E shtune, 20.04.2024, 01:28 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Reagim ndaj shkrimit të ish mikut tim z. Faridin Tafallari

E merkure, 25.04.2012, 06:20 PM


REAGIM  NDAJ  SHKRIMIT    ISH   MIKUT  TIM z.  FARIDIN TAFALLARI  PUBLIKUAR   ME  25.03. 2012 , TEK  PORTALI   INFORMATIV “ALBANIA PRESS“ DHE KAZETA KOMBËTARE“BOTA SOT“ ME 23.03.2012

              TA  LUFTOSH     PA  DREJTËN  E  TA   MBROSH      VËRTETËN   NUK  ËSHTË  TURP  O   FARIDIN  TAFALLARI

        NUK  MUND    RRI  INDIFIRENT …!!!.., KUR  LEXOJ   SHKRIME  FYESE,  SIDOMOS  PËR  ATE,                            NUK   E  MERITON  ! ?

Nga Ramiz Dërmaku

Siq po shihet për ne shqiptarët që jetojmë e veprojmë në Diasporë, nuk ka ditë që të sjellë gëzim, sepse akoma ne mesin tonë ka njerëz  të cilët për shkakë të xhelozisë, urrejtjes dhe veseve tjera, jo që nuk e thonë të vërtetën por merren me, shpifje, trillime, gënjeshtëra, familjarizëm, bajraktarizëm,.  Populli thotë: Me verbëri fizike jetohet edhe në xhungell, edhe ne errësirë, por me verbëri shpirtërore nuk vlen të jetohet as    dritë.  Mendoj se nuk patëm të drejtë që u gëzuam aq shumë kur tek ne shqiptarët arritën  proceset demokratike ? !  Sistemet plurale janë të mira vetëm për ata popuj ku vetëdija shoqërore, historike, kombëtare , arësimore, kulturale, morale .., kanë arritur një nivel të lartë të zhvillimit. Gjithnjë kam menduar se është e kotë njeriu të merret  me shpifje, trillime, gënjeshtra, etj, sepse aty humb kohë dhe e lodhë trurin me bajraktaristët, matrapazët, karieristët, demagogët etj.  Mirëpo në rastin konkret, një fjalë e popullit thotë; ai që hesht është fajtor, prandaj duke menduar edhe unë kështu  vendosa të humbas pakë kohë ta thej bindjen time personale e ta informoj opinjonin dhe lexuesit se reagimi i Faridin TAFALLARIT, ndaj shkrimit tim, titulluar; NUK  MUND    RRI  INDIFIRENT …!!!.., KUR  LEXOJ   SHKRIME  FYESE,  SIDOMOS  PËR  ATE,    NUK   E  MERITON  ! ? Kur njeriu ia shtron si detyrë vehtes të merret me çështje kombëtare, kuptohet aq sa ka fuqi, aftësi dhe mundësi;

S´pari duhet të përkulesh me respektë të plotë para veprave të pavdekshme të heronjëve e dëshmorëve të popullit shqiptar, duke i nderuar ata me pietet të madh dhe kështu respekton me ndërgjegje luftën dhe përpjekjet titanike të të gjitha gjeneratave në histori që kanë punuar (e po punojnë akoma edhe sot) për ndertimin e një shteti demokratikë. Që ne fillim të këtij reagimi po ju themë se shqiptari , gjithëmonë I ka respektuar traditat e veta kombëtare pa marrë parasysh sakrificat që ju kanë paraqitur gjatë jetës së Tij. Po, z. Faridin Tafallari, në fillim të  këtij  reagimi  s’pari  ju  përgëzoj  për  këtë   shkrim  ne të cilin nuk ka asgjë  tjetër posë  shpifjeve tua. I nderuari   z.Faridin Tafallari, shumë shpejtë dhe pa kurfarë presioni e dhune  fillon ta mbroshë C.T. e t’më ofendosh mua ? !  Pse e bënë këtë o FARIDIN ? ! Kjo fletë qartë për nivelin tuaj  edukativ  e familjar dhe për“ respektin“, që keni  ndaj shokëve...  Çdo punë që niset me qëllime jo të mira dështon, humb dhe tretet , por pas saj mbesin  pasoja  e gjurmë të cilat i vlerëson lexuesi e populli  dhe  i shënon histria.  Duke u nisur nga parimi i thjeshtë njerëzor, se duhet ndihmuar atdheun në çdo  kohë e situatë dhe se e vërteta  duhet përkrahur  dhe mbrojtur, ndersa të padrejtën duhet luftuar  e dënuar,  unë marr guximin  për të dytën herë , për hirë të së vërtetës  dhe realitetit, sado i hidhur që të jetë ai , për  cilindo qoftë ai duke i besuar historisë, si dhe për ti informuar  lexuesit,  do jap disa sqarime lidhur me shkrimin e tuaj tendencioz .  Prandaj  ju informojë  se në  mesin e  mërgimtarëve  tanë   ndodhen në  Diasporë- konkretishtë në  Gjermani , unë  kam  respektuar,  nderuar ,  përkrahur“ atdhetarin“  z. Faridin Tafallari, që  nga ditët e  para, kur  unë  kam  filluar të  merrem me shkrime, deri më  sot. Mbi  20  shkrime  i kamë    shkruara  vetëm  për  JU, z. Faridin  Tafallarin. I kemi  bërë  vizita  familjare  njëri   tjetërit   dhe  kemi  kaluar  çaste  shumë    mira.  z. Faridin  Tafallari, s’pari    kisha  pyetur  se  shkrimin    ke bërë  me titull:   Nuk  mund    rri  indiferent …!!!... kur   lexoj  shkrime fyese sidomos për  ata që  nuk e  meritojn ! ? z. Faridin Tafallari, ju keni plotësishtë të drejtë kur shkruani se kam respekt të madhë ndaj të dy shokëve; dmth;C.T, dhe Ramiz Dërmaku. Unë mendoj se ;“ monopol mbi lirinë dhe atdheun nuk mund të ketë askush…“, atëherë pse këtë të drejtë mundohësh t’ua marrish  të tjerëve, thua se ajo është vetëm e jotja ! E drejta mbi  atdheun është e drejtë e patjetërsueshme e secilit (kuptohet kush nuk ka të drejtë). Unë gjatë shkrimit timë jo që isha i mllefosur  por edhe i  befasuar se një “ shqipëtarë, një  atdhetarë, një shokë  dhe një  bashkëpunëtorë“ i vëllezërve Gërvalla  dhe Kadri Zeka, lejon vetit të merret me një  punë për    cilën  nuk është në rrjedha, dhe sulmon mikun, shokun, e Tij, pa  nevojë. Unë si autorë i shkrimit “deri  kur kështu o C.T“, kamë shkruar atë që kamë ditur dhe atë që kamë parë me sy, e shumë të tjera të dëgjuara me veshë, lidhur me “Butakun“, tëndë z. C.T. Unë në shkrimin tim askund nuk ju kamë akuzuar ju, pos në një rast kur citoj: Të gjithë ne në diasporë ishim të zhgënyer e të dëshpruar për mos mbajtjen e Akademisë  Përkujtimre kushtuar 30 –vjetorit të vrasjes tinëzare të atdhetarëve, intelektualëve dhe martirëve, të kombit; Jusuf, Bardhosh dhe Kadri Zeka, cilët falë aftësive dhe respektit e dashurisë që kishin ndaj zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare , arritën që t‘ia lëkundin themelet ish. Jogosllavisë, Titiste, por edhe ta informojnë opinionin ndërkombëtarë me tërë dhunën, presionin që bënte regjimi barbarë e kriminel serbo-sllavo çetnikë ndaj shqiptarëve të Kosovës.  Ju z. Faridin Tafallari , pastaj shkruani se ;“deri sa të mund forca, unë nuk do të ndalem në të mirë …., për t’i  kontribuar vendit dhe atdheut tim !!!“. Neve si gjeneratë kemi shprehur pakënaqësinë tonë ndaj robërisë sllave që nga vitet e 74-75.76, e këndej, dhe sot kur është në pyetje e vërteta nuk mund të heshtim,  e në rastin konkret kur flitet për martirët apo gjenitë e kombit vëllaezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, sidomos ndaj padrejtësive, parregullsive, monopolizmit, demagogjive, urrejtjeve, bajraktarizmit, karrierizmit, korrupsionit  dhe shumë e shumë dukurive tjera negative. Të gjitha këto dukuri negative të cekura më lartë kanë gjetur vend dhe me përpikëri i ka përdorë z. C.T.

-Ti o Faridin Tafallari, bënë orvatje ta mbrosh C.T-in, thua se jeni i paguar për një gjë të tillë !? Po, si lejove t’i të biesh pre e manipulimeve,të C.T.

- respektin, që keni patur deri më tani, si aktivistë, atdhetarë.., si duket e keni dëmtuar shumë.., por të ju themë shkurtë, nuk ju ka mbetë aspak fytyrë dhe nuk keni të drejtë morale të thirreni si shokë i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka.

- Unë jam koshient se gënjeshtra është gjëja më e shëmtuar për njeriun, sidomos ajo është e rrezikshme për kreatorët dhe bartësit e SAJ,  dhe këtë e di se nuk do ta pranosh.

- Unë kam qenë jam dhe do të jem i pavarur në mendimet e mia dhe asnjëherë nuk do të lejoj të bëhem vegël e askujt.

 Ta mbrosh veprën e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, dhe të ballafaqohesh me rrënuesit e organizimeve të emigracionit tonë me ata që janë shëndrruar në turp për shqiptarët, jo vetëm që është obligim moral, njerëzor dhe kombëtar, por për mua së pari është obligim intelektual të mbroj të vërtetën , sado e hidhur qoftë ajo.

-Ata bijë e bija të Kosovës të cilët ia shtrinë gjoksin armikut e shumë prej tyre ranë ( e po bien akoma edhe sot), në altarin e LIRISË për realizimin e aspiratave tona shekullore.

 Duke I mbrojtur këta martirë të kombit, të cilët vite te tëra me serizitetin më të madhë u morrën me çëshjten kombëtare , vetëm që të çlirohet Kosova dhe të bashkohen shqipëtarët.

 Për mua nuk është kurfarë alergjie ndaj C.T, e asë shpifje, shpirtëngushtësi.., siq thua ti, por është nder dhe krenari.

Të mbrosh martirët e gjenit e kombit ; vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, do të thotë t’i mbroshë të gjitha viktimat e luftës së 2-të botërore e deri më sot. Dhe më sakt, z. F.T, në shkrimin tim nuk bëhet fjalë për“sulm“ ndaj askujt , por tregohet e vërteta skandaloze e disa sjelljeve, veprimeve, shpifjeve, dhe intrigave na disa Butakë.

Të akuzosh dhe të ofendosh një njeri, një aktivistë, një atdhetarë, një intelektualë shqipëtarë i cili që nga mosha rinore u futë në radhët e para, për ta mbrojtur çështjen kombëtare dhe nuk u ndal kurrë, kjo  është një krim ei llojit të vet dhe ligështi njerëzore. Sa i përket spekulimeve tua se ;C.T, „kontributi i  C.T. janë aq të mëdha sa askush nga mërgimtarët tanë nuk ka bërë me shumë.., flasin qartë se ti nuk e njeh apo nuk do që ta njohësh gjendjen reale se si u anulua akademia. Unë asnjë herë nuk i kamë mohuar sukseset e askujt.., e aq më pak të C.T, it, mirëpo unë kam pyetur se si është e mundur që një shoqëri kulturore, artistike, muzikore, shoqatë, etj të funksionoj pa kryesi. Si është e mundur që C.T, të thirret në emër të Unionit Shqipëtarë për Diasporën.. kush  e emëroi atë, dhe ku është kryesia e tij ?  I nderuari ( i harruari) Faridin Tafallari ju më thuani mua gjeje fajtorin.., fajtor je ti.., pse o z. Faridin jam unë.., më trego të lutem. Unë edhe në fillim të reagimit e ceka se jamë dhe do të jem kundërshtar i monopolizimeve, karrierizmit, dallavereve, keqëpërdoruesëve, matrapazëve, psikopatëve, karrieristëve.. Kësaj radhe do ta përfundoj këtë shkrim me një porosi;

a)Nëse je ti Fardin Tafallari, lexo në librin e psikologjisë për identifikimin , aty do ta gjeni vetën, nëse jo atëherë  i përkisni domenit të personave me studimin e të cilëve merret patologjia sociale,. Prandaj , z. Faridin Tafallari, të kisha pyetur ku i ke shokët..,? P.Shembull: Hafiz Gagicën, Murat Kryeziun, Nami Ramadanin, Tefik Kallabën, Ismet Klaiqin, Murat Kryeziun,Isa Demin, Shaban Bobaj, Enver Ismajli, dhe shumë e shumë tjerë emërat e të cilëve nuk do i shënojë këtu.

b)Dhe kur e ke shkruar reagimin ndaj meje ku ishe në..,dhomë., a ndodhej para ju pankarta me fytyrat më eminente të Kombit.., nëse po..,  si s’të erdhi keqë..,  që para tyre të shkruash  këso marrëzira. Mirëpo për fund ju themë, se një fjalë e urtë e popullit thotë; Mos e pyetë se të tregon vetë.., për mua kjo është befasi, e cila do t’më përcjell deri në vdekje.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora