E enjte, 28.03.2024, 02:23 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Halim Purellku: Kolonizimi i shtetasve grek në trevat lindore pas luftës së dytë botërore

E hene, 23.04.2012, 05:26 PM


KOLONIZIMI I SHTETASVE GREK NË TREVAT LINDORE SHQIPTARE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Nga Halim PURELLKU

Aksioni i ngulitjes (kolonizimit) të qytetarëve grek në Jugosllavi dhe në këtë kuadër edhe në Republikën Popullore/Republikën Socialiste të Maqedonisë, do të thotë edhe në Trevat Lindore shqiptare[1], ka filluar nga prilli i vitit 1948 me strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të evakuuar, siç thuhej për shkaqe humanitare, nga zonat e luftës dhe për rreth tyre në Greqinë veriore (kryesisht nga Maqedonia dhe Thrakia). Kështu, vetëm gjatë muajve prill dhe maj të vitit 1948 në vise të ndryshme të RP të Maqedonisë, të RP Serbisë dhe të RP të Sllovenisë qenë vendosur rreth 12.000 fëmijë, Ndërkaq, pas përfundimit të luftës qytetare në Greqi në vitin 1949, disa dhjetëra mija qytetar grek, numri i të cilëve sipas disa burimeve sillej rreth 60.000 kurse sipas disa të tjerave mbi 100.000 veta, u evakuuan nga shteti i tyre dhe u vendosën me statusin e  “emigrantëve politik nga Greqia” në shtetet e Bllokut komunist (Jugosllavi, BRSS, Rumani, Poloni, Hungari, Çekosllovaki). Numri i “emigrantëve politik nga Greqia” të cilët u vendosën asokohe në Jugosllavi aktualisht për mua është i pa njohur. Por, pas vitit 1956, kur dhe ndërruan rrethanat politike në Bllokun komunist, filloi aksioni i rinj i ngulitjes masive të “emigrantëve politik nga Greqia” nga shtetet e Bllokut komunist në Jugosllavi, përkatësisht në RP/RS të Maqedonisë, i cili aksion do të vazhdon deri në fund të viteve tetëdhjeta të shek. XX.[2]

Aksioni i ngulitjes (kolonizimit) qoftë të fëmijëve apo të “emigrantëve politik nga Greqia” në RP/S të Maqedonisë, gjatë gjithë kohës organizohej dhe drejtohej nga organet më të larta partiake e shtetërore të RFP/RFS të Jugosllavisë dhe të RP/S të Maqedonisë, kurse në zbatimin e suksesshëm të operacionit në mënyrë aktive ishin angazhuar edhe faktorë të tjerë në veçanti pushteti vendor. Ndërkaq, pranë Qeverisë/Këshillit Ekzekutiv  të RP/RS të Maqedonisë qenë formuar dy trupa të veçantë operativ, dhe atë: “Byroja për Dokumentacionin” dhe “Këshilli për çështje të emigrantëve (kolonistëve)” apo “Sovet za iseleniçki prashanja”. Nëpërmjet të këtyre trupave planifikohej dhe zbatohej politika e kolonizimit.[3]

Kështu, në Jugosllavi, në këtë kuadër dhe në RP/RS të Maqedonisë, aksioni i kolonizimit të qytetarëve grek në RP/RS të Maqedonisë, përkatësisht dhe në Trevat Lindore shqiptare ishte politikë shtetërore. Në këtë kuadër, ky aksion nga ana e pushtetit në RP/S të Maqedonisë konsiderohej “detyrë madhore kombëtare” që duhej të kryhet në mënyrë të vendosur, të shpejtë dhe të plotë, sepse në momentin e dhënë prodhonte efekte politike pozitive.[4]

Meqë kolonizimi i qytetarëve grek ishte një çështje e pranishme në vazhdimësi në politikën dhe në praktikën e organeve partiake e shtetërore republikane, të gjitha vendimet lidhur me këtë çështje organet në parim i merrnin gjithmonë nga pozita e respektimit të interesit objektiv dhe të vullnetit për kolonizim, duke u marr në konsideratë aspektet e veçanta që kishin të bënin me qëllimet e një politike të këtillë.[5] Mirëpo, vendimet e marra në RP/RS të Maqedonisë rreth procesit të kolonizimit aprovoheshin nga Qeveria/Këshilli Ekzekutiv federativ, ndaj dhe ndryshimi i vendimeve duhej verifikuar nga kjo qeveri.[6]

Qeveria/Këshilli Ekzekutiv i RP/RS të Maqedonisë dhe pushteti vendor, ishin nga faktorët kompetent më të angazhuar në planifikimin dhe sigurimin e mjeteve financiare, planifikimin e përmasave të aksionit, si dhe  në përcaktimin e dinamikës së aksionit. Në këtë kuadër, këta organe merreshin me mbulimin e shpenzimeve të transportit, të qendrave të vendosjes-ambientimit, ndërtimit të banesave, si dhe me punësimin, ndihmat sociale, sigurimin shëndetësor, mbulimin e shpenzimeve të strehimit (ambientimit), dhënia e ndihmave të përhershme materiale,  dhënia e bursave studentëve dhe nxënësve etj. [7]

Kolonizimi i qytetarëve grek bëhej në mënyrë të organizuar dhe me plan. Qe përcaktuar kuota vjetore e kolonistëve të rinj që sillej nga 500 deri në 600 veta për çdo vit, por numri faktik i kolonistëve të vendosur varej nga mundësitë financiare të shtetit dhe të nevojave tjera. Mirëpo, një dinamikë e këtillë e planifikuar përplasej me më shumë probleme të natyrës materiale,[8] ndaj dhe numri i kolonistëve të pranuar ishte më i vogël nga ai i të planifikuarve. Meqë politika e shpërngulja sipas kuotave vjetore të planifikuara nuk po realizohej tërësisht, Këshilli Ekzekutiv i RS të Maqedonisë dhe Komiteti Ekzekutiv i KQ të LKM, në vitin 1967 sollën vendime të reja, dhe atë: Të hiqen kuotat dhe të mos kufizohet numri i kolonistëve, por të sigurohen kushtet për shpërnguljen, në radhë të parë të sigurohen paraprakisht banesat dhe punësimi për çdo person, me qëllim që në mënyrë më adekuate të shtohej numri i kolonistëve.[9]

Në vitin 1973 Këshilli Ekzekutiv/Qeveria e RSM vendosi që aksioni i kolonizimit të përfundon brenda një afati kohor sa më të shkurtër. Qe planifikuar që përfundimi i aksionit të zhvillohet në dy faza: Faza e parë do të zgjaste gjatë viteve 1974/75 dhe për çdo vjet  do të vendoseshin nga 200 familje, kurse faza e dytë do të zgjaste gjatë viteve 1976-1983 dhe për çdo vjet do të vendoseshin nga 400 familje. Ky mobilizim i ri i qeverisë  i dha një impuls të rinj aksionit, gjithsesi dhe efektet ishin solide dhe që në vitin 1974 numri i familjeve (234) dhe i personave (765) kolonistë qe dyfishuar në krahasim me vitin paraprak.[10]

Në vazhdim, mbi bazë të disa të dhënave dokumentare jo të mjaftueshme, do të ndjekim dinamikën e ngulitjes-kolonizimit të qytetarëve grek në RP/S të Maqedonisë nga viti 1956 e deri në vitin 1990. Ky aksion, kryesisht është zhvilluar në dy faza. Faza e parë përfshin periudhën midis viteve 1956-1964, dhe karakterizohej kryesisht me bashkimin e familjeve të ndara. Kurse faza e dytë ka vazhduar nga viti 1964/65 e deri në fund të viteve tetëdhjeta të shek. XX.

Gjatë të dyja këtyre fazave, do të nguliten në RS të Maqedonisë një kontingjent i madh i “emigrantëve politik nga Greqia”, të cilët tani emigronin këtu nga shtetet e Bllokut komunist,[11] por aktualisht nuk disponoj me të dhëna të plota mbi numrin e përgjithshëm të tyre. Megjithatë, me këtë rast do të prezantoj disa të dhëna statistikore, për të kontribuar sadopak në zbardhjen e kësaj problematike. Kështu, sipas të dhënave statistikore të KEPPE (Komiteti Qendror i Emigrantëve Politik nga Greqia), deri në vitin 1965 në R e Maqedonisë qenë ngulitur gjithsej rreth 45-50.000 qytetarë grek; fëmijë dhe “emigrant politik”.[12] Aksioni i ngulitjes-kolonizimit të “emigrantëve politik nga Greqia” në Jugosllavi qe masivizuar sidomos gjatë viteve 1961-1967.[13] Sipas një statistike të hartuar nga “Këshilli për çështje të kolonistëve”, të vitit 1974,  deri në vitin 1967 në RP/RS të Maqedonisë ishin vendosur 10.188 familje me 34.915 persona kolonistë nga Greqia. Kurse, në periudhën gjatë viteve 1968-1974 qenë vendosur këtu gjithsej 932 familje me 3224 anëtarë, që do të thotë se deri në vitin 1974 në këtë republikë qenë vendosur gjithsej 11.120 familje me 38.139 veta.[14] Ndërkaq, sipas të dhënave dokumentare indirekte në harkun kohor të viteve 1976-1983, qenë vendosur rreth 1500 familje, me gjithsej rreth 6000 veta.[15] Nga të dhënat e prezantuara, mund të vlerësojmë se nga vitet e pas Luftës II e deri në fillim të viteve tetëdhjeta të shek. XX, në Republikën e Maqedonisë qenë kolonizuar mbi 12.620 familje, me gjithsej mbi 44.136 veta.

Nga të dhënat dokumentare, konstatojmë se rreth gjysma e kolonistëve nga Greqia qenë vendosur në Shkup, kurse gjysma tjetër u vendosën kryesisht në Manastir, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Dibër.[16]

Njëri nga kushtet kryesore që përcaktonte dinamikën e kolonizimit ishte ndërtimi dhe blerja e banesave në Shkup dhe në brendi të vendit. Nga ana e shtetit ishin ndërtuar apo ishin blerë një numër i madh banesash në Shkup dhe në brendi të vendit, e që numri i përgjithshëm i tyre aktualisht është i pa njohur për mua. Si do qoftë nga këto pak të dhëna që kam në dispozicion, mund të vlerësojmë se numri i përgjithshëm i banesave që iu jepeshin kolonistëve për çdo vjet ishte mbi 200. Kështu, p.sh. në vitin 1968 vetëm në Shkup qenë blerë 153 banesa, kurse në brendi të vendi rreth 90 banesa. Për vendosjen e kolonistëve ndërtoheshin ndërtesa të veçanta (si p.sh. në Kërçovë). [17]

Për blerjen dhe ndërtimin e banesave të cilat iu ndaheshin kolonistëve, shteti shpenzoi shuma të mëdha të hollash. Në periudhën nga viti 1968 e deri në vitin 1974 për ndërtimin e banesave qenë shpenzuar gjithsej 49.000.000 dinarë të atëhershëm dhe, u ndërtuan 713 banesa me gjithsej 36.675 m2 kurse në ndërtim e sipër ishin edhe 297 banesa me 15.600 m2 gjithsej sipërfaqe. Sipërfaqja mesatare e për banesë ishte 52 m2.. Republika siguronte 60% kurse komunat siguron 40% të të hollave për ndërtimin e banesave, por për Shkupin ky proporcioni ishte më ndryshe dhe atë deri në vitin 1973 merrte pjesë me 90%, kurse që tani Shkupi me komunat e tij participonte me 40% të të hollave, ngjashëm si komunat tjera.[18]

Të gjithë emigrantët si fëmijët ashtu dhe të rriturit të “evakuuar” nga Greqia, në dokumentacionin zyrtarë fillimisht cilësoheshin greke; fëmijë grek, mërgatë politike greke etj. Më vonë nga ana e organeve partiake (komuniste) greke dhe organet përkatëse të disa shteteve të Kampit socialist, filloj të bëhej dallim mbi baza etnike në radhët e “emigracionit politik grek”.[19]

Gjithsesi aksioni i kolonizimit të disa dhjetëra mija qytetarëve grek në R e Maqedonisë nuk bëhej për motive humanitare apo për motive ekonomike, por bëhej për motive politike dhe etnike. Ashtu që organet qendrore partiake e shtetërore kompetente kishin përcaktuar si kriter bazë përkatësinë etnike “maqedonase”, gjatë procedurës së miratimit të kërkesave të aspirantëve për kolonizim në Jugosllavi/RP/S e Maqedonisë.[20] Me vetë faktin që numri më i madh i kolonistëve qenë vendosur në Shkup, pastaj në Manastir, Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë, vetvetiu flet për qëllimin e vërtet të këtij aksioni, e ai qëllimi ishte ndryshimi në mënyrë mekanike i strukturës së popullsisë në Trevat Lindore shqiptare.



[1]  .) Me termin Trevat Lindore shqiptare, nënkuptojmë trevat shqiptare në jug të maleve Sharr e Malit të Zi të Shkupit dhe  në lindje të maleve Sharr-Korab-Deshat-Jablanica, aktualisht nën Republikën e Maqedonisë.

[2]  .) ???? ????????, ????????? ?? ?????? ?? ??????? ?????????? ???? ?????? ??????, në: ??????????? „??. ????? ? ???????2-??????, ??????????? ??????? ?? ?????????? ?????, ?????????? ? ???????, ????????? ?? XLI ??????????? ??????? ?? ?????????? ?????, ?????????? ? ???????, (?????, 11. VIII28. VIII 2008), ??????, 2009, f. 21; ?-? ????? ????????, ?????, në: ??????? ????? ?? ????????? ??????????, ????????? ?? ????????? ??????-??????, ???????????? ??????? ?? ??????, ?????????, 1948-1975, 1, ?????, ??????, ????? ? ????????? ?-? ????? ????????, ??????, 2008, f. 19 dhe 29.

[3]  .) ??????? ????? ?? ????????? ?????????? (në vazhdim: ????), ??????,  ?. 427, ???. 140, ???. ??. 15, f. 232 dhe 238  (në vazhdim sipas këtij shembulli: ????, ??????,  427.140.15/232 dhe 238), ????????, ?? 64-?? ??????? ?? ????????? ?????? ?? ?? ??? ??????? ?? 20 ???????? 1964 ?????? ?? ??????; Po aty, 427.140.19/613, ????????, ?? III ????????? ??????? ?? ???????????????? ? ?? ?? ???, ??????? ?? 17 ????? 1967 ?????? ?? ??????; Po aty, Fondi 159 ( i pa përpunuar), Kut. nr. 337, ????? ?? ?????????? ??????? ?? ??, ???????? ???????, ?? ????? ?? ??????????? ?? ??????????? ?? ????????? ??? ?? ??????????, ??????, ???????? 1974 ???. f. 6.

[4]  .) Po aty,, Fondi 159 ( i pa përpunuar), Kut. nr. 337, f. 4, ????? ?? ?????????? ??????? ?? ??, ???????? ???????, ?? ????? ?? ??????????? ?? ??????????? ?? ????????? ??? ?? ??????????, ??????, ???????? 1974 ???; Po aty, 427.140.16, ??????????? ?? ??????????? ??????? ?? ??????? ?????????? ?? ?? ??????????, 1967, f. 499 ?. 

[5]  .) Po aty, 427.140.16/496-497, ??????????? ?? ??????????? ??????? ?? ??????? ?????????? ?? ?? ??????????, 1967 ?. 

[6]  .) Po aty, 427.140.16/499, ??????????? ?? ??????????? ??????? ?? ??????? ?????????? ?? ?? ??????????, 1967 ?. 

[7]  .) Po aty, 427.140.19/613,  ????????, ?? III ????????? ??????? ?? ???????????????? ? ?? ?? ???, ??????? ?? 17 ????? 1967 ?????? ?? ??????.

[8]  .) Po aty, 427.140.15/232 dhe 238-239, ????????, ?? 64-?? ??????? ?? ????????? ?????? ?? ?? ??? ??????? ?? 20 ???????? 1964 ?????? ?? ??????.

[9]  .) Po aty, 427.140.16/496-497, ??????????? ?? ??????????? ??????? ?? ??????? ?????????? ?? ?? ??????????, 1967 ?. 

[10]  .) Po aty, Fondi 159, Kut. nr. 337, f. 1 dhe 10-11, ????? ?? ?????????? ??????? ?? ??, ???????? ???????, ?? ????? ?? ??????????? ?? ??????????? ?? ????????? ??? ?? ??????????, ??????, ???????? 1974 ???.

[11]  .) Po aty,  427.140.16/496, ??????????? ?? ??????????? ??????? ?? ??????? ?????????? ?? ?? ??????????, 1967 ?.;  Po aty,  427.140.15/238, ????????, ?? 64-?? ??????? ?? ????????? ?????? ?? ?? ??? ??????? ?? 20 ???????? 1964 ?????? ?? ??????.

[12]  .) ????? ???????????, ???????????? ????????? ?????????? ?? ????????? ??? ?? ?????????? ?? ????????????????? ????? ?? ??????? ??????? ?????, ??????,  1989, f. 155.

[13]  .) ?-? ????? ????????, ?????..., f. 29.

[14]  .) Po aty, Fondi 159, Kut. nr. 337, ????? ?? ?????????? ??????? ?? ??, ???????? ???????, ?? ????? ?? ??????????? ?? ??????????? ?? ????????? ??? ?? ??????????,  ??????, ???????? 1974 ???.,. f. 3.

[15]  .)  Po aty, f. 1 dhe 10-11.

[16]  .) Po aty, Fondi 159, Kut. nr. 219, ????????????????? ??????? ?? ?????????? ???????? ?? ???????? ?? ??????? ?? 1971 ?????? ?? ??????????-??????? ?????????, 14.?1.1971 ?., ??????, f. 3,.

[17]  .) Po aty, Fondi 159, Kut. nr. 219, ????????????????? ??????? ?? ?????????? ???????? ?? ???????? ?? ??????? ?? 1971 ?????? ?? ??????????-??????? ?????????, 14.?1.1971 ?., ??????, f. 1, 3 dhe 4.

[18] .)  Po aty, Fondi 159, Kut. nr. 337, ????? ?? ?????????? ??????? ?? ??; ???????? ???????, ?? ????? ?? ??????????? ?? ??????????? ?? ????????? ??? ?? ??????????, ??????, ???????? 1974 ???, f. 8.

[19]  .) ???? ????????, ????????? ?? ?????? ?? ??????? ?????????? ???? ?????? ??????..., f. 21-22.

[20]  .) Po aty,  427.140.16/497-498, ??????????? ?? ??????????? ??????? ?? ??????? ?????????? ?? ?? ??????????, 1967 ?. 



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora