E marte, 23.04.2024, 05:31 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse duhet çmuar Mbretin Zogu?

E diele, 22.04.2012, 09:39 AM


Pse  duhet çmuar Mbretin  Zogu?

Këndi zotëri,këndi ,mvaret

nga cili kënd i shikon

gjërat-më thoshte plaku Gruzian

Nga Fahri Xharra

Të gjithë jemi pjesë e historisë sonë . Edhe unë jamë pjesë e sajë.Të gjithëve na takon historia e jonë; e lavdishme apo e turpshme – ajo është pjesë e jona.Një të mirë e ka historia , ajo  na mëson ,e i lumi ai që nxjerrë përfitime të mençura e i mjeri ai që shkonë në shportën  e saj.

Si  mbërrini  Mbreti Zogu në pushtet?

Zogu është mbret i vetshpallur, sepse që të jesh mbret, sipas disa parimeve monarkiste europiane duhet të kesh gjak  të kaltër. Ku e gjeti gjakun e kaltër Ahmet Zogu që e shpalli nënën e vet mbretëreshë  e vetën mbret? Ahmet Zogu me paratë, armët dhe izën e Serbisë marshonte me hap të hekurt drejt Tiranës,

A mund të quhet legjitim edhe veprimi i Ahmet Zogut, i shpallur mbret nga Asambleja e formuar në prapaskenat e Lal Krosit me Pandeli Evangjelat e 27-tës, kur burrat më të shquar të politikës dhe të shtetit shqiptar që prej shpalljes së Pavarësisë morën rrugën e mërgimit politik?     E njejta vlenë e dhe për Enver Hoxhën,si erdhi ai në pushtet ? Me anën e Serbisë (Milladinat, Mugoshat ,Tempot), e muarr Shqipërinë. Nuk ishte  mbret i shpallur ; por me veprime dhe kohëzgjatje të sundimit ,shkuar edhe tejshkuar mbretit të mesjetës.

Zogu e kishte një parlament pa kundërshtarë politikë e, kështu, nuk ishte e vështirë të bënte atë që bëri, madje në fillim e quajti veten plot pompë "Skënderbeu i III, Mbret i Shqiptarëve" ( lexo: The Vorld Book Encyklopedia, Vol.18.faqe 9902, 1956 USA). Më pas, duke e parë se kjo tingëllonte disi groteske, e uli tonin duke u quajtur thjesht “Mbret”. Po Enveri e kishte Kuvendin popullor me kundërtashtarë plotik ? Kush guxonte t`i kundërvihej;jo as me shikimin e thjeshtë të syrit.

Se si e qysh mbretëroi ky mbret, që Serbia ia bëri peshqesh Shqipërisë, dhe analiza e politikës së tij, janë një çështje tjetër që nuk është me vend ta trajtoj këtu. Ashtu nuk do t`a trajtoj as “mbretërimin” e Enver Hoxhës për pesë dhjetëvjetsha, tri herë më të gjatë se të Zogut.

Pse duhet çmuar Mbretin Zogu?

Pra nga cili kënd i vështrimit të shikohet ;na del e mira apo e keqja e Mbretit Zogu. Në këtë shkrim dua të flas për mënyrën perëndimore të qasjes së tij të udhëheqjës apo më mirë të themi mberetërimit të tij për vetëm 15 vjet.  Aq kohë sa  ia lejuan rrethanat e kohës.

Çka bëri perëndimore?  Shqipëria e kohës së tij ishte ende “turke” (  ne jemi sot e lëre më atë kohë) . Populli frymonte më këngët turke të përkthyera shqip, këndoheshin këngët e mahmudijes , këndoheshin mashallahat ,inshallahat e allaturkat . ( Të njejta këdohen edhe sot) .Gratë tona me ferexhe e perçe  dhe  vetëm të përcjellura nga  mashkujt guxonin të dilnin jashtë shtëpisë. ( E njejta gjë po tentohet edhe sot, e s`ka burrë politikani që për interes të kombit t`i thot jo). Atmosferë aziatike në zemër të Europës. Cili kishte guxuar të bënte më shumë se sa bëri Mbreti.  Po,çka bëri Mbreti?  Ai u martua me një  princeshë Europiane ; deshti t`a përzien gjakun e vet me gjakun e kaltër sipas parimeve monarkiste . Deshti të sjellë frymë perëndimore. T`kishte qenë aq serbofil ,së paku ishte martuar me  ndonjë princeshë të mbretërisë së Karagjorgjeviqëve të Mbretërisë Jugosllave; apo me ndonjë nga  ato të Nikolla Pashiqit. Nikolla Pashiqi e ndihmoj me para ,me ushtri ,po a nuk do t`a ndihmonte edhe me ndonjë princeshë ,në mënyrë që të trashë miqësinë me Zogun. Por kur Zogu ,nuk ia përmbushi “kontratën “ , thuhet se Pashiqin e rroku pika në zemër. ( me gjuhen e re shqipe ” atak kardiak”)

Pra Zogu nuk u lidh as me Jugosllavinë e as me Turkinë ; flitej se edhe  Kemajl Ata Turku  ia kishte pas kthyer shpinën Zogut.

Pra e solli stilin perëndimor të sundimit  .Atëherë ,një vend i varfur si Shqipëria ,çka mund të pritej se mund të bënte më tepër në ato rrethana. Populli frymonte turqisht. Çdo hap për ndërrimin e diçkaje në të mirë të rrjedhës perëndimore ishte bukur i vështirë ( Por po duket më lehtë se sa në kohën e Enver Hoxhës kur çdo gjë ishte lidhur me lindjen ; si nga ndikimi komunist lindor ashtu edhe ndikimi pansllav; se sa sot kur këmbë e krye po i kthehemi bobë dovletit)

Çka është mbresëlënëse se ai në atë kohë i kishte pasur nën kontrollë punën ,veprimtarinë dhe financat e OJÇ-ve të kohës ; theksin e kontrollit  më të madh në ato të përhapjes dhe financimit të grupacioneve fetare. Sot nuk i kemi as në Shqipëri e as në Kosovë; nëse në emër të demokracisë që  shteti mos të ndërhyej  dhe mos të ndikoj në punën e tyre; por financave s`ka kush të iu ikë ( së paku kështu duhet) Sot ,ka farë kontrolli financiar mbi to?

Ndoshta nuk është e tepërt të theksohet dhe ndërhyerja e tij në mënyrën e të falurit në xhami  Ai e futi në jetë   ; faljen në këmbë.  Falje shqiptare,. Zogu nuk e ndaloi predikimin e fesë,por së paku ndikoi në të mirë që rrymat ekstremiste mos të marrin hov në Shqipëri. Ç`ka bën komunistët në Shqipëri :,e ndaluan fenë. Çka po bëjnë sot demokratët në të dy shtet shqiptare? Asgjë ,me të cilën kishin për t`u lavdëruar.

Por Zogu e kishte edhe vizionin e tij që më vonë i ndihmoi kombit: nën rrezikun nacist ai e shpëtoi Ajshtajnin dhe mijëra hebrenj tjerë duke iu dhënë pasaporta shqiptare dhe vend qëndrim në Shqipëri.

Mençuria e madhe  e mbretit, ikja e tij.

Gjithmonë ikja apo mos ikja nga froni mbetëror  i mbretërve në situata të caktuara është komentuar në mënyra të  ndryshme.

Këndi zotëri,këndi ,mvaret nga cili kënd i shikon  gjërat-më thoshte Gruziani plak, në një bisedë  rasti në një darkë  në Kutaissi ( Gruzi). Ashtu edhe duket që edhe vet  jeta në tokë mvaret nga këndi i rrezeve të diellit që rrezatojnë mbi ne.

Alarm !  E la Shqipërinë vetëm ,dhe iku ; mblodhi para dhe iku; e vodhi Shqipërinë dhe iku. Parashtrohet pyetja : Çka kishte  për të bër sikur të rrinte? Aty ,në këtë rast ishin dy rrugë : ose t`a pranonte pushtimin Italian dhe të bashkëpunon me ta , ose ta mbledh një grup patriotësh dhe t`a përballojnë armikun ; të biejnë me mijëra viktima ,; të shkatërrohet gjithëçka ashtu kurr e ndërtuar si duhet, dhe në fund të kapet në ndonjë birucë kanalizimi  dhe me sy të minit të pret se ç`po ndodh me te më tutje.

Matja e forcave dhe mospajtimi me pushtuesin ,atij i ka dhënë një vend  në histori : që nuk mund të quhet tradhtar – pra ikja e tij.

Historia e kohërave të vjetra apo ajo e këtyre ditëve po e tregon menqurinë e Zogut  ,për hapin e tij të madh të ikjes.  Ikja e Zogut dhe me ikjen e tij pengimin e katasrofës kombëtare ,me pasoja shumë të rënda për kombin unë me këndin tim të vështrimit e marr si hap të menqur dhe të guximshëm.

Pra,nga  i cili kënd të shikohet?



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora