Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Nehat Jahiu: Jam nisur tek ti…!

| E enjte, 26.04.2012, 04:01 PM |


JAM NISUR  TEK  TI…!

NEHAT JAHIU

Sot  në  fluturim  do  të  jem…
Larg, shumë  larg  do  të  fluturoj.
Dua  që  pranë  meje  ty  të  kem.
Guri, në  ëndërr po  të  kërkoj…

Mes  qindra  vargjesh  “zemer” më ke thënë.
Fortë  të  dua , fortë  të ëndërroj.”
Pritjen  kurrë nuk e kam  përmendur.
Sakrificat  e dashurisë  së bukur  të  pathënë…

Banjën  me   petale  trëndafili  ta kam bërë.
Që   aroma  nga  ëndrra   ngadalë … të  zgjojë.
Dashuria  e pastër  e ka përpirë  të  tërin.
Dhe prej  zemrës kurrë  nuk  do  të  largojë…

Jam nisur  tek ti  dhe  shpejt, shumë shpejt arrita.
Mbi  shtëllunga  resh  dhe  qeleshe  malesh fluturova.
Rrugën  nuk kam  ditur, ëndrra  ma  ka  treguar.
Në  mes livadhit  mikun  gjeta  të  përmalluar.

E njihja  mirë , livadhin  i  gjelbër,…ishte…
Atje  do  të gjeja  mes cicërima  harabelësh.
Ku ujë nga  burimi gurgullues  të   pinte.
Nën  dardhë  Zana  dhe  Guri do  të  mbërrinte.
Fluturimi  ish  i  gjatë  , por  e  lodhur  nuk jam.
Mbi  barin  e njomë   shkova  ngadalë.
Hapat e mia Guri nuk i  ndjeu...nuk  u zgjua.
Nga  parfumi i  flokëve  të mia   hapi  sytë  dhe  u çua…!

Kokën në krahrorin tënd kam  vënë.
Trokitjet  e  zemrës  ndjej  pshehrëtima  ëndrrash.
Gishtrinjtë  e tu  flokë e supe  lehtë  prekën.
 Pas pak harroi e  hapi sytë, për  të  pare  ëndrrën…!

Dy  palë sy  nga një lot  qitën  e  Guri,  Zanën pa.
Me  gisht  lotin e saj preku  dhe  ajo  në dorë të  tijën ka.
Guri e Zana, në jetë e realitet u shkrinë e u bënë një.
Sa qindra  ëndrra,   në  qindra  netë  livadhesh, bejnë.
                                                       Njëmijë  e  një!