E premte, 19.04.2024, 12:58 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Luan Dibrani: Gërshetim dimensional Qeveri-Mërgatë për ruajtjen e identitetit shqiptar!

E hene, 23.04.2012, 05:24 PM


Gërshetim dimensional Qeveri-Mërgatë për ruajtjen e identitetit shqiptar!

 

Nga Luan (Asllan )Dibrani

 

Ora po afrohet  18-h  i datës 12.03.2012,  ne  Qytetin e Shtutgardit   pikërisht në Bad Cnnstad ishte një zhurmë , një nxitim  nga  grupe, grupe të nxënësve   shqiptar në  ndjekjen e mësimit plotësues në gjuhen shqipe . Grupet e tyre ishin të shoqëruara edhe me prindërit e tyre ,  shumica,  nga  nënat qe  i shoqëronin  fëmijët e tyre me një elegancë ne këtë takim.  Lenin përshtypjen se ,po atë  kulturë  qe posedojnë  këto  zonja  dëshirojnë tu dhurojnë edhe fëmijëve të vet  në shoqërinë  shqiptare drejt një emancipimi  dhe zhvillimi në emigrim me synim  qe fëmijët  tanë  ta  ruajnë identitetin  e vet nacional .    shoqëruar nga një grup fëmijësh  iu afruam klasës se adresuar të mbajtjes se  mësimit  plotësues  në gjuhen shqipe    me mësuesen dhe pedagogen Miradije Gashin, qe shumë vite  la kulturën dhe dijen e vet  në edukatën  e gjeneratave të nxënësve në Kosovë. Një grua me kulture dhe përgatitje si pedagoge qe  nga padrejtësia e regjimit jugosllav   u gjet  e ballafaquar me  prangosje  pran grilave  ne burgjet e ish regjimit jugosllav në të cilën ,me një fanatizëm dhe këmbëngulësi po e ndjek  te njëjtin profesion edhe këtu  ne mesin e mërgimtareve,  e buzëqeshur , modeste , e afërme  me të gjithë  si me nxënës po edhe me prindërit .Nga disa prind  morëm edhe prononcime dhe   komplimente për zonjën Miradije Gashi . Zonja Gashi   ishte edhe nikoqirja e organizimit të një ore mësimi  në prezencën e  Ministrave  qe ishte planifikuar qe ta kalojnë një orë se bashku. Miradije  Gashi, ishte ajo e para qe na përshëndeti dhe na uroj mirëseardhje,  nga  e cila u shoqëruam deri    klasën qe ishin tubuar mbi  70  qytetar se bashku  e mase 40  nxënës nga te gjitha moshat .

 

Ishte   një  organizim qe pas pak u priste qe të filloj ora mësimore,  por  siç mësuam ne aty ishte përcaktuar një dite vizite edhe nga   Ministri i arsimit , Shkencës dhe Kulturës se   Kosovës , zoti Ramë Buja i shoqëruar  me  zotin Ibrahim Makollin etj. Në ballë ishin shkronja e mëdha ,qe  mbulonte murin, me  mbishkrimin;

 

Mirë  se  vini  ne  shkollën  shqipe

“Bashkimi Kombëtar“

Stuttgart-Bad Cannstatt

 

Aty shkuan disa minuta nga e cila Miradije Gashi filloj mësimin   me nxënës   qe ishin disa  pyetje   nga një horizont i  përgjithshëm të ngritjes se vetëdijes  se nxënësve   ,nga historia  shqiptare,   gjeografia  arti etj, por ishin edhe disa  pyetje qe  kishin te bëjnë me  qytetin dhe kulturën gjermane nga e cila ishte një kënaqësi qe të gjithë e ngrehnin  gishtin për ta marr fjalën nga pedagogia dhe mësuesja ,gruaja  dhe edukatorja  e rrallë  qe  vërtet do të mburret brezi i kësaj gjenerate  për punën, sakrificën dhe devotshmërinë qe dhuron ,ep dhe inkurajon ndaj nxënësve të vet.   

 

Në atmosferën e zhvillimit të mësimit arriti edhe  delegacioni i  qeverisë z.Ibrahim Makollit me Burim Krasniqi këshilltar  i ministrit, Ardita  Kika,  shefe e kabinetit në Ministrinë e Diasporës , Mustafë Xhemajli,  drejtor për  politikën e mërgatës, si dhe zëvendës konsulli i  Konsullatës se Kosovës në Shtutgard, zoti Ymer Lladrovci. Ishte një privilegj i veçantë për  këtë delegacion,   qe po nderojnë sot  Qytetin e Shtutgardit , një qytet që la gjurmët e historisë për  lëvizjen kombëtarë    çlirimit  nga armiku  qe si viktime e politikes sllave ranë   vëllezërit Gërvalla , dhe  mund të quhet  një qytet  i heronjve tanë , ajo  periudhë  do të jetë e shkruar  me shkronja të arta, qe i dhanë  një  petk të një vatre  si qytet, qe me qindra herë u skuq me demonstrata  antijugosllave .

 

Nga atëherë Shtutgardi mbeti një qendër e organizimit  e veprimtarisë kombëtare,  qe  edhe  ndjekja e mësimit   në gjuhen shqipe  konsiderohet  si vazhdimësi  e porosisë dhe amanetit të  këtyre   heronjve  të kombit  të "Vëllezërve Gervalla" , Kadri Zekës  dhe Salih Çekut. Nuk është pak  për këtë qytet qe nga gjiri i vet i dha katër heronjtë, katër luftëtar qe do të mbesin të pa vdekshëm, brez pas brezi. Ishte një privilegj për ne qe ishim aty,  nga se  ishim  pikërisht në  qytetin  e Shtutgardit në Bad-Canstad  në qytetin e varreve të martirëve tanë qe ishin udhërrëfyes  të frymëzimit  kombëtar. Këto rrugë pran kësaj lagje   dhe kësaj shkolle ishin   përmbushur çdo vit me qindra e mijëra qytetar emigrant shqiptar,  qe ju bënin  nderimet përkujtuese  nga e gjithë Evropa për çdo vit këtyre martirëve!.  Liria e popullit, gjithnjë është identifikuar e do të identifikohet me emrin e dëshmorëve të rënë në mbrojtje të jetëve e të idealeve kombëtare dhe Shqipërinë...Ky qytet  sot konsiderohet nder qytetet ma me influencë në ekonomi qe mund të konsiderohet dhe të garoj  me disa  shtete në  Ballkan. Mu në këtë lagje për herën e parë  e pa dritën  Mercedesi një gjigant i prodhimit botëror   etj.

Zonja Miradije Gashi i përshëndeti te pranishmit dhe  i nderoj  me një  mirëseardhje    dhe foli për rëndësinë e shkollës shqipe, por edhe për përkujtimin e  demonstratave të vitit 1981 ku theksoj se;"Lufta për gjuhën dhe shkollën shqipe, përfaqëson faqet më të ndritura, por edhe më përgjakura të historisë sonë  kombëtare".  Pastaj vazhdoj duke theksuar  , se demonstratat dhe revoltat e vitit 1981 ishin vazhdimësi e Rilindjes Kombëtare, ku qëllimi i tyre ishte çlirimi dhe pavarësia e popullit shqiptar si tërësi, dhe ruajtja e pasurisë nëntokësore, resurset minerale e energjetike etj. Politika famëkeqe e kohës, me shpejtësi filloi hartimin e projekteve për t’iu kundërvënë rezistencës shqiptare, dhe sipas një skenari të përgatitur, protestat studentore dhe mbarëpopullore,  duke filluar nga politikanët serbe dhe ata  shqiptarë të Lidhjes Komuniste i gjykuan i ndëshkuan dhe i dënuan si kundërrevolucionare ,nacionaliste,irredentiste dhe antijugosllave  u shpreh nder të tjera zonja Miradije Gashi...

 Ministri Ibrahim Makolli po ashtu është pritur edhe nga një numër i madh i mësimdhënësve shqiptarë të mësimit plotësues në vendin e Baden Wutternbergut, ku është biseduar për punën që bëhet këtu, si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët në emigracion. Andaj edhe ne këtë  tubim falënderoj zonjën Gashi,  po edhe  të pranishmit   duke  e arsyetuar Ramë Bujën se ka qene i obliguar të udhëtoj në  Kosovë,  për këtë shkak edhe mungon  në mesin tonë, sot nga e cila u vërejt një pakënaqësi të zonja Miradije Gashi për shkak te mungesës se Ramë Bujës .

 

Ministri Ibrahim Makolli ka falënderuar të gjithë mërgatën për kontributin e tyre që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, por edhe në punën e tyre vullnetare, për mbajtjen gjallë të mësimit shqip në Gjermani nga artdashësit shqiptar e sidomos mësuesit  . Për më tepër, ministri ka apeluar të gjithë prindërit shqiptarë që të inkurajojnë fëmijët e tyre për të vijuar mësimin plotësues ku ju solli një numër  simbolik librash për bibliotekën e shkollës  enkas për fëmijët shqiptar.

 

Ai ma tutje theksoi se kemi hapur një portofol elektronike për  faqen e internetit. Ai falënderoj popullin mik gjerman , qe strehoj një numër te madh shqiptarësh me çka ishte  edhe në krahun tonë të luftës se drejtë. Ai tha se historia e jone lidhet ngushtë me popullin mik gjerman. Fjalën e pati edhe Ymer Lladrovci qe ju shprehi mirëseardhje të pranishmeve po edhe  u prononcua ne mbarëvajtjen e shkollës shqipe.Pastaj drejtori i shkollë "Jahn Real Schule "gjermane Führinger  Carter  i nderoj  të gjithë të pranishmit  ,në shenjë nderimi shpërndau disa dhurata  pedagoges  Miradije Gashit për punën e bërë, po edhe delegacionit të Kosovës dhe përfaqësuesve te mediave, Pastaj si recitues  te disa vjershave ishin nxënësit, Sara Vuçiterna, Shkëlqesa Gashi,  Edon dhe Fationa   Mustafa  ,kjo e fundit  këndoj një këngë në gjuhen angleze.

 

U ndamë nga  kjo orë e mësimit qe la mbresa shumë te mëdha tek mysafiret, tek prindërit, dhe nxënësitpor edhe te zyrtarët e Kosovës  qe në të ardhmen të jenë si shembull i bashkimit te  të gjitha forcave  organizative  në BW, po edhe ma gjerë, qe mësuesit  të nderohen  dhe inkurajohen për sakrificën dhe punën e shenjtë  qe janë duke e bërë në Shtutgard, me rrethinë me qellim qe te nxitet edhe ma  përfshirja e nxënësve   në mësimin  plotësues në gjuhën shqipe , të krijohet uniteti në mes të mësuesve  përkundër  vështirësive  qe përballen ,me qellim qe në të ardhmen të jenë shembull për rajonin.   Mësuesit  ta përforcojnë   bashkëpunimin dhe organizimin e artit kulture dhe  gjuhës shqipe. Vlerat qe kanë mësuesit në   Shtutgard , Gjermani  ,Evropë dhe ma gjerë  tu shpërblehet mundi dhe  .  djersa qe po e japin këta mësues  për interesin e fëmijëve tanë  me synim të   vetëdijesimit  për një të ardhme ma të mire, ma progresive    për ruajtjen e identitetit  shqiptar!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora