E marte, 19.03.2024, 10:01 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Keze Kozeta Zylo: Aktivisti i shquar z. Mark Gjonaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut

E marte, 24.04.2012, 06:55 PM


Aktivisti i shquar z. Mark Gjonaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut

Nga Keze Kozeta Zylo

Mes një entuziazmi dhe atmosfere të shkëlqyer edhe pse shiu binte me shtëma u prit në skenë shqiptari i mirënjohur dhe biznesmeni i suksesshëm z.Mark Gjonaj.

Diaspora shqiptare kishte kohë që po punonte për ta mbështetur dhe inkurajuar z.Gjonaj, i cili shpalli zyrtarisht kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut ditën e Dielë, më 22 Prill, 2012.

Fjalimi i z.Gjonaj u ndërpre disa herë nga pjesëmarrësit e shumtë, i cili paraqiti një program ambicioz dhe tejet të domosdoshëm për publikun amerikan.

Ai do të luftojë me të gjitha mundësitë për një të ardhme më të mirë për publikun amerikan si: për hapjen e vendeve tëpunës, për të ndihmuar të moshuarit, për të rritur mirëqënien etj...  Gjithë energjinë e tij do ta shkrijë për zgjedhësit dhe në shërbim të tyre.

Z.Gjonaj po kandidon në një lagje të rëndësishme të New Yorkut në Bronx, e cila ka një numër të madh shqiptarësh.

Gjithashtu ai është një aktivist i shkëlqyer i çështjes shqiptare dhe ka një kontribut të vyer.

Ai është president i MP Realty Group, një kompani me pasuri të patundshme.

Z.Gjonaj është një prind dhe bashkëshort shembullor.  Ai është i lindur nga prindër patriotë emigrantë të cilët e ushqyen me dashurinë e madhe për Atdheun, dhe Ulqinin nga ka rrënjët e të parëve të tij.

Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për të gjithë pjesëmarrësit dhe premtoi se do të luftojë për të zënë një vend në Asamblenë e shtetit të New Yorkut!

Pjesëmarrësit e shumtë u shpërndanë duke brohoritur: Gjonaj, Gjonaj, Go Gjonaj!... me shpresën se ai do t’i përfqësojë denjësisht në një të ardhme të afërt!

Jemi krenarë që një Shqiptaro-Amerikan hedh kandidaturën për në Asamblenë e shtetit të New Yorkut dhe për këtë do të kete gjithë mbështetjen tonë makismale si TV Alba Life dhe si shqiptarë.  Së shpejti do të transmetohet në kanalin 35 New York për teleshikuesit e shumtë, nga TV Alba Life.

 

22 Prill, 2012

Bronx, New York



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora