Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Xhevahir Cirongu

| E marte, 24.04.2012, 05:12 PM |


Ulliri që puthë hënën…

Ulliri shekullor me degë varur
Sa shekuj dritëjete supit mban?
Rrënjët  kodrës ai ka ngulur
Rrathët mbi trung si piktura ngjan.

Mbi gur u ula nën ulli
Të ashprën lëvore preka pastaj,
Këputet një gjethe,më ra në gji
Ajo më numëron shekujt, sa çudi!

Kokrrat në degë si dy buzë të varura
Muzgjeve të mbrëmjes zogjtë rrinë aty,
Mes gjumit dhe këngës plotë melodi
Pa tjetër,nën hijen e ullirit ka dhe dashuri.

Rrezet e diellit u tretën mes dallgëve
Dhe muzgu i mbrëmjes erdhi përsëri,
Ulliri puthte dritën e hënës
Aty në shekuj, kodrës për bri...!


Sytë  e  kaltërsive

Sytë e asaj vajze janë të kaltër
Dhe brenda tyre lexon vetëm jetë,
T’i kisha dhe unë, jo për hatër
Sa çudi do të ishte me të vërtet!

Vrapova rreth botës si Magelan
Askund s’gjeta të tillë sy të kaltër,
Aty mes malesh si jagavan
Dy vajza e djali rrinë sy hapur.

Njëra  vajzë e ka emrin Lurë
Dhe tjetëra emrin Prespë e ka,
Ujëra rrjedhin nën akull e borë
Tek sy kaltëra vallzon veç zambak.

Dhe djali mes pulëbardhave-Ohri
Shtegëton nga Korabi në Mal të Thatë,
Takon motrën Lurë e Prespë me dashuri
Kështu janë vendet e mija:vërtet si mjaltë.

Durrës, 18/04/2012