E premte, 19.04.2024, 10:34 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: 100 Vjetori i Shoqatës Vatra

E enjte, 26.04.2012, 07:48 PM


100 Vjetori i Shoqatës Vatra:

pararendësja e Pavarësisë së Shqipërisë-

Kishes Autoqefale Shqiptare dhe -Tolerancës fetare

Nga Pirro Prifti

priftipirr@hotmail.com

Shoqata panshqiptare në SHBA- `Vatra` e krijuar midis 31 Marsit 1912 deri më 13  qershor 1912 (kohë kur u dha licenca nga shteti  Massacuset, megjithse shumë autorë  pajtohen se Vatra u themelua më 12 prill 1912),  të krijuar nga përfaqësuesit e disa shoqërive shqiptare të SHBA si shoqëria `Malli për Mëmëdheun` e krijuar që më 1905 në Jamestown New York (nga shoqëria Xexo), nga “Kombi” u botua ne 1906 me botues prof. Sotir Peci, nga shoqëria e botuesve të gazetës Dielli  të krijuar që më  vitin 1909, nga shoqëria Besa-Besë në janar 1907 në Boston         ( por në atë kohë dhe Revista “Albania” ne Londer me botues Faik Konicen), si dhe atdhetarë të tjerë që u bashkuan më vonë pas këtyre dative,- bë një nga shoqatat që I dha drejtim lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë nga Turqia.

Është një nga shoqatat e para që ka qënë tërësisht shqiptare dhe e krijuar nga ortodoksët shqiptarë por dhe nga disa myslimanë të nderuar të Shqipërisë si themeluesit: Fan S. Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Paskal Aleksi., Delegatet e shoqerive:, Elia Tromara,Llambi Cikozi , Kristo Kirka, Kosta Vasil, Koste Kota.

Kjo shoqatë ndikoi dhe realizoi nëpërmjet veprimtarisë së saj patriotike në:

 

-së pari, Pavarësinë e Shqipërisë (duke propozuar edhe simboliken- flamurin me shqiponjë me dy krerë të Skendërbeut, si dhe duke patur përfaqësues nga ata më në zë ndër 83 pjesmarrësit e 28 nëntorit 1912),  pavarësi e cunguar kjo nga mos përfaqësimi sic duhet i Shqipërisë dhe shqipëtarëve nga përfaqësuesi shqiptar I parlamentit turk Ismail Qemal Bej Vlora I cili njihet si personi që vendosi flamurin shqiptar(sigurisht me porosi të parlamentit turk-për një Shqipëri autonome nën Turqine por që  e ktheu formalisht në pavarësi nga presioni I popullor), me emblemën e Skënderbeut të qëndisur nga Marigo Poci , por që gjithashtu  vetë Ismail Be Qemali në mënyrë të pavarur nga Esat Pashë Toptani ra dakort ti bëjë lëshimë fqinjit jugor për të kaluar sanxhakun e Janinë nën -juridiksion e fqinjit jugor (http://ëëë.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_8.html ; Franz Baron Nopcsa, Reisen in den Balkan,2001, Robert Elsie, Peja: Dukagjini 2001, p.  228-296, 299-301). Gjithashtu Esat Pashë Toptani (Elsie, Robert. "Albania under prince Ëied". Archived from the original on January 25, 2011. http://ëëë.ëebcitation.org/query?url=http%3A%2F%2Fëëë.albanianphotography.net%2Fen%2Fdmm.html&date=2011-01-25, http://en.ëikipedia.org/ëiki/Essad_Pasha_Toptani), edhe ai parlamentar otomon dhe përfaqësues I interesave të perëndimit si Francës proserbe, siglues i paktit me Serbinë si alaeanca Serbo-shqiptare ne Diber, duke marre  ndihme nga Italia e duke i lëshuar asaj Vloren,  ra  gjithashtu dakort që të copëtonte Shqipërinë e veriut dhe të jugut ( Greqise së bashku me I.Qemalin ti jepte Janinën dhe rrethinat e saj për një grusht para korruptive), por gjithashtu me kusht që të bëhej drejtues i saj me kryeqytet Durrësin dhe  Shqipërisë së cunguar. Fakt për këtë mund të paraqësim promemorien e vatrës për pavarësinë e Shqipërisë pika të cilat ende dhe sot e kësaj dite nuk janë plotësuar:

I-Njohja e kombesise shqiptare prej qeverise turke.

II-Te njohurit e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtatre ne Shqiperi

III-Arsimi kombetar shqiptar

IV-Ne fushen ekonomike te shtrohen rruget tregtare qe te lidhin qytetet me

njera – tjetren.

V-Te njihen kufijte e kater vilajeteve Shkodres, Kosoves, Janines e Manastirit

VI-Ky vend te qeveriset nga parlamenti me ministra shqiptare.

Eshte e famshme beteja e politikaneve te Vatres me qeverine shqiptare te kohes te vitit 1923 dhe po ashtu shkrimi po aq i famshem i Faik Konices pas revolucionit te qershorit ne gazeten “Dielli” për Shqipërinë:

U – NGJALL NGA IDEALISTET

U – RUAJT NGA RASTET

U – VRA NGA POLITIKANET.

Njihen polemikat e  pashmangshme  mes  themeluesve të Shoqatës Vatra` Kristo Floqi, Kristo Dako me Ismail Qemalin për problemet kombëtare.

Vatra financoi dhe dërgoi per organizimin e nje rregjimenti shqiptar i cili do te luftonte me aleatet ne Shqiperi nen komanden e kolonel Aubrey Herbert(shqiptarofil i njohur).

Shume prej ketyre shqiptareve shkuan ne Shqiperi me 1920 nen komanden e Aqif Permetit ne luften e Vlores. Bashke me vullnetaret shkoi dhe Banda Vatra ne Shqiperi e kryesuar nga Prof. Thoma Nasi. Bandes Vatra iu dha emri Banda Presidenciale.

- Së dyti Shoqata  Vatra ndikoi fuqimisht në krijimin e një kishe të pavarur shqiptare me qëllim që në kishat e ortodokse të Shqipërise të flitej shqip, dhe kjo u realizua nëpërmjet vetë nga  themeluesit e vatrës shqiptare Imzot Fan Stilian Noli i cili me 22 Mars, 1908 ne oren 1.00pm Forest Hills Cemetery, 95 Forest Hills Avenue Boston , Massachusetts 02130 617.524.0128, festoi meshen e pare ne gjuhen shqipe tek salla “Knights of Honor”. Pavarësisht nga problemet teknike te njohjes si kishe Ortodokse autoqefale, cuditërisht për të huajt , librat e Testamentit të Ri u përkthyen nga myslimani i mirë Faik Konica të cilat i shtypi në Bruksel libër të cilin e korrigjoi më vonë sipas germave latine të miratuara nga Kongresi i Manastirit (14-22 Nëntor 1908) si dhe ndikoi jashtëzakonisht në krijimin e identitet shqiptar por dhe të nacionalizmit shqiptar gjithmonë kjo e fundit si pasoje për përballimin e presioneve të fuqive të mëdha për të copëtuar vendin.

- së treti, Shoqata Vatra në 100 vjetorin e saj mund të quhet sigurisht dhe si farkëtuesja e tolerancës fetare shqiptare sepse në përmjet saj por dhe në krye të saj u vendosën drejtues ortodokse Kristo Dako i viteve të fillimit,  e deri tek Faik Konica, Adem Vishocica (n/kryetar), Antony Athanas, e deri më sot më përfaqësuesin e  VATRA-s Gjon Bucaj. Pra tërësisht pan shqiptare e pan-fetare që ka luajtur rol të pakrahasueshëm në pavarësisnë dhe njohjen e Shqipërisë në botë duke përdorur dikur shprehjen e Nolit: `... Mbahu Nëno mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë..`.

Por me gjithë tolerancën fetare, ne historine e Vatres kane ngjare tri percarje serioze me 1917, me 1925 dhe me 1936. “Por s’duhet te cuditemi ne kete mes se percarjet kane qene zanati i shqiptareve qe kur ata erdhen ne kete bote” – thote ne librin e tij “Historia e Federates Vatra”,

Z. Refat Gurrazezi bashkekohes i Konices dhe Nolit.

Një nga faktorët ndikues të Vatra së asaj kohe është dhe krijimi i Komunitetit autonom mysliman shqiptar me 1923. Sigurisht  ishte vendimtar roli i mbretit Zog në autonominë e Komunitetit mysliman: `Kongresi Musliman u mbajt në Tiranë më 24 shkurt 1923, në fjalën e tij të hapjes Hirësija e tij Vehbi Agolli falenderoi kryeministrin Ahmet Zogu, i cili siç u shpreh referuesi, ndihmoi dhe lehtësoi mbledhjen dhe organizimin e Kuvendit (A..Basha vepër e cituar). Ky kongres kërkoi zëvendësimin e liturgjisë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, ndaloi poligaminë e burrit dhe ferexhenë e gruas, abdesin para faljes, gjunjëzimin para faljes, si dhe miratoi shkëputjen nga kalifati etj), (A.Popoviç, Islami Ballkanik) 2) Kongresi i Muslimanëve në Shqipëri: çështja e kalifatit dhe reformat islamike në Oriente Moderno 2, 1922-1923. Shtojmë se në Kongresin e Parë Mysliman morën pjesë 36 delegatë, 7 prej tyre ishin deputetë. Statuti i Komunitetit musliman doli në vitit 1923, aty vihet në dukje se Këshilli i Naltë i Sheriatit duhet të jetë prej racës shqiptare.Në janar të vitit 1922 u mbajt kongresi i Komunitetit bektashian, Statuti i Komunitetit Bektashian shqiptar u botua në Vlorë, më 1924 në një fashikull prej 20 faqesh (http://ëëë.forumishqiptar.com/shoëthread.php?t=39534)`. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme sepse krijoi formalisht efektet e nje tolerance dhe bashkepunimi fetar me komunitetet e tjera vecanerisht me ate ortodokse me te cilen kishte lidhje me te forta , por dhe me komunitetin me të vogël katolik i cili nuk arriti të shkëputej nga Vatikani. Megjithatë tolerance dhe respekti fetar ndaj komuniteteve fetare shqiptare të një gjaku vazhdoi të forcohej edhe më tej. Megjithatë mbetet interesante dhe e drejtë fraza e Nolit në atë kohë se: "Fatkeqësitë e shqiptarëve nuk kanë ardhur kurrë nga diferencat fetare, por nga udhëheqësit fetarë."

Interesant është fakti që Presidentja e Republikës së Kosovës vendosi një tufë me lule në varrin e Fan Nolit dhe mori pjesë në një meshë në Kishën- Katedrale të Shen Gjergjit në Boston të drejtuar nga at Artur Liolin.

Sot në 100 vjetorin e VATRA-s i cili i paraprin pavarësisë së  Shqipërisë populli shqiptar duhet të ri-kujtojë nëpërmjet kësaj paraqitjeje të shkurtër se sa përpjekje , mund financime, I janë dashur intelektualëve  të ndershëm shqiptarë jashtë vendit por dhe brënda vendit për ti dhënë fryme dhe formë Shqipërisë së sotme e cila me gjithë përparimet vaun nga sëmundjet e kaluara njëlloj sikur të ishte në fillimet e saj: Korrupsioni, Tradhëtia, Spiunllëqet, mungesa e një strategjie kombëtare. Nuk mund të lë pa përmëndur dhe disa radikalistë islamike por dhe kristianë , që nën petkun e intelektualit të pjekur hedhin dyshime e baltë ndaj historisë së Shqipërisë duke thënë: Shqipërinë e krijuan kristianët korcarë e kolonjarë që nuk ishin ortodoksë- por protestantë si dhe vllehët(!?); kurse ana tjetër thotë se Historia e Shqipërisë është tjetër dhe se heronjtë e Shqipërisë janë Ballaban Pasha Badera, Esat Toptani, agallarët dhe bejlerët nën shërbimin e otomanëve dhe jo –rilindasit apo trimat që luftuan për pavarësi(!?). Megjithatë ajo që po e dëmtojnë dhe nihilizojnë  përpjekjet e Shqipërisë për integrim e prosperitet është ateizmi post-komunist i  cili me a(i)moralitetin e vet po  shkatërron konceptet e shëndosha morale dhe familjen shqiptare mbi të cilën është ndërtuar Shqipëria dhe për të cilën Shoqata Vatra predikonte me aq zell lirinë, pavarësinë e këtij populli të vuajtur kryesisht për faj të udhëheqësve të tij.

 

Literatura.

-(http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_8.html ; Franz Baron Nopcsa, Reisen in den Balkan,2001, Robert Elsie, Peja: Dukagjini 2001, p.  228-296, 299-301).

-(Elsie, Robert. "Albania under prince Ëied". Archived from the original on January 25, 2011. -http://www.webcitation.org/query?url=http%3A%2F%2Fëëë.albanianphotography.net%2Fen%2Fdmm.html&date=2011-01-25, http://en.wikipedia.org/ëiki/Essad_Pasha_Toptani),

-http://www.gazetatelegraf.com/opinione/14012-java-e-federat%C3%ABs-%E2%80%9Cvatra%E2%80%9D.html

Stephan Thernstrom Harvard encyclopedia of American ethnic groups Library of Congress 1980 ISBN 0-674-37512-2 page 26 [1]

-^ Elsie, Robert (January 2006). Albanian literature: a short history. I. B.Tauris & Company, Limited. p. 106. ISBN 1845110315. -http://books.google.com/books?id=ox3Wx1Nl_2MC&pg=PA76&dq=pandeli+sotiri&cd=6#v=onepage&q=pandeli%20sotiri&f=false. "had initially given his support to the government of Essad Pasha Toptani"

-^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening, 1878-1912. Princeton University Press. p. 417. -      http://books.google.com/books?ei=QSyTToKtEOf---     4QTLg4THAQ&ct=result&id=qmm4AAAAIAAJ&dq=%22red+book%22+albania+1911&q=%22%22red+book%22#search_anchor. Retrieved 10 October 2011.

-"The Gerche memorandum, referred to often as "The Red Book" because of the color of its covers"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora