E marte, 23.04.2024, 12:56 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bardhyl Mahmuti: Vrasja në Smilkovc

E shtune, 21.04.2012, 11:40 AM


KOMUNIKA

VRASJA NË SMILKOVC- «PARAÇINI 2»!

 

Për gati dy shekuj rresht nxitja e urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare si fazë paraprake e konflikteve të përmasave të përgjithshme mbetej strategji permanente luftënxitës e Beogradit dhe qarqeve nën ndikimin e saj.

Dëmtimet e monumenteve me vlerë historike, dëmtimi i pronave private, plaçkitjet e vazhdueshme, bastisjet e shtëpive, rrahjet, plagosjet dhe vrasjet e fëmijëve janë pjesë e arsenalit që përdorej nga koha e projekteve gjenocidale serbe (Naçertanjes së Ilia Garashaninit,  Elaborateve të Vasa Çubrilloviqit, Ivo Andriqit, Ivan Vukotiqit, Stevan Moleviqit e të  e deri te dokumentet më të kamufluara si Enciklopeditë dhe memorandumet e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve) e deri në ditët e sotme.

Pasojat tragjike të kësaj strategjie janë të njohura dhe ato që ndodhën në të kaluarën janë dënuar nga instanca të ndryshme demokratike në botë.

Është dënuar politika e arrestimeve, e burgimeve nga motivet politike, e shpronësimeve, e dëbimeve që aplikohej ndaj shqiptarëve në periudhën e Mbretërisë Serbo- Kroato- Sllovene. Për t’i dhënë një dimension ironik kësaj tragjedie të popullit shqiptar këtë politikë e dënuan edhe komunistët jugosllavë!

Është dënuar politika e arrestimeve, e burgimeve nga motivet politike, e shpronësimeve, e dëbimeve që aplikohej ndaj shqiptarëve në periudhën e Jugosllavisë Socialiste. Për t’i dhënë një dimension ironik kësaj tragjedie të popullit shqiptar këtë politikë e dënuan edhe “demokratët”  pas shpërbërjes së sistemeve socialiste!

Janë dënuar të gjitha politikat që sollën deri te skenari me pasoja tragjike ku humbën jetën disa qindra mijë persona dhe miliona tjerë u dëbuan nga trojet e veta gjatë periudhës së shpërbërjes së Federatës jugosllave....

Janë dënuar gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën.....!!!

E ajo që ndodh në Maqedoni???!!!

Më 21 shtator të vitit 2009 përmes reagimit të titulluar « “ Enciklopedia Maqedonase”-Çorbë derrash e Kuzhinës luftënxitëse të Shkupit», Bashkimi Demokratik Shqiptar u përpoq të sensibilizojë të gjitha institucionet e demokracive perëndimore, sidomos institucionet e atyre vendeve që dhanë kontribut të madh për të ndërprerë luftën në Maqedoni, se Kuzhina luftënxitëse e Shkupit që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në mënyrë analogjike si Kuzhina luftënxitëse e Beogradit që e quante veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (ASHAS), falsifikimin e realitetit historik e bën në funksion të mobilizimeve politike kundër popujve tjerë.

Në të njëjtën kohë Bashkimi Demokratik Shqiptar rikujtoi se pas Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Serbe”, Kuzhina  luftënxitëse e Beogradit përgatiti Memorandumin famëkeq si recetë për “Çorbën e Masakrave” kundër popujve tjerë.

Në mënyrë analogjike Çorba e Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” paraqiti PUBLIKIMIN e projekteve antishqiptare që Kuzhina luftënxitëse e Shkupit kishte përgatitur dhe që instrumentet politike ishin duke zbatuar:

- Dhunë edhe më të madhe pas përfundimit të luftës së armatosur të vitit 2001;

Një dhunë dhe përndjekje e përgjithshme kundër ish ushtarëve  të UÇK-së. Dhuna dhe terrori u ushtruan nën akuza të kurdisura të gjoja “luftës kundër krimit të organizuar”, ndërkaq motivet e vërteta të përndjekjes mbetën gjithmonë të maskuara.

Bilanci dhjetëvjeçar  i kësaj dhune dhe terrori antishqiptar është tragjik:

-           Mbi 500 ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë vrarë apo plagosur në rrethana misterioze, e që sot e kësaj dite nuk janë ndriçuar;

-           Mbi 2000 ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë torturuar nëpër hetuesinë e shtetit maqedonas, për të pranuar veprat penale të cilat nuk i kanë kryer;

-           Qindra ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë dënuar me dënime të rënda dhe kohëzgjatje të mëdha “për vepra kriminale”, që nuk i kanë kryer dhe që kanë qenë të detyruar t’i pranojnë nën torturat e tmerrshme;

-           Dhjetëra ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë dënuar me burgim të përjetshëm,  “për vepra kriminale”, që nuk i kanë kryer dhe që kanë qenë të detyruar t’i pranojnë, nën torturat e tmerrshme;.....

Janë dënuar gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën.....!!!

Madje është dënuar edhe skenari i përgatitur nga shërbimi sekret serb, që përmes “Operacionit Paraçin”, në shtator të vitit 1987, në kazermën ushtarake  të Paraçinit, u likuiduan 5 të rinj të përkatësive të ndryshme etnike me qëllim të fajësimit të shqiptarëve dhe nxitjes së urrejtjes antishqiptare!

Edhe vrasja e Azis Kelmendit edhe  dënimet e Rizah Xhaklit (20 vjet burg), Abdylxhemil Alimani (20 vjet burg), Afrim Mehmeti (13 vjet burg), Pajazit Aliu (13 vjet burg),  Shefqet Paqarizi (7 vjet burg) dhe të Enver Behluli (5 vjet e gjysmë burg) ,të cilët u torturuan barbarisht për t’i detyruar të pranojnë veprat që nuk i kishin bërë, ishin pjesë e skenarit luftënxitës  të Beogradit.....

Katër vite më vonë filluan masakrat e përgjithshme!

E ajo që ndodh në Maqedoni???!!! Heshtet! Apo pritet të dënohet në të ardhmen???!!!

Dhunë e përgjithshme kundër shqiptarëve si në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, si në kohën e komunizmit jugosllav, si në kohën e para luftës së 2001 si tani....

Kërkohet vdekja e shqiptarëve, dhoma gazi për shqiptarë ... dhe kërkesat bëhen publikisht nga “tifozët e sportit” që paguhen me para nga Qeveria e Maqedonisë !!!....rrahje të nxënësve shqiptar, vrasje ....

Në mozaikun e skenarëve antishqiptare  «DEJA VU» mungonte skenari analogjik i “Operacionit Paraçini”!

Duke përcjellë me shqetësim rrjedhën e ngjarjeve në Maqedoni, aplikimin e strategjive antishqiptare dhe nxitjen institucionale të urrejtjes antishqiptare që ka arritur shkallën e “tifozëllukut sportif”, vrasja e pesë personave në Smilkovc nuk mund të shihet pos si «PARAÇINI 2»!

Bllokimi i vendbanimeve shqiptare, terrorizimi i popullsisë shqiptare të disa fshatrave të Shkupit dhe drejtimi i gishtit drejt shqiptarëve bëhet njëlloj si në të kaluarën...

Mungojnë emrat e të akuzuarve!

Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreh shqetësimin e vet se në këto skenarë të nxitjes së urrejtjes antishqiptare hetuesia maqedonase do të detyrojë me torturat më çnjerëzore njerëz të pafajshëm si Rizah Xhaklin, Abdylxhemil Alimani .... për të përmbyllur në tërësi Paraçinin 2.

Vetëm dënimi i kësaj politike që sakrifikon njerëz të pafajshëm për të nxitur urrejtje dhe asgjësimi i kuzhinave antishqiptare në Ballkan do të hiqte gjeneratorin e konflikteve të vazhdueshme në këtë pjesë të Evropës.

Të gjithë nxitësit dhe kreatorët e kësaj urrejtje antishqiptare duhet ta dinë se “tifozëve të sportit” antishqiptar Çorba e Derrave të gatuara në Kuzhinat e Beogradit dhe qarqeve nën ndikimin e tyre në Shkup do t’u mbetet në fyt!

Populli shqiptar duhet t’i bashkojë forcat dhe energjitë e veta që përballë rreziqeve që i kanosen të dalë fitimtarë!

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

14 prill 2012



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora