E marte, 19.03.2024, 03:42 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: “Hallakama” në parlament

E merkure, 25.04.2012, 06:56 PM


“Hallakama” në parlament

Nga Hilmi Saraçi

Këto ditë në parlamentin e Kosovës ishte një “hallakamë” e llojit të veçantë, Deputetët e  partive politike si të opozitës ashtu edhe të pozitë sikur “shpërthyen” me njëra tjetren me rastin e mbajtjes së seancës të jashtzakonshme e cila ishte thirur me disa dilema, pas ngjarjeve  tragjike në veri të vendit, që sipas mendimit tim kjo seancë më mirë mos të ishte mbajtur fare se sa që u mbajtë në këtë mënyrë. Parlamentarët tanë nuk janë (ishin) në gjendje t’i harmonizojnë qëndrimet për çështje madhore kombëtare, siq është çështja e veriut të vendit. Deputetët, secili në mënyren e vetë  u përpoqen të  kritikojnë të tjerët, duke munguar autokritika për dobësitë dhe lëshimet (e tyre) që 13 vite. Nuk munguan kritikat sidomos ndaj Qeverisë e cila , siq po shihet, nuk është  e aftë të sgjedhë problemet e grumbulluara ,sidomos në veri të vendit. Problemi i veriut të vendit është gjithnjë i pranishëm dhe me rëndësi të veçantë për terësinë teritoriale të Kosovës.Kjo tani në vend që të përmirësohet dhe të zgjidhet, ka marrë përmasa shqetësuese. Tani po shihet qartë se Serbia nuk është për zgjidhjen e problemeve në mes të dy shtetëve edhe pse ka filluar dialogu dhe janë bërë disa marrëveshje që Serbia nuk dëshiron t’i zbatojë, përkundrazi Serbia gjithnjë  me veprimtarinë e saj destruktive dhe nacionaliste po destabilizon dhe po rrezikon paqën  në vend dhe më gjerë duke kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Ajo (Serbia) instrumentalizon dhe përkrah krimet e organizuara, kontrabandën, strukturat paralele (ilegale) në veri duke u përpjekur që kjo pjesë e vendit të ndahet respektivisht të fitojë një autonomi substanciale, siq janë deklaruar në kohët e fundit zyrëtarë të lartë të Serbisë. Në këtë fushë kanë përdor dhe përdorin metoda të ndryshme kriminale për largimin e qytetarëve shqiptarë nga kjo pjesë e vendit. Kjo u tregua më së mire tani edhe me aktet terroriste kur u vra Selver Haradinaj dhe u plagosen antarët e familjes së tij..Kjo ngjarje bashk me shumë të tjera ka ndikuar në  kohë të fundit  të shpërngulen shumë familje shqiptare nga kjo pjesë e vendit (veri). Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë kontributin e duhur për përmirësimine gjendjes së këtyre qytetarëve në veri dhe për sigurimin e jetës së tyre përkundrazi i ka lënë në meshirën e kriminelve…

Edhe Bashkësia ndërkombëtare sikur nuk është angazhuar sa duhete për përmirësimin  e gjendjes së krijua dhe të luftojë  krimin e organizuar , kontrabandën dhe zhbërjen e strukturave paralele (ilegale) të Serbisë.Ajo sikur po toleron Serbinë në dëm të Kosovës.

Deputete në parlamentin e Kosovës kanë mjaft argumente për të debatuar për përmirësimin e gjendjes së vështirë të qytetarit, varëfërisë së skajshme ,për ngjarjet në veri të vendit si pasojë e përkrahjes dhe qëndrimit destruktiv të Beogradit , prandaj në parlament është dashur që të orientohen në këto drejtime më tepër dhe të përpilojnë strategjinë për rendin dhe qetësinë në këtë pjesë të vendite dhe për të shtrirë legjitimitetin në terë territorin e Kosovës, jo t ë bëjnë “hallakamë” në parlament pa ndonjë përfitim dhe përfundim të merituar  për ta zgjedhur sa më parë problemin e veriut të vendit…

Ministri i Punve të Brendshme z, Bajram Rexhepi u përpoq të sqarojë ngjarjet e fundit në veri të vendit ,pas vrasjes terroriste të Selver Haradinajt dhe plagosjes së antarëve të familjës së tij. Ishte një raport mjaft i zbehtë, i pakompletuar dhe pa propozime konkrete.Mirëpo pas këtij “raporti” në vend që  kuvendi të marrë kahje serioze , të debatojë dhe të marrë vendime të rëndësishme, dolen shumë të papritura- kritikat reciproke për ngjarjet jo vetëm për  veriun e vendit, por për çështje të tjera që nuk është dashur të ishin të pranishme në këtë seancë të parlamentit . Secili mundohej të tregojë patriotizëm ,  me fjalë ,pa dhënë propozime konkrete.Etiketimi, nënçmimi dhe fjarori i vrazhdër i deputetëve, por edhe i kryeministrit Thaçi, ishte i panevojshëm  dhe iritues. Ata (deputetët) filluan të merren me apostrefime të llojeve të ndryshme. Apostrefonin takimet me zyrëtarë serb i kryeministrit dhe  i deputetëve të tjerë të partive politike. Secili mundohej të fyej dhe fajsojë për tradhti si dhe për dështimet dhe problemet e grumbulluara. Kjo sikur zymtoi atmosferën e parlamentit. Inati  dhe lakmia për pushtet ishte e pranishme , sidomos për zgjedhjet në të ardhshmen,sikur ishte qellimi kryesor. Në këtë rast si edhe shumë herë  u kërkua  dorëheqjq e qeverisë në krye me Hashim Thaçin. , sepse “ për të gjitha këto probleme, kjo Qeveri , në krye me Hashim Thaçin është fajtore” –thonin deputetët opozitar…

Dalja nga salla me rastin e fjalës së Hashim Thaçit, gjithashtu nuk ishte me vend, kur prezenca  tyre kishte  rëndësi  për qytetarët dhe për ardhmërinë e Kosovës. Prandaj  është dashur të dominojë uniteti kombëtar , në rënd , të parë  për problemet madhore siq është veriu i vendit i cili dalëngadalë po merrë kahe të keqësimit të situatës , si pasojë, sidomos të situatës në veri të vendit, ku krimi i organizuar, kontrabanda , anarkija institucionale, barrikadat si pengesë për lëvizje dhe qarkullim të lirë dhe vrasjet e shqiptarëve dhe terrorizmi janë duke ndodhur në në kohët e fundit...

Vetvendosja si zakonisht është më e zëshmja në kritikat ndaj Qeverisë, në krye me Hashim Thaçin. Mirëpo disa sjellje të deputetëve të vetvendosje por edhe të tjerëve në parlament gjatë  debatimit për veriun nuk ishin në nivelin e prezentimit dhe të konkretizimit të ngjarjeve në veri të vendit..Këto paraqitje të deputetëve , në përgjithësi krijuan “hallakamë” në parlament dhe nuk u respektua rendi dhe përgjegjesia që kishin deputetët . Ata (parlamentarët) treguan se nuk janë në nivelin e duhur si depute të zgjedhur me votën e lirë të qytetarit, por edhe kryeparlamentari, Krasniqi nuk ishte sa duhet i aftë për ta drejtuar seancën si duhet…..

. Në këtë debat parlamentar sikur nuk vereheshin dhe nuk degjoheshin fjalimet kritike nacionaliste  të Rada Trajkoviqit dhe të deputëtëve tjerë  të minoriteti serb, të cilët sikur arsyetonin veprimtarin e bashkombasëve të tyre në veri të vendit. Rada Trajkoviq dhe bashkëmendimtarët tjerë të saj nuk kanë faj, sepse është një gabim i llojit të veçantë kur ata janë zgjedhur sipas planit të Ahtisarit ,pa votën e drejtpërdrejt të qytetarit Në të ardhshmen duhet ndryshuar metodënn e zgjedhjes së këtyre deputetëve të minoriteteve .Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi , por edhe të tjerë deputetë sikur ishin të shurdhur, nuk dinë të reagojnë dhe të tregojnë kur është e nevojshme , të tregojnë se këtu është parlamenti i Kosovës dhe jo i Serbisë, prandaj është dashur t’i tërhiqet verejtja Rada Trajkoviqit  dhe të tjerëve kur gjatë diskutimit përdorin, sidomos fjalën “Metohija”, por edhe shumë fjalë dhe fjali të tjera nacionaliste që bien ndesh me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës…



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora