Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: Akti terrorist në pjesën veriore të Mitrovicës, pasojë e politikës së gabueshme

| E diele, 22.04.2012, 12:52 PM |


Akti terrorist në pjesën veriore të Mitrovicës, pasojë e politikës së gabueshme të faktorit ndërkombëtar dhe vendor

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

 

Indiferenca e faktorit ndërkombëtar por edhe te ati vendor me grupet kriminale dhe terroriste Serbe kaherë qenja  fizike e shqiptarëve ne pjesën matën Ibrit ka qen është dhe do të jetë e rrezikuar,derisa mos te merren masa adekuate te sigurisë.

I bëj pyje KFOR-it edhe qeveris se Kosovës gjithë ashtu edhe Eulexit se çka duhet te ndodh edhe më tutje qe te ndërmerren masa adekuate të sigurisë qe fëmija shqiptar te ja fillojnë te jetojnë te qet dhe te sigurt dhe tu kthehen ëndrrave te bukura si te gjithë fëmijët e vendeve te lira. Neglizhenca e organeve te sigurisë ndaj grupeve kriminele Serbe,dhe dhënia e deklaratave te gabueshme politike te faktorit politik shqiptar qe gjendet ne pushtet,se veprimet e ekstremistëve Serb ne pjesën veriore po i  rrezikojnë vet Serbet këto deklarata janë absurd mbi te gjutha absurdet qe një deklarim i tillë i njerëzve eminent ne pushtetin e Kosovës i sjellin dëm vet Kosovës,popullit te saj por edhe sigurisë qytetare ne përgjithësi.

Bota bashkëkohore dhe demokratike sodë është ne këmbë dhe u ra ne hall si te gjej mënyrën qe ti luftoj aktet e tilla terroriste,kurse këtu ne Kosovë dy,ushtri njëra ushtri më e fuqishmja ne rruzullin tokësor,tjetra ushtri e posa e formuar por e trejnuar mirë dhe e aftësuar për veprim ne çdo situatë,si dhe dy polici shumë te aftësuara dhe te paisura mirë njëra vendore e tjetra Evropian por kjo Evropiane  nuk po e njeh shtetin e Kosovës dhe po e pengon veprimin e policisë te Kosovës në atë pjesë me pretekstin se po  shqetëson Serbet e Malazezet nëse policia jon duket në atë pjesë te Kosovës për ti paralizuar,dhe zbuluar  individët,dhe grupet ekstremiste te çfarëdo qëllimi qofshin ato,dhe ti parandaloj ne aktet e tilla terroriste. Si duket i gjithë ky potencial njerëzor atje qe kanë për detyrë te krijojnë siguri te popullata e te gjutha nacionaliteteve qe jetojnë ne pjesën veriore,kjo nuk është duke ndodh. Por i gjithë ky potencial sigurie po sillet si dekor duke i trimëruar edhe më tepër grupet e tilla qe kaherë e kanë rrezikuar me veprimet e tilla sigurinë fizike te qytetarëve e veçmas te qytetarëve shqiptar.

Këto grupe kriminele kaherë janë duke i mbajt ndërtesat shtetërore te Kosovës nen kontrollin e vet duke ushtruar për objekte vitale shtetërore veprimtari kundër shtetit te Kosovës dhe popullit te saj,kurse aktet e liga dhe terroriste kundër popullatës shqiptare qe ndodhen ne atë pjesë sodë edhe asaj dite kanë mbet te pa zbuluara gjë qe mos zbulimi i akteve te tilla nga organet e sigurisë këto rryma terrorist po trimërohen edhe më shumë qe për qellim e kanë destabilizimin e Veriut e përmes veriut destabilizimin e ter Republikës se Kosovës.

Çdo pritje ne ndërmarrjen e masës se sigurisë ne atë pjesë sipas mendimit tim do të jetë e vonuar dhe futja sa më shpejt e ndërtesave vitale shtetërore nen kontroll si dhe funksionalizimi i menjëhershëm i gjykatës se qarkut ne atë pjesë si dhe zbulimi i grupeve kriminele dhe qitja e tyre para organeve te drejtësisë, këtyre grupeve destabilizuse do tu thyheshin dhëmbët dhe do të krijohej,siguri për te gjithë qytetaret,gjë qe këto organe te sigurisë si ndërkombëtare dhe vendore i obligon kushtetuta e Kosovës por i obligon edhe rezoluta 1244 e këshillit te sigurimit .Nëse nuk veprohet mbi këto baza ne mënyrë te ngutshme qe te krijohet siguri për te gjithë qytetaret këto elemente terrorist do të trimërohen edhe më shumë qe është rrezik te destabilizojnë vendin ne përgjithësi .Thirrjet e ministrit te punve te brenshme qe popullata te jetë e qet dhe mos te provokohet nga ky akt terrorist janë me vend. Por nuk është me vend sillja e faktorëve te sigurisë,me deklaratat bajate dhe te zakonshme qe sa vite se hetimet vazhdojnë pa kurfar rezultati .Prandaj nëse popullata nuk duhet te ndihet e provokuar ju si obligues te mbajtjes se renit qetësisë dhe sigurisë te qytetarëve duhet te provokoheni nga këto akte,terroriste dhe ti zbuloni aktoret e tyre dhe ti qitni para drejtësisë,për sigurinë e popullatës jeni përgjegjës dhe aktet dhe veprimet e ekstremizmit Serb te një pas njëshme kundër qytetarëve te Kosovës dhe policisë kufitare duhet tua lëkund ndërgjegjen njerëzore dhe te shkoni nga aty ku jeni me vet dëshirë sepse kini shkuar ne vend te gabueshëm ku ti e ke obligim te krijoni siguri fizike por ti çështjen e sigurisë se ke profesion  por edhe as traditë prandaj kur këto dyja i mungojnë një njeriu ne një vend përgjegjës siç jeni ju dhe i ndodhin akte te tmerrshme sigurie unë se di çka rrini më aty .Prandaj duhet te jesh i vetëdijshëm se te jesh ministër është privilegj por mos harroni se është edhe përgjegjësi .Mirëpo fatkeqësisht sodë më tepër jeni duke e çmuar pozitën e ministrit ne qeverinë e Kosovës e cila pozitë po ju siguron luks se sa çështjen kurrfare te sigurisë te cilen jeni duke ja kriua popullates ne pergjithsi a ne veçanti ne pjesen veriore. Çështja e sigurisë është e shejt dhe me ketë çështje nuk ka koketime me askënd te gjithë ata qe janë aty e nuk duan te veprojnë pa marr parasysh se a janë Eulex apo vendor përgjegjësi bartin dhe duhet tua lëshojnë vendin tjerëve qe donë din edhe munden me krijuar siguri për te gjithë qytetaret .Prandaj për te gjitha aktet terroriste te cilat kanë ndodhur dhe po ndodhin ne radhë te par e bartim përgjegjësin ne vendoret pastaj te tjerët.

 

Ismet Uka ish punëtor i kombinatit Trepça tani pensionist.