E premte, 19.04.2024, 11:34 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Deri kur në Kosovë, do të zhvillohet politika e hajnisë ? !

E premte, 20.04.2012, 06:17 PM


KURRUPSIONI  PO  RRITET  PËR  CDO  DITË     KOSOVË ? !

Deri kur në Kosovë, do të zhvillohet politika e hajnisë ? !

Nga Ramiz DËRMAKU-Weingarten

Politika e hajnisë  për çdo ditë e më tepër po lëshon rrënjë në Kosovë. Nëse dëgjon Radion, shikon Televizionin, lexon faqet e internetit, apo shfleton shtypin tonë ditor, të bie në sy se si liderët tanë derdhin lotë krokodilli duke deklaruar  se ne do të zhvillojmë“luftë“ të hapur (apo i kemi shpallë“luftë korrupsionit) do ta luftojnë korrupcionin, etj ?

Dihet se korrupsioni e ka gjenezën që nga koha kur egziston njerëzimi. Korrupsionin e gjenë në të gjitha regjimet (por ai diku zhvillohet më tepër e diku më pakë). Korrupsioni mund ti përshtatet të gjitha situatave pa marrë parasysh se ç'farë fushate zhvillohet ndaj tij. Korrupsioni zhvillohet në ato vende ku ka probleme të shumëta sociale, siq është momentaalisht Kosova. Korrupsioni i përfshin gati të gjitha sferat e jetës dhe ne këtë mënyrë pengon zhvillimin, politikë, ekonomik, kulturor , të vendit apo shtetit ku veprpn. . Po kalojnë mbi dhjetë vite të çlirimit të Kosovës, ku pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës janë përjashtuar nga jeta shoqërore, ata janë të pa punë, prandaj janë privuar nga mundësia për të ndertuar një ekonomi të qëndrueshme dhe për të patur një jetë të sigurtë e të dinjitetshme. Është e vërtetë dhe e pa mohueshme se Kosovën ne ditët më të vështira e ka ndihmuar edhe mërgata jonë. Detyrë kryesore dhe përgjegjësi e shtetit të Kosovës është të krijoj nje sistem të mirfilltë gjygjësor, që të zhvillojë një“luftë“ të ashpër ndaj korrupsionit dhe dukurive tjera negative, të cilat po e pengojnë zhvillimin ekonomik, politikë, demokratik, etj. Korrupsioni dhe hajnia në Kosovë filluan të lëshojnë rrënjë pasë përfundimit të luftës. Pra pasë lufte në Kosovë nuk funksiononte shteti, pra s kishim institucione tona, dhe ndihmat shpërndaheshin shkel e shko.., ne mënyrë jo transporente. Shumë njerëz, intelektualë, familje, shoqata, etj, në vend se ti shpërndanin donacionet në vende të caktuara pra të varfurve ata i merrnin vetë dhe i keqëpërdornin ato. Korrupsioni po rritet edhe më tepër kur misionet ndërkombëtare në Kosovë kërkonin punësimin e një numri vendësish si përkthyes , shoferë apo kuadro të kualifikuara.   Pasi papunësia ishte e( është edhe sot)  madhe punësimi nepër organizata ndërkombëtare ishte një rast i mirë, prandaj edhe u këthye edhe në biznis të leverdishëm ndërmjetësish.

Për tu punësuar tek ndërkombëtarët kërkohej një pagë mujore-rrogë, edhe të dytën duhet ti ipej ndërmjetsuesit. Kjo dukuri negative vazhdon të jetë prezente akoma në Kosovë. Se sa është varfërija e madhe në Kosovë tregon edhe raporti i Bankës Botërore, i cili thotë: citoj, Në Kosovë më tepër se 43% e qytetarëve jetojnë me 1,41 cent në ditë. Në anën tjetër, njerezit e pasur, të cilët përmes hajnisë janë pasuruar aqë tepër sa nuk e dijnë asë vetë pasurin që kanë. Me siguri lexues të nderuar e keni kuptuar se kush janë ata ? ! ..., po kush tjetër posë politikajve tanë. Pra korrupsioni dhe hajnia po e dëmtojnë rëndë ekonomin e lodhur dhe shtresën e varfër. Ata pa fije turpi para konferencave për gazetarë, gjatë mbledhjeve  të shumëta, apo intervistave dhënë mediave të shkruara dhe atyre elektronike, që në fjalët e para "luftojnë", korrupsionin, hajnin, familjarizmin, dhe shumë e shumë dukuri tjera negative , derdhin lotë krokodilli (dikur për partin, vëllazërim bashkimin, e tje ) ndersa sot për pluralizmin, demokracinë, lirinë e fjalës, lirinë e shkrimit, për të drejtat e punëtorit, e shumë e shumë tjera, ndersa vetë i shkelin këto ligje  dhe dukuri negative. Shumë shpeshë më ka rënë ti dëgjoj qytetarët tanë duke i përcjellur me duartrokitje të gjata liderët, ministratë, deputetët, etj etj, kur bëhet përurimi i ndonjë rruge të asfaltuar,  apo të ndonjë shkolle. Po të njejtit njerëz pas një viti, kur shohin gropat në rrugë, thonë..., e pyesin ? ! Si është e mundur që brenda një viti të prishet asfalti ? ! Ata po na vjedhin ne mënyrë të fshehtë, por ndodhë shumë shpeshë edhe ne mënyrë të hapur. Me siguri se dikush do te pyeste, po si mund t'na vjedhin hapur  pra në pikë të ditës, duke ngrën e duke pirë, duke derdhur shumë euro. Shikoj meremetimet qe i bëjnë ata; nepër shkolla, shtëpi shëndeti, riparimin e monumenteve kulturore, etj etj, Të gjitha këto dhe shumë tjera që ne nuk i shënuam tregojnë qartë se ka keqpërdorime, vjedhje, korrupcion, pra janë një rast i mirë për ti mbushur xhepat-valigjet ministrat tanë. Kemi raste kur njeriu zgjidhet edhe deputet i Parrlamentit të Kosovës, nga kuvendi komunal, prapë rizgjidhet dhe kurrë gjatë 4 viteve nuk diskuton në mbledhjet e Parrlamentit. Shtrohet pyetja, po kend e përfaqëson ai deputetë ? ! Ai në çdo mbledhje të Parrlamentit të Kosovës merrë pjesë, jo pse ai do të diskutoj, apo edhe përcjell kërkesat e elektoratit nga komuna, por ai bënë orvatje që me disa ministra të fitojë ndonjë tender ..., dhe nëse e fitojnë.., fitojnë të dytë.

Ata deputetë në biseda private, oda, ndeja, pishina, sport, ahengje betohen e shumë shpeshë thonë, se zemra u digjet për Kosovën e popullin, për lirinë e fjalës, për demokracinë .., por në takimet, mbledhjet dhe tryezat e organizuara sillen vërdall  për ta marrë - apo fituar, ndonjë tender, e nga organizata fituese të marrin një shumë të eurove. Niveli i korrupcionit në Kosovë për çdo ditë po rritet. Kur themi po rritet këtë më së miri na e dëshmon komisioni i paradokohshëm i Axhencionit Kundër Korrucionit. Në raport thuhej, se gjatë vitit 2009 janë paraqitur 157 raste te dyshuara për korrupsion. Hasan Preteni , drejtor i AKK-së thotë: Se axhenci ka gjetur raste  aferash korruptive edhe brenda vetë Zyrës së Kryeministrit Thaçi, por edhe ne institucione të larta . Mungesa e një sisstemi efikas juridik dhe dobësitë që ka shteti, kanë mundësuar që në Kosovë të zhvillohet korrupsioni ne masë të madhe, në vend që t'i shpallej luftë serioze atij. Luftë të vërtetë kundër  korrupsionit dhe vjedhjes së parasë publike nuk mundë të ketë derisa vetë gjygjësori është i korruptuar, dhe sistemi i gjykatave nuk është efikas. Korrupsioni është një problem politikë dhe vetëm si i tillë duhet adresuar dhe vetëm politikishtë mund të zgjidhet . Kurse politika zyrtare pikërisht hesht sepse vetë është e zhytur në korrupsion dhe e ka tjetërsuar atë në dukuri  teknike. Mendoj se është koha e fundit për ta luftuar korrupsionin dhe për të bërë ndryshime rrënjësore në këtë drejtim. Kjo gjendje shumë e keqe, duhet të ndryshohet sa më parë. Populli është i shtrirë përtokë. Në fakt na kanë shtirë këta që sot aksidentalisht udhëheqin vendin, që duke u pasuruar (duke vjedhur) për vete, i varfërojnë të tjerët  pra në rastin konkret Popullin.

Punuar me 17.04.2012

Weingarten-Gjermani



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora