Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhetari e poeti Ndue Ukaj

| E diele, 22.04.2012, 12:10 PM |


 

Ndue Tomë Ukaj

Emri

Ndue

Mbiemri

Ukaj

Lindur më

1977

Lindur në

Stublla e Epërme, Viti

Kombësia

shqiptare

Shtetësia

kosovare, s>,jugosllave

Profesioni

gazetar

 

Ndue (Tomë) Ukaj u  lind në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” (2001-2002) që është botuar në Prishtinë. Ndue (Tomë) Ukaj lindi në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” (2001-2002) që është botuar në Prishtinë. Tekstet e tij letrare, eseistike, publicistike janë botuar në gjithë periodikun në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, diasporë dhe me gjerë etj.
Më 2004 ka botuar librin ”Diskursi biblik në letërsinë shqipe” (AIKD, Prishtinë). 
Është bashkautor i monografisë “Stublla”, si dhe është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe.
Ndue Ukaj shkruan poezi, prozë, eseistikë, teori, kritikë dhe studime letrare, si publicist.
Ka disa libra në dorëshkrim, të zhanreve të ndryshme letrare të cilat priten të dalin së shpejti në dritë. 

Ndue Tomë Ukaj u lind në vitin 1977 në Stubëll të Epërme  Komunës së Vitisë.

Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Në Suedi ka ndjekur disa kurse të gjuhës.

Gjatë kohës së studimeve ka qenë i angazhuar në Unionin e Pavarur të Studentëve të Fakultetit Filozofik, dhe anëtar i redaksisë në revistën “Fryma”, ku ka botuar tekste letrare. Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” që është botuar në Prishtinë. Është i njohur edhe për aktivitet politik, si njëri nga drejtuesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, por edhe aktivitete tjera institucionale në Kosovë. Gjatë një periudhe të gjatë kohore ka bashkëpunuar me revista, gazeta me renome, sikundër në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni etj., si Koha jonë, Fjala, Tema, Gazeta 55, Zëri, Koha Javore, Pavarësia, Iliriapost, Fakti, 

Koha Ditore, etj. Tekstet letrare dhe eseistike te autorit jane botuar ne peridikun letrar te Kosoves, Shqiperise, etj.

Vepra letrare: Më 2004 ka botuar librin ”Diskursi biblik në letërsinë shqipe” (AIKD, Prishtinë). Me 2008 ka botuar librin me poezi "Ujëvarat e metaforave" (botimet M&B) Tiranë. Më 2010 ka botuar libri Ithaca of the word në anglisht (Perkthyer nga Peter Tase) ne Shtetet e Bashkuara, nga botimet Lulu Enterprises. Më 2010, ka botuar librin me poezi Godo nuk vjen në shqip, anglisht dhe spanjisht, me përkthim të Peter Tases dhe të botuar ne Lulu Enterprises. Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe dhe te huaja. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, rumanisht, spanjisht, italisht. Shkruan poezi, prozë, eseistikë, teori, kritikë dhe studime letrare. Ukaj është laureat i çmimit “Azem Shkreli” 2010, për librin më të mirë në poezi, Godo nuk vjen, botuar me 2010, çmim ky të cilin e ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.

Poezia e Ukajt është vlerësuar si shenjë identifikuese e poezisë moderne shqipe, ku ndjehet fuqishëm fryma universale e poezisë dhe kërkesat e saj për të qene pjesë e poezisë së përbotshme, duke përcjellë frymën e veçantë dhe tiparet moderne të poezisë shqiptare, tipare dhe karakteristika këto që ndeshen fuqishëm dhe me një mjeshtëri në vargjet e Ndue Ukajt. Ky libër, i vlerësuar për stilin unik nga përkthyesi Peter Tase, karakterizohet për origjinalitetin e tij dhe mund të konsiderohet një ngjarje e rëndësishme për poezinë shqipe dhe përkthimin e saj në gjuhën angleze. Nga kritika letrare është vlerësuar si psalmist modern i poezisë shqipe. Për veprën letrare të Ndue Ukajt kanë shkruar autorë dhe studiues te shumte, si Glen Jeansonne, Ph. D. Professor, University of Wisconsin, Milwaukee, René Antrop-González, Anton Gojcaj, Daniel Gazulli, Petrit Palushi, Peter Tase, Skender Sherifi, Nuhi Ismajli, Alisa Velaj, Fatmir Tereziu, Naim Kelmendi, etj.

Ndue Ukaj në Festivalin Ndërkombetar të Poezisë, "Ditët e Naimi" ka fituar çmimin për poezinë më të mirë. Linke me rëndësi lidhur me autorin:

http://www.amazon.com/GODO-NUK-VJEN-COMING-VIENE/dp/1446657949/ref=sr_1_4?s=books&ie=UTF8&qid=1316105706&sr=1-4

http://www.amazon.com/ITHACA-WORD-NDUE-UKAJ/dp/1446125386/ref=sr_1_1?s=books&ie=UTF8&qid=1316105735&sr=1-1

http://www.lulu.com/product/paperback/ithaca-of-the-word/12988813?productTrackingContext=search_results/search_shelf/center/2


ndue-ukaj.blogspot.com

 

Ndue Ukaj
  

 Shtegtari

I mbledhur kruspull, njeriu i kohës sime
Si guaskë e qitur baltës së zezë, 
Bredh në kërkim të kohës.
Të cilën s’e njeh askush, e as ai. 

I përhumbur, me mitin e rikthimit që i vlon në kokë, 
Përshkon botën rreth e qark, 
S’ është Odise, nuk ka Itakë që e kërkon.
E di se Penelopa dënesët n’shtrat e dashuruar si kurrë më

parë. 

Çdo mugëtire, kur qetësia e kafshon. 
I patrembur me kokën e mbushur pasione. 
E grushtat përplot kujtime që i vlojnë si ujë n’zjarr 
Ai bredh meridianëve t’ rruzullimit
Pa harta e kufij, pa emër e kohë
Si zog lajmëtar, shtegtari 
Rrapëllin nëpër kohë, lexon e rilexon. 
E mashtron vetën pafundësisht 
Duke i numëruar shekujt nëpër gishtërinj. 
Pastaj kalon detin e kuq n’ këmbë. 
Atje nuk është më Nazareti, 
As Toka e Premtuar. Trishtohet!
Është një kala e mbushur me mite vdekëtare. 
I zhgënjyer.
I ngrati, kthehet vrap nëpër detin e ngrirë.

Dallgët e kohës...

Hemingway-ane


Është një det i trazuar
Dhe një plak që peshkon pa nda

Me anijen e kohës së amshuar. 
Brigjet i kërkon pa pra.

Një re e zezë e përcjell me hapa të harlisur
Peshkun e jetës detit të dalldisur.

Është një det i trazuar dhe shumë çudira ka
Ka dhe një plakë që peshkon pa nda
Dhe një vajzë të dashuruar
Që peshkun e artë n’dorë dëshiron ta ka.

Dhe ky det i trazuar
Asnjëherë s’ ka qetësi
Lufton fytas me jetën 
Një anije e sulmuar
Nga shumë stuhi.

Në thellësi të mistershme detit në stuhi
Një peshkaqen i uritur kërcënon pa pra.
Ndërsa një anije e prishur sfidon pa nda.

Dimri i acartë e ngrinë detin gurë
Dhe furtuna rritet nuk pushon kurrë.

Plaku i harlisur s’e sheh më kohën rreth tij.

Klith ankthshëm dhe numëron vitet nëpër gishtërinj
Është natë e zezë deti s’ka qetësi.

I dremitur nga peshkimi ndalet e mendon
Është fundi i jetës, tani një gjë e kupton
S’ kishte lindur për të qenë peshkatar njerëzish. 
As shkëmb për ndërtim. 
Mirëpo dhembshurinë për jetën e kthehu në lundrim. 

Janë ditë të ftohta akulli të trishton
Brigjet janë të largëta s’ka dallgë që e shpëton. 
Anija e kohës e sfiduar lundron.

Ajo tundet si era me plakun e topitur. 
Derisa dielli t’bjerë mbi det
E vajza të kap peshkun, tej mase e uritur. 
Akuarium i kujtimeve i asht ba hije
Gërmadhë e zemrës së mallëngjyer. 
Një strehë e madhe dhembshurie. 
Numëron edhe njëherë vitet e jetës. 
Në ëndërr asnjë engjëll s’i lajmërohet.

Klith ankthshëm dhe numëron vitet nëpër gishtërinj
Është natë e zezë deti s’ka qetësi.

I dremitur nga peshkimi ndalet e mendon
Është fundi i jetës, tani një gjë e kupton
S’ kishte lindur për të qenë peshkatar njerëzish. 
As shkëmb për ndërtim. 
Mirëpo dhembshurinë për jetën e kthehu në lundrim. 

Janë ditë të ftohta akulli të trishton
Brigjet janë të largëta s’ka dallgë që e shpëton. 
Anija e kohës e sfiduar lundron.

Ajo tundet si era me plakun e topitur. 
Derisa dielli t’bjerë mbi det
E vajza të kap peshkun, tej mase e uritur. 
Akuarium i kujtimeve i asht ba hije
Gërmadhë e zemrës së mallëngjyer. 
Një strehë e madhe dhembshurie. 
Numëron edhe njëherë vitet e jetës. 
Në ëndërr asnjë engjëll s’i lajmërohet.

Është i vonuar shumë. 
Kthimi në atdheun e pasioneve është më i largët
Se kujtimi për ditën e nisjes në shtegtimin e pafund! 

Mugëtira ikën, ikën edhe koha. 
Ai vrap ec duke ndjekur yllin e rikthimit. 
I cili shuhet bashkë me yllin që e përpijnë ca re të zeza.
Dhe zbulimin e ëndrrës që kundërmon keq
Diku ku tani s’e di ku?
Shtegtari, një korb i kohës, 
Që vajton pa pushim në kërkim të vetvetes. 

Si vjeshta përkundet para gjumit dimëror.


HARRIMI

 

Fjalët i mat me milimetra

Nëpër dorë mëkatarësh dergjet poezia

Mos më qorto shpirti im,

Të kam lodhur me metafora të pakuptimta

Me këto vargje kohësh të zymta

 

Fjala e lidhur me harrimin e pistë

Të zhbërjes së rrënjës

Që i mbijnë fletët sikur pemë vjeshte

Për t’u mbyllur në harrim dimëror

 

Nëpër vetmi të moshuara

Hapi im sa qielli

Çative me dëborë

E tremb harrimin

 

Më kot i këndojmë këngës së moçme të këngëve të lashta

Më kotë heronjtë e çartur tkurren vargut modern

Dhe kotsëkoti i vë kuptim vargut

Thellësia është e tretur pa i kuptuar esencat

Në harrim dimëror që t’i mbin dhëmbët

Baladat legjendat mitet

Shpirtëzimi i zanës

Murosja e nuses përplot butësi,

Me njërin gji jashtë vetëm për dashuri

 

Librat e rrënjës organike janë çekuilibruar

S’mund të përdorë barkun e Kalit të Trojës

Për t’i ikë karvanit të zhbërjes

Fati i Formulës së Pagëzimit lëngon keq

Në tokën e tkurrur çdo pranverë

Është i vonuar shumë. 
Kthimi në atdheun e pasioneve është më i largët
Se kujtimi për ditën e nisjes në shtegtimin e pafund! 

Mugëtira ikën, ikën edhe koha. 
Ai vrap ec duke ndjekur yllin e rikthimit. 
I cili shuhet bashkë me yllin që e përpijnë ca re të zeza.
Dhe zbulimin e ëndrrës që kundërmon keq
Diku ku tani s’e di ku?
Shtegtari, një korb i kohës, 
Që vajton pa pushim në kërkim të vetvetes. 
Si vjeshta përkundet para gjumit dimëror.


HARRIMI

 

Fjalët i mat me milimetra

Nëpër dorë mëkatarësh dergjet poezia

Mos më qorto shpirti im,

Të kam lodhur me metafora të pakuptimta

Me këto vargje kohësh të zymta

 

Fjala e lidhur me harrimin e pistë

Të zhbërjes së rrënjës

Që i mbijnë fletët sikur pemë vjeshte

Për t’u mbyllur në harrim dimëror

 

Nëpër vetmi të moshuara

Hapi im sa qielli

Çative me dëborë

E tremb harrimin

 

Më kot i këndojmë këngës së moçme të këngëve të lashta

Më kotë heronjtë e çartur tkurren vargut modern

Dhe kotsëkoti i vë kuptim vargut

Thellësia është e tretur pa i kuptuar esencat

Në harrim dimëror që t’i mbin dhëmbët

Baladat legjendat mitet

Shpirtëzimi i zanës

Murosja e nuses përplot butësi,

Me njërin gji jashtë vetëm për dashuri

 

Librat e rrënjës organike janë çekuilibruar

S’mund të përdorë barkun e Kalit të Trojës

Për t’i ikë karvanit të zhbërjes

Fati i Formulës së Pagëzimit lëngon keq

Në tokën e tkurrur çdo pranverë

Rruga nëpër Ferr është më e shkurtë

Se trishtimi prej harrimi

 

 

KUPTIMI

 

Tek e fundit çfarë kuptimi ka arti shpirti im

Mes gishtave të mi përvijohet shikimi yt

Dhe kalendari i grishur ku Kulla e Babelit u thye keq

Si të deshifrohen të pathënat, të pashkruarat,

E të kuptohen absurdet si lule të ujitura

 

Trazohet arena e mendimeve të bukura

Mëkatarë e papenduar ngarendin pas Përmendoreve Lavdie,

Ditë e natë çirren pa fije turpi nën hijen e hijes së dhembjes

Që gulçon tmerrshëm

Këlshedra prej detit gulçon

Ne puthemi pa e ditë efektin e puthjes

E duhemi pa i ditë pasojat

 

Më ç’paftyrësi ecet rrugës së djallit, Zot im

Me lëkurë të gjarprit veshur për të hijeshuar trupin,

Dikush thumbon e dikush thumbohet

 

Karikaturat e vdekjes të përdhosin trutë

Ndërkaq misteri i pafund rëndon:

Një mollë e kafshuar natën mbin dhëmbët e prishur

Dita nuk fsheh gjurmët e mëkatit të zi

Dhe ekzistencën e konceptit të humbjes

 

Gjarpri s’dihet në cilën ditë të krijimit u zvarrit në Eden

As për misionin e tij nuk mësuam asnjëherë

 

Poezia


Kur të mbushet shpirti helm
Kur të përdhosen trutë
Kur t’i kafshojnë ndjenjat, ëndrrat kur t’i vjedhin
Kur mendimin ta vrasin mu në ballë
Kur s’ke me kënd të çelësh gojën
Të cakërrosh ndonjë gotë viski
T'i shtrydhësh koqet mbushur me spermë
Poezia është terapi
Mos klith
Mos derdh lot
Mos shkruaj elegji e balada mbytëse
Rruga nëpër Ferr është më e shkurtë

Se trishtimi prej harrimi

 

 

KUPTIMI

 

Tek e fundit çfarë kuptimi ka arti shpirti im

Mes gishtave të mi përvijohet shikimi yt

Dhe kalendari i grishur ku Kulla e Babelit u thye keq

Si të deshifrohen të pathënat, të pashkruarat,

E të kuptohen absurdet si lule të ujitura

 

Trazohet arena e mendimeve të bukura

Mëkatarë e papenduar ngarendin pas Përmendoreve Lavdie,

Ditë e natë çirren pa fije turpi nën hijen e hijes së dhembjes

Që gulçon tmerrshëm

Këlshedra prej detit gulçon

Ne puthemi pa e ditë efektin e puthjes

E duhemi pa i ditë pasojat

 

Më ç’paftyrësi ecet rrugës së djallit, Zot im

Me lëkurë të gjarprit veshur për të hijeshuar trupin,

Dikush thumbon e dikush thumbohet

 

Karikaturat e vdekjes të përdhosin trutë

Ndërkaq misteri i pafund rëndon:

Një mollë e kafshuar natën mbin dhëmbët e prishur

Dita nuk fsheh gjurmët e mëkatit të zi

Dhe ekzistencën e konceptit të humbjes

 

Gjarpri s’dihet në cilën ditë të krijimit u zvarrit në Eden

As për misionin e tij nuk mësuam asnjëherë

 

Poezia


Kur të mbushet shpirti helm
Kur të përdhosen trutë
Kur t’i kafshojnë ndjenjat, ëndrrat kur t’i vjedhin
Kur mendimin ta vrasin mu në ballë
Kur s’ke me kënd të çelësh gojën
Të cakërrosh ndonjë gotë viski
T'i shtrydhësh koqet mbushur me spermë
Poezia është terapi
Mos klith
Mos derdh lot
Mos shkruaj elegji e balada mbytëse

Vargje pikëllimesh trishtimesh largo
Mos e përul synimin, shiko poezinë mu në ballë
Ushqehu kur të mungon buka
Kripa dashuria e shkrimi
Mos vajto vetminë
Edhe kur të përbuzin
Kur të shajnë e të gozhdojnë në kryq
Të shpallin çmendurak
Të anatemojnë
Dashurinë ta përdhosin
Poezia është shpëtim
Klithmë e ëmbël me gëzim.



PIKËPYETJE

Largësia pikturohet në varg, 
Me nuanca ngjyrash që thyhen mes vete si në pasqyrë
Thyer si dielli në perëndim
Fjala digjet në zjarr
Zjarri humb në fjalë
Dhe unë humb bashkë me fjalët
Bashkë me vargjet digjem
Me copëzat e qiellit
Që më kafshojnë
Me lotët e djegur
Nën gurgullimë lotësh
Ujis vargjet
Pëshpëris ofshama
Me mall
Kultivoj rimat, ritmet
Bashkë me pikëpyetjet e çelikosura, 
Që rëndojnë sot, nesër... përgjithmonë.
dhe sot:
Këputje vargjesh
Përthyerje motivesh
Ngjiten pa dashje vargut tim
Jo në emër të shenjtërisë
As të djallëzisë
Plot shikime të përhumbura, të zbehura, të hutuara
Ngjiten si merimanga gërdie vargut tim të lodhur
Jo vetëm kaq
Dashuni, të mbërthyen pamëshirshëm
Këngë laviresh të shprehin dhembjen
O shpirt, për kohë të mykura
Kokave të trasha
Vargje pikëllimesh trishtimesh largo
Mos e përul synimin, shiko poezinë mu në ballë
Ushqehu kur të mungon buka
Kripa dashuria e shkrimi
Mos vajto vetminë
Edhe kur të përbuzin
Kur të shajnë e të gozhdojnë në kryq
Të shpallin çmendurak
Të anatemojnë
Dashurinë ta përdhosin
Poezia është shpëtim
Klithmë e ëmbël me gëzim.



PIKËPYETJE

Largësia pikturohet në varg, 
Me nuanca ngjyrash që thyhen mes vete si në pasqyrë
Thyer si dielli në perëndim
Fjala digjet në zjarr
Zjarri humb në fjalë
Dhe unë humb bashkë me fjalët
Bashkë me vargjet digjem
Me copëzat e qiellit
Që më kafshojnë
Me lotët e djegur
Nën gurgullimë lotësh
Ujis vargjet
Pëshpëris ofshama
Me mall
Kultivoj rimat, ritmet
Bashkë me pikëpyetjet e çelikosura, 
Që rëndojnë sot, nesër... përgjithmonë.
dhe sot:
Këputje vargjesh
Përthyerje motivesh
Ngjiten pa dashje vargut tim
Jo në emër të shenjtërisë
As të djallëzisë
Plot shikime të përhumbura, të zbehura, të hutuara
Ngjiten si merimanga gërdie vargut tim të lodhur
Jo vetëm kaq
Dashuni, të mbërthyen pamëshirshëm
Këngë laviresh të shprehin dhembjen
O shpirt, për kohë të mykura
Kokave të trasha

E ti vazhdon të besosh gjithçka
E s'e kupton vargun e këputen
Në harresë të lënën
Në fyt të prerë
Magjeve përplot merimanga gërdie,
Kullave të fikura kanunesh
O zot, shpirti im dashuri
Beso
Nëse jeta ushqyet me metafora
e ushqehet me krimbat e qelbur
apo ushqehet me art e dashuri
beso
Me metaforat vrasëse
Me ofshama helmuese
Me leshrat që s’gjejnë gërshërët dot
S’tunden aspak muret e heshtjes, muret e moskalimit
Unë vazhdoj t'i lutem Zotit,
Mësomë t’mos dua kurrë djallëzoren për shenjtëri. 


KOMPROMIS I DHIMBSHËM

ME METAFORAT

Fjala frymon jetë
Mesazh jep
Edhe atëherë kur s’thotë gjë
Për këtë mos u hamend
Shiko poezinë
Çdo shkronjë të ujitur me gjak
Varret në subjektin e saj, shiko
Beso në peshën e jetës
Në fjalën e vrarë në gjuhë
Beso në metafora e alegori
Në fjalën e brumosur që vlon në gji
Në kompromiset e vetëflijimit
Nëpër kabinete ofshamash epshore
Rritet shkurtohet njëqind herë mjekra ime
Bashkë me gjuhën që fjalët i mban
Të heshtura në shpirt
gjarpri pret gojëhapur gjithherë
Heshta
Deri sa heshtja u shndërrua në zhurmë
Prapë
Heshta
Jo pse heshta po pse heshtja u shndërrua në revoltë
Dhe përsëri si për inat
Heshta
E ti vazhdon të besosh gjithçka
E s'e kupton vargun e këputen
Në harresë të lënën
Në fyt të prerë
Magjeve përplot merimanga gërdie,
Kullave të fikura kanunesh
O zot, shpirti im dashuri
Beso
Nëse jeta ushqyet me metafora
e ushqehet me krimbat e qelbur
apo ushqehet me art e dashuri
beso
Me metaforat vrasëse
Me ofshama helmuese
Me leshrat që s’gjejnë gërshërët dot
S’tunden aspak muret e heshtjes, muret e moskalimit
Unë vazhdoj t'i lutem Zotit,
Mësomë t’mos dua kurrë djallëzoren për shenjtëri. 


KOMPROMIS I DHIMBSHËM

ME METAFORAT

Fjala frymon jetë
Mesazh jep
Edhe atëherë kur s’thotë gjë
Për këtë mos u hamend
Shiko poezinë
Çdo shkronjë të ujitur me gjak
Varret në subjektin e saj, shiko
Beso në peshën e jetës
Në fjalën e vrarë në gjuhë
Beso në metafora e alegori
Në fjalën e brumosur që vlon në gji
Në kompromiset e vetëflijimit
Nëpër kabinete ofshamash epshore
Rritet shkurtohet njëqind herë mjekra ime
Bashkë me gjuhën që fjalët i mban
Të heshtura në shpirt
gjarpri pret gojëhapur gjithherë
Heshta
Deri sa heshtja u shndërrua në zhurmë
Prapë
Heshta
Jo pse heshta po pse heshtja u shndërrua në revoltë
Dhe përsëri si për inat
Heshta

Deri sa kënga në vargun tim shpërtheu
Nën mjekrën e pakrehur u tërbua heshtja
Nën qimet e pakrehura u dogj heshtja
E unë heshta
Deri sa u mbyt...

 

Hija e korbave

Në ishullin e pritjes vetmia e thartë
Dhe struktura e deformuar e seksit
Në lumin e kohës ecte zvarrë, Grua

Nuk e njoha Homerin as verbimin e tij
Me hapa të Akilit masë kohën prapa
Dhe kilometrat deri matanë Itakës

Sythi yt kaltërosh përhumbet në lakuriqësinë
E natës së zezë ku tëhajsohet mendja


Në të qarën e seksit tënd rrjedhin pikat
E dushit të ftohtë në ishullin e vetmisë

Drama e pashkruar në teatrin e gërmadhave
Dhe puthja e akullt që dogji sythin e përlotur

Një korb vështroj shikimin tim prej të dashuruari
Ditën me mendime të hallakatura
Dhe miti reflektoj fragmentin
E artit të shkruar nën hije kobrash

Sytë nuk janë dritare prej motesh
As dyer të largimit nga trishtimi

 

HAPAT E VEGJËL

 

E masë kohën me shikimin prej zogu

Atë ditë kur dielli rrëshqiste drejt perëndimit

Një korb parakaloi para syve tanë

E tokës iu zu fryma nga inati

Si s’u bë që ta kthej diellin

Aty ku puthi shikimin tonë përsëpari

Dhe rrugën deri në Kodër ta kaloja me pupla

Atë ditë kur shikimi im u tret

Toka  dridhej nga të ftohtit

Dielli u dha si femër mëkatare pas Bjeshkëve të Nemuna

Hapi i vogël për ta ndalë ishte pa përmbajtje

Shikimi im u mbyt krejt…                    

 

PËRLESHJE

 

Nganjëherë i kafshoj dhëmbët furishëm

Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,

Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,

Engjëllushka ime, jo pse dua, nganjëherë

Çuditem edhe me veten si i kafshoj ëndrrat.

Hahem me to deri në përgjakje

I kafshoj dhe përleshem me realitetin,

Nëpër net me ëndrra vjeshtore

Dhe pranvera me buzëqeshje dashurore

Hamendja për fitore mbyt trishtimin

I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,

Të zeza si futa, netët e paperënduara,

Përgjakem krejt nganjëherë,

Me dhëmbët e mi të rëndë, të rëndë,

PËRLESHJE

 

Nganjëherë i kafshoj dhëmbët furishëm

Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,

Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,

Engjëllushka ime, jo pse dua, nganjëherë

Çuditem edhe me veten si i kafshoj ëndrrat.

Hahem me to deri në përgjakje

I kafshoj dhe përleshem me realitetin,

Nëpër net me ëndrra vjeshtore

Dhe pranvera me buzëqeshje dashurore

Hamendja për fitore mbyt trishtimin

I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,

Të zeza si futa, netët e paperënduara,

Përgjakem krejt nganjëherë,

Me dhëmbët e mi të rëndë, të rëndë,

Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,

Nganjëherë botën e zë gjumi n’mes të ditës,

Dhe aty përulet miti i fuqisë së qëndresës

Trulloset bota krejt e humbur përkundet,

Harron përuljen e gjurit bota nganjëherë

Bie në gjumë nëpër ninulla ledhatuese

Papritur tretet nga thartira që të qet zorrët

Tëhuajësohet mendja dhe humb imazhin në pasqyrë

Pema e Jetës zë rrugën në mëngjesin me vesë diellore

E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën

Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë

 

TUNDIMI

 

Koka e rraskapitur tundet vend e pa vend,

Zoti im sa vështirë e kam ta mbaj drejt

Era e heshtjes e luhat si një fletë qershie

Bota qesh mistershëm

Unë nuk çaj kokën engjëllushja ime

Përkundem në tundimin tim

Aty ku rrëshqet dheu nën këmbë,

Mundësia për të mbajtur boshtin drejt

Është më e vogël si një zero e madhe

 

Tundimi mban peng kokën time

Rrëmujës së përplasjeve tokë e qiell

Për fjalën e ambël si gjini i nënës

Për shkronjat e emrit tim që i përpiu Liqeni i Shkodrës

Mori krimbash të qelbur ushqyer nga dromcat e vjella nga alkooli

Rrëzë Kalasë së Rozafatit u kryqëzua një grua

Dhe dymbëdhjetë meshkuj dhanë betime të rreme

Tridhjetë e tri shishe të zbrazura

Tridhjetë e tri të mbushura i cakërroj përnjëherë

Pëlcet pikëllimi dhe bërtet:

Sa i mirë është të mos lexosh poezi -

kjo domethënë, thjesht, të mos vrasësh kokën për asgjë,

Vetëm poetët, vetmitarë dinë të duan,

Të duan e të duan pakufi,

Të kapin diellin në shuplakë dore,

E të përqafojnë detin në gji

Vetëm poetët dinë t’i numërojnë

Heshtjet tua të dhimbshme

Të lavdishme, o Shkodra jonë,

Të puthurat e përgjakshme nga Kosova,

Dardania Antike e maja e Stubllës së kryqëzuar

Dhe një emër i përbashkët:

Të vdesësh për të rrëfyer mistere të përjetshme

 

***

Si të mësohet te shkruhet ardhmëria në dheun

Që rrëshqiti nën këmbët tona elastike,

Ikën frikshëm, sa çel e mshel sytë ikën si era

Ku ta vjedh një pikë uji ta shumëzoj si Krishti,

Ta shumëzoj e det ta bëj

 

Për pastrim të pluhuri të mykur ka etje

Dhe mendimet e burgosura të lirohen

Lëkura e gjarprit të nemur, O Zoti im

Ngre kokën mbrëmje e mëngjes

Zvarritur tokës së cilës i zihet fryma

 

Dhe një kope zvarranikësh të dehur

E një mollë e mbjellë pa dëshirë

Në oborrin tonë rrethuar pa dashje

Nga pluhuri dhe merimangat

 

ehu, po si të digjet pa tym e zjarr...

 

POET ME U BA

 

Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh

Për secilën fjalë, për secilin varg.

A. Shkreli

 

 Dje jetova për sot Poet të bëhem.

Ëndërrova gjatë

Nëpër natën e gjatë që humbi në horizont,

Në natën e veshur me lëkurë muzash

Recitova dymijë herë këshillën poetit

 

U përgjaka në ëndërr sa trishtueshëm i kafshova vargjet,

Thonjtë më mbetën në vargje pikëllueshëm

Kupa e Enigmës për pak sa nuk u përplas ballit tim,

Aty ku bluhen mejtime për Ty,

Ku zihet dielli e vullkanet e panumërta.

Në teh të dilemës recitova vetës dymijë herë këshillën e poetit

Me vargje s’mund të prekësh thellësitë e Tokës e lartësitë e Qiellit

Për vargje nuk vdiqët, thonë të pagdhendurit për poezi

Sot jetoj për nesër...

Poet të bahem

Me qirinj të mbyt terrin kafshues     

*

Mbi Kopenhagë shfaqen re të bardha shiu.

Ngjyra blu s’ka më në qiell

Ca ide marroqe bredhin nëpër hapësirë

Teksa maratona e kuptimeve peshon rëndë në kozmos

 

Në majat e poezisë aty ku puthitet qielli me tokën:

Të ecësh nëpër Ferr, Purgator për në Parajsë s’është gjë e kotë,

Ku sytë e rëndomtë s’shohin gjë,

*

Mbi Kopenhagë shfaqen re të bardha shiu.

Ngjyra blu s’ka më në qiell

Ca ide marroqe bredhin nëpër hapësirë

Teksa maratona e kuptimeve peshon rëndë në kozmos

 

Në majat e poezisë aty ku puthitet qielli me tokën:

Të ecësh nëpër Ferr, Purgator për në Parajsë s’është gjë e kotë,

Ku sytë e rëndomtë s’shohin gjë,

As sytë e kaltër të suedezeve shtatholla

 

Vetëm gjunjët e përgjakur dinë të ecin pafundësive,

Dhe sytë e Mona Lizës shpojnë kështjellat antike

Fortësinë e mureve të mendimeve.

 

Ca yje të përgjakur pikojnë si kujtime kohësh,

Sa mistershëm pikojnë mu në ballë të poezisë.

 

Dhe pra poet me u ba domethanë

Me u çjerrë sa herë të bjerë shi mbi tokë,

E sa herë të ketë rreze në qiell,

Me u ushqye me vargje, poet me u ba,

Domethënë me fluturue sikur zog nëpër qiell,

Me prekë sa e sa thellësi.

Me shkue te Kodra e Dashurisë,

Ku puthen qielli e toka, me pa çka nuk sheh bota.

Ku nuk shkohet me këmbë, veç me gjunjë të sakatosur.

 

Me u ba poet domethënë me besue në dashuri,

E me pika uji me mbushë oqeanin e thamun: Dashuri e Poezi.

 

KRIJIMI

Zoti, gjashtë ditë krijoi pa ndalë, 
Të shtatën ditë 
poetët i futi në Kopshtin e Fshehtësisë
ua mësoi zanatin e ua caktoi misionin; As sytë e kaltër të suedezeve shtatholla

 

Vetëm gjunjët e përgjakur dinë të ecin pafundësive,

Dhe sytë e Mona Lizës shpojnë kështjellat antike

Fortësinë e mureve të mendimeve.

 

Ca yje të përgjakur pikojnë si kujtime kohësh,

Sa mistershëm pikojnë mu në ballë të poezisë.

 

Dhe pra poet me u ba domethanë

Me u çjerrë sa herë të bjerë shi mbi tokë,

E sa herë të ketë rreze në qiell,

Me u ushqye me vargje, poet me u ba,

Domethënë me fluturue sikur zog nëpër qiell,

Me prekë sa e sa thellësi.

Me shkue te Kodra e Dashurisë,

Ku puthen qielli e toka, me pa çka nuk sheh bota.

Ku nuk shkohet me këmbë, veç me gjunjë të sakatosur.

 

Me u ba poet domethënë me besue në dashuri,

E me pika uji me mbushë oqeanin e thamun: Dashuri e Poezi.

 

KRIJIMI

Zoti, gjashtë ditë krijoi pa ndalë, 
Të shtatën ditë 
poetët i futi në Kopshtin e Fshehtësisë
ua mësoi zanatin e ua caktoi misionin;

Vetëm një gjë qysh ngaherë mbeti sekret, 
Gjarpri! 
Cilën ditë të krijimit u zvarrit së pari mbi Dhe?

PËRLESHEM


Nganjëherë i kafshoj dhëmbët,
I kafshoj sa fort gjuha më përleshet me dhëmbë,
Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,
Engjëlli im
Jo pse dua
E, pra nganjëherë çuditem edhe me veten si i kafshoj ëndrrat,
Hahem me to deri në përgjakje
I kafshoj dhe përleshëm me realitetin,
Nëpër net me ëndrra vjeshtore e pranvera me buzëqeshje dashurore
Hamendja për fitore mbyt trishtimin 
I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të zeza si futa, netët, 
Krejt përgjakëm nganjëherë,
Me dhëmbët e mi të rëndë, oh sa të rëndë,
Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,
Nganjëherë botën e zë gjumi 'mes të ditës, trulloset bota krejt,
Harron përuljen e gjurit nganjëherë bota
E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën 
Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë

 

 

TË GJITHË JEMI ODISE

*
Kërkimi është art! 
Gjithë nga pak jemi Odise, kush kërkon Itakë e kush Penelopë
Pjesë trupi: gjymtyrë, sy, veshë
sa t’ përhumbur në lakuriqësi t’lakoreve ujore detit kaltërosh, detit idhnak. Vetëm një gjë qysh ngaherë mbeti sekret, 
Gjarpri! 
Cilën ditë të krijimit u zvarrit së pari mbi Dhe?

PËRLESHEM


Nganjëherë i kafshoj dhëmbët,
I kafshoj sa fort gjuha më përleshet me dhëmbë,
Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,
Engjëlli im
Jo pse dua
E, pra nganjëherë çuditem edhe me veten si i kafshoj ëndrrat,
Hahem me to deri në përgjakje
I kafshoj dhe përleshëm me realitetin,
Nëpër net me ëndrra vjeshtore e pranvera me buzëqeshje dashurore
Hamendja për fitore mbyt trishtimin 
I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të zeza si futa, netët, 
Krejt përgjakëm nganjëherë,
Me dhëmbët e mi të rëndë, oh sa të rëndë,
Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,
Nganjëherë botën e zë gjumi 'mes të ditës, trulloset bota krejt,
Harron përuljen e gjurit nganjëherë bota
E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën 
Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë

 

 

TË GJITHË JEMI ODISE

*
Kërkimi është art! 
Gjithë nga pak jemi Odise, kush kërkon Itakë e kush Penelopë
Pjesë trupi: gjymtyrë, sy, veshë
sa t’ përhumbur në lakuriqësi t’lakoreve ujore detit kaltërosh, detit idhnak.

Brigjet e rrahura prej miliona pika uji kërkojnë e nuk kthehen më kurrë,
Me heshtjen e detit, me zhurmën e detit thyhen heshtjet më të ankthshme
Më kërkue është art si me puth diellin me buzë të akullta
qiellin me kap në shuplakë, e me shtrydhun, tamblin e tij me pi
Sytë të përhumbur sa në qiell sa në det
Itaka, destinacion i shenjtë nuk u shkatërrua asnjëherë, 
Sa tinëzisht e ruan Penelopa diku e fshehur me sy t’mëdhenj me sy t’Zinj, 
misterin e pritjes.
Odiseu sykaltër kurrë nuk e ndali kërkimin,
kërkoi e nuk ndalet deri në kërkimin e ri

**
Gjithë nga pak jemi Odise, kush kërkon Itakë e kush Penelopë
Labirinteve të tokës kërkojmë e kërkojmë e kërkojmë 
deri në fundin që nuk shihet kurrë
Kush kërkon Itakë e kush Penelopë,
Bota pret e zhurmshme,
Gjithë nga një copë Penelopë kanë në kokë 

Gjithë kërkojmë ngapak e gjithë presim ngapak
ecjet kanë një qëllim,
tutje natës së burgosur në heshtje trishtim, 
kush me hapa të shpejt, kush me gjunjë të përgjakur 
Ecim, o sa përmallshëm ecim
rrugës së kërkimit, pa prâ ecim.
Pa pritur, sa çel e mshel sytë, na zihen dëshira, 
nganjëherë na puthitën si yje të flakur në ballë
Kohëna të humbura herë i shkelim me thembra, herë i kemi në ballë
gjithë ngapak jemi Odise,
Kush kërkon Itakë e kush Penelopë

 

Thirrje

Muzë, mos fli, hape sythin
Dhe m'i huazo zërin këngës
Përkulem para teje
Digjem e flakë s’jam
Muzë, në fillim ishte fjala
Dhe fjala ishte gjithçka
Tanimë s’mbet gjë tjetër
Përpos fjala e dashuria
Më dëfto kufirin e jetës dhe vdekjes
Dhe mbretërinë e poezisë
Në qytetin tim me kufij dhe mure
Më dëfto mbretërinë tënde
Prej urate

Dhe më mëso të bëhem dishepull i fjalës
I muzikës së shpirtit të dëlirë
Që vallëzon kurrë pa ndal
Më dëfto shumë
Se historia është nyje në këmbë
E shkruar dhe e rishkruar
Nëpërmjet gishtave të dridhur
Për të prodhuar mite
Dhe një kodër rrenash
E pra Muzë, këndo me mua
Dhe dashurinë që vlon
Në metamorfozën e kohës
Më dëfto Zoti im se
Dielli lind për të mirët dhe të këqijtë
Gjuha e zjarrtë shndërrohet në hije
Dhe shikimi im në horizontin e pritjes
Tek rikthen mendjen në ditën e djeshme
Dhe kundron strukturën e kohës
Në pikën e së nesërmes

Tingëllima e dielës

 

 

Dialogu im i së dielës është më i thartë

Se espresso e mëngjesit me llomin e gazetave të përmbysura

Në tavolinën kur përplasën ca rreze të frikshme dielli

Dhe zëra të çorientuar që uturijnë si era në kohën që na gërryen sytë.

 

Humb shikimin brenda orbitës së espressos që lëshon

Një duhmë arome bashkë me kambanat e katedrales që s’janë më

Dhe kujtimin e natës së epshme i mbytur në duhmën e seksit

Tek selitej dhembja për tingëllimën e humbur

Dhe afshin e pafundmë dashuror

 

Dialogu im i së dielës i ngjan orës së lëvizshme

Që numëron kohët dhe i lidh me varg shkëmbor

Pastaj refrenin e përsëritur “Në fillim ishte fjala”

Të më falni dashuria...u marrosa pas expressos

Dhe Eva lakuriqe- një histori që kurrë s’u shua

Dhe kujtimi që mi gërryen sytë për Kopshtin e lumturisë

E fjala harrim që kap qiellin më shuplakë dore

Dialogu im i së dielës nuk ka tingëllimën e katedrales së rrënuar

Me shikimin tim bredh një zog i harlisur ajrit të akullt

Teksa unë numëroj si i çartur shtatë ditët e krijimit

Dhe fus ndjenjat thellë në gjinjtë e tu, qielli im

Që shëmbëllen me dashurinë e gulçon si në orgazëm të çmendur

 

Zoti im, dialogu im i së dielës është më i vetmuar

Se nata e vjeshtës me fortuna dridhmuese

Se tingëllima e katedrales që grish vetminë e zezë

E ngreh zvarrë si viktimë kohësh klasike

Dhe ngjyrat e piktorit që prehet prerit të gruas së epshme

I gdhirë me shikimin e humbur që i shëmbëllen

Të dielës së dialogut tim me poezinë...!

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com