E marte, 23.04.2024, 08:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Ymer Halimi: Një monografi e shkruar për një yll të pashuar

E shtune, 28.04.2012, 12:56 PM


NJË MONOGRAFI E SHKRUAR PËR NJË YLL TË PA SHUAR

Me rastin e 35 vjetorit të veprimtarisë shkencore dhe krijuese

Teuta Shala-Peli: “ Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha (Identiteti shkencor dhe krijues), Prishtinë, 2010, 532 faqe.

“Burri i mirë e hijeshon odën, kurse gruaja e mirë edhe oborrin”- Thotë një fjalë e urtë popullore.

Nga Prof. dr. Mehmet HALIMI

Mirëpo, kjo thënie dikur kuptimplote, në kontekstin e sotëm kohor e shoqëror, nuk i përgjigjet realitetit. Sepse gjeniu ynë popullor, Tahir Berisha i Drenicës thoshte: “Liria jonë do të vijë, atëherë kur gjyshja do ti thotë mbesës ose nipit- a ma bleve loke gazetën e sodit, edhe kur femra shqiptare do të flasë në parlament”, që do të thotë se me emancipimin e gjinisë femërore, gruaja shqiptare, dikur e mbyllur dhe e ngujuar, e kufizuar brenda katër mureve të shtëpisë dhe të oborrit, e gjykuar nga zakonet prapanike të prapambeturisë e të primitivizmit, ajo sot nuk është vetëm stoli e hijeshi e oborrit, e një ambienti të kufizuar e të konservuar kanunor, por ajo duke shembur muret e këtij primitivizmi, ka pushtuar një horizont të gjerë emancipues, shkencor e kulturor, duke zbukuruar edhe qytetin e universitetin, ka arritur që fjalën e vet të urtë, të matur e petake, idenë dhe mendimin e vet, diturinë e mençurinë ( sepse i dituri pa mençuri, furkën e ka plot, po boshtin e ka thatë), aftësinë e vlerën e vet si qenie njerëzore e botës femërore ta shpreh botërisht e të shkëlqej edhe në parlamentin tonë kombëtar e ndërkombëtar, duke e nderuar jo vetëm veten si qenie e personalitetit shoqëror, por edhe kombin e vet, të cilit ajo i përket, në veçanti, nga njëra anë, por edhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, nga ana tjetër. “Sepse gruaja është nënë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe kreu i njerëzisë” (N. Frashëri), por edhe shpirti i shtëpisë dhe i shoqërisë. Ajo është Nëna e njerëzimit, siç dëshmon shembulli i NËNË TEREZËS- nobelistes shqiptare, e cila ia rritë namin e famën dhe ia shton vlerën dhe krenarinë popullit të vet, në njërën anë, por edhe gjinisë femërore, si qenie shoqërore e njerëzore, në përgjithësi, nga ana tjetër.

Shikuar nga ky aspekt, veprën monografike të autores, Teuta Shala-Peli, shkruar nergut për Prof.dr. Sabile Keçmezi-Bashën, na gëzon fakti, duke e përjetuar këndshëm këtë vepër, në radhë të parë për emancipimin e femrave e grave, bijave e motrave tona, që në të kaluarën jo të largët për to flitej vetëm nga burrat, edhe atë në mënyrë anonime e pa emër e pak si me turp e nënçmim, vetëm si pjesëtare e familjes, si grua e burrit, si nënë e fëmijës, por jo edhe si pjesëtare e denjë e shoqërisë shqiptare. Sepse më ndodhi njëherë, kur isha në terren ta pyesja  një plak të malësisë sa fëmijë ke? - I kam pesë djem – m¢u përgjigj ai, por nuk i zuri  në gojë vajzat. Ndaj kur ia shtova pyetjen e dytë: - Po vajza a ke? - Po ka edhe asosh boll- plaku si me përbuzje e nënçmim, duke mos zënë ngoje fare emrin e tyre.

Vepra në fjalë sjell kënaqësi të veçantë, sepse një intelektuale me zell e përkushtim, me respekt e admirim, me mburrje e krenari, me ngrohtësi e përjetim, me ndjeshmëri e kënaqësi të sinqertë njerëzore, nga njëra anë, e çiltër e objektive, e zhveshur nga smira e xhelozia, flet e shkruan objektivisht për punën e madhe të një intelektuale ë gjinisë së vet, jo vetëm si një punëtore shkencore e një poete e shkrimtare, që burim e mbështetje të saj ka mprehtësinë dhe intelektin, kurse shtysë veprimi ka vullnetin dhe energjinë, por edhe për një deputete, që me fjalimet e saja defilon në parlament dhe për një punëtore të rëndësishme në fushën e diplomacisë e të politikës, e cila me veprimtarinë e vet humaniste shëndritë si një yll në aktivitetin e saj politiko-shoqëror e njerëzor.

Autorja, veprën e vet në fjalë e organizoi dhe e mbarështoi në pesë pjesë me elemente të tjera shoqëruese të nevojshme e të domosdoshme për një vepër kësisoj. Autorja  nëpërmjet kësaj monografie shkencore “bën vek pa yrnek”, sepse janë të rralla veprat e kësaj natyre, ku autorja vënë në spikamë dhe nxjerr në dritë punën madhore të një shkencëtare e shkrimtare, të personazhit të saj të respektuar e të adhuruar-Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha. Ajo shkruan pa hiperbolizime e pa ekzagjerime, ndaj në veprën e saj gjithçka zhvillohet në shtratin normal e real, pa fjalë boshe e pa subjektivizëm, por ajo duke përcjell hap pas hapi personazhin e veprës, e fushë pas fushe, punën e saj të frytshme e të nduarnduart, veprat e saja të shumta( njëzet sosh), të cilat flasin vetë , por për të e për vlerën e tyre shkencore e letrare, politike e diplomatike, flasin edhe të tjerët.

Meritë e veçantë e autores Teuta Shala-Peli është se ajo ka pasur dëshirë e vullnet, gatishmëri e energji, durim e përkushtim të jashtëzakonshëm t¢i tubojë, t¢i komentojë e t¢vlerësoi në një monografi gjithëpërfshirëse për punën e ngjeshur, për veprat e shumta sa të vëllimshme e të nduarnduarta e shumëdimensionale, që përbëjnë një punë sa madhore e sasiore, po aq edhe cilësore, duke e pasuruar në këtë mënyrë kulturën e historinë tonë edhe me një vepër të rëndësishme shkencore.

Kë vlerësim për përsanazhin e  japin edhe dy emra femrash shumë autrortative për autoren, që janë pjesë e  këtij projekti:Prof.dr Fatmira Musaja nga Tirana (redaktore e librit dhe Prof.dr Myrvete Dreshaj-Baliu, nga Prishtina recenzente e  monografisë.

Zonja Sabile Keçmezi-Basha, simbolizon një re me shi-me prurje të pasura e të vazhdueshme dhe një pemë me kokrra shumë, një pemë të frytshme, e cila nuk pushon kurrë e nuk e çon kohën kot. Sytë e saj pushojnë, duke lexuar, kurse dora e saj duke shkruar, e cila arë ka letrën e bardhë, ku ajo hedh farën e dijës e të shkencës, ku ajo kultivon edhe letërsinë, ku e ushqen syrin me të bukurën, gjuhën me të ëmblën dhe shkencën me të vërtetën, ku virtyti i saj si grua fisnike shpreh edhe bukurinë e saj, sepse rrallë ndodh të bashkohen bukuria e urtësia, nga njëra anë.?

Ndërkaq, për të harmonizuar e ndërplotësuar njëra tjetrën, autorja e veprës Teuta Shala-Peli, përdorë armën më të fuqishme të përpunimit dhe të diturisë së popullit-gjuhën( H. Tasini), asaj i vijnë fjalët kokërr, duke i kokërruar e  numëruar argumentet e faktet me vend, me rend me mend, shkruan ëmbël e rrjedhshëm, artikulon fjalën petake që zënë vend, shprehet objektivisht e sinqerisht dhe si një punëtore e zellshme, dorëmbarë e shpirtbardhë, e shkarkuar nga smira e xhelozia, që është ves i shumë femrave. Sepse siç thotë një poet: “Gratë me bukurinë e tyre ndezin yje, kurse me xhelozinë e tyre-djegin pyje” (A. Bozaxhi) apo “xhelozia i djeg sukseset e njerëzve, si zjarri drutë” (Profeti Muhamed). Mirëpo, te kjo autore nuk ndeshim asnjë fije smire e  xhelozie. Ajo mendon mbarë, flet mbarë e mirë dhe shkruan qartë e mirë çmon dhe nderon punën e vlefshme letrare e shkencore të zonjës Sabile, sepse nderi matet me nderë.

Punimet, vlerësimet e artikujt kanë qenë të shpërndarë si vezët e qyqes, kanë qenë ose të përfolura e të zbehura në kujtesën tonë, sepse “Kujtesa është gjah- e shkrimi është kurth”, ashtu siç kurthi e zë gjahun, ashtu edhe shkrimi e zë dhe e përjetëson kujtesën dhe e shpëton nga harresa.

Me këtë vepër monografike, autorja  Teuta Shala-Peli ka përjetësuar në një tërësi punimesh tërë veprimtarinë shkencore e letrare të Prof.dr. Sabile Keçmezi-Bashës, duke e nderuar veten si autore, ka nderuar një personalitet të çmuar, nga njëra anë, por ka nderuar e çmuar edhe punën e të gjithë autorëve, të cilët kanë folur e shkruar në superlativ për një grua, që më punën e vet sa të vëllimshme aq edhe të rëndësishme shkencore e letrare, është ngritur në piedestalin e një ylli, që hedh dritë e ndritë vijimisht, duke u bërë shembull se si me punë të vazhdueshme, me vetëmohim e përkushtim, dëshmon se edhe femra mund të arrijë suksese dhe të pushtojë majat e shkencës dhe të diturisë, të artit e të letërsisë.

Pra, shikuar nga ky këndvështrim dhe nga ky kënd-frymëzim, unë artikullin tim vlerësues e titullova jo rastësisht, por qëllimisht: NJË MONOGRAFI E SHKRUAR PËR NJË YLL TË MERITUAR.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora