E shtune, 07.12.2019, 08:22 PM (GMT)

Kulturë

Kenget Homeriane jane pjese te jetes reale ku personazhe te tyre gjenden dhe Iliro-Shqipetaret

E merkure, 07.02.2007, 09:54 PM


SUBJEKTET SHQIPTARE NE LETERSINE BOTERORE

Ideja per te shkruar per subjektet shqiptare ne letersine boterore, te con drejt hulumtimeve te ndergjegjshme, diturake, ne rrafshin e krahasueshmerise se motiveve te veprave te shkruara ne shume gjuhe te botes. Nje pikepamje me zanafillore, do te na conte tek Homeri i madh. Ne dy epet madheshtore te Homerit, permenden fiset ilire, te cilat luftuan ne Troje. Kohet e fundit, duke ripare disa tekste ne frengjisht te Homerit, duke lexuar fusnotat, shenimet shoqeruese te shkruara nga homerologet franceze, kane gjetur vec te tjerave, - gje qe nuk eshte permendur deri me sot asnjehere, - se tek "Iliada" permendet edhe heroi me emrin Kaon. Ky eshte nje personazh tipik i ardhur nga Kaonia e Shqiperise se jugut. Ky mund te quhet edhe personazhi i pare ilir ne letersine boterore.

***
Eshte e vetekuptueshme qe ne eposin latin "Eneida" te Virgjilit, kenga e dyte i kushtohet udhetimit te Eneut ne qytetit Butrint te Shqiperise. Ketu subjekti eshte tejet i cuditshem, gati sueralist. Eneu, befas shikon ne formen e qytetit te Butrintit imitimin e ndertimit te Trojes se shkaterruar, pra nje Troje te dyte dhe takohet me Andromaken, gruan e devotshme te Hektorit. Kenga e dyte e Eneides, mund te quhet teksti me i fuqishem antik qe subjektivohet ne territorin shqiptar. Ketu nuk duhet harruar e dhena shume e rendesishme e autoreve antike, qe Eubeasit, pas renies se Trojes, erdhen dhe ngriten qytetin e Orikumit. Keshtu, Orikumi ka gjasa te jete qyteti me i vjeter ne territorin shqiptar, ndoshta edhe me i vjeter se vete Durresi (Epidamni), qe u themelua ne vitin 627 P.K.

***

Dy shembelltyrat e mesiperme jane kuptimplote. Ne mesjeten e hershme, jane disa epose qe permendin Shqiperine. Keshtu, ne Kengen e Rolandit, permenden vise shqiptare, toponimet e Shqiperise, si edhe disa ngjarje te vagullta historike, qe jane sinkronizuar me ngjarje te eposit freng.
***

Me e pabesueshmja dhe me e papritura lidhet me romanin poetik ne frengjishten e vjeter, prej afro 17 mije vargjesh me emrin "Florimont", te shkruar nga poeti francez Aimon de Varaneses. Ky roman unikal, i takon shekullit XII. Tregon historine mitike te heroit Florimont, i biri i Dukes se Durresit, pra nje personazh i cuditshem qe konsiderohet edhe si gjyshi i Aleksandrit te Madh te Maqedonise, nje gjenealogji kjo teper e cuditshme.

***

Ne shekullin XIII, Dante Aligeri ne kryevepren e vet poetike permend edhe qytetin e Durresit, madje edhe nje personazh te ketij qyteti, nje peshkatar te varfer, i cili u tregua i guximshem per ta transportuar Cezarin e madh mes nje deti te stuhihem dhe te frikshem. Para shume vitesh, e kam bere nje esse per kete studim.

***

Kryemjeshtri i letersise, Shekspiri i madh, ne veprat e tij e permend Ilirine si dhe qytetin e Durresit me emrin e vjeter "Epidamne". Tek "Komedia e Gabimeve", Shekspiri rimerr nje subjekt te shkrimtarit latin Plauti, pikerisht subjektin e komedise "Menehmet". Eshte saga e dy vellezerve binjake, te cilet vendosen ne situata paradoksale per shkak te ngaterrimit me njeri-tjetrin. Vargjet poetike te Shekspirit, jane plot te papritura dhe ekzotike per viset shqiptare.

***

Nuk duhet harruar edhe Rableja i madh, i cili ne kryevepren "Garantua dhe Pantagryel" permend nje personazh me veshje shqiptare, konkretisht Rableja permendet edhe per faktin e percaktimit te "kapeles shqiptare" qe studiuesit e etnografise dhe te kostumografise kane metuar ta gjejne te ngjashme me kapelet e barinjve qe ka pikturuar Onufri i madh ne ikonat dhe afresket e tij te shekullit XVI.

***

Keto dite, duke dashur te sistemoj biblioteken time ne shtepi, ku rremuja eshte e perhershme dhe shqetesuese, ripashe edhe njehere librat me subjekte shqiptare, sidomos te dy gjenive, te Bajronit dhe te Llonkfelout. Cuditerisht, pashe edhe 2-3 romane ne gjermanisht me subjekte shqiptare te shkrimtarit dikur shume te njohur dhe shume te suksesshem, gjermanit Karl May. Ky eshte pa dyshim qe ka botuar numrin me te madh te librave me subjekte shqiptare, te librave me aventurat me te cuditshme, me te ngjethshme ne malet e Shqiperise ... pa qene asnjehere ne Shqiperi. Me sa di une, asnje nga librat e Karl May-t, me subjekte shqiptare, nuk jane shqiperuar. E pra, nje numer nga keto libra kane qene lekture shkollore e domosdoshme, duke bere te njohur emrin e Shqiperise dhe gjeneratat e reja te Gjermanise, duke krijuar keshtu nje mit ne distance, te pazakonte te ekzotikes shqiptare.

***

Dhe ja dicka tjeter e papritur, ne minieren e librave te mi, befas gjej nje liber, nje roman, me titull "Bujtina me patkua" te nje shkrimtari nga Holanda A. den Doolaard. Cuditerisht, ky liber eshte shiperuar dhe eshte botuar ne Shkup te Maqedonise, ne vitin 1993. Shqiperuesi Sherafedin Mustafa, ma kishte dhuruar kete liber, por sic ndodh shpesh, te stresuar nga perditshmeria, nuk me kishte rene rasti per ta lexuar.

***

Romani "Bujtina me patkua" eshte nje roman per te cilin meriton te flitet. Eshte nje nga romanet me te famshem dhe me te njohur si dhe lekture shkollore ne Holande. Autori i romanit, lindi ne qytetin Zvolo te Holandes ne 7 shkurt 1901. Emri i tij eshte Cornelis Johanes George Spoelstra. Por u njoh me pseudonimin A. den Doolaard. Ky shkrimtar kishte instiktin e udhetimeve dhe te aventurave. Ne vitin 1928, shkon ne France dhe punon si vjeles rrushi ne vreshtat e Burgonjes. Pastaj shkon ne Marseje, ku punon si punetor krahu ne port. Romani i tij i pare quhet "Vjelesit e rrushit". U be i famshem menjehere. Ne vitin 1931, i bie ne dore nje botim francez me titull "Shoqerite sekrete". Behet fjale per shoqerite masonike, konkretisht per masonet e Ballkanit. Studim i masonerise behet deshira dhe endrra e tij. Keshtu, udheton ne Maqedoni, Bullgari, Serbi si edhe ne Shqiperi. U mahnit nga Ballkani dhe u trondit nga marrezite ballkanike. Ne 1939, boton romanin "Dasma e 7 evgjiteve", subjekti i te cilit ndodh ne qytetin e Ohrit. Madje edhe ne vitin 1956, boton romanin "Vendi pas shpines se Perendise", me subjekt ngjarjet e Luftes se Dyte Boterore ne Malin e Zi.

Ne vitin 1933, ky artist nga Holanda, ben nje udhetim me kembe nga Selaniku, neper tere Shqiperine, ne Durres, ne Shkoder, deri ne Sarajeve. Pikerisht ne vitin 1933, ai pasqyron pervojen e tij shqiptare dhe boton romanin "Bujtina me patkua", me subsance te frymezuar nga jeta e malesoreve shqiptare te Veriut dhe nga realiteti i ashper ekzistencial. Ky roman, ishte suksesi me i bujshem i shkrimtarit. Nga viti 1933, deri ne vitin 1993, romani u ribotua 40 here. Si edhe eshte perkthyer ne gjermanisht, spanjisht, fremgjisht, danisht dhe shqip.

Shkrimtari ishte gjalle kur u be edhe botimi ne gjuhen shqipe dhe me kete rast, shkruajti edhe nje fjale ku thuhet "per nje shkrimtar te moshuar, cdo ribotim i nje vepre paraqet nje kenaqesi. Jam 92-vjecar, kurse librin e kam shkruar para 60 vitesh. Qe nga viti i daljes, ne 1933, ky liber eshte ribotuar 40 here ne gjuhem time amtare, pa permendur perkthimet. Keto fakte nuk po i permend nga mendjemadhesia, se per cdo here kam qene i vetedijshem se nje pjese e madhe e suksesit, ka qene borxhi i temes ekzostike dhe sfondi dramatik, qe te dyja keto gjera plotesisht te panjohura per Evropen Perendimore te sterkultivuar. Vazhdimisht, e kam pyetur veten: "A i kam paraqitur valle mire ata malesore, me shkelqim shpeshhere te erret para syve, me traditat e tyre per ne te pakuptueshme?". Perkthimi ne gjuhen e atdheut te personazheve te pershkruar, tashme i largon dyshimet dhe kete e konsideroj, si nje shperblim te vertete".

***

Cfare tregon romani "Bujtina me patkua"? A ka ne kete roman ngjarje te perjetuara nga vete shkrimtari? Pa dyshim.

Romani nis me nje subjekt te thjeshte. Ne zyrat qendrore te trustit "Trepca Mining Company" ne Londer, nje shkencetari te gjeologjise, Ervin Reini, i caktohet nje detyre sekrete, per te shkuar ne Shqiperi dhe per te hulumtuar mbi minierat. Drejtori i kompanise, duke i dhene pasaporten, si edhe shperblimin per udhetimin e ardhshem, i thote keto fjale: "Ju e njihni pak italishten, apo jo? Edhe nga nena duhet te keni mesuar edhe gjermanishten? Dhe keni punuar tre vjet ne minierat e bakrit ne Bor? Pra, dini dicka edhe serbishten. Mrekulli. Ne Alpet e Shqiperise Veriore, ne rajonin perballe kufirit jugosllav, duhet te kete shtresa te cmueshme bakri. Ju do te shkoni atje dhe tere kete pune, do ta hulumtoni. Ja ku i keni rekomandimet: Per qeverine e Romes, mbase sic e dini edhe vete Shqiperia eshte nje protektorat italian, me qeverine shqiptare dhe per autoritetet jugosllave, nese rastesisht ju ndodh te kaloni pertej kufirit. Treva ne fjale, eshte e njohur si e pasigurte, prandaj qe nga Shkodra, do ju shoqerojne edhe disa xhandare, por edhe vete armatosuni".

***

Romani hapet me udhetimin e Reinit ne Shkoder. Gjithe bagazhi i tij perbehej nga nje traste shpine me mjete per vizatim, instrumente gjeologjike, harta, nderresa, furca e dhembeve dhe revolja Steyr.ai pershkruan qytetin e Shkodres, ashtu sic e njohim nga fotot e Marubit. Jep hollesira per "Grand Hotel London", nje bujtine e cuditshme zbukuruar me poligrafi qe paraqisnin Meken, Napoleonin ne Austervic, si edhe skena nga gjahu i Ariut te Bardhe ne Detin Polar. Nje ekzotike e perzier oksidentale dhe orientale, e piset, gati e mjeruar. Shija e realitetit, eshte e hidhur. Personazhi Reini, ne fakt eshte vete autori. Ne kete bujtine, ai shkon ne nje rrojtore per t(u rruajtur, i sherben nje djalosh i ri 15-vjecar shqiptar, jashtezakonisht i pashem dhe me dinjitet i quajtur Leonard. Kete skene te rruajtjes, ose nje skene te tille te ngjashme, mund ta gjesh ne koleksionin e mahnitshem te Marubeve te

Shkodres. Biseda me djaloshin shqiptar, eshte lakonike, personazhi holandez, meson se ne Shqiperi cdo 15-vjecar konsiderohet burre dhe ka nje dinjitet te cdo pergjegjesie te tij. Djaloshi eshte malesor, banor i maleve nga fisi i Shoshit. Ai i hap te ardhurit boten e mbyllur te Shqiperise, hap perden per te pare koken e Meduzes se tragjedise shqiptare. Ky djalosh eshte me te vertete heroi i gjithe romanit. Historia e tij vetjake, eshte bizare por edhe e zakonshme per malesoret. Ai ka rene ne dashuri me nje malesore shume te bukur nga Thethi, te quajtur Katarina. Por ai eshte i perndjekur per shkak te nje gjakmarrje dhe ndiqet nga xhandaret. Ketu, shpaloset paradoksi i veprimeve te xhandareve te Mbretesise Shqiptare dhe pushtetit te plotfuqishem te Kanunit. Faqet e tjera te romanit, si nje bote dixhitale tregojne peisazhet e Shqiperise se Veriut, udhetimin e gjeologut holandez ne malet e Shkelzenit ne Shosh, deri ne Theth. I huaji, habitet nga te folurat me maje-krahu te malesoreve qe perbejne nje nga zakonet me te lashta pagane te botes "telegrafin e malesoreve shqiptare". Per kete zakon ka folur edhe

Shuflai. Udherrefyesi i thote holandezit: "Ju nuk i njihni malesoret, zoteri". Shikojini ata dy malesore, qe po ecin pas nje gomari. Nese kaloni gojembyllur rreth tyre, atehere do t(ju percmonin dhe do t(ju urrenin. Por nese u uroni jete te gjate, sic eshte pershendetja popullore ketu, atehere si i huaj, do te fitoni dy miq. Ata jane krenare dhe dyshues, por njekohesisht besnike dhe naive si femija apo qeni. Por nese i fyen dikush, jane ne gjendje te bejne gjithcka". Intriga e romanit fillon ne fshatin e Thethit ku udhetari njihet me priftin shume te ditur ne Theth, franceskanin At Zefi. Ky eshte nje dijetar i vetmuar, i mbyllur mes maleve, ku perpiqet te klonoje dhe te fuse disi kulturen evropiane perendimore. Thelbi i romanit jane bisedat erudite per mendesine e shqiptareve, kryqezimin e kulturave, mbijetesen e Kanunit, tragjedine e varferise etj. Vizatimi shkrimor i shkrimtarit eshte i frymezuar. Ja si pershkruhet Thethi: "Nje lugine e gjate dhe e rrafshet ne forme patkoi, faqe te larta graniti nga rrezohen ujevara te bardha, bjeshket me plasaritje pingule, plot ngerce shkembore, me te cara te mprehta, sa te ashpra dhe te vrazhda, benin qe loja gjeometrike e kopshteve te vogla te shtepive, te dukeshin si nje qendrese qesharake e njeriut ndaj tufanit te natyres. Ne nje nga keto shtepi malesore, eshte edhe nje grua qe punon me avlemende: "Shamia e bardhe ia priste ballin mbi syte e turbullt. Dukej sikur ne te shkelqente drita, por prape nuk ishte ashtu. Syte ishin te vdekur edhe pse leviznin. Kacurrelat e zeze dhe te trashe, i vareshin mbi faqe. Mbi kraharor me djetera gjerdane vareshin deri ne kollanin e argjendte. Thonjte e kuq, i pushonin kundrejt njeri-tjerit, te kapur per cepat e shamise. Ishte ulur aq e shtangur, sa i ngjante nje kukulle te zbukuruar per mrekulli. E vene ne skaj te dhomes, vetem per stoli. Sikur me corapin e kuq te djathte, te mos bente nje levizje te shqetesuar, thuajse me ate kembe tjerrte me qerdhull. Ajo levizje e shkathet e kembes, qe vazhdonte me nje ritem te tmerrshem, bente qe qendisjet mbi fundin e trashe, prej skajit te poshten dhe deri tek ijet, te shkelqenin". Kjo eshte nje figure tipologjike e femres malesore. Gati nje statuje. Kjo kontraston me figuren e dashuruar te Katarines me malesorin Leonard, gje qe perben nje skandal per Kanunin. Djaloshi 15-vjecar, ishte njeriu me i dashur per priftin e Thethit, i cili i kishte mesuar shkrim e kendim, e kishte mbajtur prane dhe i kishte treguar sekretet e qyteterimit perendimor. Prifti At Zefi, eshte nje personazh i mrekullueshem, ne fillim i shqetesuar dhe rebel, qe e kishin mbyllur "ne burgun e maleve", ndonese kishte kulture universitare, kishte mbaruar studimet ne Salsburg dhe ne Hal te Austrise. Ky franceskan qe i ngjante "nje ipeshkvi mesjetar me mburoje mbi kale" dalengadale ishte natyralizuar me shqiptaret, dhimbja e shqiptareve, ishte bere dhimbja e tij. Ai e kupton tragjiken e dashurise se lire, shprehet ironikisht per vetveten se "prifti merr vesh nga dashuria, aq sa fshatari merr vesh nga lokomotiva". Ai kupton qe nxenesi i tij shqiptar do te shpaguhet per gjakmarrje, kerkon ta respektoje ligjin e perjetshem te maleve, por ne thellesi te vetedijes, e kupton se kjo gje nuk eshte e drejte. Prifti ka autoritet te madh, ai thote: "Malesoret i frikesohen sketerres sime dhe jo denimit me vdekje te shqiptuar nga nhje mbret qe mezi e njohin, ose nga gjykates qe kurre nuk ua kane pare syte".

***

Fundi i rrefimit eshte si ne te gjitha tragjedite e medha. Nje vesk shekspirian ne malet shqiptare. 8 xhandare i zene prite 15-vjecarit te mrekullueshem. Prifti dhe gjeologu holandez jane te pranishem ne skenen e vrasjes. Po ky nuk eshte shpagimi. Atehere, prifti, ai njeri aq i ashper dhe i ditur, aq i pershtatur befas, shperthen, me gjeste te paduruara shkon dhe e merr trupin e 15-vjecarit te vrare, dhe e mbart mbi kurrizin e vet, i deshperuar dhe i zhgenjyer perjetesisht. Ku qendron e drejta? Kush eshte e verteta?

Fundi i romanit, eshte si nje rekuiem. "Disa caste me pare, vdiq malesori me i vogel dhe me trim. Ai eshte nisur tashme ne ato vende, prej nga ku nuk mund ta ktheje dhe as ta kape e tere xhandarmeria e Shqiperise, kemba e tij tashme shkel mbi ato male, ku askush nuk mund ta godase me ne prite. Ne ato vise, ku as dhia e eger nuk mund te ngjitet kurre. Ai eshte ngjitur ne fortifikaten qiellore te vdekjes."

***

Romani quhet "Bujtina me patkua", sepse ne Shkoder malesoret vendosen si nje embleme perkujtimi e Romeos shqipar 15-vjecar, nje patkua. "Kur malesoret hynin ne bujtine, ndaleshin nje cast mbi prag, hiqnin qeleshen dhe me nderim vinin doren ne zemer. Duke ia ngulur syte copes te ndryshkur prej hekuri te patkoit, qe per ta tani dhe pergjithmone, ishte bere shenja e lirise". AMEN.

***

Shkrimtari A. den Doolaard ka disa vite qe ka mbyllur syte pergjithmone. Ne te vertete, qepallat e syve te tij per ne shqiptaret, jane fletet e librit, qe hapen sa here per te pare ate tragjedi te dhimbshme dhe te thjeshte qe shkrimtari nga Holanda kishte mundur te shihte ne vitet 20-30 te shekullit XX.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT