E hene, 18.11.2019, 09:32 AM (GMT)

Kulturë » Libra

Teuta Shala-Peli: “Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha ( identiteti shkencor dhe krijues)”

E premte, 20.04.2012, 06:25 PM


Libra te rinj

MA. TEUTA SHALA-PELI,

“PROF. DR. SABILE KEÇMEZI - BASHA (IDENTITETI SHKENCOR DHE KRIJUES)”, LKSH, PRISHTINË 2012, 532.

 

Ditë më par nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës doli libri “Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha ( identiteti shkencor dhe krijues)” . Autore e librit është MA. Teuta Shala-Peli, hulumtuese e pavarur në Institutin e Historisë në Prishtinë. Autorja për nga mosha është e re, por për nga hulumtimet dhe shkrimet e saja të publikuara gjerë më tani le përshtypjen se është një shkencëtare e thekur e historisë.

Hartimi i librit është shkruar me një përkushtim të madh dhe me mbështetje argumentuese e shkencore. Në bazë të volumit dhe të dhënave që sjell në libër për  Prof.dr. Sabile Keçmezi-Bashën, duket se autorja ka hulumtuar shumë në biblioteka dhe arkiva për të sjell çdo detaj të argumentuar para lexuesit. Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha opinionit kosovar dhe atij mbar kombëtar i është i njohur për kontributin e saj si në fushën e shkencës poashtu edhe të krijimtarisë letrare. Ajo, gjerë më tani ka botuar mbi 20 libra, është e përfshirë në shumë fjalor enciklopedik e leksikone të ndryshme, është e përkthyer në shumë gjuhë botërore si dhe në vitin 2011, është zgjedhur Anëtare e Rregullt e Akademisë Evropiane të Arteve.

Autorja Teuta Shala-Peli, librin e ka konceptuar e ndarë në pesë pjesë kryesore. Duke përfshirë (Pjesa e parë) “U shkrua për veprat e saja”,  duke e bërë një nënndarje të qëllimshme: në librat shkencor dhe letrar. Pjesa e dytë përfshin “U komentuan shkrimet e saja në internet”; Pjesa e tretë “Intervistat në gazetat e ndryshme”; Pjesa e katërt përfshin gati të gjitha shkrimet që janë në enciklopedi të ndryshme “U shkrua në enciklopedi të ndryshme” dhe në pjesën e pestë përfshihet pjesërisht “Bibliografia”. Monografia ka aparaturë shkencore duke u nisur nga Parathënia, Hyrja, Përfundimi, Rezymeja në gjuhën angleze, Treguesi i emrave dhe në fund librit iu janë bashkangjitur edhe një numër i konsideruar i fotove që profesoresha ka pasur me personalitete të ndryshme dhe në numër të vogël fotosh me familjaret e vet.

MA. Teuta Shala-Peli, qysh në fillim të librit na njofton se ky botim është vetëm pjesa e parë e librit, e mbesim me shpresë se ndoshta së shpejti do të na befasoi edhe me pjesën e dytë të veprës dhe jetës të shkencëtares, poetes, romansieres, politikologes Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, se për të ka çfarë të shkruhet dhe çfarë të thuhet për kontributin e madh që ka dhënë dhe po jep si në shkencë po ashtu edhe në krijimtari.

 

E botoi LKSH, libri ka 532 faqe, çmimi 10 euro.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT