E enjte, 25.04.2024, 11:32 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Të mënjanohen sa më parë dukuritë negative në diasporë

E diele, 22.04.2012, 02:47 PM


ATY  KËTU  NDËR  NE

  MENJANOHEN  SA    PARË  DUKURITË  NEGATIVE    DIASPORË

Nga: Ramiz DËRMAKU - Weingarten

Institucionet e Repoblikës së Kosovës dhe ne sot duhet bërë përpjekje maksimale që t’i krijojmë qendrat për punë sociale, të cilat do të merren me probleme të tilla sociale dhe t’i bindin partnerët që të jetojnë së bashku, por kurrë pa u përdorë dhuna, presioni , forca në raste të tilla. Është detyrë urgjente e organeve kompetente të Republikës së Kosovës që sa më parë ta kryej këtë detyrë e cila për çdo ditë po lëshon rrënjë në Kosovë, trojet tjera etnike shqiptare dhe Diasporë.

Viteve te fundit gjithnjë e më shumë po rritet numri i fëmijëve (jetimëve) në Kosovë, por edhe në diasporë, për shkaqe të ndryshme; shkurorizimi i prindërve të tyre, martesa me femra të huaja për shkak të leje qendrimit ( rregullimi i letrave ) në disa shtete të perendimit, disa po ndahen nga pasojat e luftës, disa të tjerë për shkakë të gjendjes së vështirë materiale,pëdorimi i  dhunëndaj gruas, xhelozia,  si dhe shumë faktorë tjerë. Sot shtrohet pyetja ? Po ç’faj kanë fëmijët për mosmarrëveshjet që kanë prindërit e tyre dhe përse jeta e tyre përfundon ashtu si është më së keqi ?! Bisedën rreth kësaj teme e fillon gruaja R. S. nga rrethi i Shtuttgardit (e cila mbi 6 vite jeton e ndarë nga burri. Po mos të ishin kunetët (vëllazërit e burrit) mua do t’më vdisnin fëmija për një kafshatë goje, dhe nuk mund të përmbahet nga lotët. Por duke ju falenderuar ndihmës që më ofrojnë kunetët ne e tejkalojmë këtë gjendje të vështirë. Shumë herë më ka shkuar mendja të ndahem por po më dhimbsen fëmijët, nuk po mund t’ua këthej lehtë shpinën. I dua shumë dhe për hire të tyre unë do të vuaj në këtë jetë, por të ndahem nga fëmijët jo KURRË. Pastaj rrëfimin e fillon studenti me pseudonimin “Beni“ Unë që nga fëmijëria ime e deri më sot, kurrë nuk përjetova ditë të mira. Jeta ime ishte e është akoma edhe sot e përmbushur me sakrifica, vaj, mall dhembje dhe skamje. Pasë mosmarrëveshjeve që kishin ndodhur në mes të prindërve të mi, kur unë isha fëmijë, babai ishte ndarë nga nëna ime, e mua si fëmijë jetim që mbeta..,më rriti nëna ime tek dajët. Ne e pyesim studentin, Ar.., nëse babai juaj sot dëshiron t’i rikthehet jetës bashkëshortore ? ! Ofshan thellë dhe sytë i mbushën me lotë.., po si ta pranojmë tani…, kur ai ka krijuar familje tjetër dhe një rrënqethje ia kaplon trupin. Jo kurrë nuk do ta pranoja një jetë të përbashkët me të sidomos kur më kujtohet se sa ka vuajtur nëna ime për mua deri sa më rriti.

Rasti tjetër është kur dy  të rinjë nga rrethi i Ferizajit dashurohen  në mes vete marrëzisht, R.R, dhe E.H, mbi katër vite kalojnë së bashku. Mirëpo  rrëfen E.H, pasi i dashuri im shkoi në gyrbet, shumë rrallë më thërriste në telefon, ndryshoi edhe bisedat telefonike, shumë pak bisedonte me mua, nuk i premtonte koha ? !  Unë shumë shpesh i vizitoja familjen e tij, ata silleshin shumë mirë ndaj meje. Mirëpo me kalimin e viteve ai jo që i rralloi thirrjet telefonike por edhe kur unë e thërrisja ai nuk kishte koh të bisedonte me mua, si intersohej fare për mua dhe një ditë të diele 10 10 të vitit 2009 ,ai ma komunikoi lajmin e zi duke thënë; Gjeje një tjetër.., dhema ndërpreu telefonin. E shqetësuar tej mase e thirra në telefonin celular dhe ate të shtëpisë..,  por i shkyqi nga rrjeti e më vonë edhe i ndërroi numërat dhe kështu më trathtoi mua. Shkurorëzimet, martesat me femra të huaja(ne shumë raste edhe me gra të moshuara-plaka) janë bërë modë-përditshmëri. Një numër i të rinjëve (aty ka edhe të moshuar) prishin kunorën në Kosovë e vijnë për tu kunorizuar në shtetet e Perendimit për ti rregulluar letrat sa për të marrë lejen e qëndrimit në ato shtete ku jetojnë e veprojnë. Kështu i ndodhi edhe B.B, nga Dardana e cila mbi 3 vite i kaloi me të dashurin në Gjermani.., mirëpo sjelljet e Brikenës dhe aftësitë e sajë  kryerja e kursit të Gjuhës gjermane kërkesë, jo e B, por e organeve kompetente gjermane e cila kërkon që çdo i ri apo e re, për tu inkuadruar në punë dhe jetë i nevoitet edhe mësimi i gjuhës gjermane. Ajo shtonë; Pasi ne arritëm në Gjermani, bashkëshorti im filloi të lazdrohet, kthehej vonë në shtëpi i dehur, ushtronte dhunë ndaj meje. Kjo “dramë“ zgjati mbi dy vite, ato dy vite tek ata, i kalova në burgë shtëpiak. Më vonë e kuptoi tërë rrethi ynë familjar e më gjërë. Orvatesha ti tejkaloj ato momente të vështira, por kohëve të fundit filloi ta përdor forcën (më rrahte). Kemi shumë raste kur mërgimtarët tanë, bëjnë martesa gjëja për ti rregulluar letrat e ato po bëhen realitet. Si shkaqe kryesore të ndarjeve janë; vetëdija e ultë kombëtare, interesi personal, xhelozia, mungesa e edukatës familjare, jo arsimimi, mendjemadhësia, mungesa e këshillave nga entet speciale, si dhe shumë faktorë të tjerë. Prandaj organet kompetente të  Qeverisë së Republikës së Kosovës, duhet sa më parë të krijojnë qendrat për punë sociale të cilat do të merren me probleme të tilla sociale dhe ti bindin partnerët që të jetojnë s’bashku, por jo duke e përdorë forcën e dhunën. Është tragjike thotë,  Beni, shumë mashkuj pas ndarjes nga bashkëshortja, nuk lejojnë s’paku fëmijët të mbajnë kontakte të rregullta me nënën. Gratë dhe familjet shqiptare duhet ta lergojnë bindjen se qenka turp të bisedohet me burrin e parë, sepse kontaktet e shpeshta mund të ndikojnë pozitivisht tek bashkëshortët. Në anën tjetër shumë meshkuj mendojnë se kontaktet e tilla  krijojnë skena të pa mira, këto mendime janë të gabuara thotë Beni, dhe syt i mbushen me lotë. Kontaktet e shpeshta në mes të prindërve ndikojnë pozitivisht në disponimin dhe zhvillimin e jetës së fëmijës. Angazhimi i gjeneratave të reja ne këtë drejtim si dhe formimi i institucioneve përkatëse për luftimin e këtyre dukurive , por cdo herë duke i përdorë si argumente bindëse metodat e ndryshme psikologjike, duke iu shmangur presionit e dhunës, ne mund të ecim të sigurtë drejtë zgjidhjes më të drejtë të problemeve të cilat krijohen, ose lindin në raste të tilla. Kemi shumë raste të tilla kur meshkujt që jetojnë në Gjermani përdorin dhunën ndaj grave.

Punuar me 24.o4.2012

Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora