E enjte, 18.04.2024, 02:10 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: Kur do u themi edhe aburigjinve të Zelandës vëllazen?!

E hene, 23.04.2012, 06:47 PM


KUR DO U THEMI EDHE ABURIGJINVE TË ZELANDËS VËLLAZEN ?!

Nga Selim M. Nengurra

Njeriu shqiptar, në kohen që po jetojmë, asht aq i çuditshem sa me sjelljet e tij asht ba si palaço. Tue mendue se po thotë diçka, ai nuk thotë asgja.

Mendon se asht i ultë dhe me zell perpiqet të barazpeshohet me secilin dhe njanin e thërret vëlla, tjetrin e thërret koleg, ndërsa politikajt tanë, me euforinë e tyne dhe garen per t’u hy në prapanica të tjerëve, edhe anmikut shekullor, janë ba aq të padurueshem, sa na tmerruen me vëllaznit e shumtë të popullit shqiptar.

Kur po nëgjoj Hashim Thaqin se si i thotë vëlla kryeanmikut të shqiptarëve të fillim shekullit 21, pushtetarit turk Rexhep Taip Erdogan, apo tjetrit Abdullah Gul, apo edhe ideologut të perhapjes së otomanizmit islamik në Europë, Ahmed Davudoglu, po them: A thue asht kjo e vërtetë, se i paskem vëllazen, dhe nese po, a thue a ka mundësi që gjyshi, apo stergjyshi im të kenë perzi tirqit shqiptar me ndonji hanem me shallvare turke në ato kohna dhe ndoshta edhe unë kam ndonji lidhje gjaku me pushtuesit 5-shekullorë?!

Shkon Sali Berisha dhe edhe ai na tregon se i paskemi vëllazen turqit e Anadollit. Por ky besa vëllazen po i quen edhe shumë popuj të tjerë të racave të tjera, edhe anmiqet shekullorë serbë, malazezë, boshnjakë, maqedonë e grekë.

Kam lindë në fshat multietnik ku kishte diku 300 pjestarë serbë, malazezë e magjupë (nga gjithsej 1200 banorë). Aty u rrita dhe pastaj rininë e bana në Lubjanë të Sllovenisë me serbë, sllovenë, boshnjakë, malazezë, kroatë e maqedonë dhe kurrë asnji nga këta nuk më ka thirrë vëlla. Perkundrazi, më kanë thirrë: SHIPAC, SHIFTAR, BJELLOGALVAC, VATERPOLLISTA, BALLKANSKO GJUBRE, BALLKANSKI CIGAN etj, etj., forma denigruese e nençmuese. Tanë jeten, sikur i tanë populli im shqiptar, u desht të mbrohem e të kacafytem per ta mbrojtë dinjitetin, identitetin dhe rranjet e mia të shejta ILIRO-DARDANE.

Jo gjithmonë burgosjet e shqiptarëve ishin pse ata dilnin haptas kunder pushtetit dhe okupimit jugosllav, por ishin pikërisht pse provokoheshin keq dhe vinte deri të kacafytja e kjo sillte arrestime, burgosje e torturime të tmerrshme e shpesh edhe vrasje në tortura.

Prandaj protestoj me aq sa kam mundësi dhe kerkoj nga të gjithë këta bythlëpisa, që me voten e popullit moren pushtetin e tash po pallin si gomarat gjithandej foltoreve të sallave e kancelarive vendore e botnore, që njihere e pergjithmonë të nderpresin gjuetinë per t’i kerkue vëllaznit tanë. Nuk i kemi pasë neve të paret kodosha, që të na bajnë nga nji vëlla gjithadej botës, se po t’ishin të tillë, na do ishim ma të mirë e jo kaq të mjerë çfarë jemi.

Lexon njeriu nji shkrim dhe sheh se posë politikajve ka edhe të ashtuqujtun intelektualë e krijues, që në emen të nji vullneti per ta shprehë dashamirsinë per secilin, na i afrojnë e na i bajnë vëllazen edhe boshnjaket e Bosnjes. Njifarë krijuesi, historiani dhe shkrimtari, para disa viteve, në RILINDJE (edicioni i botimit të saj në Zvicërr) pat shkrue nji shkrim me titullin; "A DO GDHIHEN BOSHNJAKET POPULL MITIK", ku me njimijë argument, pa asnji bazë shkencore, na i ban boshnjaket popull vëlla me origjinë ilire.

Para disa ditëve, nji tjeter krijues na ban nji shkrim të gjatë e perplot me fotografi të figurave të politikanëve e shkrimtarëve rumunë e shqiptarë, ku kishte dalë me tezen se shqiptaret qenkan vëllazen edhe me rumunët.

Para pak çastesh, në edicionin e lajmeve të ores 23.00 në RTK, perfaqësuesja e qeverisë rumune, zonja OANA POPESCU, deklaron se Rumunia dhe rumunet nuk pranojnë mvetsinë e Dardanisë ( Kosovës ) per shkakun e afersisë fisnore e miqësore me serbët dhe Serbinë.

Hajt tash, ec e hesht njeriu e mos hapë fesat me njerzit që pa asnji arsye dhe pa asnji nevojë per ne shqiptaret, po na bajnë vëlla me dreqin e të birin.

Po ju perkujtoj të gjithë atyne që po na servojnë vëllazni të tilla se në GADISHULLIN ILIRIK shqiptari ka lind edhe para SHEJTANIT,  dhe se mbasi ate ( SHQIPTARIN ) e sulmojnë pushtuesit barbarë sllavë e turq osmanli, ky u terhoq gjithandej drejt perendimit, dhe sot nga ta janë shtete e popuj europian dhe me këta PO, ka mundësi të kemi lidhje gjaku, lidhje gjenetike, prandaj i thirrni këta VËLLAZEN e leni majmunllaqet e tueja tue i thirrë vëlla shkaut, rumunit, turkut, arabit e afganit.

Unë jetoj në Norvegji që nga viti 1990, aspak nuk i tham vetit dhe nuk pretendoj të jem farë studjuesi apo eksperti. Mirëpo, ashtu me nji perpjekje timen të thjeshtë, unë deri sot kan gjetë mbi 1800 fjalë që fliten, shkruhen dhe kanë të njejtin kuptim si në shqipe, ashtu edhe në norvegjishte . Ja disa nga to: DERË-DØR, GROPË-GROP, LEHTË-LEHT, DALJE- DAL etj, etj.

Prandaj, ju që po i thirrni vëllazen të tjeret, edhe anmiqet tanë tradicionalë e shekullorë, nese nuk ju mjaftojnë vëllaznit e vërtetë  dhe të gjakut, të cilit i merrni shpirtin per asgja, të cilin e shani, e plaçkitni, e dhunoni, e spiunoni, e shkatrroni pamëshirshem, po deshet të tjerë vëllazen, thirrni vëlla ANGLEZIT, SKANDINAVIT, GJERMANIT, BASKUT, SKOCEZIT, IRALNDEZIT, FRANCEZIT E ITALIANIT e mos na i pergojoni gjyshnit per së vdekuni, se ata nuk kanë pasë kohë të na prodhojnë vëllazen në Anadol, as në meset e popujve slave, sepse ata kanë ba lufta çlirimtare per të gëzue na lirinë.

Ju shkrova kështu, se besojë që jeni shqiptarë, ama ka edhe mundësi tjeter, që ju të jeni produkt i të kundertës. Te jeni fidane të mbjelljes turko anadollake, rumune apo sllavo karpatiane.

Nese kjo e dyta asht e saktë, ju me të drejtë po i thirrkit vëlla Erdogan barbarit turk.

Pushoni, he u mallkoftë ZOTI! Nji ditë do na i bani edhe ABORIGJENET E ZELANDËS vëllazen.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora