E shtune, 13.08.2022, 09:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E enjte, 26.04.2012, 07:05 PM


Shahin Ibrahimi


Hotel Adriatikut

Tashmë ti ke ndryshuar je bërë me pesë yje
Jo më ato yje,që mbaje lart atëherë
Si pjellë monstruoze kohën lart e ngrije
Ti mbuloje kombin,trupin nëpër erë.

Tashmë nëpër dyer,nuk fshihen sigurimsa
Muret me citate koha ti rrëzoi
Në ballkon njerëzit ëmbël pëshpërisin
Valët gjer tek dyert,këngët të këndojnë.

Zogjtë e krenarisë për ty thurin vargje
Poster bukurie,sytë tek ty i treta
Si sot dhe atherë,s`na qasin këto pragje
Dje prej sigurimsash sot paratë e shkreta.

E bardha e pastër u kthye në mori ngjyrash
Në kurorën tënde zotëron heshtja e zymtë
Në vënd të pronarit shohim lloj lloj fytyrash
Prandaj,tutje në sfond ndëgjohet një uturimë.

Zotërinjtë delikatë tundin veç Bostunin
Një herë në katër vjet na bëjnë veç numërimin
Dhjamosen me llafe,ne na marrin mundin
Vapa e dekadave do ngrejë valën e zemërimit.


Valsi i vetëtimës

Aty pranë Jonit,në atë vënd poshtë reve
Ju prishën ëndërrat qelesheve të bardha
U trondita shumë nga vetëtima e një rrufeje
Pash fotografitë e të parëve,kur u hap dritarja.

Kujtimet mu zgjuan me mjegull pagjumësie
Për eshtrat e atyre që ngelën pa varrre
Dhe ku shërbëtorët kapardisen,në çilte zotërie
Duke vënë në fytyrë,një maskë delje-manare.

Dhe tallen pa fund me kujtimet e tim eti
Duke vënë para tij posoblloqe mesjetare
Në sytë e Europës po vdes amaneti
I kockave atyre që po shkrihen pa varre.

Çdo fjalë që ndëgjojmë si surum e marrim
Shpresën ushqejmë në dekadat që do vijnë
Se shirat që do bien të drejtën tonë do lagin
Mëngjezet e kthjellta,një ditë do të gdhijnë.

Koha na kaliti,mbijetuam midis ferrit
Pa kërkuar hua me shijen e fantazisë
Sot kjo vetëtimë shpresën time e përndezi
Që shkërmoqi prangat,hapi rrugën e lirisë.


Vdekje vonohu
\---------------/

Vdekje të lutem lere të lirë
Jepi dhe pak jetë gjyshes sime
Ndihmoje të plotësoja një dëshirë
Të shoh atë që është ëndërra ime.

Gjyshja ime flokë bardhë
Që rrit lulet çdo mëngjez
Me nina ninullat erë mjaltë
Na largoje shpesh çdo stres.

Ndaj vdekje,vonohu ca
Të lindë nipi,i ëndërruar
Ta përkundi vetë në krahë
Si një zog me krahë të shkruar.

Gjyshja ime ballë hënë
Fjalë ëmbëla si gurrë
Po se pashë Vatanin tënë
S`do më tresë dheu kurrë

Vdekje të lutem lere të lire
Mos ja ftoh ballin si borë
Plotësoja një dëshirë
Ta prekë Çamërinë me dorë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora