E shtune, 20.04.2024, 05:53 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Elementet e Krimit Miks: Kamishi, Katraboni, Kontrabanda, dhe Kërbaçi

E diele, 22.04.2012, 03:53 PM


Elementet e Krimit Miks: Kamishi, Katraboni, Kontrabanda, dhe Kërbaçi

Nga Isa Mulaj

Punim hulumtues për diskutimin e politikave, Nr. ESP036, prill 2012

Përmbledhje

Duket sikur në asnjë disciplinë shkencore nuk janë bërë përparime më të vogla teorike se në kriminalistikë. Teoria formulohet në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur dhe vështrimit analitik të tyre. Më tutje, nga analitika, teoria mund të bëhet në formë të sintezës ose sistemit teorik. Kështu ka ndodhur në marketingun miks, kur është sintetizuar analiza e bashkëveprimit të katër elementeve të tij: Produkti, Çmimi, Vendi, dhe Promocioni. Synimin kryesor elementet e marketingut miks e kanë konsumatorin ose tregun e produkteve e shërbimeve. Gjersa marketingu miks është diçka themelore dhe i lehtë për t’u kuptuar, në lëmin e krimit nuk janë bërë analiza të elementeve miks të tij edhe pse ato ekzistojnë në realitet. Qëllimi ynë këtu nuk është të bëjmë ndonjë zbulim kushedi se çfare, por të njihemi me mënyrën e funksionimit të krimit miks dhe ngjashmëritë e tij me marketingun miks.

4P-të e Marketingut Miks dhe 4K-të e Krimit Miks

Termin marketing miks mendohet se e ka formuluar Neil Borden nga Shoqata Amerikane për Marketing në vitin 1958, të cilin pastaj e ka përfshirë në një artikull të tij me titullin “Koncepti i Marketingut Miks”. Ai poashtu filloj të jap mësim rreth kësaj teme. Marketingu miks shpesh herë identifikohet me 4P ose elementeve që e përbëjnë atë me  incialet nga gjuha angleze për Product (Pprodukti), Price (Çmimi), Place (Vendi), dhe Promotion (Promocioni). Kohëve të fundit, 4P-të janë zgjeruar në 7P për ta përfshirë edhe Process (Procesin), Physical Evidence (të Dhënat fizike) dhe People (Njerëzit). Këto gjëra të domosdoshme në marketing, studentëve në Kosovë nuk ua mësojnë si duhet në fakultetin ekonomik profesorët e marketingut ku përfshihet edhe Ali Jakupi i PDK-së. Për interesin e lexuesve të zakonshëm, po sqarojmë shkurtimisht domethënien e secilit prej 4P-ve, të cilat studentët deri-diku i mësojnë sa duhet edhe nga Ali Jakupi:

1)      Produkti, është artikull fizik i cili kënaq nevojat e konsumatorit. Mund të jetë edhe shërbim si gjëra që nuk preken fizikisht por ndihen në shijen e konsumatorit, si për shembull bisedat telefonike, lajmet, kredia, shërbimet e ndryshme në turizëm e hoteleri, e të tjera. Në marketingun që mësohet në Kosovë, por edhe në vendet tjera të botës, thuhet se secili produkt e ka ciklin jetësor të tij që fillon me fazën e lansimit në treg, rritjes, pjekurisë, degjenerimit dhe rënies ose zëvendësimit. Cikli i tillë jetësor tregohet edhe me lakore, ku me rastin e lansimit konsumatorët nuk janë sa duhet të njohur për produktin, ndërmarrja shpenzon më shumë në reklamë dhe lakorja shkon duke u ngritur, që do të thotë se po shitet më shumë, e dikur lëshohet teposhtë kur konsumatorëve fillon t’u gërrditet ai produkt, ndërmarrjes i bien shitjet, duhet ose ta ndërroj strategjinë e marketingut, ta flakë produktin, ose ta zevëndësoj me një tjetër. Kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës e cila në realitet shpesh herë nuk qëndron. Ja shembuj konkret: Prej se është zbuluar Coca-Cola më 1886 dhe është lansuar në treg, lakorja e shitjeve të saja vetëm është rritur dhe vazhdon të rritet edhe sot. Pyesni profesorët e marketingut, në bazë të lakores që ua prezanton, se kur do të zhduket nga tregu Coca-Cola? Pyetne po ashtu pse pushka automatike AK-47 “Kallashnikov” e shpikur më 1947 nuk është degjeneruar ende por deri më tani ka arritur prodhimin në mbi 100 milionë copë dhe ka kërkesa edhe për më shumë. Nëse u thotë se “Kallashnikovi” nuk është produkt me të cilin merret marketingu, atëherë ia bëni peytjen e radhës: po zhiletat e markës “Bic” që janë të njëjta për një kohë të gjatë dhe hasen të njëjta në shumicën e shitoreve, kur do të zhduken nga shitjet dhe përdorimit? E ato në formë katrore të markës “Gillette” dhe “Wilkinson Swords”? Mandej, birra e Pejës (duke përfshirë edhe atë “krigëll”), kafja, vera, kur do të dalin nga tregu ose zëvendësohen sepse ne po e vërejmë vetëm rritjen e shitjes dhe konsumit të tyre? Pse nuk po vërehen shenjat e degjenerimit të të gjitha këtyre produkteve?

2)     Çmimi, është shuma e parave të cilën e paguan konsumatori për produktin, e jo aq sa vlen ose ka kushtuar prodhimi dhe shpenzimet përcjellëse të produktit deri në shitje. Mund ta pyesni profesorin e marketingut, Ali Jakupin, meqenëse është nga PDK: Pse Qeveria e tij paguan 2,5 milionë euro për këshilltarët e huaj me paratë tona? Kush janë ata këshilltarë dhe pse paguhen kaq shtrenjtë? Pse duhet dhënë afër 6 milionë firmave të huaja në emër të reklamës për evropianët e rinj? Nevojat e kujt po kënaqen me këto shpërlarje të parave? A pak po i duket Ali Jakupit që po importojmë mallra veç të importojmë edhe këshilltarë sekret për të na shkatërruar ekonominë? Ku janë produktet dhe shërbimet vendore (ekspertizat) në këtë drejtim?

3)     Vendi, ka të bëjë me vendin ku produkti është i përshtatshëm për qasje nga konsumatorët. Vendin në tekstet e marketingut në shqip e gjëni edhe me emërtimin distribuimi. Pyetje për Ali Jakupin: A është Kosova vend i përshtatshëm për këshilltarët sekret të huaj të cilët po i paguan mirë Qeveria e tij, dhe çfarë qasje kanë konsumatorët kosovarë në shërbimet e tyre rrënuese?

4)     Promocioni, përfaqëson të gjitha metodat e komunikimit të cilat shfrytëzohen për të ofruar informata tek palët e ndryshme rreth produktit. Promovimi përfshinë në vete elementet si: reklamimi, marrëdhëniet me publikut, shitja personale, dhe promovimi i shitjes. Kur jemi te reklamimi, pse Qeveria e Kosovës duhet të paguaj reklama në mediat e huaja për t’i prezantuar kosovarët si evrokopukë? Ali Jakupi do të arsyetohet se me këto njihet më shumë Kosova në botë, pavarësisht se me këtë kënaqen nevojat e atyre që i marrin paratë në emër të reklamave “Kosovo: The Young Euruffians”, “New Porn” e të ngjashme. Kosova do të njihej më mirë sikur Ali Jakupi të kishte artikuj dhe punime të botuara anglisht në shtetet e huaja. Nëse nuk e din anglishten, nuk është problem, punimet mund t’ia përkthej unë, por problemi është se a cilësohen ato si punime origjinale apo në formë të librave të kopjuara.

Ndërkaq, 4K-të e Krimit Miks janë shkurtesa nga gjuha shqipe për Kamishin, Katrabonin, Kontrabandën, dhe Kërbaçin. Përkufizimi për secilin prej këtyre, i ka këto domëthënie:

1)      Kamishi, është nofka e Bekim Haxhiut, deputetit të tanishëm nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës. Këtë nofkë ia kishte vënë vetes gjatë luftës në Kosovë, siç thotë ai, për shkak se gjyshi i tij paska përdorur kamishim për konsumin e  duhanit. Kamishi nga fshati Tërrnavc (prej nga rrjedh renegati Halit Tërrnavci) i komunës së Skëndërajt, më mirë do të ishte të na tregoj për babain e tij (thuhet se quhet Sylë, por nuk ka rëndësi emri) i cili ka punuar në gjykatën e Skënderajt gjatë viteve 1980-ta deri më 1991 në kohën kur bëhej përndjekja e disa atdhetarëve nga ajo anë (u kujtohet Tahir Meha, Jasharët e Prekazit të Poshtëm, dhe shumë të tjerë?). Gjatë luftës, Kamishi ka qenë një person dhe ushtar i pdisiplinuar. Nuk u thoshte kot Sami Lushtaku bashkëluftëtarëve për të se “ky me kryt si çeteli po harron i biri i kujt është”. Zona Operative e Drenicës ka pasur telashe me Kamishin, dhe ekzistonte  rreziku që të ketë luftime në mes të grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Kamishit të po të mos ndërhynte Fehmi Lladrovci, për shkakun se Kamishi nuk i respektonte urdhërat e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Rregulli i shtabit që vlente për të gjithë ushtarët, ishte që secili që vinte nga Shqipëria me armatim, ta dorëzoj atë në shtab i cili asokohe ishte i vendosur në Likovc, me përjashtim të armës personale të cilën kishte të drejtë ta bartë me vete në çdo kohë secili ushtar. Kamishi me një grup të tij, prej Shqipërie shkon drejt e në Tërrnavc dhe i shpërfillte të tjerët. Njerëzit e Kamishit pastaj e kanë denoncuar këtë në shtab.

-          Kamishi ka pasur problem dhe pengesa në kandidim për deputet në Kuvendin e Kosovës, sepse Sami Lushtakut nuk i pëlqente duke i ditur telashet që i ka pasur më të gjatë luftës. Samiu nuk i kishte lënë vend kund Kamishit në asnjë pjesë të Drenicës, me përjashtim te agjentët e SHIK-ut. Kamishi kërcënon PDK-në se do i qes disa të zeza në shesh të kësaj partie, dhe se do të kaloj në AKR për t’u kandiduar në zgjedhje. Shkaku i synimit për të kaluar në AKR e jo në ndonjë parti tjetër ku kishte gjasa më të mëdha për t’u zgjedhur deputet, mbetet enigmatik për opinionin por do të kuptohet pas kësaj analize. PDK pajtohet ta vë në listën e saj zgjedhore, diku kah fundi i pusit me numrin rendor 109, nga gjithsej 110 kandidatët e mundshëm. Kamishi zgjidhet deputet me vota të vjedhura, në bazë të asaj që u vërtetua si vjedhje në shkallë industriale e votave.

-          Në ralitet, kamishi është produkt fizik sikur në marketing, një mbajtës i cigares për konsum, ose cingarlluk. Mund të jetë i formave të ndryshme, por shërben vetëm për ta mbushur me helmin e cigares. Një lloj i posaçëm i kamishit quhet llullë. Lëvizja Vetëvendosje! (VV) e ka selinë te 4 llulat, prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në rrugën Bajram Kelmendi (ish-Vellusha).

2)     Katraboni është duhan i grirë, ose siç njihet në gjuhën popullore shqipe, duhan kaçak. Zakonisht mbahet në kuti metalike së bashku me letrat e cigares. Cigarja e përgatitur nga duhani katrabon më së shpeshti pihet me kamish. Në përgjithësi, cigarja e tillë është më e fortë dhe më helmuese se ato me filter të prodhuara në fabrikë. Ekziston edhe alternativa e blerjes së filterave si të veçantë dhe ata t’ia bashkangjitni vetë cigares katrabon. Kur konsumohet me kamish dhe pa filter, kamishin duhet ta pastroni shpesh nga katrani. Duhani katrabon mund të konsumohet edhe me llullë pa pasur nevojë të dredhet me letër ose filter por vetëm e hidhni ashtu dhe ia vëni flakën në maje të llullës. Në këtë rast, kamishin duhet pastruar pas çdo mbushje dhe konsumi të duhanit të grirë.

3)     Kontrabanda paraqet formën e jashtëligjshme të tregtisë me mallra të ndryshme, ose edhe të atillë që e mundëson pushteti për interesa personale e grupore. Mallrat që kontrabandohen më së shumti në Kosovë janë derivatet e naftës dhe cigaret. Kontrabanda më e madhe në Kosovë me këto produkte bëhet nepërmjet veriut të Kosovës, ku partner kryesor janë disa ndërmarrje tëë mëdha nga Kosova të lidhura me politikën dhe krimin.

4)     Kërbaçi është po ashtu produkt fizik të cilin e përdornin më së shpeshti milicia e Millosheviqit kundër protestuesve shqiptarë, ndërsa sot e përdorë milicia e Hashim Thaçit, kundër protestuesve po ashtu shqiptarë.

E përbashkëta e këtyre me Marketingut Miks është: 1) kemi të bëjmë me katër elemente në të dy veprimtaritë; 2) të katër elementet në njërën anë kanë incialet e njëjta (4P), siç i kanë edhe katër të tjerat me shkronjë tjetër në anën tjetër (4K); 3) synimi i 4P-ve dhe 4K-ve është i përbashkët – tregu dhe konsumatori, porse dallojnë ndërmjet veti rrënjësisht nga ajo që ofrohet për shitje; 4) sikur marketingu miks që mund të zgjerohet nga 4 në 7P, disa do të mendonin se edhe numri i elementeve të krimi miks mund të rritet nga 4 në 7K ku do të përfshihej Kurti, Krasniqi (Florin), dhe Knudsen (Rita); dhe 5) të dyja, Marketingu Miks dhe Krimi Miks, mund të paraqiten grafikisht, ku i pari është shumë i thjeshtë, ndërsa i dyti më i ndërlikuar për shkak të neglizhencës shkencore deri më sot. Një prej formave të paraqitjes skematike të marketingut miks, është sikur kjo në figurën 1. E kemi paraqitur në anglisht, ose në gjuhën e atyre që e kanë zbuluar.

Çka u duket kjo figurë e cila mund të paraqitet edhe në formë katrore ose çafrëdo tjetër dhe me ngjyra që u pëlqejnë juve? Diçka shumë e thjeshtë.

Për dallim nga Marketingu Miks, struktura organizative e Krimit Miks është më e ndërlikuar. Bërthamën e krimit miks e përbën tregu i shpifjeve dhe konsumatorët e tij. Tri elementet e krimit miks bashkëveprojnë në këtë treg dhe njëkohësisht kanë edhe drejtimet e veprimeve tjera të cilat degëzohen në disa segmente. Prej tyre, dallohet kontrabanda që zhvillohet nga disa subjekte. Për hollësi të mëtejme, shiko figurën në vijim.  Nuk po zgjerohemi në interpretimin e secilës kornizë, veprimtari, subjekt, apo individ të paraqitur në figurë.

Figura 2: Organogrami i Krimit Miks dhe mënyra e funksionimit praktik të tij

Domëthënia e ngjyrave:

E zezë – katër elementet e krimit miks. Arsyetim: Kamishi nga brenda është i zi; Katrani ka ngjyrë të zezë, Kërbaçi është i zi; dhe Kontrabanda ndryshe quhet si veprimtari në të zezën.

E kuqe – qeverisja e “kuqe” ose “diktatura e kuqe”.

E përhirtë (rrethi në mes) – nxierje e një veprimtarie, ose veprimtari e përhirtë.

E verdhë në të gjelbër – ngjyra e duhanit kaçak.

E kaltër – simbolizon mediat

E kaltër e zbehtë – pastrim ose ngjyrë “varakini”

E verdhë e zbehtë – humbje e besimit ose zverdhje e veprimtarisë në sektorin përkatës ku paraqitet kjo ngjyrë (vota, qytetarë, dhe antikorrupsion)

Ngjyrë asfalti – sipas sektorit në të cilin punohet

E bardhë – e pastër, veprimtari paqësore ose e pastrimit

Shigjetat dhe domethënia e drejtimit të tyre:

E zezë – drejtimet e veprimtarive dhe bashkëpunimet ilegale ose të dëmshme.

E përhirtë – drejtimet e propagandës, shpifjeve dhe njollosjeve.

E kuqe – dhuna ose përgjakja nga përdorimi i Kërbaçit.

E kaftë – pasojat e duhanit Katrabon.

E gjelbër – ndërmarrja e masave ekologjike ose pastrimi nga pasojat e ngjyrës së kaftë

Rrethi i kuq qarkullues ndërmet 4K – bashkëveprimi i elementeve të krimit miks

© Isa Mulaj, prill 2012. Të gjitha të drejtat mbrohen.

Cilat janë akuzat e Kamishit kundër Albin Kurtit?

Kamishi ka deklaruar për media se Albin Kurti në janar 2004 ka pasur disa takime me serbët në fshatin Binçë të komunën e Klinës me dy pjesëtarë të strukturave kriminale të Serbisë, njëri me emrin Boban e tjetri Golub Donqiq. Për këtë të parin Kamishi thotë se është kapiten i ushtrisë së Serbisë, ndërsa për të dytin pjesëtar i Agjencisë Informative të Sugrimit (Bezbednosno Informativna Agencija) të Serbisë. Në bazë të mbiemerit dhe pretendimit të Kamishit se takimi është mbajtur në shtëpinë e tyre, duket se këta janë ose vëllëzër, ose së paku kusherinj. Më tutje në deklarimin e Kamishit thuhet se shërbimi i atëhershëm policor i Kosovës kishte ndaluar makinën e tipit Golf në të cilën ishin gjetur në shoqëri Dardan Velija dhe Golub Donqiq në ulëset e përparme, dhe Jelena Bjelica, Vlora Bajçinovci e Albin Kurti në ulëset e prapme të veturës. Për Kurtin spekulohet se “ka qenë i mbuluar me qebe (batanije)”.

Akuza e radhës e Kamishit kundër Kurtit është se “Më datë 23 shtator 2011, përmes autobusit Beograd – Prishtinë ju [Albin Kurti] keni marrë një korrespondencë pako në zarf që nënkryetari juaj Dardan Molliqaj e ka pranuar këtë pako të dedikuar për ju në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Andaj do të ishte mirë të tregoni përmbajtjen e këtij zarfi që ia ka dërguar vajza e njërit nga ministrat e Millosheviqit”. Kamishi i referohet edhe korrespondencës së Albin Kurtit me një femër serbe, e cila e paska vizituar edhe gjatë kohës sa ishte në burgun e Serbisë, por nuk e përmend emrin e saj.

Këto akuza jo vetëm që duken sikur në ajër dhe vështirë të vërtetohen, por edhe kanë shumë pyetje dhe dyshime rreth deklarimeve të Kamishit. E para, në vitin 2004 kur PDK-ja ishte në opozitë, për nga qëndrimet dhe ideologjia ka qenë më së shumti e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje! se me cilëndo parti tjetër politike. Pse atëherë Kamishi,  krejt PDK-ja apo kushdo qoftë tjetër nuk i bëri publike këto skandale sa ishin të freskëta? E dyta, referenca se Kurtin e paska vizituar një serbe gjatë kohës sa ka qëndruar në burgun e Serbisë, nuk i bënë kujt përshtypje. Kurtin ka mundur ta vizitoj në burg edhe Millosheviqi, sepse kjo nuk varet nga Kurti. Për më tepër, ajo femër serbe, të cilës Kamishi nuk ia përmend emrin, ka mundur të jetë agjente e ndonjë shërbimi të huaj (për shembull amerikan) që të dihet se çka po ndodh me Kurtin. Tjetër alternativë për t’u njohur me fatin e Kurtit nuk ka pasur. E pyetja shumë interesante për Kamishin” lidhur me këtë rast, është: Nga jeni informuar ju se kush e vizitonte Kurtin në burgjet e Serbisë? Drejtpërdrejt nga pushteti serb, apo nga babai i juaj qe ti po harron se je i biri i tij, e po shkon përtej tek gjyshi i juaj për t’u identifikuar me llullën e tij për të humbur gjurmët e lidhjes me pushtetin serb? E treta, e ke parë ti Kurtin të mbuluar me qebe në veturë, apo policia e Kosovës? Nëse kjo e fundit, atëherë kush ishin ata policë, si quhen, çfarë raporti kanë përgatitur, pse nuk e bënë publik njoftimin në ditën që ndodhi rasti? Përveç kësaj, si mund të vërtetohet një gjë e tillë? Në bazë të asaj se çka thua ti, krejt PDK-ja, policia dhe populli i Kosovës, a po? Jo, jo o Kamish cingarlluku. Fakti nuk është çështje e opinioneve, deklaratave dhe votave nga shumica. Po të ishte kështu, atëherë Kina dhe India që kanë numrin më të madh të popullsisë në botë (afër 38 përqind nga numri i përgjithshëm) gjithmonë do të ishin në gjendje të formojnë një qeveri koalicioni në nivel botëror. Edhe Millosheviqi e Hitleri janë zgjedhur me vota të popullit. Tek e fundit, edhe shqitarët në ish-Jugosllavi, anipse në numër më të madh se sllovenët, ishin më pak se serbët dhe kroatët. A do të thotë kjo se shqiptarët dhe sllovenët duhej të diskriminoheshin? E katërta,  “përmbajtja e letrës në zarf”. Aq larg paska shkuar Kamishi me inteligjencën e tij sa qenka në gjendje të kontrolloj edhe kush kujt i dërgon letra, duke harrur një formë e tillë e komunikimit mund të realizohet më shpejtë, në formë më efikase, dhe me shpenzime më të vogla nëpërmjet postës elektronike (e-mailit). Se çka mund të jetë shkruar në atë letër të supozuar, nuk duhet të brengosemi fare. Ajo çka na intereson më së shumti janë vetëm ngjarjet reale dhe që vërtetohen. Për shembull, më shumë na intereson se si partia e Kamishit i financon strukturat kriminale serbe duke i dhënë punë dhe para me buxhetin e Kosovës udhëheqësit të bandave kriminale në veri të Mitrovicës, Zvonko Veselinoviq. Për dallim nga letra e supozuar të cilën e përmend Kamishi, veprimtaritë e Veselinoviqit janë ngjarje reale me pasoja që janë vërtetuar dhe vërtetohen ditë e natë (vrasja e pjesëtarit të policisë së Kosovës  Enver Zymberi, ngritja e barrikadave në veri të Mitrovicës, sulmet në pikat doganore 1 dhe 31, plagosja e ushtarëve të KFOR-it gjerman). Të gjitha këto për Kamishin janë më të parëndësishme se propaganda për letrat e shpifura private. Këtë emrin Jelena Bjelica për herë të parë e kam hasur në një opinion të saj të botuar në gazetën Koha Ditore para 5-6 viteve. Si mund të vërtetohet kjo? Shpalosim arkivat e Kohës Ditore dhe gjejmë opinionet e saja. Ky emër (Jelena Bjelica) ndoshta mund të jetë shkaku pse KTV e grupit KOHA që boton edhe Kohën Ditore, e fton Kamishin në emisionin “Interaktiv”. Për këtë serben pyesni përfaqësuesit e KOHA-s që e njohin më mirë. E pesta, këto që i quan Kamishi fakte dhe zotohet se bashkë me dëshmitarë është i gatshëm t’i paraqes në gjykatë, më mirë do të ishte sikur t’i paraqesë në publik faktet rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës, jo në gjykatat e Kosovës sepse dihet se këto përbëhet nga janë grupe qenësh dhe bushtrash.  Kur të doni u sjelli fakte të forta me bollëk rreth këtyre qenëve dhe bushtrave. Kryeqeni i tyre quhet Kadri Begolli, aktualisht ushtrues detyre i Drejtorit në Zyrën e Prokurorit Disiplinor të Kosovës. Interesohuni pak për kryeqenin Kadri Begolli në EULEX! Emërtimet qen dhe kryeqen për shumë zyrtarë në Kosovë janë fakte shkencore të njohura dhe pranueshme. Ndoshta u kujtohet seria e artikujve të gazetës më të madhe suedeze Dagens Nyheter me titullin “Kolonia e Kosovës”, ku theksohet se qeniet njerëzore në Kosovë janë kafshë për eksperimente Milgram dhe Zimbardo për shkak të adaptimit ndaj korrupsionit alarmant. Qeni është një kafshë  koxha e respektuar në krahasim me të tjerat. Në kuadër të kafshëve përfshihen edhe thitë dhe minjët. Dhe shihne vërtetësinë e asaj që pohon gazeta suedeze. Seria e artikujve të saj mbi 20 faqe përkthehet në shqip dhe botohet nga Koha Ditore e Epoka e Re në Kosovë (të tjerat nuk më kujtohet nëse e kanë botuar). Po që se ju ua dërgoni ndonjë artikull prej 3 faqeve këtyre gazetave, nuk ua botojnë me arsyetimin se qenka shumë i gjatë dhe nuk kanë hapësirë në gazetë. Kur janë në pyetje shkrimet maratonike dhe novelat tragji-komike të çfarëdo autori të huaj, shfrytëzojnë mund të dyfishtë për botimin e tyre (përkthimi dhe krijimi i hapësirës), anipse në ato shkrime të gjitha qeniet njerëzore në Kosovë cilësohet si qenë, thi, apo minjë për eksperimente laboratorike. Të jemi të qartë; një pjesë bukur e madhe e njerëzve në Kosovë, sidomos këta në gjyqësor, janë edhe më të zi se qenët dhe thitë. A doni emra dhe fakte sa të doni? Kur edhe shefi i grupit punues kundër korrupsionit të themeluar me vendim të Hashim Thaçit, prokurori Nazmi Mustafi, arrestohet për korrupsion, atëherë çfarë mund të jenë prokurorët e zakonshëm dhe kryeqeni i tyre Kadri Begolli?

Takimet sekrete të Thaçit me Tadiqin janë fakte

Kamishi akuzon Kurtin se po fshihet pas flamurit kuqezi, duke kërkuar tradhtarë në këtë vend [Kosovë] e duke mos pasur vizion për vendin. Jo, jo. Tradhtarët nuk ka nevojë t’i kërkojmë. Ata dihen publikisht dhe nuk janë të çfarëdo lloji por argat të Serbisë dhe strukturave kriminale serbe që vijnë më së shumti nga pushteti i partisë së Kamishit. Wikileaks boton kabllogramet origjinale të përfaqësive diplomatike dhe qeverive. Në njërin prej atyre kabllogrameve tregohet për disa takime të Hashim Thaçit (kryetar i PDK-së dhe kryeministër i Kosovës) me Boris Tadiqin (kryetar i Serbisë). Si mund të vërtetohen takimet e Thaçit me Tadiqin? Këtë e vërtetonjë burimet e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës. Kohëve të fundit, edhe vetë Tadiqi konfirmon se është takuar disa herë me Thaçin kur deklaron se nuk do të takohet më me të. Si e kuptojnë njerëzit deklarimin publik të Tadiqit “Nuk takohem më me Thaçin” (takimi planifikohet për t’u zhvilluar pas zgjedhjeve të 6 majit 2012 në Serbi, sipas shumë gjasava në Sarajevë)? Në kuptimin më të thjeshtë dhe logjik kjo do të thotë se Tadiqi pranon të jetë takuar më herët me Thaçin, prandaj nuk e ka ndërmend të takohet më. Pse të takohet? A ka mbetur Serbia pa i realizuar ato që i kishte ndërmend në Kosovë me ndihmën e partisë së Kamishit? Tadiqi me bekimin e PDK-së viziton Kosovën kur të dojë dhe u thotë në Deqan se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

Një pyetje interesante: Pse Kamishit i interesojnë shumë punët intime dhe private si, “ka mbajtur korrespondencë me një femër serbe”, “ka qenë i mbuluar me qebe, çarçaf, jorgan”? Çfarë dëmësh i sjellin këto shtetit, shoqërisë dhe popullsisë? Cilat janë pasojat nga kinse mbulimi i Albin Kurtit me qebe? A u dëmtua kush? Po nga korrespondenca e shpifur me letër në zarf çka ndodhi me secilin prej nesh dhe Kosovën? Asgjë. Kamishi këto i quan fakte. Faktet janë diçka që shihen, preken, dhe vërtetohen. Për shembull, fakte nga të cilat janë dëmtuar shumë dhe që vërtetohen, është kur Kamishi e merrte për vete armatimin e blerë në Shqipëri me paratë e tjetërkujt. Si vërtetohet kjo? Ekzistojnë dëshmitë të cilat duhet të bëhen publike për shumën e parave që janë dhënë për armatim,  burimi i atyre parave, prejardhja dhe lloji i armatimit që Kamishi refuzonte ta dërgoj në destinacion, koha e fërkimeve dhe rreziku i vrasjeve me grupin e Sami Lushtakut, ndërmjetësimi dhe evitimi i më të keqes nga Fehmi Lladrovci, etj, etj. Këto janë faktet të cilat i interesojnë jashtëzakonisht shumë publikut, e jo ato se çka më thotë mua ose juve dikush se edhe Kamishi mbulohet me çarçaf, qebe, çfarë pixhamesh veshë, nëse brekët e tij janë të prodhuara në Serbi, etj. Për çudi, shumë njerëzve në Kosovë si Kamishit u interesojnë këto gjëra me tepër se çdo gjë tjetër, duke harruar se këto dukuri ndaj personave privat në vendet normale janë të ndaluara dhe të dënueshme. Ajo që ndodh në vendet normale, është se personave zyrtarë u ndalohet rreptësisht të shfrytëzojnë pushtetin për etiketim dhe sulmet ndaj qytetarëve të zakonshëm, madje edhe në punët intime me ta. U kujtohet se çfarë telashesh i dolën ish-kryetarit të SHBA-së Bill Clinton në aferën Lewinski? Këtu në Kosovë fajet i ka më së shumti populli dhe qytetarët. Merreni me mend, kur Thaçi u zu në flagrancë në takime sekrete nëpër shtëpi publike në Shkup, jo pak qytetarë kosovarë në Youtube komentonin në favor të këtij maskarallëku. “Ani çka, edhe këtij ia kana!”, thonë në formë përmbedhëse. Po nejse, i këtij interesimi është edhe Kamishi për qebet, kondomat, korrespondencat me zarf, e të ngjashme. Vetëm për këto gjëra është i specializuar SHIK-u. Ivica Daqiqi (zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme të Serbsë) e kishte paralajmëruar SHIK-un se Serbia do të ndërmerr masa reciprociteti kundër policisë së Kosovës, por SHIK-u dhe Kamishi kanë tjetër veprimtari – atë të thashethemeve se kush mbulohet me qebe, çarçaf, kush me kë bënë seks me kondom e pa të, me vjedh, me hangër e me pi me djersën e tjetërkujt, e gjëra të ngjashme. Edhe shumica e qytetarëve janë infektuar me këtë virus. Ky është qëllimi kryesor pse ekzistojnë në këtë botë. Se çfarë mentaliteti është ky, mund të shpejgohet me një barcoletë të Kosovës.

“Një kalimtar i rastit tek po ecte pranë një ndërtese, i bie mbi supe një kondom nga kati i pestë. Kthen kokën përpjetë dhe sheh një grua duke iu zgërdhirë me fjalët:

-          Jena asish (kemi bërë seks) pramë unë dhe burri jem!

-          Ani çka bre! A u ba kjameti, a?

-          Jo, veç ta gjujta qet shejë (kondomin) me t’kallxu qe jena knaq!

-          O ty dreqi t’hangt! Po edhe unë jam knaq me grun teme pramë, veç l’kurën kshtu si burri yt nuk e kam hjek, edhe s’kam nevojë me i kallxu krejt botës me tupan!

Për më tepër rreth këtij mentaliteti kosovar edhe nëpër institucione vendore e ndërkombëtare, lexoni: Strategjia e komploteve ekonomike nëpër “pufa”.

SHIK-u dhe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur kohë t’ia vënë veshin zotimeve të Daqiqit duke u marrë me thashethemet se kush me kë po bisedon, kush po shkërdhehet  dhe a po mbulohet me qebe apo çarçaf, derisa Daqiqi e mbajti fjalën dhe i shtriu përtoke në mal. Ja pra, kjo është inteligjenca e SHIK-ut, e cila përpos aktiviteteve kriminale kundër qytetarëve të Kosovës, nuk është kurrfarë shërbimi informativ në shërbim të shtetit dhe qytetarëve të tij.

“Së pari Kosova”, made in Serbia si pjellë e shovinizmit serbomadh

PDK-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ishte identifikuar me parullën “Së pari Kosova”. Mediet dhe populli i manipuluar nuk e kuptonin se kjo parullë ishte agjendë e Serbisë. Nuk duan ta kuptojnë edhe sot. Për mediat e Kosovës dihet se janë të shpifura dhe merren kryesisht me rrena të politikanëve të shpifur si Kamishi. Gjithë ajo propagandë e raportuar nëpër KTV, Rrokum TV e gazeta u munduan ta bëjnë patriot Kamishin duke mos ia bërë asnjë pyetje të vetme për të zezat e tij kundër vendit të tij, se për fakte mos të flasim. Çka doli nga tërë ai konsum i rrenave të Kamishit nëpër medie të cilat ky i quan fakte? Asgjë. Le të del Kamishi e të deklaroj vetë se është tradhtar i këtij vendi, se është proserb dhe punon për ta, por vetëm le t’i ndëmrerr veprimet sikur të Kurtit. Le të del Kamishi në pikat doganore te Dheu i Brdhë dhe Merdare e t’i ndaloj kamionët me mallra të Serbisë, ose ta bëjë edhe rrokullisjen e tyre në shenjë reciprociteti kundër Serbisë, atëherë e kuptojmë se kush është tradhtar e patriot. Ne duam t’is shohim vetëm veprimet dhe efektet ose pasojat e tyre, sepse këto janë fakte. Për Kosovën, më mirë do të ishte sikur në krye të qeverisë të ishte Rada Trajkoviqi apo edhe Boris Tadiqi e Ivica Daqiqi se Hashim Thaçi e Kamishi, me këtë kusht: Vetëm le të punojnë për interesin e shtetit të Kosovës, të dërgojnë rojet (qoftë edhe serbët e Kosovës) në patrullimin dhe mbrojtjen e kufinjve të Kosovës dhe të vdesin në mbrojtje të saj. Nuk duhet të na bëjë aspak përshtypje pse Thaçi e Kamishi flasin shqip, ndërsa në anën tjetër e shesin Kosovën. Shitja e Kosovës, vjedhja e saj, fusnota, takimet sekrete me Tadiqin, janë fakte reale o Kamish cingarlluku! Këto janë gjëra që shihen dhe vërtetohen nga ne dhe bota.

Pasi Kosova shpalli pavarësinë formale dhe varësinë përbajtësore, dhe pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së shpalljes të kësaj pavarësie, një mik i imi (nëse doni ua tregoj emrin; është koxha i njohur në publicisikë) por edhe shumë tjerë, më thonin se Serbia e ka kusht nga BE-ja njohjen e Kosovës për të hyrë në BE, demek nuk ka qare pa e njohur Kosovën por po mundohet të përfitoj në terren. Ndërkohë në qarqet zyrtare të Serbisë mbahej qëndrimi se Serbia nuk është në gjendje ta lë Kosovën për BE-në, por i do të dyja, edhe Kosovën edhe BE-në. Në dilemën se të dyja njëkohësisht nuk bënte, madje në skenarin më të pranueshëm duhej vetëm njëra si përjashtim i tjetrës, zyrtarët e Serbisë thonin të dyja, por së pari Kosova, e pastaj BE-ja. Çka ndodhi në realitet dhe çka vërtetoj koha? Në fund të shkurtit 2012, Qeveria e Hashim Thaçit dhe Kamishit ia plotësuan kërkesën Serbisë kur u pajtuan që Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare më nuk do të thirret si Republika e Kosovës, por do të përfaqësohet me fusnotë si pjesë teknike e Serbisë në bazë të Rezolutës së OKB-së 1244. Menjëherë pas kësaj marrëveshje në favor të Serbisë, më 1 mars 2012, Serbia fiton statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Kështu u realizua projekti dhe vizioni i Serbisë “Së pari kosova, e pastaj BE-ja (dhe kushdo tjetër; Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Rusia). Albin Kurti nuk e kishte këtë vizion dhe Kamishi me plot të drejtë e akuzon Kurtin se nuk ka vizion për vendin [Kosovën]. Pse themi kështu? Sepse, vizioni i Kamishit dhe PDK-së për Serbnë “Së pari Kosova” u bë dhe po bëhet gjithnjë e më shumë realitet. Vetëm këtu deri më tani Kamishi ka mbështetje në fakte.

Në foto po duket edhe një parullë “Beso në vlerë”, kuptohet në vlerat e atyre që së pari e duan Kosovën, e pastaj BE-në. Besoj e keni kuptuar se parullë, vizion dhe konkretizim real i kujt ishte kjo “Së pari Kosova”.

Në vijim po paraqesim grafikisht tregun e propagandës dhe shpifjeve të Kamishit në  raport me kohën. Mbani mend se koha dhe evoluimi i ngjarjeve i nxjerrin faktet e vërteta, sikur me rastin e planit të Serbisë “Së pari Kosova, e pastaj BE-ja”. 

Këtë paraqitje grafike e kemi mbajtur të thjeshtë dhe pa formula me qëllim që ta kuptoni më lehtë. Me shkronjën “P” në abashisë kemi shënuar Propagandën, kurse me “K” Kohën (jo Kohën Ditore, e as KTV-në). Shigjetat e pjerrëta tregojnë drejtimet e lëvizjes dhe reagimit të akterëve. Pika ose katrori i kuq i vogël ku priten vijat e pjerrëta të trasha me ngjyrë të kaltër dhe të zezë, paraqet nivelin fillestar dhe më të lartë të propagandës. Vija e zezë është veprimtari ose pozicioni i Kamishit dhe disa medieve, ndërsa e kaltër e Lëvizjes Vetëvendosje (VV)! Pas një kohe, ndaj akuzave reagon VV duke e zvogëluar ndikimin e propagandës në pikën ku priten vija e zezë e trashë dhe ajo e kaltër më e hollë. Zvogëlohet ndikimi i propaganës, por Kamishi përfiton në kohë. Me kohë, qytetarët dhe opinioni dyshojnë se akuzat e Kamishit nuk janë fakte por etiketim me prapavijë të caktuar politike që bëhen në kohën e koncesioneve të qeverisë së Kamishit ndaj Serbisë, do të thotë një zhvendosje e vëmendjes kah propganada në kohë më të shkurt te pikëpjekja e vijës së trashë të kaltër me atë të zezë me vija të ndërprera. Në këtë pozicion propaganda mbetet në nivel afërsisht të njëjtë por të interesuarit për akuzat e Kamishit nuk humbin më kohë duke u marrë me to si përpara. Mundohet Kamishi të përfitoj më shumë kohë duke diskutuar akuzat e tij në Kuvendin e Kosovës dhe ia dorëzon “faktet” Florin Krasniqit të VV-së (kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë) në pikën ku pritet vija e tij kryesore dhe ajo më e holla e VV-së, por ndikimi i propagandës bie ndjeshëm. Kamishi thotë se me kaq e ka kryer punën dhe u takon institucioneve (kuvendit dhe gjykatave) të merren me “faktet e tij”, çka rezulton në lëvizjen e vijës së tij nga e zeza e trashë nëpër atë me vija të ndërprera (po ashtu e zezë), e deri në vijën e ndërprerë në të kuqe ku efekti i propagandës në kohë bie ndjeshëm. Propaganda bie në nivelin zero në pikën ku bashkohen vija më e hollë e kaltër dhe ajo e kuqe me ndërprerje. Kjo vija e fundit duket se vazhdon edhe në vlera negative në drejtim të rritjes në kohë, një kundërefekt i propagandës ose bumerang që kërkon më shumë kohë për zbardhjen e fakteve rreth veprimtarisë së Kamishit të cilat nuk janë të njohura për mediet dhe publikun. Askush nuk po i bënë thirrje Kamishit t’i bëjë publike faktet rreth veprimtarisë së tij. Ato ekzistojnë. Vetëm le të shprehen të gatshme mediet, si për shembull KTV dhe Rrokum TV për t’i bërë publike. Kur mediet bëjnë publike edhe shpifjet nga të cilat nuk doli gjë, atëherë është obligim i tyre t’i bëjnë publike edhe faktet, pavarësisht se nga cila anë vijnë.

Politizimi multi-etnik i dashurisë dhe duaje sorrajkën tënde skilipece nga Novergjia!

“Burri sundon botën, ndërsa gruaja sundon burrin” – proverb popullor

Vetëm kohëve të fundit mësova nga një bashkëpunëtor se Albin Kurti është lidhur me një norvegjeze dhe ka vendosur të martohet me të. Ma siguroj edhe foton e saj, më tha se quhej Rita, ndonëse unë e njoh fort mirë, ia di emrin e plotë, jam takuar me të disa herë, dhe ajo më ka intervistuar për një projekt të saj rreth privatizimit në Kosovë të financuar nga Instituti Norvegjez për Politikë të Jashtme (NUPI). Në përgjithësi, në raportin e saj më ka paraqitur në kontekst shumë pozitiv dhe real, si për nga punimet e mia të cilave iu është referuar, ashtu edhe nga intervista. Ka qenë sidomos domethënëse prezentimi që i ka bërë qëndrimit tim kundrejt ambasadorit të SHBA-së Christopher Dell i cili korrupsionin e paraqiste si “argument” për prvatizimin e pronës publike (PTK-së, KEK-ut). Për më tepër, shiko raportin e plotë në gjuhën shqipe nga kjo adresë: http://english.nupi.no/Publications/Books-and-reports/2010/Privatization-in-Kosovo-The-International-Project-1999-2008 (shiko paragrafin fundit në faqe 50, dhe fusnotat 233 e 234).

Gjatë intervistës unë isha me një bashkëpunëtor (i specializuar në shërbimet të inteligjenvës), ndërsa Rita me një shoqe të saj shqiptare. Pas ditëve Rita më pyeti nëse ai bahskëpunëtori, të cilit po ia vëjmë emrin Arbër, ka lënë diçka për të (për Ritën) që unë t’ia përcjelli asaj. Ueh, mendova! Pse Rita po interesohet më shumë rreth privatizimit në Kosovë nga kolegu im që nuk ishte i specializuar në në këtë lëmi dhe atë ditë ishte më tepër cilësinë e mysafirit?

Albin Kurti thotë se është njohur me Ritën që nga viti 2007, se ajo ka mësuar mirë gjuhën shqipe. Me gjasë duhet ta ketë mësuar pas verës 2010, sepse atëherë kur më intervistonte mua kishte marrë me vete një përkthyese shqiptare.  Se çka ka bërë Rita prej vitit 2007 deri më 2010 nëse ka qenë gjatë kësaj në Kosovë, nuk dihet. Për kohën që Kurti thotë se është njoftuar me të (më 2007) në Prishtinë, Kurti ka qenë në lidhje me një tjetër të quajtur Aleksandra Channer, momentalisht aktiviste e VV-së nga SHBA. Edhe këtë Aleksandrën e njoh personalisht. Është më e shkurt se Rita, i ka flokët kaçurrela, dhe sytë verdhë (të kaltër). Në VV (madje edhe vetë Kurti) për opinionin emrin e saj e raportojnë si Aleks Çaner. Aleks është emër mashkulli, ndërsa Aleksandra emër femre. Ky mund të jetë shkaku pse disa media në Kosovë shpeshherë gabonin ose edhe dezinformonin publikun kur raportonin se në mesin e protestuesve të arrestuar është edhe aktivisti i VV-së, Aleks Çaner. Në fakt ishte aktivistja. Më kujtohet fort mirë kur në vitin 2009 (apo 2010) në një ligjeratë të mbajtur nga Albin Kurti në Universitetin Amerikan në Kosovë, tek sa po prezentonte problemet e zonave të mbrojtura të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, iu përgjigj një pyetje duke thënë se gruaja e tij (e Albinit) është ortodokse. Kjo duket shumë e saktë. Aleksandra është emër tipik ortodoks. Deri atëherë Aleksandra ka qenë gruaja e Albin Kurtit. Tash na doli Rita me lidhje prej vitit 2007. Kështu Kurti na duket një lloj Kazanove i produkteve të huaja, por në fakt nuk është ashtu. Kjo duket të jetë një dallavere e qartë politike e tij. As njëra, e as tjetra nuk duken të kenë qenë apo do të jenë gratë e Kurtit. Kur janë pyetje produktet (femrat) vendore, madje edhe brenda VV-së si Alma Lama, Kurti nuk heziton të konfrontohet me to shkaku i parave, të cilave u kërkon që gjysmën e pagës që e marrin si deputete në Kuvendin e Kosovës, ta depozitojnë në fondin e partisë (të VV-së), për agjendën politike të Kurtit me Aleksandrën, Ritën, dhe me produktet tjera të ngjashme “vendore”.

Aleksandra për kah pamja duket më e bukur se Rita. Rita është skilipece, më shumë se sa që duhet. Të vetmet karakteristika që e dallojnë nga mëshkujt, janë fytyra, flokët, dhe natyrisht, organet gjenitale. Nuk ka gjoks (sise) normal si të shumicës së femrave tjera. Pyetja interesante është: Pse Aleksandra Channer qëndron në VV kur Kurti veç ka vendosur të martohet me Ritën? Këtu dyshohet se Kurti nuk e ka pasur seriozisht lidhjen as me Aleksandrën, e as me Ritën. Dyshohet po ashtu se as Aleksandra e as Rita nuk kanë qenë dhe nuk janë në ndonjë lidhje intime me Kurtin pos atyre për dallavere dhe komplote politike. Secili që ka arritur ta lexoj këtë shkrim deri këtu, menjëherë do të mendoj se Kamishi paska të drejtë kur thotë se Kurti është zënë me një serbe në veturë dhe ka mbajtur korrespondencë me të. Mirëpo, ne duhet të bazohemi në gjera që vërtetohen. Kam pyetur një kolege nga Suedia (është shqiptare), ish-aktiviste e KAN-it (Kosova Action Network – Rjeti i Kosovës për Veprim) ose organizatës pararendëse të VV-së, se kush është ky Aleks Channer. Më tha se është femra e Albin Kurtit. Më vonë kur vetë Kurti në prezentimin e tij në Universitetin Amerikan në Kosovë ku ishim dhjetëra pjesëmarrës, na tha se gruaja e tij është ortodokse. E mora vesh se cila do të duhej të ishte, pra kjo Aleksandra. Pas atij prezentimi, në verë 2010, Rita më ftoj në prezentimin e raportit të saj për të cilin më kishte intervistuar. Prezentimi u mbajt në një lokal të quajtur “Dit e Nat”, i cili gjendet prapa ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, aty afër Ministrisë së Shërbimeve Publike (aty prapa ndërtesës së ish-Gërmisë ku duhet të merren vulat apostille). Pasi përfundoj prezenetimi i Ritës, kisha rastin të bisedoj më këtë që u identfikua si Aleks Channer. Aha! Ti qenke gruaja e Albin Kurtit, se ma hoqe merakun që të mos e bëjë një pyetje publike apo shkrim me titullin “Burri i kujt është Albin Kurti dhe sa burra i ka?”, thash me vete. Për çudi, në atë prezentim ishin të pranishme të dy gratë e Albin Kurtit, e kaluara (Aleksandra Channer) dhe e ardhmja (Rita Augestad Knudsen). Më shumë ka gjasa që asnjëra nuk ka qenë dhe nuk do të jetë grua e Kurtit, por e tërë dukuria mund të jetë e ndërlidhur me konspiracion politik të huaj në VV. Kurti mund të ketë të drejtë kur thotë për Ritën se “nuk kishte dashuri në shikim të parë” pasi ajo, më sa e kam vëretur edhe unë, duket si një tip aseksuale, por gënjen për lidhjen me të kinse për dashuri. Ja se çfarë ka deklaruar më tutje Kurti për të: “Ta njohësh atë e kupton se çfarë fati kam unë”. Kur kjo deklaratë kombinohet me atë se “nuk kishte dashuri në shikim të parë” krijon bindjen se Kurti nuk e do Ritën fare për dashuri apo për grua, por për diçka tjetër të panjohur për opinionin. Se çfarë fati paska Albini nëse ne e njohim Ritën, tash duhet të çupuritim pak më thellë prapa në kohë nga Specnaz GRU te shërbimi sekret norvegjez rreth këtij komploti politik të maskuar me kinse afera për dashuri.

Specnaz GRU, HV-016 dhe FSK

Viktor Suvorov është dezertor i Specnaz GRU (Galvnoje Razvedivatelnoje Upravlenje – Drejtoratit Kryesor për Inteligjencë) dhe ish-spiun sovjetik. Dëshmitë e tij rreth shkathtësive dhe kapaciteteve të Specnazit (Forcave Speciale) kishin shkaktuar shqetësim në Perëndim, çka ndikoj në krijimin e njësisë norvegjeze HV-016 për t’iu kundërvënë rrezikut nga Specnazët po që se zbarkonin në territorin norvegjez. E themeluar në vitin 1987, HV-016 njihet edhe si HV-SPES, njësi elite e Gardës Kombëtare Norvegjeze dhe pjesë e I-Styrken ose Innsatsstyrken (Forca për Intervenime) të formuar më vonë. Njësia i ka çetat e veta të vendosura në katër qytetet më të mëdha të Norvegjisë: Oslo, Trondheim, Bergen, dhe Stavanger. 

Rreth shkurtesës FSK keni menduar së është fjala për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këtu e kemi fjalën për Forsvarets Spesialkommando (FSK) ose Komandën e Forcave Speciale të Armatosura, njësi e forcave speciale të Ministrisë Norvegjeze të Mbrojtjes, e themeluar para HV-016. FSK ka bashkëpunuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në mënyra të ndryshme gjatë luftës në Kosovë. Njësitë e FSK-së norvegjeze dhe Specnazit rus ishin të parat që kishin hyrë Prishtinë më 1999 në prag të përfundimit të luftës. Siç u kujtohet, divizioni i Specnazit hyn në Kosovë nga Bosnia dhe okupon Aeroportin e Prishtinës. FSK përqendrohet në Prishtinë me mision për të aranzhuar bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve për zbatimin e paqes. Në atë kohë, ajo që sot njihet si VV ekzistonte si KAN. Që nga atëherë datojnë lidhjet e shërbimit sekret norvegjez me disa struktura këtu në Kosovë që synojnë të konketizohen edhe tani. Dikush sot nuk thotë kot “sa çfarë fati kam unë (në dashuri me norvegjeze për qëllime politike)”.

 

Përmbyllje

Elementet standarde të Marketingut Miks janë 4P, ndërsa ato të Krimit Miks 4K. Në formë të zgjeruar të dyja arrijnë në 7, pra në 7P dhe 7K. Krimi Miks ka shumëçka të përbashkëta dhe disa dallime në veprimtari si në kuadër të PDK-së ashtu edhe të VV-së. Në PDK, kur merr pushtetin, shfrytëzon rastin për t’i shpenzuar paratë e buxhetit të Kosovës për takime sekrete edhe nëpër shtëpi publike jashtë Kosovës. Politika më e specializuar dhe e parapëlyer e shqiptarëve të tillë, është kjo: Jepi mundësi për të vjedhur, para dhe ofroja ndonjë rrospi, ta shet shetin, kombin, vendin dhe dinjitetin. Në anën e VV-së, sidomos te Kurti, kjo strategji politike duket pak më ndryshe. Bënë thirrje dhe përpjekje për bojkotin e mallrave të Serbisë dhe inkurajon shfrytëzimin e produkteve vendore, por vetë ka shumë alergji ndaj produkteve vendore më të domosdoshme (njerëzve, femrave) dhe importon të tilla nga SHBA, Norvegjia për qëllimet e tij politike. Këtë nuk duhet ta pranoj populli, sepse nuk është punë intime e Kurtit në të cilën askush nuk do të kishte të drejtë t’i përzihej. Po që se Aleksandra dhe Rita ia gjuajnë ndonjë kondom dikujt nga kati i pestë dhe tregojnë se janë kënaqur me Kurtin, atëherë kemi arsye të besojmë se është punë private e tyre që duhet të respektohet dhe të mos pengohet. Por, Kurti në këtë drejtim duket se po rren. Ky do me dalë politikani i shitur më i paskrupullt. Është krijuar bindja te qytetarët se edhe VV do të jetë njësoj në qeverisje sikur partitë tjera. Kurti ofron koxha dëshmi të forta se i ka ambiciet e tilla të ngjashme, me bindjen se qytetarët do të jenë pasiv ndaj pushtetit të tij të mundshëm sikur tani për Thaçin. Dhe ka të drejtë derisa qytetarët shikojnë si huti se çfarë akuzash bënë Kamishi për Kurtin dhe anasjelltas, në vend se të kërkoj llogari nga të dy që punojnë në dëm të interesit të përgjithshëm. Këta nuk kanë të drejtë t’i dëmtojnë qytetarët për interesat e tyre konkurrente vetëm për pushtet. Strategjisë së tyre për ndarjen e sferave të interesit në pushtetin politik në dëm të Kosovës duhet, t’i kundërvihet një palë e tretë jopolitike dhe qytetarët. Po që se qytetarët vazhdojnë të mbesin nën ndikimin e propagandës dhe sensacioneve mediale, atëherë vijmë në përfundim se ky popull e meriton këtë degjenrim, ndoshta edhe më shumë. Qyetarët duhet të jenë kritik ndaj mediave pse nga ato lejohet të transmetohet vetëm propaganda dhe shpifjet e Kamishit, duke mos lejuar të bëhen publike faktet për veprimtarinë e tij të dëmshme për Kosovën. Edhe për Kurtin duhet të bëhet e njëjta gjë, por jo në formën sikur deri më tani ku lojtarët kryesor janë Kamishi dhe Kurti. Mungon pala e tretë në mes tyre në media për zbardhjen e fakteve. Pse?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora