Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ligji në Egjipt: Mund të bëni seks edhe me gruan e vdekur

| E enjte, 26.04.2012, 03:30 PM |


Burrat në Egjipt mund të lejohen të bëjnë seks me gratë e tyre të vdekura, deri në gjashtë orë pas vdekjes së tyre.

Projektligji i ri i shumëdiskutuar është pjesë e një drafti propozimesh që po bëhen në parlamentin e ri.

Projektligji parashikon edhe uljen e moshës së martesës deri në 14 vjeç dhe kufizimin e mundësive për arsimim dhe punësim për gratë.

Shoqatat e grave e kanë kundërshtuar ashpër këtë projektligj. Ndërkohë një gazetar thotë se këto janë interpretime të gabuara me sfond fetar. Debati për seksin pas vdekjes u hap nga një klerik në Marok, i cili tha se martesa vlen edhe pas vdekjes.

Projektligji i ri, i quajtur edhe ‘marrëdhënia seksuale e lamtumirës”, ka tërbuar shumë njerëz që thonë se gjërat po shkojnë shumë larg.

 

Tema