E premte, 19.04.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: A na thotë dicka gjykimi në Oslo i Anders Breivik

E premte, 20.04.2012, 07:01 PM


A NA THOTË DIÇKA GJYKIMI NË OSLO KUNDËR ANDERS BEHRING BREIVIK

Nga Selim M. Nengurra

Percjell me vemendje këtë gjykim që nga dita e parë e hapjes së tij dhe dashtë e pa dashtë, per herë të parë në jeten time, nuk po kam nevojë per modesti, por po i them vetes time se megjithate qenkam vizionar.

Unë kam pasë fatin që të rri per shumë vite në kampet e refugjatëve në Suedi dhe Norvegji, meqenëse kam nji talent të çuditshëm dhe mesoj shpejt gjuhët, sa mbas dy-tre  muejve pata mësue shumçka nga këto gjuhë dhe kjo solli deri te angazhimi im spontan si perkëthyes mes refugjatëve shqiptarë dhe organeve të strehimoreve dhe policisë, të cilet për çdo ditë vinin edhe nga disa herë, qoftë per ta xanë dikend e largue nga shteti, qoftë per ta bastisë dikend per shkak të hajnive dhe drogës. Kam pa, ndegjue e perjetue gjana të cilat e kam shumë të veshtirë t’i pershkruej edhe nese rri me lapsin në dorë me vite të tana. Mbaj mend se si gjatë intervistës per kerkim të azilit, zyrtari mes tjerash pyeste azilkerkuesin se cilës fe i perket. Dhe shumë rrallë pergjegjja ishte e sinqertë, zakonisht shqiptari pergjegjej, nuk jam besimtar, jam shqiptar unë. Ndodhte që zyrtari (polic)  provokonte dhe i thoshte ; je ateist ti, dhe ai pergjigjej, jo jo jam katolik, i krishten. Polici shenonte këto dhe po të bahet sot nji hulumtim në dosjet e shqiptarëve të Suedisë e Norvegjisë, do shehit se mbi 80% e tyne kanë mohue të ken gja me islamin, me muslimanizmin. Padyshim se nji gja e tillë do jetë me shqiptaret gjithandej shteteve europerendimore.

Unë, ma vonë, kur ishim vetem, shumicen i pysja: Vërtetë je katolik ti? Jo more, por këta nuk i duen muslimanet dhe me u deklarue katolik do jetë ma mirë per mue se ma lehtë më pranojnë dhe m’i jepin letrat per qendrim.

Në vitet 1992-1994 Qeveria norvegjeze, e kryesueme nga kryeministresha Gru Harlem Brutland me zonjen Grethe Faremo në ministrinë e drejtësisë, ishte kategorike me i largue kolektivisht 2500-3000 shqiptarë azilkerkues, po çka ndodhi?!  Pothuej të gjithë u futen neper Kisha. Me gra, vajza të rrituna e femijë të vegjel u akomoduen dhe me muej e vite jetuen në podrumet e kishave, në shtëpijat e prifrinjve dhe sherbëtorëve të tjerë kishtar, me të vetmin synim që ta detyronin shtetin t’u jepte lejeqendrimet në Norvegji. Me plot pergjegjësi e them se në shumë raste asht perlye edhe morali i femnave të këtyne njerzeve me dëshiren e tyne per të perfitue lejeqendrime. Nuk çuditem nese sot disa nga rinia jonë këtu në realitet babë biologjik ka ndonji prift protestant norvegjez.

Dhe doren në zemër, mbi 90% të këtyne njerezve aspak nuk kishin arsye të qendronin në Norvegji, ata askush atje në vendlindje nuk i kerrcnonte, as nuk i rrezikonte. Thjeshte kishin dëgjue se ka nji shtet që quhet Norvegji ku të japin shtëpi banimi të mobilueme, të japin para me thes dhe tanë diten njeriu flen e tanë naten luen letra e bixhoz, pin COCACOLA e ha banane.

Pra aq të fort ishin shqiptaret, sa per ta shfrytzue të drejten e të tjerëve per azil, ata vinin dhe krijonin tollovina dhe jetonin me ndihma të socialit të shtetit në Norvegji.

Per çudi shoh tashti me vite radhazi se si pikërisht këta, mbasi u vendosen dhe u akomoduen, sot janë MUSLIMANET  ma ekstrem në Norvegji. Jane keta qe kerkuen hapjen e xhamive, dhe sot bajne propagandë islamiste në këtë shtet.

Unë gjithmonë isha dhe jam kunder kësaj dhe gjithmonë kam marrë kritika nga miq e të aferm familjar. Po pse po qan kryet Selim, leni, kur po i duron shteti çka po perzihesh ti?!

Nuk pajtohesha me ta dhe asnjihere nuk kam pushue pa i luftue njerez të tillë. Disa më thonin dhe më thonë: ?’ke, na ty asgja nuk po të damtojmë?! Dhe unë u them atyne gjithmonë se ata po damtojnë jo vetem mue, por po damtojnë keq KOMBIN TIM, KULTUREN E KOMBIT TIM, HISTORINË E KOMBIT TIM, RRANJET E TIJ DHE GJITHÇKA SHQIPTARE.

Injoranca asht injorancë dhe nuk ka pranue as nuk pranon mendimet e mia të shendosha, të sinqerta e patriotike. Kur u spjegoja , bile edhe të afermve të mi në familje e farefis, se po gabojmë shumë me këtë reklamim islamist që po e bajmë, ata kurrë nuk u binden.

Dhe ja tash ndodhi 22 korriku i vitit 2011 kur nji norvegjez 32 vjeçar, së pari me nji automjet kombi me plot eksploziv shkatrron pjesë të mëdhaja të ndertesës qeveritare në Oslo ku vriten 9 veta dhe pastaj i armatosun me armë automatike dhe revole shkon në ujdhesen që quhet UTØYA dhe vret e masakron 67 veta rini antarë të Forumit Rinor të Partisë Laburiste norvegjeze, që asht me dekada në pushtet ( ARBEIDERPARTI ).

Asht shkrue dhe asht folë shumë per rastin, per vrasësin dhe unë personalisht çuditem se si ankush nuk flet me sinqeritet. Nuk flasin me sinqeritet, me doren në zemer dhe këte nuk e bajnë jo vetem ardhacaket apo emigrantet në Norvegji, por edhe vetë norvegjezet janë konfuzë, janë të hutuem, nuk bajnë gjykim të drejtë, flasin me nji dozë frike, me nji mejgullnajë dhe besa edhe me injorancë.

Gjykimi kunder Anders Behring Breivik ka fillue tashma tri ditë dhe percolla me vemendje gjithçka munda të percjellë që nga hapja e seancës së këtij gjyqi shekullor në histori të Norvegjisë. Unë këtu në këtë postim nuk do shkruej reportazh të këtij gjykimi, unë do shkruej ato që pashë, që dëgjova të fliste z. Anders B. Breivik dhe që direkt kanë të bajnë me shqiptarët në Europë. Ky njeri, shembull eklatant i EKSTREMIT TË DJATHTË, padyshim nga propaganda shekullore serbo sllave kishte krijue bindjen se në Europë ka popull musliman dhe ai nuk duhet të ekzistojë. Unë mendova se do të fliste per boshnjaket e Bosnjes, por jo, ai tha se janë SHQIPTARET MUSLIMANE dhe prandaj jam kunder NATO-s dhe bombardimeve të saj, që u bani forcave dhe caqeve serbe, sepse të krishtenet në aleancë sulmuen nji popull të krishtenë per t’i shpetue MUSLIMANET. Islami nuk e ka vendin në Europë, tha Anders B. Breivik.

Titullin e vuna: Çka duhet të na thotë ky gjykim...?!

Nuk e di çka do i thotë dikujt tjeter, por mue terrorizmi i tij dhe deklarimet e tij në gjykatore më thonë se paskam pasë të drejtë kur kam kundërshtue dhe kundershtoj prezantimin tonë gjithandej shteteve europiane si muslimanë, ku në vend të shkollave na hapem e po hapim xhamija, në vend të teatrit, të kinos, të sallave të baletit e sporteve na po shkojmë në mejtepe dhe po ulurojmë si llava ujqish në nji gjuhë të huej, në arabishte apo turqishte.

Unë e shoh per të saten here se sa i MADH, sa HYJNOR deri në rang PROFETI ka kenë Dr. Ibrahim Rugova, i cili ka dijtë per propaganden serbe nëper Europë kunder shqiptarëve, dhe mbasi Ai, me forcen e nji intelektuali të pakrahasueshem, bani popujt dhe shtetet tradicionalisht mike të serbve ( Franca e Anglia ) që të jene tash mike të shqiptarëve dhe anmiq të serbëve, mbasi u çlirue Dardania me ndihmen e po këtyne miqëve, Dr. Ibrahim Rugova me shpejtësi  vendosi të ndertohet KATEDRALJA  në Prishtinë, sepse me këtë ai donte t’i demantonte propagandat serbosllave se shqiptaret janë muslimanë dhe terrorista islamistë potencialë. Çka banë shqipfolsit, dolen dhe kundershtuen Katedralen, e shajnë edhe sot per së vdekuni Ibrahim Rugovën pse e ndertoi. Dhe kunder nuk janë vetem lukunija e injorances gjakprishun të mbeturinave aziatike, por kunder janë edhe njerez me tituj akademikë.

Prandaj, pse nji norvegjez patriot (per bindjen time) të mos vazhdojë të besojë se shqiptaret janë popull musliman dhe nuk e kanë vendin jo vetem në Norvegji si emigrant, por as në Shqipni e Dardani, sepse Europa duhet të jetë e të krishtenëve europianë. Ky njeri thotë se sot në Europë egziston nji organizim militant i ekstremit të djathtë që quhet KNIGHTS TEMPLAR dhe se detyra e tyne asht patriotizmi per ta mbrojtë civilizimin europian nga shkatrrimi islamik.

Unë nuk di as nuk due të pohoj apo mohoj se a egziston apo jo nji diçka e tillë, unë di se edhe nese nuk egziston ( këtë e thotë edhe Prokurorja e rastit Inga B. Engh ), padyshim se nuk do shkojë gjatë  dhe do të formohet diçka e tillë dhe di se këta nuk do të sulmojnë shtete e popuj islamikë në  Afrikë e Azi, këta së pari do v maskrrojnë muslimanet që i kanë në shtetet e tyne e pastaj do u vijë radha shqiptarëve atje në token e lashtë, në Siujdhesen Ilirkie, ama nuk do t’i mbrojë ma NATO, sepse padyshim se NATO do jetë kunder tyne, në mos direkt, atëhere do jetë Serbia e Greqia dora e zgjatun e KNIGHTS TEMPLAR dhe ma nuk do ketë shqiptarë në Europë as në Gadishillin Ilirik.

Prokurorja Inga B. Engh sot e konfrontoi z. Anders B. Breiving  me faktin se ai në vitin 2002 ka udhtue nga Londra në Liberi per t’u takue me nji serb, kriminel i luftës në ish Jugosllavi, Breivik e pranoi këtë, por nuk deshti të flasë asgja ma shumë se vetem se asht takue dhe i ka dhanë pastaj atij serbi 40.000 korona norvegjeze.

Unë gjatë degjimit të seancës shpesh po komentoj me veten time ato që po i flet z. Anders B. Breivik dhe disa familjarë  të mi, per të më kundershtue, shfaqin injorancen e tyne ( kurr në jeten e tyne nuk kanë lexue nji faqe shkrim ) dhe shfryejnë: Ah, po ç’e kisha ba copa, kriminelin, ah po ç`ja kisha nxjerrë  sytë, ah ashtu e ah kështu. Dhe kur më lodhin me ato AH e UH-at e tyne banale nuk duroj dhe i pyes: Po pse, ku kuptoni juve motivin, shkakun pse ky njeri vrau të gjithë ata njerëz?! Jo po aty ishte edhe nji shqiptare, më thonë këta. Dhe vertetë ashtu asht, dhe aty ajo nuk ishte si qytetare e thjeshtë, ajo aty ishte si perfaqësuese e forumit rinor të Laburistve norvegjezë, prandaj edhe e gjeti vdekjen nga ky njeri, i cili urren pushtetaret e sotshem norvegjezë dhe europianë, të cilet, në emën të MULTIKULTURALIZMIT, e kanë islamizue Norvegjinë dhe Europën. MARKSISTET MULTIKULTURALIST i quen ky këta.

Unë ma shumë çuditem se çka asht kjo me ne, shoh se ka tashma në shumë shtete të Europës shqiptarë që janë  futë në gara per karrierë politikani. Dhe kjo asht e mrekullueshme, ama asht trishtuese se që të gjithë janë futë në parti të spektrit të majtë të sockomunistve europian.

Kjo per bindjen time deshmon trashigimin e servilizmit gjenetik të shqiptarve, mbaja shpinën pushtetit dhe sherbej atij. Smundje kjo e jona shekullore.

Sarpsborg: 18.04.2012



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora