaj kërkese?

Thuhet se Austria e ndryshoi Hymnin.  Punë e madhe ,punë e saj!

Po  Italia nuk hamendet me hymnin e saj : “Fratelli d’Italia”….?

Çdo gjë në natyrë është fryt i saj. Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja. Një prej ligjeve më universale të forcave të natyrës është ligji i rëndimit (i gravitetit).

Është një forcë tërheqëse në mes të të gjitha gjërave. Çdo objekt në gjithësi është i rrethuar nga fusha e rëndimit e cila rritet në pakufi në të gjitha drejtimet, fuqia e së cilës është drejtpërdrejt proporcionale me masën e objektit. Çdo copëz në gjithësi tërhiqet me gravitet nga çdo copëz tjetër.

Qysh moti, popujt e civilizuar e kanë kuptuar këtë ligj të natyrës dhe e kanë krijuar qendrën e tyre të rëndimit, i kanë krijuar të gjithë parametrat për të qëndruar, evoluuar, përparuar në udhëheqjen e tyre kombëtare, fetare, intelektuale, ushtarake.

Popujt dhe kombet që nuk i janë përshtatur organizimit sipas këtij ligji, janë dobësuar, kanë mbetur të rendit të dytë apo të tretë ose edhe janë zhdukur nga faqja e dheut.

A thua sa herë që ndërrohet moda , koha dhe moti ndërrojmë fustanet  ashtu duhet ndërruar edhe historia, flamuri dhe hymni që ti pershtatet “kohes”  dhe kërkesave të porositësve?  Diçka mëshifet pas kësaj kërkese.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora