E enjte, 25.04.2024, 12:15 AM (GMT+1)

Mendime

Edita Kuci Ukaj: Papërgjegjësia politike

E merkure, 25.04.2012, 07:57 PM


Papërgjegjësia politike

Nga Edita Kuci Ukaj

Të jesh politikan shqiptar, domethënë të gëzosh pafundësisht privilegje, por asnjëherë të mos kesh përgjegjësi dhe të mos dhashë përgjegjësi. Ky sindrom i politikës tek ne, e ka deformuar  Kosovën, ndërsa poetikën e ka bë një domen ku gulçojnë vetëm të këqijat. Ndryshe është çështja në botën perëndimore, për ku rrugëtojmë politikisht. Por, shtrohet pyetja, a mund të jemi pjesë e perënditmi me këtë politikë të papërgjegjshme? Përgjigja sigurisht se është jo.

Kombi shqiptar ka një kohë që aspiron të ec krah për krah kombeve të civilizuara, por, pa vetëdije të qartë. Politika jonë asnjëherë nuk ka kërkua modele të shpjegueshme dhe të kuptueshme drejt, për kuptuar se si ecet krah kombeve dhe vendeve të civilizuara të kontinentit tonë. Një gjë e di qartë, se jo me ketë politikë injorante primitive që jeton për qefet e veta dhe të klaneve të caktuara, jo me ketë politikë që asnjëherë nuk ka demonstruar minimumin e përgjegjësisë dhe moralit politikë. Për këtë, mjaftojnë të kthejmë kokën vetëm pak mbrapa dhe të shohim gafet e njëpasnjëshme që bëjnë qeveritarë tanë.

Mirëpo si është gjendja në botën perëndimore?

Një politikane suedeze, Regina Kevius, thotë: “je politikan qe te kesh përgjegjësi e jo te jesh i kujdesshëm, pra, jemi për te zgjidhur problemet shoqërore”. Në perëndim, e veçmas në Suedi, shtetin ku unë kam jetuar dhe ku jam shkolluar, politikat japin përgjegjësi për çdo gjë. Ata detyrohen të japin dorëheqje atëherë kur shkelin parimet dhe normalet morale të politikës suedeze. Mos të flasim, kur cenohet integriteti apo interesat suedeze.

Në fakt, thënia e sipërshënuar, nuk është diçka e veçantë, apo mendim që nuk është thënë nga politikanët perëndimit, në kohë dhe rrethana të ndryshme. E rëndësishme është të thuhet se ky mendim, në perëndim është praktikë e paanashkaluar, së cilës nuk i shpëton asnjë politikan. Por, kjo thënie lidhet me përgjegjësinë direkt të politikanëve sot brenda komunitetit perëndimor, ku dihet se çdo politikan ne BE zgjidhet nga populli dhe ai ndjen përgjegjësi ndaj popullit të vetë, për atë që e bën dhe për atë që se bën. Në kontekstin europian, politikanët marrin votat, ushtrojnë funksione të caktuara, por, për këto kanë përgjegjësi maksimale ndaj votuesve të tyre dhe shtetin e ndërgjegjes kombëtare të shtetit që i takon.

Pse në jetën tonë shqiptare, nuk ndodh asnjëherë një politikan të pranoj dështimin, të kërkoj falje për ndonjë punë të bërë keq, të kërkoj falje për ato që i kanë premtuar dhe si kanë bërë hiq?  Në Europë, përgjegjësia ndaj votueseve, popullit, fëmijëve dhe shtetit është e lartë, ndërkaq kjo tek ne nuk ndodhë asnjëherë. Asnjë këshilltarë i komunave, asnjë kryetarë i komunave, por asnjë deputet i parlamentit, qeveritarë apo drejtor, nuk ndjen asnjë keqardhje apo përgjegjësi para votuesve. Madje, as para paraardhësve tanë, duke mos dit se çka po iu lejmë ne fëmijëve tanë, në një vend ku mjegulla e perspektivës po shtohet çdo ditë.  Si po e ndërtojmë ne shtetin tonë, në të cilën askund nuk mbjellët një pemë, ku parqet janë ato të ndërtuara para disa dekadave, ndërkaq për fusha sportive as që bëhet fjalë? Nëse vazhdojmë kështu, këto të këqija do të bëhen vese a zakone dhe ne do të mbesim një komb me ambicie të ulëta kulturore, shkencore dhe sportive. Ku është përgjegjësia e politikanit tonë, apo ai i ngjasojë botës së tretë, ku asnjë politikan nuk merr përgjegjësi ndaj obligimeve që ka dhe as nuk jep llogari për asgjë. Nëse ne, tërë kohën flasim për ambiciet tona europiane, a nuk duhet të mundohemi t’ i ngjasojmë asaj bote që ne po kërkojmë t’ i afrohem? Paramendojeni, një qytet i përkryer si Stokholmi, i cili renditet si një ndër qytetet më të bukura në botë, tani së fundi, këshilltaret e tij, janë shume kritikë me qytetin, ngase thonë se duhet te ndërtohet më mirë, që fëmija të kenë një qytet më të mirë, parqe me shumë, vende relaksuese më shumë, etj? Ndërkaq ne ballafaqohemi me kaos urbanistikë, me një infrastrukturë anarkike, pa asnjë shije, me rrugë të shkatërruara e meremetuara çdo vit dhe askush për këtë nuk qanë kokën. Ndërsa për përgjegjësi, as që bëhet fjalë, sepse ajo nuk ekziston, është e huaja për politikanin tonë të gjithëdijshëm dhe të “pastër si loti”

Cili politikan shqiptar, sot, mendon për fëmijët e këtij vendi dhe si ata do të kenë të ardhmen në shtetin tonë? Ne, nuk mund të përparojmë aspak, përderisa çdo politikan të mendojë me kokë dhe të pyet ndërgjegjen e tij para përgjegjësitë që ka ndaj të ardhmes, sepse çdo vendim i sotëm rezulton me të ardhmen. Ne jetojmë në mjerim, në një shtet jofunksional me një kryeqytet të ndotur, pa asnjë plan urbanistik të pranueshëm evropian, ndërkaq politikanët tanë janë të vetëkënaqur dhe nuk ndjejnë kurrfarë përgjegjësie për këtë kaos. Është momenti që të reflektojmë gjithë për të mirën e përbashkët. Për këtë, duhet gjithë të vetëdijesohemi, sepse shteti është bashkësi e njerëzve, ku gjithë duhet të kontribuojnë. Ndërkaq kjo klasë politike, për paaftësitë e saj, për mosgatishmërinë për me u transformuar dhe për papërgjegjshmërinë totale, duhet ndëshkuar me instrumentet e demokracisë. Koha më nuk pret.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora