E premte, 29.03.2024, 06:02 AM (GMT)

Editorial

Abdullah Prapashtica: Në përkujtim të jetës dhe veprës së lavdishme të Xheladin Gashit - Plaku

E enjte, 20.03.2008, 04:09 PM


NE PËRKUJTIM TË JETËS DHE VEPRËS SË LAVDISHME TË XHELADIN GASHIT - PLAKU

ME XHELADIN GASHIN DHE AZEM SYLËN MË BASHKOI UÇK-ja

LETËR

Nga Abdullah Prapashtica

E nderuara Familje e të nderuar bashkëluftëtar, miçë të nderuar të Xheladin Gashit - Plaku!

Në pamundësi që sot të jam i pranishëm mes juve, po ju drejtohem me këtë letër për të ju treguar se pavarësisht pse jam me mija kilometra larg nga Atdheu kundër dëshirës time, me mendje me shpirt jam dhe do të mbesë gjithmonë në mes e juve dhe nga këtu në mërgim i ndaj të gjitha gëzimet dhe hidhërimet bashkë me ju!

Me Xheladin Gashin – Plakun, u njoftova përmes të Azem Sylës, posa hyra në radhët e UÇK. Azem Syla në atë kohë ishte Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, para se të formohej Qeveria e Kosovës gjatë luftës, dhe pas themelimit të saj, Ministër i Mbrojtjes .

Në rrugën time të par që bëra për në veri të Shqipërisë e bëmë bashkë me Xheladin Gashin. Rrugës Plaku filloi të më njoftoi me detyrat me të cilat do të ballafaqohem ne pregaditjenë e Operacionit Shigjeta. Pasi që nga ai e Azem Syla morra vesh se do të marr detyra drejtuese në Qendrat Stërvitore të UÇK në Shqipëri, ati ju drejtova dhe i thash se: “kur u ndava nga puna e nga familja në Gjermani u nisa për në Kosovë me dëshirë për të u përpjekë me shkaun që po ma terrorizon popullin e atdheun tim, e jo për tu ndal këtu”! Ai me shikoi dhe më tha shkurte e prerë: “në Ushtri nuk ka dëshira por detyra që duhet zbatuar si pas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK”. Pastaj u takuam edhe herëve tjera gjatë luftës e pas luftës dhe sa herë që takoheshim ky njeri më hynte edhe me shumë ne zemër. Ai qëndrimi i ti burrëror, me fjalë të pakta e të matura prej një kreshniku tipik të Drenicës së lavdishm! e.

Por, kur të flas për Xheladin Gashin që tani është në legjendë, nuk mund të mos i them edhe disa fjalë për Komandantin Azem Syla, sepse ata ishin për UÇK si dy gjymtyrë të një trupi se ata tëra vendimet i merrnin bashkë. Tani nuk më vjen mirë që nuk po ndriçohet edhe vepra e jeta luftëtarëve të gjallë që luajtën rolë vendimtar në momentet më të rëndësishme historike gjatë luftës së UÇK, si është roli i Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, Azem Syla dhe të zëvendësit të ti Sokol Bashota e të luftëtarëve tjerë të heshtur!

Lavdi për jetë e mote Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe gjithë heronjve e dëshmoreve të ren, por as atyre nuk do të ju vinte mirë që të mos respektohen si duhet edhe shokët e tyre të jetës e të pushkës që rastësisht janë sot gjallë! Sidomos Azem Syla i cili kurrë nuk e kishte mendjen te vetvetja por gjithmonë kujdesej për të tjerët. Burrë që i ka fjalët e rralla dhe që i le veprat të flasin vet! Por, ja se sot nuk ka kush ti sheh veprat e tyre por më shumë dominon zhurma e demagogjia e karrieristëve që ngjiten mbi ta për tu duk më të “mëdhenj”!

Detyrë e secilit shqiptarë është të e nderon dhe afirmon të vërtetën dhe vlerën, sepse sot kur u nisë zgjedhja e çështjes së Popullit Shqiptar, që hyri nën sundimin e Beogradit, pjesë - pjesë që nga 1878 e këtej, më shumë se kurrë duhet potencuar emrat e atyre që dhanë kontributin më të madh që kjo nisje të ndodh, sepse ata do të jenë shembuj për brezat e ri që të vazhdojnë pune, që akoma nuk është kryer!

Vetëm ata popuj që kanë njerëz si Xheladin Gashi – Plaku dhe vetëm ata popuj që nuk flenë të qetë nën sundimin e huaj, dhe që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe gjakun e bijave e të bijve te vet për lirinë e Kombit e të Atdheut, e meritojnë që të ekzistojnë! Vetëm ata detyrojnë të respektohen edhe nga miqtë edhe nga armiqtë e tyre. Ata popuj që nënshtrohen para mashtrimeve e para shtypjes së pushtuesve, vet janë fajtor pse janë të përbuzur dhe pse gjithkush i merr nëpër këmbë!

Pikërisht pse Atdheu dhe Kombi i ynë kishte, ka dhe do të ketë gjithmonë bija e bijë si Xheladin Gashi, që me vëllezër e me djem e vajza, e me nipa e mbesa hyn në luftë për liri, kombi i ynë nuk do të humb kurrë! Ashtu si bën Dëshmorët tan të shtrenjtë, që i dolën zot Atdheut me jetën e vet edhe brezat e ri do ti dalin zot vendit të vet edhe me jetët e tyre. Populli i ynë i mbijetoi sundimet shekullore bizantine, romake, osmane dhe i mbijetoi e do ti mbijeton edhe mezeritë sllavo-greke edhe okupimet e huaj nazifashiste të Evropës së vjetër e të Evropës së re dhe veglave të tyre .

Duke ju falënderuar Luftëtarëve si Xheladin Gashi – Plaku dhe Heronjve e Dëshmorëve të Kombit e familjeve të tyre që i dhanë ata, si dhe duke ju falënderuar edhe luftëtarëve të gjallë që e vazhdojnë luftën për realizimin e qëllimeve të tyre, ne sot akoma flasim dhe jetojmë shqip!

Edhe pse mbi Atdheun dhe Kombin ton përsëri janë grumbulluar retë e zeza të Fuqive të vjetra evropiane , agimi i ditës së lirisë nuk është më larg. Kombi dhe Atdheu i ynë nuk do të lejoi më kurrë që të hynë nën sundimin tiranive të huaja ! Sepse sot ne e kemi një rini kreshnike që nuk do të pranoi as një zgjedhje tjetër për pos lirisë së plote dhe bashkimit kombëtar ne një shtet dhe nën një flamurë të vetëm!

LAVDI DËSHMORËVE TË RËN DHE LUFTËTARËVE TË GJALL TË KOMBIT



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora