Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Shqiptar jam i Shqipërisë vjetër

| E merkure, 18.04.2012, 05:15 PM |


Lekë Mrijaj

 

Shqipëtar jam i Shqipërisë vjetër

 

I.

Shqipëtar jam i Shqipërisë vjetër

nuk lëkundem dhe s'leshoj udhë

gjyshë,stergjysh të bijt e Kastriotit

për atë shkabë si harroj kurrë.

 

II.

Për flamur të Shqipës unë jam betue

askujt rrugën s'kam per t'ia leshue

në lahutë m'këndohet historia

e lashtë sa rruzulli më është Shqipëria.

 

III.

Zgjohuni Shqiptarë,zgjohuni Arbëror

ti bashkojmë trojët tona me 28.Nëntor

Qamëria,Kosova,Ilirida,Presheva e ajo Malësi

janë troje Shqiptare me Flamur Kuq e Zi.