E marte, 23.04.2024, 06:29 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Reshat Avdiu: Leka i Madh ishte pellazgo-dardan

E diele, 22.04.2012, 11:42 AM


“SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË  SHQIPËRINË-SHQIPËRI”

LEKA I MADH ISHTE PELLAZGO-DARDAN

I MBETËRISË SË MAQEDHONISË ANTIKE

Shkruan: Reshat AVDIU *Preshevë, Prill 2012

reshat_avdiu@hotmail.com

Studiuesi Italian, Lucia Nadin, e ka zbuluar në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, Tekst-Testament arkival të Aleksandërit të Madh, e që në shqip thotë:

 

Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”

 

“Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug. Pinjoll  i farës së shquar të popujve Ilirik të Dalmacisë, Liburnisë dhe popujve të tjerë të të njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakisë, u sjellë dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pa thyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndroj në ato vende, dhe  po u gjend ndonjë i huaj, ai do të mund qëndroj vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tyre do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti (qatipi) im, dhe njëmbëdhjetë princ të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të  gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

Pra pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve në filologji, astronomi, arkeologji e gjithë atyre të dhënave të historianëve, udhëpërshkruesve dhe studiueseve të shumtë ndërkombëtarë, patjetërsueshëm konkludohet se: “Pellazgu ka qenë, njeriu i parë i kësaj bote dhe në Arkadi është krijuar nga dheu”.

Të gjithë këta studiues kanë ardhur në përfundim se shqiptarët janë pasardhës të vetëm të drejtpërdrejtë  të po këtij Pellazgu dhe të po këtyre Pellazgëve si populli më i lashtë.

Thuhet, se kontinuiteti zinxhiror i Pellazgëve vazhdon me: ILIRËT... DARDANËT... TROJANËT... MAQEDONËT... EPIROTËT... LIBURNËT... ARDIANËT... DALMATËT...  MOLLOSËT... ARBËRESHËT... ARVANITËT...  SHQIPTARËT...

Gjithashtu u konkludua se: GJUHA PELLAZGE, PRA GJUHA SHQIPE ËSHTË NËNË E GJUHËVE IDOEUROPIANE.

Studiuesi Çek, Vojtech Zamarovsky në librin e tij “Heronjtë e Miteve Antike” do të thoshte “PELLAZGU, Babai i parë i popullit PELLAZG, ishte Mbret në ARGOLIDË.

Sipas njërës nga Legjendat dhe Mitet ishte njeriu i parë që jetoi në botë dhe kishte lindur në ARKADI nga DHEU. E krijoi Perëndesha EURINOMA, e bija e titanit OKEAN dhe gruas së tij TETIA. Sipas tjerëve ishte i biri i Mbretit PALEHTON dhe trashëgimtar në fronin e Argolidës. Versioni i tretë se ishte i biri i trashëgimtarit të mbretit FAROGEN. Ndërsa PELLAZGU, i biri i PALEHTONIT i doli në mbrojtje Mbretit Libian DANAJ kur po e ndiqte Mbreti Egjiptian EGIPTI. Pas humbjes ndaj Egiptit, kërkoi të vendosej në pjesën më veriore të PELEPONEZIT ku edhe në fund edhe vdiq. Pastaj mes tjerash thuhet se: DARDANI, Biri i më të madhit Zot ZEUSIT dhe bijës së ATLANTËS, ELEKTRËS, ishte themeluesi dhe Mbreti i Parë i DARDANISË.

Nga të gjithë bijtë e kësaj bote Zeusi e deshi më së shumti atë, duke i caktuar atij një sundim të lumtur dhe pasardhës të lavdishëm. Në vendin i cili e mori emrin e tij erdhi nga qyteti i tij i lindjes KORITH në Itali. Në atdheun e ri strehë i dha mbreti TEUKAR dhe ia dha për grua të bijën BATIA. Në qytetin që e themeloi sundoi deri në vdekje. Pas tij në fron erdhi djali i tij ERIHTONI dhe pastaj i biri i tij TROSI.

Kur i biri i TROSIT ILI nën kodrën IDA themeloi TROJËN, e cila sipas tij gjithashtu u quajt edhe ILIA ose ILION, latinisht ILUM, gjinia e tij Dardane u nda dhe në Dardani sundoi e vjetra ASARAKU, KAPIEU, ANHIZI, derisa në Trojë e reja ILI, LAOMEDONTI, PRIAMI. Sundimi i pasardhësve Dardan në TROJADË u shua atëherë kur AKILEJËT e morën dhe e shkatërruan TROJËN. I biri i PRIAMIT HEKTORI, komandant suprem i ushtrisë Trojane, ra gjatë dyluftimit me udhëheqësin ushtarak të Akilejëve, AKILIN, kurse i biri i tij ASTIANAKU humbi jetën derisa ishte fëmijë gjatë pushtimit të TROJËS.

I biri i ANHIZIT ENEA, i cili luftoi në anën e Trojanëve u shpërngul me të ikurit tjerë Trojan në perëndim dhe në Itali krijoi një qytet të ri, nga i cili edhe u themelua ROMA.

Përpos DARDANIT si mbret, sipas Homerit, dimë edhe për një tjetër me të njëjtin emër, jo edhe aq të rëndësishëm, ai ishte një Trojan, biri i BIANTIT dhe u vra së bashku me vëllanë LOAGONIN në një dyluftim me AKILIN.

Emri i Mbretit dhe i popullit DARDAN nuk është i zhdukur ende. Ky emër jeton në emërtimin e Ngushticës që ndanë Evropën nga Azia e Vogël, e cila në kohët e vjetra nuk është quajtur DARDANELE por HELESPONT d.m.th. Deti HELEN. Më pastaj studiuesi çek Vojtech Zamarovsky, thotë mes tjerash: KAPIA, i biri i Mbretit ASARAK dhe gruas së tij HIEROMNEMA, Mret DARDAN. Si pjesë e Mitit nuk u bë me diçka të veçantë përpos paraardhësve dhe pasardhësve të tij. Sundoi qetë dhe në mënyrë paqësore ashtu si babi i tij. Bir i tij ishte ANHIZI, Mbret Dardan, deri sa nipi i tij ishte udhëheqësi Dardan ENEA, pas HEKTORIT mbrojtësi më i fuqishëm dhe më i suksesshëm i TROJËS në Luftë me AKILEJËT.

ENEA i biri i ANHIZIT i cili kishte luftuar përkrah trojanëve, u shpërngul me të ikurit tjerë trojan në Perëndim dhe në Itali ndërtoi një qytet të ri nga i cili më pas u themelua ROMA[1].

Më pastaj Vojtech Zamarovsky në studimin e tij,  thotë mes tjerash: “TROSI, i biri i Mbretit ERHITON dhe gruas së tij ASTIOHA Mbret Dardan. Ishte nip i DARDANIT, themeluesit të mbretërisë Dardane, dhe erdhi në fron pas vdekjes së babait të tij, mbretit ERHITON. Sundoi në tërë Dardaninë (në bregdetin veriperëndimor të Azisë së Vogël, rreth Dardaneleve të sotme),dhe kur ai vdiq mbretëria e tij u nda. Në Dardaninë e reduktuar mbret u bë i biri i tij me i madh ASARAKU, derisa në Trojadën e ndarë i riu ILI, i cili e themeloi një qytet të ri, TROJËN ose ILIN (fillimisht ILION).

Përpos ASARKAUT dhe ILIT, TROSI me gruan e tij KALIROJËN kishte edhe djalin e bukur GANIMEDIN, por ai askund nuk ishte sundimtar sepse ZEUSI e kishte marrë me vete në OLIMP ku i shërbente me verëra Zotët. Për këmbim Zeusi TROSIT ia dha kuajt më të bukur të botës.

Pasardhësit e TROSIT nga dega e ASARAKUT ishin mbretërit KAPIA dhe ANHIZA të cilët sunduan në DARDANI, derisa nga ILI ishin LEOMEDONTI dhe PRIJAMI të cilët sunduan në TROJADË. Sundimi i këtyre dy gjinive përfundoi kur TROJËN e morën AKILEJËT. I biri i PRIJAMIT HEKTORI i cili duhej të ishte trashëgimtarë i PRIJAMIT në fron, ra në atë luftë.

I biri i ANHIZIT ENEA u shpërngul pas rënies së TROJËS në ITALI ku me një grup të ikurish atje themeloi qytetin LIVINI, nga i cili u krijua ROMA.

Edhe pse mbreti TROS gjatë jetës së tij nuk bëri asgjë të veçantë, emri i tij nuk u zhduk, ky emër jeton përmes emrin të TROJËS dhe do të jetojë përgjithmonë duke i falënderuar EPOSEVE të HOMERIT[2].

Ndërsa “ROMULI, i biri i Zotit të Luftës MARSIT dhe Vestalines REJA SILVA, një nga themeluesit e ROMËS dhe Mbreti i Parë Romak.

Nga babai ishte një pasardhës i drejtpërdrejtë i një nga perëndive më të fuqishme, nga nëna pasardhës i ASKANIT ose JULIT udhëheqësit të emigrantëve Trojan në Itali, gjini të cilës pas rënies së Trojës iu dha e drejta të dominojë mbi gjithë popullin Trojan dhe (sipas interpretimit më të gjerë të asaj profecie) mbi gjithë botën. Dhe Askani-Juli ishte, natyrisht, me origjinë hyjnore, ENEA babai i tij ishte i biri i perëndeshës VENERA, derisa stërgjyshi i tij DARDANI i biri i më të madhit Zot ZEUSIT. Ai i kishte pra, të gjitha parakushtet gjenealogjike për t’u bërë një nga personazhet më të rëndësishme të Miteve dhe Legjendave Romake[3].

Kurse studiuesi amerikan, Georg Fred Williams,  mes tjarash thëtë: “Po të kthehemi në parahistori, para se Rapsodët Homerikë t’i këndonin Hyjnive dhe heronjve Mitologjik, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg, prandaj “Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe Pirros së Epirit”. Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin Racës Pellazgjike. Ata përbëjnë një racë mitike si titanët dhe ciklopët. Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi jo vetëm disa arte por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë, sa bujare po aq edhe e pafat. Gjuha e tyre, është e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin Eolian dhe në atë Epirotas, të cilët Helenët i cilësonin si barbarë”[4].

Luis Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).

A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARE”.

Robert D’angely, “Enigma”, “Epopeja greke ILIJADA, u hartua dhe u shkrua në fillim në gjuhën pellazge dhe nga kjo gjuhë e njohur dhe e folur nga gjithë bota e saj epoke, ashtu si gjithë bota e epokës së Pavarësisë greke në vitin 1821 pas Krishtit. 500 apo 600 vite më pas u përkthye në gjuhën greke nga Homeri dhe Homeridët, që i dinin fare mirë të dyja gjuhët, Pellazgjishten dhe Greqishten. Emri Homeridë nuk shënonte pasardhës real, ose të ashtuquajtur të tillë të Homerit në Hios, por më tepër një shoqëri njerëzish, që ushtronin të njëjtin profesion artistik të poetit, që predikonin të njëjtën fe, që ushtronin të njëjtën kulturë dhe që adhuronin të njëjtin Hyj ose Hero mbrojtës, nga i cili e kishte prejardhjen emri i tyre”.

Pellazgët janë ata,që duke e ngritur gjuhën pellazge, e cila mbijeton në shqipen e sotme, në gjuhën e Liturgjisë dhe të Mistereve të gjithë të lashtëve të të gjithë epokave dhe në të gjitha shtrirjet, përhapën pothuajse në të gjitha vendet që njiheshin atëherë prej tyre mësimin dhe dijen me shkrim me anë të shkronjave të quajtura pellazge, Pelazgjika Grammatika, që prej mijëra vjetësh kanë qenë në bazë të gjithë shkrimeve rreth Mesdheut dhe kryesisht të Fenikishtes.

Në të gjithë Tempujt, në Orakujt ku shkonin për këshilla të lashtët gjuha e zakonshme dhe më e përhapur ka qenë gjuha Pellazge. Nëse gjuha Greke dhe Latine, me gjithë shkëlqimin që ato kanë pasur, nuk do të kishin mundur për shkak të elementit drejtues dhe të elitës, ta zëvendësojnë Pellazgjishten për t’u bërë gjuhë liturgjike të Botës së Krishtere, është e sigurt se ato do të ishin zhdukur plotësisht nga faqja e dheut dhe do të kishte qenë gjuha Pellazge ose Shqipe, që do të kishte vazhduar gjithnjë.

“Përse të lashtët e ngritën Greqishten dhe Latinishten, madje para se ato të formoheshin me përsosmëri, në shkallën e gjuhëve liturgjike, përgjigja për këtë pyetje është fare e thjesht, Priftërinjtë dhe Fetarët e lashtësisë, që parapëlqenin të përdornin Greqishten ose latinishten në vend të Pellazgjishtes ose Shqipes të formuar plotësisht, të njohur e të folur nga gjithë njerëzia e epokës dhe tashmë në përdorim për këtë qëllim, kanë pasur po ato arsye si priftërinjtë e sotëm. Është e qartë se fetarët tanë të sotëm vijojnë të ruajnë përdorimin e Latinishtes, Greqishtes, Arabishtes Kuranike, Hebraishtes së vjetër, Sanskrishtes etj., jo për të mënjanuar, siç deklarojnë ata, çdo gabim ose ngatërrim në transmetimin e vërtetë të doktrinës ose dogmës duke bërë përkthime të njëpasnjëshme, por për të mbajtur meshtarinë në vazon e vet të mbyllur e të izoluar, gjë që nuk do të mund ta bënin po të kishin vijuar të përdornin gjithnjë Pellazgjishten ose Shqipen, që e gjithë bota e dinte në atë epokë”.

“Çfarë mund të nxjerrim si përfundim që ta kuptojmë shoqërinë e quajtur Greke të lashtë e cila në të vërtetë ishte Pellazge ose Shqiptare. Rezultati do të ishte më i mirë ose më i rëndësishëm, nëse koncepti ynë ose imagjinata jonë do të ndriçoheshin dhe do të udhëhiqeshin në hulumtimin tonë nga drita që vjen nga një lëndë shumë e madhe në numër dhe më e rëndësishme.

Puna është se na mungojnë shumë hallka në vargun e jetës së brendshme të Grekëve. Është e madhe errësira që rëndon mbi hollësitë, në atë pikë ku ndodhemi, që në fund dëgjohet në njohjen vetëm të historisë së Athinës edhe atë në mënyrë të kufizuar Në fund ky studiues freng  pas 44 vjet pune të palodhshme, decidivisht konstatoi: “Më në fund, enigma u zgjidh, gjithçka rrjedh nga shqiptarët”[5].

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

 


[1] “Heronjtë e Miteve Antike” fq.174.

[2] “Heronjtë e Miteve Antike” në faqen 331.

[3] Po aty fq. 296.

[4] ). Georg Fred Williams, studiues amerikan, 1914.

[5] Robert D’angely, “Enigma”, Studiues Frances, 1967.

P.S. PELAZGO-ILIRO-ALBANCI- U ODNOSU NA DRUGE NARODE U EVROPI I ŠIRE – STAVOVI PEDESETAK STRANIH NAU?NIKA (Istori?ara, Istraživa?a, Filologa, arkeologa, Antropologa, Putopisaca i drugih). Knjiga Zagreb,1967. 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora