E premte, 29.03.2024, 02:08 AM (GMT)

Mendime

Qerim Pllana: Ndjekja me ligj e masmediave-gazetarëve dhe redaktorëve

E enjte, 26.04.2012, 04:50 PM


Çdo reagim me kohë ka vlerën dhe bazën  ligjore e kushtetuese në çdo vend demokratik!

NDJEKJA  ME LIGJ E MASMEDIAVE-GAZETARËVE DHE REDAKTORËVE

Reagim: Qerim Pllana

Në shumicën e vendeve demokratike ‘garantohet e drejta e mbrojtjes së burimit të informatës në mjetet e informimit publik’, për më shumë  shikoni kushtetutat e shumicës së vendeve demokratike të botës , do të bindeni edhe institucionet tona  me kohë, që të mos miratohej një ligj shumë kontestues e sidomos nenet që kanë të bëjnë me gazetarinë dhe veprimtarinë e tyre të lirë.

Me ligjin e sapo-aprovuar në Kuvendin e Kosovës, veprimtaria e informimit, gazetarët, redaktorët dhe fjala e lirë do te ngushtohet në masën e ndjekjes kundër çdo burimi dhe të çdo informate e cila ka të bëjë me të vërtetën burimore. Një veprim i tillë ndaj informimit, gazetarëve, masmediave dhe redaktorëve në terren është thikë pas shpine.

Më në fund ngadalë, por sigurt shihet se pushteti i grabitur me vjedhje votash është në veprim, duke ngushtuar veprimtarinë hulumtuese të krimit ekonomik, vjedhjeve dhe kriminalitetin në ekonomi, qeverisje, privatizim, largim të mijëra punëtorëve nga fabrikat rentabile, të cilat u shitën dhe stërshitën për përfitime të një kaste qeverisëse, politikës së asgjësimit  dhe vjedhjes të pronës kombëtare!

Në cilindo shtet ligje të tilla të papajtueshme me frymën demokratike, fjalën dhe shprehjen e lirë, hulumtimin e burimit të informatës së nxjerr nga “naftalina” bëhet shkelje drastike mbi informimin e drejtë, me kohë dhe të sinqertë. Duke ndjekur këto veprime antiligjore, shteti ka rënë në grackën e turpit, kriminalitetit, kleptomanisë dhe në frymën e veprimit tiranik ndaj informimit në përgjithësi..!

Reagimi (jo) i shpejtë i Gazetarisë në Kosovë, protesta para Kuvendit dhe drejtimi Presidencës, janë  veprime të duhura, mase të nevojshme dhe si të tilla duhet vazhduar deri në fitoren e plotë të rikthimit të lirës së shprehjes, veprimit të lirë gazetaresk në çdo pore të jetës dhe sjelljes të çdo organi shtetëror, politikë ekonomik, bankar, social-shëndetësor, arsimor dhe shkencor.

Sepse, në të kundërtën Ligji në fjalë i miratuar verbërisht në Kuvend është në kundërshtim me të drejtën e ushtrimit të lirë të veprimtarisë informuese, është në kundërshtim me parimet bazë të demokracisë të çdo shteti demokratik në botë! Sepse, demokracia e një vendi obligimin e parë kushtetues e ka informimin e drejtë, me kohë, të sinqertë dhe transparent për opinionin, të cilit i dedikohen informatat, burimet dhe shkrimet e çdo gazetari, medias së shkruar dhe atyre elektronike.

Ligji i posa miratuar në Kuvend ka zgjuar indinjatë, rebelim dhe mospranim nga shumica absolute e gazetarëve në Republikën e Kosovës. Ndonëse paksa me vonesë, meqë ligji në fjalë nuk ka mundur të depërtojë ilegalisht. Ai u bë transparent me miratimin e tij në Kuvend, por si i tillë ka filluar të përgatitet nga qeveria kohë më parë. Reagimi është dashur të jetë para se ligji të vjen në Kuvend.

Sepse, puna e legjislativit aktual në Kosovë kaherë ka filluar të mbivotohet, kur janë në pyetje shumë ligje tjera, të cilat nuk janë ose nuk ishin në harmoni me dispozitat  kushtetuese të vendit. Ka shumë ligje të miratuara me mbivotim, ndikim dhe presion nga të huajt dhe konkretisht nga Qeveria e Kosovës. Kështu u miratua Ligji mbi çështjen e administrimit dhe decentralizimit Bashkinë (komunën) e Prizrenit dhe Hoqën e Rahovecit. Ligj ky i kundërshtuar nga opozita, në veçanti nga Vetëvendosja, opinioni, pra i qytetarëve të Prizrenit dhe Rahovecit !

Këto ligje të tilla të imponuara nga politika aktuale ditore, bien ndesh me kushtetutën e vendit, historinë e ligjeve tiranike të çdo kohe dhe çdo shteti në historinë e ndërtimit të ligjeve të tilla drakonike! Këto ligje me cilëndo legjislaturë të ardhshme do të hidhen si antikushtetuese dhe antihistorike për vendin.  Mirëpo, pasojat do të jenë për aq sa zgjatë qeverisja e qeverisë dhe legjislaturës aktuale në vend. As qytetarët nuk do t`i respektojnë ligjet e imponuara nga kushdo qoftë! Më në fund Kushtetuesja duhet ta jep fjalën përfundimtare, nëse edhe ajo është e lirë të shpreh mendimin gjykues për ligje të tilla të ndikuara nga politika ditore e vendit dhe ndikuesve ndërkombëtar siç ishte rasti me Prizrenin dhe Hoqën e madhe etj.!

 

* (Autori me profesion është gazetar i njohur për masmedia dhe opinionin e gjerë)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora