E enjte, 28.03.2024, 10:47 AM (GMT)

Kulturë

Burhanedin Xhemaili: Dy tregime nga libri “Në fund të tunelit”

E diele, 22.04.2012, 03:58 PM


Burhanedin Xhemaili

Befasia e papritur

          Shokun Z. dhjetë vjet e brente një dyshim i rëndë, prandaj nuk besonte se do të gjejë punë, edhe pse i premtonin miqtë... Kur, pothuaj, i kishte humbur të gjitha shpresat‚ e kishin lajmëruar miqtë se ia kishin rregulluar çështjen e punësimit...!!

          Kur e mora lajmin për punësimin e shokut Z., vërtet u gëzova shumë‚ por gëzimi u shtua edhe më tepër kur kuptova për planin e tij gjenial që kishte vendosur të na shtrojë një drekë në qytetin turistik. Në qytetin e S. kisha dëshirë të shkoj, sepse sa herë që shkoja atje ndjeja kënaqësi dhe rehati të veçantë...!! Sidomos, kur uleshim me miqtë përreth lumit për të pirë kafe, më mbushte me energji pozitive peizazhi i bukur dhe flladi i këndshëm... Pastaj, kur shëtitnim rreth liqenit dhe, kur lu-ndronim me barkën e madhe nga qyteti O. për Shën Naum, ndjeja në vete një trazim shpirtëror... Sa më shpejt lundronim me barkën e madhe në largim, aq më pak dukej qyteti...!! Në atë moment emocional, m’u kujtua poeti i famshëm Bajroni, dhe kënga e tij përkushtuese Lamtumirë...

          Saherë që kam shkuar në atë qytet të bukur, më ka pushtuar ndjenja e lumturisë... Mirëpo, këtë herë, nuk u ndjeva ashtu...?? Kur arritëm atje‚ nuk di pse menjëherë më lindi një parandjenjë e pakëndshme...?! Me-gjithatë, nuk u tregova miqve, edhe pse me vështirësi e mbajta veten si të disponuar kur mendja më shkonte rrotull te kthimi nëpër rrugën e vështirë me kthesa të mëdha...!! Frika kishte zënë vendin e merituar në mendjen time, meqë ia shtruam birrave të ftohta përreth lumit...

          Ata deshtën të rrimë për darkë‚ por unë i kundërshtova meqë kisha dilema të turbullta, edhe pse krijuan një atmosferë të mirë festive...?! Pastaj vendosëm disi që të kthehemi në shtëpi, mirëpo vetëm sa dolëm nga qyteti piktoresk vërejtëm vetura të ndaluara në rrugë...?! Menduam se po e bënte punën e vet policia, por nuk doli ashtu meqë disa udhëtarë që ktheheshin për në S... na thanë se kishte ndeshje të rëndë komunikacioni... Disa minuta qëndruam në gjendje mërzie, pastaj pa pritur u kthye vetura jonë. ?Do të shkojmë në një restorant shumë të mirë... Atje bëjnë muzikë...?- tha shoku Z.

           Këtë herë nuk e kundërshtova‚ meqë nuk kisha rrugëdalje tjetër, edhe pse paragjykimi i mbrapsht më sillej në kokë dhe nuk më linte rehat. Dhe kur arritëm në parkingun e restorantit, menjëherë më ra në kokë ushtima e muzikës‚ por nuk e jepja veten edhe pse më vinte rëndë, dhe nuk dija se si do të hyj brenda‚ meqë e paramendoja këngëtaren dhe njerëzit që do të na i zgurdullonin sytë... Lokali i madh ishte përplot me njerëz, por kamerieri na e gjeti një tryezë të lirë në anën e djathtë, disa hapa larg orkestrës. Në atë afërsi më fort dëgjohej muzika, ndërsa këngëtarja ecte prej tavoline në tavolinë duke u buzëqeshur mysafirëve... Megjithatë, këngëtarja këndonte bukur dhe, më pëlqente zëri i saj, e në veçanti më pëlqenin këngët popullore që i këndonte me shpirtë të trazuar, por nuk më pëlqente sjellja e valltareve gjysmë lakuriqe që i pushtonin mysafirët e pasur...!? Ndër mysafirët e pasur ishte edhe i zgjedhuri i mbrëmjes, ministri me qëndrim joministror që vallëzonte me valltaret e pispi-llosura...!! Nuk arsyetohej shfrenimi i tij dhe pamja groteske, edhe pse ishte i dehur tapë... Shumë keq u binte në sy njerëzve, ish ministri i shkarkuar nga posti, për shkak të aferës...!! Të gjithë e shikonim me neveri ministrin trashaman që kishte shkopsitur pullat e këmishës, sikur të ishte në fshat duke ujitur arën me lakra‚ ndërsa kravatën e verdhë e mbante të lëshuar në qafë, sikur të ishte bollë e vrarë... Valltaret më tepër silleshin rreth tryezës së pasur të mysafirëve flokë rruar me qafore të arit në qafët e trasha... Të gjithë shikonim me habi dhe me neveri, meqë zotërinjtë e shkujdesur e kishin kaluar kufirin e normales, kështu që përveç porosive që ia bënin këngëtares binte në sy edhe derdhja e parave mbi tryezë, ku herë njëri e herë tjetri mbërthenin me gishtërinjtë e mëdhenj paratë e shumta dhe ia jepnin valltareve...!!

           Më irritonte pa masë pamja e shëmtuar‚ prandaj dëshiroja që sa më shpejt të largohemi nga restoranti, mirëpo nuk i lejoja vetes që edhe një herë të marr guximin për t’u larguar...?! Me thënë të vërtetën‚ pritja me padurim se ndonjërit do t’i kujtohej që t’i japim fund mbrëmjes gazmore, por ata nuk merrnin ndonjë iniciativë të tillë... Prandaj, dëgjoja këngët jo-shëse dhe pija duhan me vështrim nga këngëtarja, se nuk doja të shoh kurrgjë tjetër edhe pse njëra valltare i humbte sytë nga unë me një përmallim dhe ndjenjë mërzie...?! Por, unë besoja që shikonte dikë pas meje, edhe pse nuk e ktheja kokën mbrapa... Nuk isha i sigurt që më shikonte valltarja e përmalluar, edhe pse kur më shikonte me habi atëherë më ngjante si fytyrë e njohur, por nuk isha në gjendje të kuptoj diçka më tepër për valltaren e re që më shikonte me mallëngjim. Pastaj, fluturimthi, më iku mendja te mundësia e përngjarjes; ndoshta unë i përngjaja ndonjë të afërmi të saj...?? Mund t’i përngjaja prindit, xhaxhait‚ dajës‚ apo thjesht ndonjë të afërmi që ndoshta nuk e kishte parë me vite‚ apo ndoshta nuk guxonte ta shihte...?! Nuk di pse në atë gjendje të rëndë, përfytyrimet më sillnin në kokë ide të paqarta që më turbullonin tmerrësisht. Dhe, kur këngëtarja e paralajmëroi ndërprerjen e muzikës për të bërë një pushim të shkurtër, u gëzova meqë ma mori mendja se do të ngrihen miqtë e mi, por ata edhe mëtej e vazhduan ndejën... Pastaj, për çudi, u drejtua nga tryeza jonë valltarja e përmalluar, dhe pa u hamendur u ndalë aty dhe na përshë-ndeti me një përshëndetje të ngrohtë...!! Kur kërkoi leje të ulet në tryezën tonë, shokët e mi më shikuan me një dozë dyshimi dhe, njëzëri i thanë: ?Urdhëroni, uluni...?

          Në atë moment mbeta i habitur nga gjesti imponues, ndërsa ajo përnjëherë m’u drejtua me fjalët zjarr:?A po më njihni profesor...?

          Duke e shikuar me habi, iu përgjigja: ?Jo, nuk të njoh...?!?

          - Para dhjetë vjetëve më keni dhënë mësim... Rrija ulur në bankën e katërt në mes...

          - E pabesueshme...

          - Kështu po më thotë mendja...

          - Po në cilën shkollë keni mësuar...??

          - Në gjimnazin...      

          - Po unë nuk kam dhënë mësim në gjimnaz...!!

          - Sigurisht se memorien e kam të rënduar‚ por megjithatë ju mbaj mend... Prindi më ka folur fjalë të mira për juve...

          - Jo, jo, gaboni... Unë kam punuar në  shkollën e mesme ekonomike...

          - Megjithatë, ju mbaj mend...!! Më tha me një shqetësim të  papër-mbajtur... 

          - Ndoshta, ndoshta më mbani mend kur kam mbajtur mësimin praktik për provimin shtetëror në Sh...

      - Është e mundur...

          - Po, vërtet kam mbajtur një orë në një klasë të vitit të dytë...!!

      - Në vitin e dytë braktisa mësimet...   

          - Po çka ju solli në këtë vend...?? I thashë në heshtje, dhe përnjëherë më kaploi një ndjenjë e përzier që m’i turbulloi sytë dhe nuk shihja më kurrgjë përpara vetes, saqë më vinte të bie në tokë nga plogështia, dhe dëshiroja që ta ndjejë veten se jam duke parë ndonjë ëndërr abstrakte...

          - Histori e gjatë‚ tha me mërmërimë... U mashtrova keq, meqë nuk më punoi mendja... Ai më përcillte nga shkolla me një veturë të re... Më ofronte martesë dhe jetë të lumtur në Zvicër, por...

          - Ç? ndodhi pastaj, pse gjendesh këtu...??

      - Vetëm një muaj më mbajti në Zvicër...

      - Po, si e more pasaportën në atë moshë...?!

          - Ishte false... Më ktheu për pushim dhe më la peng këtu...

      - Po, a e keni njoftuar prindin...??

          - Jo, nuk e kam njoftuar...!!

          - Po, pse...??

          - Nuk munda t’i fus anëtarët e familjes në konflikt... Ka mbaruar jeta ime në kthetrat e personit që edhe një kohë do t’më mbajë peng, pastaj do t’më lirojë por s’kam ku të shkoj...   

     - Kush është ai person, i thashë me habi...

         - Pronari i restorantit... Por, nuk ka faj... Pastaj...

         - Çka pastaj, ke frikë...??

         -Jo, jo, kështu kam pranuar, se rrugë tjetër nuk kisha... Por, edhe pse është njëzet vjet më i moshuar, më ofroi martesë qysh në fillim dhe, ndoshta nuk do ta refuzoj...

          - Martesë me dhunë apo me dëshirë, i tha shoku im...

          - Po, mund të them, me dëshirë të dhunshme, mirëpo megjithatë jam e kënaqur pse nuk veproi si personi nga Zvicra... E ruajti me xhelozi nderin tim, edhe pse është i martuar...

          Pastaj, u ngrit me nxitim, na shikoi me dhimbje, dhe na e la një kartelë në tavolinë..!! Ishte numri i telefonit të saj... Ndërkohë kërkoi një laps për të shënuar numrin e telefonit, dhe m’u lut që t’i paraqitem prindit të saj që t’ia jap numrin...

          - Në rregull, do të provoj ta gjej dhe t’ia jap numrin, nëse dëshiron të takohet...

          - Ju njeh prindi... Të lutem binde t’më paraqitet, nëse e tejkalon inatin...

          Kështu tha dhe nisi të ecë me optimizëm të thellë...

 

Ylli i arratisur

          Me sytë e mi e pashë yllin me fytyrë të praruar, kur u shkëput vetë-timthi nga vallja e yjeve...

          Në fillim e shikova me kënaqësi, por pastaj kur më humbi nga pamja u ndjeva keq, dhe nuk munda të kuptoj pse ylli magjik u shkëput për-gjithmonë nga ajo mrekulli e këndshme...?!

         Ndoshta për t’u kënaqur në botën njerëzore, por nuk ishte e mu-ndur...?! Prandaj, kur më humbi nga sytë ylli i arratisur, thashë me zë të lartë:?Pse po e lëshon këtë mrekulli të këndshme...???

          Por, nuk mora përgjigje...

          Pastaj u përpoqa të kuptoj më hollësisht, çka pashë me sytë e mi: yllin e arratisur‚ apo shkreptimën e zjarrtë...?!

          Por nuk kuptova kurrgjë në atë mbrëmje të vonshme, kur ylli i arratisur u humb ndër njerëz...

          Pastaj, pa e vrarë mendjen, thashë: ?U humb ndër njerëz, që t’i mësojë të dashurojnë njerëzisht...!! Apo, ndoshta, për të pësuar keq e më keq nga hipokrizia e njerëzve që po identifikohen me yjet, vetëm atëherë, kur nga brendia e shpirtit po i nxisin demonët e tërbuar për ndonjë veprim të llahtarshëm...?



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora