Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Lulëkuqet e prillit

| E enjte, 19.04.2012, 05:15 PM |


LULËKUQET E PRILLIT

            Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

 

Ç’ po m’ gulfon zemra prej gëzimi –

Kur po  vjen Manifestimi !

I: Manifestimi Kulturor –

Sjell kujtime për dëshmorë ...:I

            Refreni:

Hej! Kamenicë , moj , prit urimin – 

T’ a urojmë Manifestimin  !

            I: Për  ty  “Lulëkuqet e Prillit “ –

            Janë shkëndija -  yje t’ qiellit             !:I

 

Për çdo vjet në  Përvjetore –

Akademi Përkujtimore !

I: Përkujtojmë dëshmorët e  rrethit

Dhe Betejën e  Marecit ...:I

            Refreni:

Hej! Kamenicë , moj , prit urimin...etj. 

 

Vijnë rapsodë  n’ veshje kombëtare

Me këngë t’ bukura  dhe  krenare ;

I: Çifteli , fyej ,  mezhnica –

Dasmë Lirie ka  Kamenica !:I

            Refreni:

Hej! Kamenicë , moj , prit urimin...etj. 

 

Vijnë Teatrot Amatore ,

Vijnë aktorë edhe aktore ,

I: Vijnë Medvegja e Presheva –

Sjellin art  nga gjithë këto treva ...:I

            Refreni:

Hej! Kamenicë , moj , prit urimin...etj. 

 

Vijnë poetë e vijnë shkrimtarë –

Me fjalë t’ bukura shkrua me arë !

I: Vijnë artistët mbarëkombëtarë –

Nuk do t’ jem  ma kurrë të ndarë !:I

            Refreni:

Hej! Kamenicë , moj , prit urimin...etj. 

 

Gjilan, më 12. 04. 2012.    Demir KRASNIQI