E premte, 19.04.2024, 05:34 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Fikrije Bylykbashi, mësuese, veprimtare dhe poete

E diele, 22.04.2012, 04:59 PM


Portret mësueseje krijues në diasporë

Fikrije Bylykbashi, mësuese, veprimtare dhe poete

,,Ishte e domosdoshme kaherë për tu bërë institucionalizimi i mësimit plotësues, sepse fëmijët e kanë të domosdoshme mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.”

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Shumë nga mësuesit/et  në diasporë përveç punës edukative-arsimore janë edhe krijues e veprimtar të devotshëm. Një rast i tillë është mësuesja  e gjuhës shqipe në Osllo të Norvegjisë, Fikrije Bylykbashi. Ajo është edhe poete e cila ka deri tani të botuara dy përmbledhje me poezi kurse ka në botim librin e radhës me tregime. Shkrimtari ynë, Skënder Hasko, rreth poezive të saj në përmbledhjen,,Thirrje pa zë” shkruan:,,Krijimet e saj, nëpërmjet konkretësisë së tyre, fitojnë një fuqi shprehëse të veçantë, me nota aktuale e meditative”. Ajo është aktiviste me peshë në jetën kulturore shqiptare të kryeqytetit norvegjez - Osllo, ku ushtron veprimtarinë e saj të gjithanshme si edukatore, organizatore dhe poete. Tani ka të punuar librin për mësimin e alfabetit shqip sipas metodave bashkëkohore të cilin shpreson të gjej mundësi botimi. Nuk flet për punën e saj, pasi vet puna flet  për te. Ajo ishte pjesë e konsultës së mbajtur në Enstingen afër Shtutgardit në Gjermani. Aty  marren pjesë mësues të ftuar nga e gjithë Europa. Tema e konsultës ishte :”Gjendja aktuale e mësimit plotësues dhe hapat konkret për institucionalizimit të tij”Vërejtjet dhe propozimet e saj në këshillimin me mësuesit e diasporës shpresojmë se do hyjnë në draftin e përgatitjes së konferencës kombëtare lidhur me institucionalizimin e mësimit plotësues.

Me kënaqësi u shpreh për lexuesit shqiptar  rreth temës së konsultës dhe veprimtarisë së saj.

 

 

Fikrije Bylykbashi (NOR)               Poezi,,Thirrje pa zë”

 

Fakti Ditor:Çka mendoni ju znj. Bylykbashi lidhur me temën e konsultës?

Përshëndetej lexuesve të Faktit Ditor. Rreth konsultës mendoj se ishte kënaqësi që ne u takuam sot këtu dhe në mesin tonë kishim edhe dy ministra, Ministrin e Arsimit z. Ramë Buja dhe Ministrin e Diasporës z. Ibrahim Makolli. Kjo konsultë ka rëndësi të veçantë dhe e domosdoshme kaherë për tu bërë institucionalizimi i mësimit plotësues sepse fëmijët e kanë të domosdoshme mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.

Fakti Ditor: Si është i organizuar mësimi plotësues në Norvegji?

Në Norvegji tani për tani nuk ka ndonjë organizim privat apo në vete të organizuar nga bashkatdhetarët, përveçse ekziston një shkollë në Osllo. Aty mbahet mësim humanitar e cila ekziston prej më shumë se pesëmbëdhjetë vitesh. Pjesëmarrja fëmijëve në mësimin plotësues nuk është aspak e kënaqshme. Nga numri i shqiptarëve në Osllo dhe rrethinë nuk është as dy përqind përfshirja e fëmijëve shqiptar në mësimin plotësues.

Fakti Ditor: Ku  janë shkaqet sipas mendimit tuaj?

Më parë ka qenë më mirë. Në çdo shkollë ka qenë e ligjshme që minoritetet që vijojnë mësimin të mësojnë edhe në gjuhën e tyre amtare. Mirëpo, tani kjo është reduktuar kjo. Ka disa komuna si bie fjala në komunën e Sarbsburgut, ku unë jetoj bëhet mësim dygjuhësor por jo në gjuhën amtare. Kështu unë punoj në atë shkollë sikurse edhe mësuesit tjerë norvegjez, paguhem nga shteti dhe punoj me nxënës tjerë kurse një orë në javë kam të drejtë ta mbaj në gjuhën shqipe.

 

Fakti Ditor: Ju jeni mësuese dhe poete, çfarë do thoshit rreth të rejave në krijimtarinë tuaj?

Më erdhi mirë që ju i keni përdorur me nxënësit tuaj disa nga krijimet e mija. Unë kam botuar poezi për fëmijë librin,,Princi me lule” në vitin 2006, në vitin 2010 kam botuar poezi dhe prozë për të rritur ,,Thirrje pa zë” në Tiranë. Tani e kam në botim librin ,,Në rrugën e drerëve” tregime për fëmijë.

Fakti Ditor: Libri me tregime për fëmijë,,Në rrugën e drerëve” do të përkthehet në norvegjisht kur dihet rëndësia e afirmimit tonë si krijues?

Ky libër do të përkthehet në norvegjisht pasi ai është i kompletuar me kopertona të bukura dhe me  ilustrime përkatëse që i ka bërë një piktor profesionalist shumë i mirë. Tani ilustrimet i kam dhe vetëm na duhet përkthimi në gjuhën norvegjeze.

Ne u ndamë nga kjo mësuese e vyer. Me vete kishte sjell tekstin  për nxënësit fillestar. Aty secila shkronjë ishte e pasqyruar me figura dhe hapësira shkrimi,vizatimi, lojë e argëtimi. Kjo sipas ideve kreative të fituara nga  përvoja në shkollat e zhvilluara norvegjeze. Edhe pse Fikrija me modesti e paraqiti para nesh si punë krijuese, frutën e punës së saj me nxënës, nuk e zgjoj kureshtjen e atyre  që në rrethana normale do duhej  ta botonin. Të paktën me fjalë ta vlerësonin. Mbetet, vlerësimi i shenjtë nga nxënësi. Ky është tërësor. Edhe për Fikrijen.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora