| E shtune, 21.04.2012, 04:45 PM |
JUDA DHE
PONCI PILAT…
N? 100 vjetorin e Pavarsis?...
Nga Fritz RADOVANI
Vetëm dy emna, emna që i njeh
gjithë Bota, të gjitha shtetet e mëdha deri tek ma të vogjlit, se libri ku
përmenden këta dy emna asht i përkthyem në të gjitha gjuhët e Botës.
Nuk asht me u çuditë aspak
edhe për faktin se edhe pse këta dy emna i njeh gjithë Bota, ajo asht e
mbushun me veset dhe tiparet e tyne antinjerzore, aqsa kopjet e modelet e tyne
i gjejmë deri ndër sferat ma të nalta të të gjitha shteteve, madje shpesh edhe
në krye të vendit, përpara të cilit “përulen” me respekt njerzit ma të dijtun,
gjeneralët dhe herojtë, dijetarët e doktorët apo profesorët ma të njohun të
universiteteve, shkencëtarët e kozmosit, astronautët dhe politikanët e deri edhe
gjykatsit dhe juristët e gjykatave nderkombtare, që edhe të përgjumun dinë me
të tregue edhe për imtësi të jetes së këtyne dy emnave, gjana të cilat nuk i ka
as Ungjilli. Artistët ma të mëdhej të kinostudjove të njohuna, kur kanë mendue
me luejtë rolin e atyne kanë kërkue me pa ndër veprat e artit portretet e tyne,
qendrimet apo lëvizjet e gjymtyrëve, e në mënyrë të veçantë sytë, gojën dhe
mimiken e fëtyrës së tyne të paraqitun nga autori i veprës, kjoftë kjo pikturë,
skulpturë e të tjera gjini arti.
Historia e artit tregon se kur
Leonardo da Vinçi punoi “Darkën e Mbramë”, veper e cila njihet në gjithë globin,
ma parë gjeti figurën qendrore Krishtin, të cilit i ka kushtue edhe veprën e
vet. Nuk do të hyj me përsëritë madhshtinë dhe virtytet që paraqet potreti i
punuem nga mjeshtri i madh i artit botnor. Mbas sa vitësh në kerkim të
portretit të fundit që i kishte mbetë pa realizue ishte Juda, ma në fund u
ndesh me një burrë që ishte tue ecë i marrakotun e gjysërrëshqanë nga pija
alkoolike...dhe që piktorit ajo pamje iu duk se i plotsonte të gjitha kërkesat
e tij për me realizue Juden. E ndaloi dhe e mori në shtëpi. Deri këtu nuk ka
asgja që na ban me mendue se si mundet me ndodhë që përsoni që po rrinte me
pozue Juden me qese të pareve në dorë, shpërblim tradhëtije, ishte ai i para sa
vjetëve që paraqet figuren qendrore të Historisë së Kohës Moderne që mori Emnin
e Tij në të gjithë Boten “Epoka mbas Krishtit” ... Shpesh kjo tregohet nga
predikuesit për me na shpjegue “revolucionin” e vesit në metamorfozën që pëson
njeriu nga rruga e flligtë dhe amorale e jetës së çthurun dhe të prirun nga e
keqja...po shumë e pelqyeme sot nga gjithë bota edhe pse e di para meje këte të
vertetë të njohun të historisë së artit. Sigurisht, shumica janë të prirun nga
qesja në doren e tij...
Juda i njohun si perfaqsues e
vesit të tradhëtisë njihet përnjëherë edhe nga ata që nuk e kanë pa kurrë
vepren e Leonardos. Mjafon t’i thuesh se këtu asht Krishti me të gjithë
Apostujt e vet, natën e fundit para shkuemjes në Gjetseman, ai ve gishtin tek
Juda.
Po Ponci Pilat, si njihet? –
Asht shumë interesante se veprat e artit për té, tue pasë dashtë me paraqitë
njeriun që përfaqson “drejtësinë” apo “gjykatësin”, kanë paraqitë në një
mënyrë të persosun simbolin e padrejtësisë, mashtruesin dhe gënjeshtarin,
dhunuesin dhe hipokritin, që i vetdijshem për krimin që kryen, kërkon “me la
duert”...tue thanë: “Unë nuk gjej faj në Té,.. merrnje ju e kryqzojeni!”...
Pra, “kryqzojeni” edhe pse nuk ka faj!
Në 47 vjet të pushtimit
komunist në Shqipni asnjë artist nuk ka pasë nevojë me pritë me vite për me
gjetë fëtyren e Judës apo të Poncit Pilat. Porsa ke dalë tek dera e një
shtëpije në rrugë e derisa je kthye në darkë të ka ndjekë Juda. Aq shumë kishe
përreth, sa shpesh mos me dijtë se cilit me i thanë “mirëmengjes” e cilit mos
me i folë fare, apo me ba sikur nuk po e sheh. Aq shumë u mbush Shqipnia me ata
tradhëtarë, që ma të kqijtë ndodheshin ndër pjaca, kafe e kthinat apo qoshet e
rrugave... Të deklaruemit ishin ma kapadai mbasi njiheshin të gjithë nga “qesja
e pareve” që mbanin në brez...
Porsa ke hy në një shkollë,
zyre, fabrikë apo tue ecë në rrugë dhe ke mërrijtë në qendren e një qyteti apo
fshati, në një kuader të madh ke gjetë Poncin Pilat...ose bustin e tij.
Mbas
1992...”artistët” e shtetit shqiptar u detyruen me ndrrue rrolet, ata që luenin
në mënyrë të persosun rolin e Judës, sigurisht të paknaqun nga “qesja e vogel”
që mbajtën për sa e sa vite në dorë, iu drejtuen kolltukut të Poncit Pilat, po
ama jo me “qeset” e Judës, po me “thasët” e Poncit, i cili ua la trashigim nga
“froni” i vet i paligjshëm, të cilin nuk mujti me e marrë me vete... Pak kush
mujti me kuptue trashigimtarët e pafarë të tij.
Nuk kishin nevojë me kërkue
vepra arti nga vendet tjera komuniste dhe as për fëtyrat apo mimikat e
Poncit, mbasi për fat TVSH ua paqiste shpesh surratin e Ramiz Alisë, i cili i
ka luejtë të gjitha rolet e veseve të tija, tue fillue nga ata ma të ndytat
morale kur ishte i ri, e deri tek ata kriminale kur ishte plak pra, nga
xhullijtë, Juda e deri tek Pilati ...dhe ka vazhdue deri von? me i tregue
Rinisë Shqiptare se cili asht roli ma i pershtatshëm në Shtetin Shqiptar,
xhullini a Juda! Vetem pak ditë i shtruem ndër shilte provoi me luejtë në
rrolin e viktimave të veta dhe Pilati i ri tha: “Lirojeni,.. nuk i gjej faj me
e mbajtë aty!..” Po, duhej lirue ai që pak kohë ma parë tha: “Edhe bar do të
hamë, edhe gjak do derdhim, këtu e më tej nuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe
socializmin nuk e sakrifikojme. (16 Prill 1990) Ishin pak ditë mbas
Funeralit të Djalit Pllumb Pllumbajt në Shkoder, kur tradhëtari turkoshak Ramiz
Alia thonte në Byronë Politike të Komitetit Qendror të PPSH, me 14 korrik 1990:
“Nuk ka qytet tjetër ku vepron më tepër
agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e
organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjenturë serbe, italiane,
gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e
vet, prandaj, duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.”
Veni re, kujdesin per “vigjilencë” deri në pleqni!!
Po
për Krishtin mund të më pyes dikush...nuk ke shkrue asnjë fjalë? – Po, në
shembullin e Krishtit asht Populli Shqiptar, që po vuen si Ai që nga viti
1944... tue u pështy, torturue, masakrue, vra e varë pa vorr, pa shenjë tek
Kryet, e sot po i dhunohen edhe të Parët. Pushtuesit turq i dhunuen Vorrin të
Madhit Gjergj Kastrioti, pinjollët Sot po kërkojnë me dhunue Até, Figuren
Botnore Nanë Terezen...mbas Saj edhe Atdhetarin Ibrahim Rrugova!
Diplomati
Henrri Kesiinger shkruen: “Rusija do të pushtonte pastaj një pjesë të Ballkanit
Otoman, për ta mbajtur si peng” (“Diplomacia” fq 148.) Dhe me të vertetë qe ku
asht sot “pengu”... “Futeni po deshet në Europë, këta janë Shqiptarët e
Ballkanit Otoman!!”
Jam i
sigurt se Shqiptarët kanë forca me u perballë me të gjitha hibridet bastardhe
të sotme dhe të djeshme turkoshake, anadollake, islamike, ateiste etj...që po
kerkojnë me na turpnue para Europës, por edhe me dhunue Shqiptarët për
shkombtarizim, e kryesisht me i perça për me vazhdue sundimin e tyne gjoja me
masken “turkoshake” jo vetem mbrenda kufijve shtetnor por edhe në Kosovë,
Maqedoni, Çamëri e ku asht edhe vetem një Shqiptar, tue percaktue ma saktë nga
presidentët, qeveritarë, nëpunës, intelektualë, akademikë e deri tek sherbyesit
ma të thjeshtë të besimeve antikombëtare të Shqiptarëve, që po punojnë me vrull
dhe të paguem mirë për shpërbamjen si dhe shuemjen e Trojeve Shqiptare, tue
kërkue me i zhdukë Idhujt e Kombit, me përdhunue Ata Ideale për të cilat kanë
dhanë jeten mbi gjysëmiljoni Shqiptarë pa dallim Feje, por tue mos lanë pa
rikujtue asnjë çast mija e mija të tjerë Atdhetarë, që vazhdojnë me kenë edhe
sot të persekutuem, të shpronsuem, të vorfën dhe me gojë të mbyllun nga
forca... e Judës dhe e Pilatit...e kjo asht pasoje e asaj q? ka percaktue vetem
me nj? rresht Papa Gjon Pali II, me 16 Janar 1994 në Vatikan, se:
Shumë
njerëz janë endè në duert e torturuesëve të pamëshirshëm!”
Melbourne, Prill 2012.