E marte, 18.06.2019, 08:39 AM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Mbretëria-ilaçi më efikas kundër kaosit politik dhe atij hisorik në Shqipëri

E enjte, 26.04.2012, 06:56 PM


Mbretëria-ilaçi më efikas kundër kaosit

politik dhe atij hisorik në Shqipëri

Nga Reshat Nexhipi-Manastir

-Monarkia parlamentare, me në krye ndonjë atdhetar dhe  demokrat të përbetuar, jo vetëm që do t i rregullonte raportet midis dy forcave pothuajse të barabarta partiake që sillen si shqera me  ujkun, por  do t i zhdukte tabutë për origjinën pellazgo-ilire të shqiptarëve, pa të cilën nuk mund të ngrihet iniciativa për bashkimin e  trojeve tona etnike-

Shkak që të paraqitem  me këtë tekst  ishte  moszgjedhja e gjuhës së përbashkët  midis përfaqësuesëve të partive të mëdha dhe të vogla të Shqipërisë, lidhur me zgjedhjet e vitit 2013. Çdo njeri që pati mundësi të përcjellë mbledhjen  dhe që ka në kokë një thrime tru, nuk mund të mos ketë përfituar përshtypjen e hidhur që në vendin e shqiponjave, kurrë nuk do ketë rregull dhe qetësi,prandaj dhe,sipas meje, mos qofsha i gabuar, e vetmja rrugëdalje për të mos u bërë vazhdimisht  gazi i botës paskëtaj, është ajo që  qendron në titull. Për të realizuar këtë, duhet pa tjetër në Parlamentin e vitit 2013,të hynë njerës nga familje me biografi atdhetare, kombëtare,të cilët do krijojnë kushte për shpalljen e referendumit rreth çështjes në fjalë dhe nuk do lejojnë që të ndodhë manipulimi i para disa viteve  në disfavor të mbretërisë,e cila do t i jepte fund kaosit aktual ndërpartiak, kurse Shqipëria me kohë do të ishte futur nën ombrellën e Bashkimir Evropian, gjë që  pas NATO-s,do të ishte një sukses që do t ia kishin zili tërë bota.

Përveç kësaj,vetëm përmes monarkisë mund të eliminohet edhe kaosi i krijuar lidhur me historinë e popullit shqiptar, të cilën, sicili e interpreton varësisht nga interesat vetjake,klanore, partiake etj.,pra, duke mos u bazuar fare në objektivitetin historik,pa çarë fare kokën se çfarë dëmi i bëhet kombit tonë, siç jemi edhe ne shqiptarët e kësaj ane, të cilët  disa, duke mos e ditur historinë tonë,na quajnë ,,njerës të egër,,ardhacakë etj. Kjo është pasojë edhe e ca zotrinjëve  tanë historianë, të cilët nuk e di pse, nuk duanë të dëgjojnë Sami Frashërin, njeriun më të ditur të kohës së tij dhe të cilit,si i tillë, iu ishin hapur tëra dyertë e arkivave për hulumtim, gjë që nuk vlen për historianët tanë të kohës komuniste kur çdo vihej në kantar dhe shkonte koka. Atëhere,kujt duhet besuar lidhur me origjinën pellazge të shqiptarëve: Samiut apo  atyre që nuk pajtohen me të, ose  Naim Frashërit, i cili Lekën e Madh e trajton për njeriun e stërgyshëve tanë, apo do historianëve dhe ana

listëve të cilët në vend të lajnë gojën para se të përmendin emrin e dy Frasërinjëve, shtrëmbërojnë turinë kur dëgjojnë  për Pellazgët dhe Lekën e Madh!!

Por, ti kthehem titullit,edhe pse edhe kjo që sapo thashë, kishte të bëjë tërthorazi me të, sepse ,në një gjendje të tillë kaotike ndërpartiake, çështja e e pazgjedhur historike,do mbetet pezull për gjithnjë, prandaj dhe ilaçi i vetëm për t i dhënë fund  këtij fenomeni, është monarkia parlamentare. Shqipërisë dhe shqiptarëve u takon në krye të kenë mbret, jo vetëm për ato që theksova më sipër, por edhe për shkak se një rend i tillë monarkik  bazohet në traditën mijra vjeçare të kombit tonë. E them këtë sepse kam parasysh faktin që në damarët e rreth 100 mbretërve,perandorëve, princërve, në 2500 vitet e kaluar, ka rrjedhur gjaku i stërgjyshëve tanë, duke filluar nga Pirrua  gjer te Ahmet Zogu. Fjalën e kam për Leka e Madh, Agronin,Teutën, Gencn, Kleopatran,rreth 30 perandorët të Romës dhe Bizantit,2-3 sulltanët, Samoilin,Car Dushanin,Farukun,Napoleonin etj.mos flasim për dhjetra princër dhe pashallarë shqiptarë  etj. principatatat dhe pashallëqet e të cilëve posedonin deri diku edhe elemente monarhiste,si Ali Pashë Tepelena, Bushatlinjtë e Shkodrës etj.,histori kjo që, nuk e gjen dot në popull tjetër të kësaj planete dhe të cilën mund ta nxjerë në sipërfaqe vetë monarkia,me çka do  t i tregojmë botës se kush jemi,çfarë histori të lavdishme kemi dhe se dallohemi si nata me ditën nga çdo popull tjetër, sidomos nga sllavët, që na përbuzin çdo ditë, duke na quajtur,siç thashë, njerëz të egër, edhe pse kanë erdhur  në këto troje, kur stërgjyshët tanë, disa mijë vjet më parë, kishin krijuar mbretëritë e tyre, madje me  në krye edhe femra, rast pa presedan për atë kohë.Nuk ishte gjë e rastit që në Shqipëri forma mbretërore u vendos  për herë të parë me Statusin  Organik më 1914, dhe që Kongresi i Lushnjës, 1920  dhe Parlamenti  shqiptar 1922 kishin elemente mbretërore, gjë që kul minoi më 1928, kur Ahmet Zogu u bë mbret.

Prandaj, për këto dhe shumë arësye të tjera, të cilat, i kam theksuar edhe në disa reagime të mëparshme, çdo shqiptar që e ndjen veten si të tillë, në një ose në mënyrë tjetër, duhet  të kontribuojë në krijimin e atmosferës  që në zgjedhjet e v.2013 në parlament të hynë njerës me zemër patriotike, të cilët do mundësojnë mbajtjen e  një referendumi i cili duhet të ketë edhe ka

rakter mbarëshqiptar, pra të përfshihet edhe   diaspora, sepse mbreti do  përfaqësonte tërë shqiptarët e botës, gjë që emrin e kombit tonë do ta ngrinte në piedestalin më të lartë të globit,ashtu edhe siç e meriton.

Ps. Jam i vetëdishëm që komunistët do xhindosen, madje mund të më quajnë romantik,mitoman,folklorist etj.lidhur me opinionin im që ka të bëjë me monarkinë dhe me origjinën pellazge të shqiptarëve, origjinën ilire të Lekës së Madh etj.,por nga ana tjetër, do ta ndjej veten krenar që do më  renditin në listën e dy vëllezërve Frashër,kur është fjala për origjinën e posatheksuar dhe të atyre  që kanë  qënë për Legalitetin dhe për Ballin Kombëtar,dy forca më antikomuniste të Shqipërisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT