E premte, 29.03.2024, 07:37 AM (GMT)

Mendime

Selim Nengurra: Testament publik

E diele, 22.04.2012, 04:49 PM


TESTAMENT PUBLIK

Nga Selim M. Nengurra

Ka kohë që shof se popullit shqiptar i ka humb BUSOLLA dhepo shkon në theqafje. Ka kohë që shof se populli im i mjerëasht në gjendje amullije, sa ka sjellë vetveten para zhdukjes definitive nga faqja e tokës.

Shoh se sot , në kohën që po e jetojmë, nuk ka pothuej asnji familje ( këtu nuk i fus familjet shqiptare të besimit Katolik ) shqiptare që nuk ka probleme mbrenda per mbrenda saj. Vëllaj del kunder vëllajt, djali kundër babës, baba kunder djalit,

motrat e nanat janë paksa ma të matuna dhe së paku paraqiten si neutrale si spektatore pa u ba pjesë direkte dhe aktive e konflikteve të perditëshme familjare, konflikte pa asnji shkak, janë thjeshtë nji KOB,  që do të na zhdukë dhe zhdukjen tonë po e pershpejton virusi afroaziatik, që po quhet tash e që nga viti 622 ISLAMIZMI, "FEJA" e kureshiut arab Muhamed.

Jemi deshmitarë se si sot në nji familje shqiptaresh nji antar asht shqiptar, tjetri asht shqiptar me besim moderat në islam, i treti asht vahabi, i katerti asht kunder krejt kësaj dhe i pesti e kështu me radhë janë spektatorë, që heshtin dhe presin epilogun e perlamjeve mbrenda familjare me ankth.

Unë me vite të tana nuk kam marr pjesë në varrimet tona të ndonji shqiptari sepse isha në Norvegji. Ma pare, kur isha në vendlindje, në varrime dhe në ritualet e ngushllimeve zakonisht shkonte Baba, kështu që unë asnjiherë nuk isha pjestar i nji rituali të tillë, per t’i pa dobsitë dhe per ta pa mjerimin e primitivizmin barbar që bajnë shqiptarët e besimit islam me të vdekunin, me familjarin e vet. Dhe krejt kjo sepse ashtu paska thanë hoxha e ky hoxha pastaj spjegon se ashtu paska pasë thanë pejgameri ( per bindjen time, krimineli e pedofili ) Muhamed, se ashtu shkruen në këtë e atë ajet, në atë e këtë faqe të kuranit etj, etj.

Në shtator 2004  më vdiq vëllaj ma i vogli në moshen 38 vjeçare. Ai vdiq në ora 01.00 mbasmesnate në spitalin e mushknive në Pejë. Meqenëse Ai atje jetonte i vetmuem, sepse vëllaj tjeter me familje dhe nana ishin në Gjermani e unë e motra me familjet tona në Norvegji, dhe askend tjeter nuk kishim atje nga familja e afert, por kishim kusheri, ata shkojnë dhe e marrin kufomen nga spitali me panik, sepse donin t’ua grabisin mjekëve për mos me e ba autopsinë. Mentalitet ky primitiv, mentalitet ky islamik, mentalitet ky banal dhe veprim barbar me kufomen.

Po a nuk asht ma mirë të bahet autopsia dhe të dihet saktë cili ishte shkaku i vdekjes apo të bahemi euforikë dhe me bindjen islamike, shko si të çmendun në dhomat mortore në spitale e me dhunë nxirri kufomat nga aty?!

Deshroj këtu t’u kerkoj falje kusherijve, sepse sado që po i permend, unë ata nuk i sulmoj me këtë shkrim, sepse ata kanë veprue ashtu si asht "TRADITA" atje dhe unë si gjithmonë i falemnderoj per angazhimin dhe mundin që kanë ba me atë rast dhe u jam mirënjohës.

Unë  me këtë shkrim vetem përpunoj idenë se fatëkeqësisht na si popull po jetojmë në vitin 2012 e po veprojmë si në vitin 622. Pra po numrojmë në vend dhe jemi këthye mbrapa per 1400 vjet.

Dhe ata ( kusherijet), me kufomen e vëllajt tim Qazimit, vijnë në shtëpi të njenit nga ta, simbas marrveshjes mes tyne, dhe aty pergadisin së pari kufomen e pastaj fillojnë punët per varrimin e kufomes sa ma shpejt, se muslimani duhet me u varrosë sa ma parë mbasi ndrron jetë.

Unë po pershkruej rastin tim familjar dhe di se ky rast asht i të gjithë shqiptarëve, sepse nuk ka ditë që familjet shqiptare mos të ballafaqohen me raste të tilla.

Vëllaj Qazimi ka jetue me vite në Gjermani në familjen e vëllajt tjeter, Brahimit, dhe merrjeni me mend, Brahimi nuk e arrin kufomen pa u varrosë per dy orë kohë. Pra ai mbrrin atje dy orë mbasi vëllaj varroset.

Dhe kur kjo ndodhë me nji mergimtar që jeton në Gjermani, nga ku ka nga disa here në ditë pothuej nga të gjitha qytetet e mëdhaja të saj aeroplan per në Prishtinë, si ka mundësi të arrin varrimin per t’i dhanë lamtumiren e fundit mergimtari në Norvegji, nga ku nuk ka lidhje direkte të aeroplanave fare me Prishtinën?! Si ka mundësi të arrijë shqiptari nga Amerika, nga Kanadaja, nga Australia e nga Zelanda e Re?!

Unë pata mbërri të nesërmen, ditën e parë të ritit të ngushllimeve. Pothuej ishte hera e parë dhe qesh tmerrue me ato zakone, me mënyrat se si rrihej në odë, se si pershendeteshin njerzit me njani tjetrin, se si zhvillohej muhabeti dhe cilat ishin temat që pergojoheshin aty. Primitivizem fund e krye, por kusherini jonë ma i vjetri që e kemi, Haxhiu ( arsimtar mbi 4 dekada), më luti të heshtja, se asht e pamja e imja dhe jam ma i madhi në familjen të hisës së babë Mustafës, prandaj nuk ban asesi me folë. Unë vetem duhet me i falenderue ata që vijnë per ngushllime dhe me i percjell ata me respekt. Vendosa t’i percjell dhe të heshti. Heshta, ama mora mësim të mirë. Pash sa të mjerë jemi dhe sa primitivë jemi. Shpirti më therte nga dhimbjet.

Në gusht 2010 më vdiq Nana . Tash reagova me kambngulje dhe i kercnova të gjithë se nese e varrosin pa ardhë unë, do e nxjerr kufomen nga varri dhe ata do bahen perjetë anmiqet e mi. Unë arrita dhe i bana nanës percjelljen e fundit, por jo në mënyrë dinjitoze, jo ashtu si do dëshroja unë. Ishin adetet arabo-turke primitive të vjetra 1400 vite, që ma prishen atë ditë, që do doja ta bajë të bukur per nanen time, e cila nji jetë ( 77 vite) ka vuejt pa pasë asnji rast me u gëzue. Unë do doja që nanen ta percjell në shtepinë e fundit me lule e me heshtje , do doja t’i lexoja te varri vargjet që ja kushtova rruges per në varrimin e saj në naltësinë 15.000 metra në aeroplan, diku mbi shtetet e Europës. Unë nuk do doja të vinte hoxhë muslimani aty dhe të më pyesë se si asht quejtë Nana e të vdekunës gjyshja ime ZOJA e cila ka vdek në moshen 25 vjeçare tue e lanë nanën time jetime veten 6 vjeçe fëmijë. Pra hoxhë muslimani donte ta mësonte emnin e gjyshes time per t’ia thirrë talkinin arabisht nanës time . Talkini, sipas ligjeve kuranore, duhet të thirret në emnin e nanës, sepse ajo e ka lind njeriun, ama kurr nuk duhet me i besue asaj se burri i saj asht edhe baba i fëmisë. Pra, gjithmonë me ligj kuranor, Nana asht rrospije që nuk duhet me i besue dhe kjo perkujtohet në diten e vdekjes së femisë të saj. Nuk u permbajta, ia plasa vajit, se m’u dhims Gjyshja ime ZOJA, të cilen unë kurr nuk e kam pa dhe per të cilen ka qa Nana ime tanë jeten dhe që tash pikrisht kjo, Nana ime, vajza e Zojes, të bahet shkak diten e varrimit të saj me 6 gusht 2010 që tash pas 71 vjetëve të vdekjes së saj, nji torollak islamik me çallmen e imamit në krye të shpreh publikisht mosbesimin në asht Nana ime Zyhra vajza e Mushak Kuklecit, por ta pohojë publikisht me fjalor arabisht se ajo ishte vajza e Zojë Blakaj.

Qava me za dënese, aq shumë sa të gjithë të pranishmit më shikuen e shumica edhe erdhen e më perqafuen tue më ngushllue. Ata nuk e dinin se dhimbja se si po e varrosi Nanën per mue, per botkuptimet e mia, per bindjet e mia ishin ma të mëdhaja se vet Nana që po i hidhja dhe ftyres per mos ta pasë as per mos ta pa ma kurrë.

Për fat në fshatin tim e kishin ndërpre ritin e ngushllimeve dhe unë mezi prita me ikë nga ai dhé, nga ai vend per të cilin flijova tanë jeten. Me aeroplanin e parë erdha në Norvegji në shtëpinë time.

Nga kjo ngjarje deri diten e djeshme 21.04.2012 nuk pata rastin të shoh ritet primitive të popullit tim per morte.

Dje me miqet e mi z. Hysen Berisha dhe z. Gjergj Kabashi ishim per të shprehë ngushllime te nji familje miqesh që i kemi në nji qytet në Norvegji. Na patem ba dert të rrim tanë diten aty dhe ta ndanim së bashku dhimbjen me familjaret që kishin mortin. Ishte tmerr, ishte mundim të qendroje aty dhe na, sado që e shtym ikjen per disa orë, megjithate ikem, sepse gjithçka flitej aty, gjithçka veprohej aty ishte primitive. Asnji njeri nuk të pershendeste SHQIP, asnji njeri nuk te kthente pershendetjen shqip. Merrhaba dhe selamalejkum ishin standarde mes atyne mjeranëve.

Nja dy të tjerë që erdhen , njeni me nji mjekerr asi të stilit vahabi dhe nji tjeter që zdeshte dhambet tanë kohen dhe dukej i mirë në pamje dhe gazmor, nuk ndenjen pa u zbulue dhe ai mjekrroshi na pat qa kryet me nasihatet e tij per kuranin, per islamin, per allahun e pejgamer arabin Muhamed. Ky tjetri, që dukej i hareshem, pas nderhymjes time në nji rast kunder atij mjekrroshit, desh doli meqe dhe e zbuloi mbrendin e vet të shpirtziut,  shpirtshitunit dhe filloi me më mbajtë leksion per fetë. Pashë se ishte ma mirë me ikë nga ajo atmosferë. Pashë se aty ishin dy shqiptarë që kishin ardhë nga Dramen per të ngushllue, pothuej të vetmit që kishin shpirt shqiptar dhe flisnin shqip. Të tjeret, ata që flisnin, ishin shqipfolësa me shpirt beduin arab. Nuk di ata që nuk flisnin se cilet ishin e çka mendonin, prandaj kjo që them këtu nuk vlen per ta.

Dhe nga dita e djeshme unë vendosa ta baj publik Testamentin tim per diten time te fundit në këtë jetë.

TESTAMENT PER DITEN E FUNDIT TIMEN NË KËTË JETË

1. DITEN QË DO TE VDES DUE TË VENDOSET KUFOMA IME NË NJI LOKAL TË POSAÇEM (SIMBAS MUNDËSIVE ) KU DO VIJNË FAMILJAR E MIQ PER TË MË DHANE PERSHENDETJEN E FUNDIT DHE NË ATË LOKAL DUE TË DEGJOHET NJI MUZIK E LEHTË KLASIKE.

E kerkoj këtë per faktin se nuk due të vendoset kufoma diku në ambientet e shtepive familjare e të vijnë aty gra me shamija dhe të ma perdhosin kufomen time.

2. DU QË TË MARRIN PJESË NË VARRIM VETEM ATA  QË NDJEJNË KEQARDHJE PER IKJEN TIME NGA KJO BOTË E JO TË VIJNË ATY NJEREZ ME BINDJET E TYNE PRIMITIVE ISLAMISTE .

Kërkoj të jetë kështu, sepse shoh se shqipfolsit shkojnë në varrime vetem per shkakun e obligimit apo sa per syrate ( lidhjet miqësore e farefisnore ) se shumë rrallë pse ndjejnë keqardhje e dhimbje. Unë me vite kam pa dhe tash kam bindjen se janë pikrisht të tillët që shemtojnë varrimin. Ata vijnë në varrim me rroba të ngyrave të dukshme, ecin në kortezh tue u zgerdhi e me cigare në gojë, fshijnë edhe hundët gjatë ecjes në kortezh, pështyjnë etj, etj.

3. NË VARRIMIN TIM NUK BAN TË JET PREZENT ASNJI KLERIK MUSLIMAN

Di unë me sigurinë e 1. milion perqind-shit se e kam pasë Nanen e ndershme dh se jam djali i Mustafës dhe i Zyhrës. Nuk due të vije imam torollaku e të shprehë dyshime per moralin e Nanës time.

4. KERKOJ QË MOS TË MBAHET ASNJI LLOJ RITI NGUSHLLIMESH MBAS VARROSJES TIME PERFUNDON GJITHÇKA ATY.

E them këtë per shkakun se nuk due të mbildhet injoranca dhe tue u zgerdhi e tue u perjargë të shfryjnë barkun me broçkullat dhe nasihatin islamik .

5. KERKOJ QË VARRI IM TË RREGULLOHET SIMBAS MODELIT VARR ILIR, DHE NË TE TË SHENOHET VETEM EMNI IM E MBIEMNI SI DHE EMNI I BABËS, VITI I LINDJES DHE I VDEKJES DHE NJI SHQIPONJË, SIMBOL I FLAMURIT TONË KOMBËTAR, SI DHE TË JETE NË NJI SKAJ NJI FOTO E IMJA NGA ATO QË DO I ZGJEDH FAMILJA IME DHE PASARDHËSIT E MI.

Shpresoj se pasardhësit e mi do respektojnë këtë TESTAMENT dhe ata do e kenë per jetë të jetëve bekimin tim, në të kunderten do i mallkoj nga thellësitë e varrit.

6.DUA TË MË VARROSIN MUNDSISHTË SA MA AFER BABË MUSTAFËS, APO NË ANEN E KUNDERT AFER NANË ZYHRËS.

La porosi pasardhësve që rregullisht të kujdesen per pastrimin e varrezave ta kositin barin aty dhe të ndezin qiri te varret tona sa here kan mundësi.

PS: Këtë Testament e kam shkrue ka vite, dhe shkak per ta ba publik janë mjerimet tona që i pash e perjetova në dy raste morti në familjen time kur humba vëllajn dhe Nanën siedhe ato primitivizma që pashë e po shoh në ritet e ngushllimeve që po bajnë shqiptaret.

Si nuk po kuptojnë mjeranet se ritet që ata po i mbajnë janë tipike turko-arabe?!



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora