Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Këngë motivesh të ndryshme nga Malësia e Gollakut

| E marte, 17.04.2012, 06:03 PM |


Nga folklori ynë :

KËNGË MOTIVESH TË NDRYSHME NGA MALËSIA E GOLLAKUT

Shkruan : Demir KRASNIQI

KANGA E GJYLISTANES

 

Gjylistane, oj Gjylë, bre bij-e,

Mushnaj shishat, o, me raki-e!

As s’ t’ i mushi, o, as s’ ti bi-e,

Babë e nanë i kam haxhi-e!

Edhe unë, vet, nuk e pi-e!

Be kam ba, Gjyla ktu nuk rri-e,

Unë nuk rri nër kaurri-e!

Rroki Gjyla, udhën kah Satllari,

Qe ni çoban, çoban me dhi-e!

-O, çoban, çoban me dhi-e,

A ki ni trohë bukë, ta la n’ qat lejthi-e,

Se m’ ka ra e shkreta li-e,

Me t’ ra ty, të len pa sy-e!

Qaj çoban m’ ish kan budall-e,

Qaj çoban, budallë m’ ish kan-e,

Qysh s’ ja pajke Gjylës, gishtat me kan-e?!

-T’ mi kish pa gishtat me kan-e,

Pa e marrë se kishna lan-e!

Rroki udhën Gjyla me shkue,

Rroki udhën me shkue n’ shpi-e,

Gjyla n’ shpi kur pask mrri-e,

Ma ka pritë baba n’ avli-e,

-Pse kaq shpejt, bijo, me u kthye?

-Pse m’ ke dhanë, babë, nër kaurri-e?

-Kaurr, bijë, ata nuk janë kan-e,

S’ e kam dijtë qi kan ndrrue iman-e,

Baba, kurrë nuk t’ kishna dhan-e!

-N’ ditë t’ Ramazanit, pijshin raki-e,

N’ ditë t’ Bajramit, prejshin thi-e!

Gjylistane, e bija e burrit,

Qysh s’ naj nejte ati kaurri?!

-Nanë, kaurrit nuk i rri-e,

Se jam kan arnauti-e!

 

Ç’ KI LUM NUSJA QI PO KAN

 

Ç’ ki lum nusja qi po kan-e?

-Mu ka ba burri çoban-e!

Mu ka ba çoban budall-e,

Qe tre muej, o bre, n’ stan   ka dal-e!

N’ bjeshkë ka dalë, o bre, n’ stan ka shkue,

Treqin berre, o bre, për mej rue,

Me tre ogiça, o bre, mi ka hijeshue,

As ni fjalë, o, mue nuk ma ka çue!

M’ ka marrë malli, kusinë me ja vlue,

M’ ka marrë malli , teshat me ja ndrrue!

Kur janë ba, o bre, tre muej e tri javë-e,

Qaj çobani, nusës i ka çue fjal-e,

-Po t’ çoj fjalë, oj bardhokja e bardh-e,

Për Bajram, o , unë du me ardh-e!

Për Bajram, o, sobën me ma shtrue,

Krejt me tel, me ma hijeshue!

Qaj çobani, kur paska ardh-e,

Mi ka dalë para, o, bardhokja e bardh-e,

E selamin , burrit m’ ja ka marr-e!

-Ti, hosh gjollën, more bjeshkatar-e,

-Ty, hosh bollën, moj bardhokja e bardh-e!

Ti, mue sobën, mirë a ma ke shtrue?

-Une, sobën moti ta kam shtrue,

Krej me tel, moti e kam hijeshue,

Me tre dryna e kam ngujue !

Qysh atë ditë, n’ bjeshkë qi ke shkue,

N’ sobë, pos meje, o, kush s’ ka hi-e,

Veç hijen tande e kam pa me sy-!

Natë Bajrami, ish kan qillue,

Kan shkue shokët, çobanin me thirr-e,

Paska dalë çobani me u rrue,

Paska harrue nusën, qi a gzue!

Paska harrue çobani me u kthye!

Ka pritë nusja teri n’ knojsit e par-e,

Qaj çobani, n’ shpi, o, s’ paska ardh-e!

Ka pritë nusja, teri n’ knojsit e dyt-e,

Qaj çobani, me shokë ty u mahit-e!

Ka pritë nusja, teri n’ knojsit e tret-e,

Qaj çobani, hala me shokë tuj nejt-e!

Qaj sabahi, kur paska dal-e,

Qaj çobani, n’ shpi paska ardh-e!

Qaj çobani, n’ derë paska trokit-e,

Edhe nusen,o, aj e ka thirr-e:

“Qitmi  teshat, oj bardhokja e bardh-e,

Se n’ xhami, unë kam me shkue me u fal-e!”

Ni namë t’ madhe, nusja ja ka dhan-e :

“Merri teshat, o, kurrë mos i bajsh-e,

Ti, me gjak, o, kto tesha i bafsh-e!

Ti, kur t’ shkojsh, o, në xhami-e,

Daltë e t’ preftë, o, ty ni jabanxhi-e!”

Kur ka shkue çobani n’ xhami-e,

I kan qillue ngat nja dy-tre thmi-e,

Koka përla çobani me ata thmi-e,

Kan kcye thmija, o, e kan shpërthye!

 

 

KANGA E HASHANIT

 

Qyqja une, jetim jam rrit-e,

Tuj lypë bukë e tuj lypë kryp-e!

Kur u bana, pak me dijt-e,

Mixha i jem, mue m’ ka shit-e!

Mixha i jem, mue m’ ka dhan-e,

Si a ma zi, për ni Hashan-e!

Vinë Hashantë për me m’ marrë mue,

Une deshta mos me shkue!

Me zor, mixha, n’ kali m’ ka çue!

Shkojnë hashantë, tuj folë me mue -

“Qysh me kajtë nusja për udh-e?!”

Kur um mueren mrena me m’ shti-e,

Sikur thesin në mulli-e!

Vinë do gra me m’ pa mue,

Vinë, ja nisin për me m’ knue.

Vinë, do halla tuj m’ shtramue,

Haj medet, po dojnë me m’ rrxue,

Stena e fortë a qillue!

Kur na ra sahati tetë,

Erdh Hashani, n’ çiler t’ vet!

Verë me gojë, aj nuk po ban,

Kish nxjerrë llullën, po pin duhan!

Poj shkon tymi si qyngë paepuri,

Ju kish ba lëkura, si lëkurë bulli!

Ju kish ba këmisha, si shofer pampuri!

Dymdhet xhepa n’ ni mitan,

Dhetë rrezgina n’ ni apangë,

Ni pushkë t’ gatë, n’ tjetrën anë!

I hoq teshat e i vor n’ dyrek,

Don me e rrxue thiu, shpinë e vet!

Zuni Hashani, me u livdue –

“Shpi e madhe, jemi qillue,

Nizetë robëve me ju gatue,

Nizetë bukë, ki mej t’ hollue,

Gjashtë magarë, ki mej ngarkue,

Dymdhetë qenëve me ju përvëlue!”...

Haj medet, kuk për mue,

Kurrë magar, nuk kam ngarkue!

Kur e bani t’ dytën natë –

I muer teshat e shkoj n’ pojatë,

Mirë ja lashë, unë, shtratin thatë!

Dalke e m’ thirrke:”Oj Zymri!”

-Muslimani, nuk t’ rrin ty!

 

N’ ÇENEKALA MRENDA

 

N’ Çenekala mrenda, ni bunar i fellë,

Lypin ujë asqeri, oj nanë,

Ujë s’ po mujnë me nxjerrë,

Vaj, vaj,vaj, për t’ rijtë tanë medet!

 

N’ Çenekala mrenda, ni bunar n’ mjedis,

Mos e pini ujtë, o vllazën,

Na e kan xeherlisë,

Vaj,vaj, vaj, për t’ rijtë tanë medet!

 

N’ Çenekala mrenda, ni bunar i kuq,

Haj, medet për neve, oj nanë,

Gjallë s’ do t’ jet askush,

Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë tanë medet!

 

N’ Çenekala mrenda, ni bunar i bardhë,

As nja për së gjalli, oj nanë,

N’ shpi s’ kemi me ardhë,

Vaj, vaj,vaj, për t’ rijtë tanë medet!

 

N’ Çenekala mrenda, ni bunar i zi,

Oh, krejt do të vdesim, oj nanë,

Ujë s’ po kem me pi,

Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë tanë medet!

 

N’ Çenekala mrenda, u nisa prej Stambolli,

Oh, lumja nana, qi e ka djalin,

Oh, karrshi dushmanit,

Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë tanë medet!

 

N’ Çenekala mrenda, topi po kërset,

Gjylja rajke n’ deti,o,

Zallin po m’ ja qet,

Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë tanë medet!

 

N’ Çenekala mrenda, u vrava e u varrova,

Oh, tri ditë pa m’ dalë shpirti, o nanë,

Vorrin e marova,

Vaj, vaj, vaj, për t’ rijtë tanë medet!

 

KUR KESH E VOGËL

 

Kur kesh e vogël, nanë, shkova me vjeta,

Nanë, shkova me vjeta.

Mue m’ zuni gjumi, nanë, edhe rashë e fjeta,

Nanë, moj, rashë e fjeta!

 

Kur u çova, nanë, vjetat s’ i gjeta,

Nanë, vjetat s’ i gjeta!

Oh, unë i rroka, nanë, dy udhë të shkreta,

Nanë, dy udhë të shkreta!

 

Ani, dy bylbyla, nanë, sa mirë po knojshin,

Nanë, sa mirë po knojshin!

Ani, nja dy motra, nan-o, po vajtojshin,

Nan-o, po vajtojshin!

 

Oh, dy bylbyla, nanë,moj, ujë po u bajshin,

Nan-o, ujë po u bajshin.

Ani, dy hoxhallarë, nan-o, mirë po lajshin,

Nan-o, mirë po lajshin.

 

Ani, nanë e babë, o, sa shumë po kajshin,

Nan-o, shumë po kajshin!

Ani, Raza e Fata, ani, dy kunata,

Nan-o, dy kunata.

 

Ani, dy djem t’ ri, moj, nanë, ani n’ pushka t’ gata,

Nan-oi, n’ pushka t’ gata!

Ani, shpatat vjerrun, o, po ju kullojshin,

Nanë, po ju kullojshin!

 

Ani, kualt n’ grazhd, oj nanë, po ju hingllojshin,

Nanë, po ju hingllojshin!

Ani, qeni n’ pleh, moj nanë, po ju lurojke,

Nanë, po ju lurojke!

 

Ani,nana e zezë, o, fort po i vajtojke,

Fort po i vajtojke!

Oh, more bir-o, ç’ um kini shumëtue,

Ç’ um kini shumëtue!

 

Oh, kulmi i shpijes, sod mue mu ka rrxue,

Sod mue, mu ka rrxue!

Oh, se dy sobat, sod ju kan ngujue,

Sod ju kan ngujue!

 

Oh, se dy gratë, o, sod ju kan shkue,

Oh, sod ju kan shkue!

-Oh, amanet, o, more babë e nan-e,

More, babë e nan-e!

 

Oh, t’ naj maroni, oh, dy vorra t’ gjan-e.

Oh, dy vorra t’ gjan-e!

Oh, dy vllaznit-o, aty me na nxan-e,

Aty me na nxan-e!

 

Oh, ju t’ na lini, nanë, ka ni penxhere,

Nanë, ka ni penxhere,

Oh, ti shohim lulat, nan-o, pej pranvere,

Nan-o, pej pranvere!

 

Oh, ti shohim lulat, nan-o, tuj lulzue,

Nan-o, tuj lulzue,

Oh, ta shohim malin, nanë, tuj mugullue!

Nanë, tuj mugullue!

 

Oh, ta shohim fushën, nan-o, tuj verue,

Nanë, moj, tuj verue!

Oh, ti shohim shokët, o, n’ livadh tuj shkue,

Oh, n’ livadh tuj shkue!

 

Ani, kur t’ vinë vakti, nan-o, me livrue,

Nan-o, me livrue,

Ani, t’ shohim shokët, nan-o, tuj livrue,

Nan-o, tuj livrue!

 

Ani, merrna parmendat, nan-o, qona n’ ar-e,

Nan-o, qona n’ ar-e,

Ani, krejt lavërtarët, oj nanë, le t’ bajnë seri,

Nan-o, le t’ bajnë seri,

Oh, qysh livrojn-o, parmendat pa njeri,

Permendat pa njeri?!

 

Ani, kur t’ vinë vakri, nan-o, me prashit-e,

Nan-o, me prashit-e,

Ani, merrna shyetnit, nan-o, n’ arë mej qit-e,

Nan-o, n’ arë mej qit-e!

 

Ani, argatia, nan-o, le t’ bajnë seri,

Nan-o, le t’ bajnë seri,

Ani, qysh prashitin, o, shatnojt pa njeri,

O, shatnojt pa njeri?!

 

Ani, kur t’ vjen vakti, na-o, me kosit-e,

Nan-o, me kosit-e,

Ani, kosat tona n’ livadh me naj qit-e,

N’ livadh me naj qit-e!

 

Ani, krejt kosaqtë , oj nanë, ani le t’ bajnë seri,

Ani, le t’ bajnë seri,

Oh, qysh kositë, oj nanë, oh, kosa pa njeri,

Oh, kosa pa njeri?!

 

Ani, kur t’ vinë vakti, nano, për me korr-e,

Nan-o, për me korr-e,

Ani, merrna drapnat, nanë, e çona në ar-e,

E çona në ar-e!

 

Ani, krejt argatët, oj nanë, ani le t’ bajnë seri,

Ani, le t’ bajnë seri,

Oh, qysh po korrin, oj nanë, oh , drapnojt pa njeri,

Oh, drapnojt pa njeri?!

 

Ani, kur të jitni, nan-o, ju pa dru-e,

Nan-o, ju pa dru-e,

Ani, ngjitni kijet, nanë, oh, në mal mej çue,

Oh, në mal mej çue !

 

Ani, krejt katuni, nan-o, le t’ bajnë seri,

Nan-o, le t’ bajnë seri,

Oh, qysh po shkojnë, oj nanë, kijet n’ mal pa njeri,

Kijet n’ mal pa njeri?!

 

SHKEPSHIN LETRA PËR REDIF

 

Shkepshin letra për redif,

Ky Xhelali m’ ka kallxue,

Fukaraja, nanë, janë mashtrue,

Për dy lira, bedel kan shkue,

Kan lanë thmi e kan lanë grue,

N’ pampur t’ zi naj kan ngarkue,

Se n’ Jemen, nanë, i kan çue!

Hajde, bacë, ta shkruhem ni letër t’ gatë,

Na ta çojmë, bacë, në vilat!

Le ta knojnë, bacë, hoxhallartë,

Mos t’ na martohen, bacë, neve gratë!

Le t’ na presin edhe pesë vjet,

Tej t’ na lëshon baba dovlet!

Si mos t’ vina mas pesë vjeti –

Le t’ martohen e le t’ shkojnë n’ gjeti!

Si n’ jav faltë Allahi, naj djalë –

Me ni ren n’ djep le ta presin,

Mos ta rritin, bre, për Jemen!

Si n’ jav faltë Zoti, naj çikë –

Le ta hupin çikën, ta tretin,

Mos ta ruejn , bre, për Jemen!

Dy gavaza qi rrini  në derë,

Thueni pashës, eja ni herë!

Dy gavaza qi rrini n’ selam,

Thueni pashës, nal kadal!

Kadal pashë, bre, sa t’ vi vet,

S’ ta jap djalin, ty, për katër vjet!

Kur t’ ma lypin baba dovlet,

T’ ja çoj babës, t’ ja qes përpara,

Le t’ ja hjek kto ruba t’ bardha,

Le ta bajnë si berrat gala!

 

KANGA E JEMENIT

 

Haj medet, medet për neve,

Qe dymdhet vjet, asker jemi,

Asker t’ Turkut, asker t’ mretit,

Qe dymdhet vjet, letër s’ kemi!

Dymdhet vjet, letër s’ kem çue,

Dymdhet vjet, letër s’ kem marrë!

Nuk e dimë, babë, a keni dekë,

Nuk e dimë , babë, a jeni gjallë?!

N’ kofshi dekë – Ziti xhenetin!

N’ kofshi gjallë, babë, jav shtoftë jetën!

Ma mirë, babë, deka n’ vatan,

Ma mirë deka, ku kemi le,

Se i gjallë, babë, n’ vatan t’ huej!

N’ vatan t’ huej, o babë, në Jemen,

Dymdhet vjet, o babë, në xhehenem!

Na djeg dielli e na pjek zalli,

Na e përvëloj, o babë, zemrën malli!

Zemrën,  malli na e ka përvlue,

S’ e dimë, babë, a kemi me pshtue?!

Dymdhetë vjet, babë, luftë po bajmë,

Me Arapin, qi s’ po na dojnë!

Ky Arapi, babë, po na vret,

S’ na don neve, as Babën Mret!

N’ istikame e çojmë këtë jetë,

N’ istikame qe dymdhet vjet!

Dymdhet vjet në istikame,

Ujë pa pi e bukë pa ngranë!

Dymdhet vjet, o, hamë peksimet,

Peksimeti, o, bukë me kryma,

O, na mytë zalli e na mytë fryma!

Aman, i kem ba, o, Babës Mret,

Ditë për ditë, o, qe tri vjet,

Me na lshue, o babë, në sylah,

Me na lshue, o bre, n’ shpi me ardhë,

Me na lshue, o bre, veç tri ditë,

Veç tri ditë, o, soll tri netë,

Me ju pa, o babë, mos kini dekë?!

O, me ju pa, o babë, a jini gjallë,

Me ju pa, o bre, babë e nanë!

Babë e nanë, motra e vllazni,

Mixhallarë e kusheri!

Me e pa, babë, edhe atë shpi,

Me i pa , baë, ata kojshi,

Me i pa , babë, atë katunari,

O, me i pa, babë, ata miqasi!...

M’ ka marrë malli n’ darsum me shkue,

N’ darsum me kcye, shoktë me i martue,

Me i  martue e krushk me shkue!

M’ ka marrë malli me prashitë,

M’ ka marrë malli, babë, me kositë!

M’ ka marrë malli  n’ arë me livrue,

M’ ka marrë malli n’ mulli me blue!

M’ ka marrë malli me dalë n’ oborr,

M’ ka marrë malli grunin me korrë!

Grunin me korrë e n’ lamë me fshi,

Me dalë n’ punë bashkë me kojshi!

M’ ka marrë malli gjanë me i kullotë,

Me i kullotë nëpër ahishta,

Me u flladitë nëpër ata mriza!

Bukë me ngranë, gjanë me i mrizue,

Me i ra fyellit e kangë me knue!

Na ka ra malli për atë borë,

Na ka marrë malli për pranverë,

Na ka marrë malli për verë!

Na ka marrë malli kangë me ngue,

Na ka marrë malli kangë me knue,

E me i ndie ato çitelija,

Me i ndie defa edhe sharkia,

E me i ndie ata kavalla,

Kur u mledhshumë krejt mahalla!

Hem me i ndie, hem me ju ra,

Me hjekë mallë, me hjekë sevda!

Dymdhet vjet, o babë, në jemen,

Dymdhet vjet, o babë, në xhehenem!

Veç pak shokë, o babë, na kan metë,

Se shumë shokë, o babë, na kan dekë,

I pastë çue Zoti, n’ ahiret,

I qoftë Zoti, o, krejt n’ xhenet,

Jav baftë Zoti, o, tokën letë!

Tash po mushën, o, dymdhet vjet,

N’ kofshim shnosh, Zoti na dhashtë shnet,

Na do t’ vina, n’ koftë kismet!

Na do t’ vina , kismet në shpi,

Për me u çmallë me robë e thmi!

N’ koftë kismet në shpi me ardhë,

Do t’ na bani gazmend të madh!

Gazmend t’ madh, o, krejt tri ditë,

O, se do t’ lejna, o, na për s’ dytë!

Mas tri ditëve, edhe n’ dekshmi,

Edhe n’ vorre, ju, n’ na  lshofshi,

Me atë dhe, ju, n’ na mlofshi,

Ju, gazmendin mos e nalni,

Ju , për neve, zi mos mani,

Kush për ne, mos të vajton,

Se kem dekë, o, n’ vatan tonë!

Se s’ kem dekë, o, n’ vatan t’ huej,

O, s’ kemi dekë, o babë, në Jemen!

 

KANGA E MUHAXHERËVE

 

O, për shqiptarët, o, haj medet,

Gjithmonë desin, o, për gazep!

Naj noq shkau, o, pej venit t’ vet,

O, po naj vret e po naj pret!

O, pej Beligratit, o, teri n’ Kikë,

O, po naj pret, o, shkau me thikë!

Pej Surdullit tej n’ Kurshumëli,

O, po shkon gjaki, o, sikur shi!

O, se prej Nishit teri n’ Sitili,

O, po shkon gjaki, o, sikur shi!

O, pej Leskocit, o, teri n’ Vrajë,

O, poj therrë shkavi edhe poj vranë!

O, pleqë e thmi, bini shahadet,

O, se shqiptarët, o, maruen krejt!

Zoti i qoftë krejt në xhenet,

Zoti na pjektë, o, me ta n’ ahiret!

O, nam po banë, o, qajo Serbija,

Poj çon para, o, me singija,

O, tuj i mytë e tuj i shpërthye,

O, keq maroj, o, kjo shqiptari-e!

O, po therrë thmi, o, po pret pleqë,

O, kush s’ ka ba, o, qashtu keq!

O, po prenë burra e po prenë gra,

O, ksi adaleti, kush n’ dynja s’ ka ba!

O, çka po banë, o , qajo Serbi,

O, n’ dynja, kush o s’ ka pa me sy -

O, nanave – thminë, o, n’ bark tue jav shpërthy’!

O, veç Serbija, o, kta e banë,

Ksi adaleti nuk ka n’ xhihan!

O, kshtu po banë, o, qajo Serbi,

Mier pe dinë, o, qata krajli!

O, tanë krajlitë, Serbisë poj nimojnë,

O, na shqiptart, o , krejt po marojmë!

O, çka kan bjeshkët, o, qi po ushtojnë?

O, muhaxherët, o, bre kah po shkojnë?!

Kan lanë gja, o, kan lanë gjallni,

Kan lanë tokë, o bre, kan lanë shpi,

O, kan lanë vorbën n’ oxhak tuj zi’!

O, se prej shpije, o bre, kur kan dalë,

O, gja me veti, o, sun kan marrë!

O, veç nër sjetull, o, çka kan shti,

O, kryet ma mas s’ kan guxue me kthy’!

O, para singijave, o, mi kan çue,

N’ bjeshkë t’ pa njohshme, o, mi kan shti!

Nuk dinë t’ shkretit, kah me tfillue,

O, kan hupë udhën, s’ dinë kah me shkue!

O , haj medet, për kta muhaxheri,

O, deshë e dathë, o, ty u mërdhi,

O, bukë pa hangër e ujë pa pi,

O, desin n’ borë, o, desin n’ shi!

O, për muhaxhirët, o, haj medet,

O, si kurrilat n’ mjegull kan metë,

O, s’ ju del zot, as qaj Baba mret,

O, krejt t’ pa zot, kan metë të shkretë!

O, çka kan bjeshkët, o, qi ushtojnë?

Muhaxherët, oh, bre, s’ dinë kah shkojnë!

O, njani – tjetrit, o, za poj bajnë,

O, po e thirrin, o, shoqi – shojnë!

O, çka kan bjeshkët, o, qi ushtojnë?

O, muhaxhirët, o bre, po vajtojnë!

O, poj  vajtojnë ata qi kan dekë,

O, pe kajnë vetën, qi gjallë kan metë!

O, pej se janë dalë, o, pej t’ zezës shpi –

O, bukë pa ngranë, o, e ujë pa pi!

O, n’ kto bjeshkë t’ shkreta tuj u mërdhi,

O, nanave – thmija n’ gji ju kan ngri!

O, s’ kemi za, o bre, me vajtue,

S’ kem takatë, t’ gjallët n’ kamë mej çue!

S’ kemi krah, t’ ligjët mej bajtë,

Nuk ka kush n’ prehën mej majtë!

O, shumë po desin e na kan dekë,

O, s’ kemi ujë, xhenazet mej la,

S’ kem kaci, vorret mej marue,

S’ kem xhematë , n’ vorre mej lëshue,

O, s’ kemi hoxhë, o, tallkin me u knue!

O, ka tre vetë, o, n’ ni vorr tuj lshue,

O, se me borë, o, i kan mbulue!

O, shumë kan metë, o, në dhe pa i shti,

O, krejt poj hajnë, o, korbat e zi!

O, Sheh Islami, o, fjalë ka çue –

O, muhaxhirëve, o, me u ndihmue!

O, muhaxhirët, o, po desin krejt,

O, kush ka dinë, qi bjen shahadet –

O, për muhaxhirët, o, bani gajret!

O, kush ka dinë, o, kush asht insan –

Për muhaxhirët, o bre, gajret le t’ banë,

O, muhaxhirëve , konak ju banë,

O, me çka kan, o, ndihma me u dhanë!

O, konak ju banë e mrena i shtijnë,

O, ju kallë  zjerm, o, trupin ta shkrijnë!

O, ta shkrijnë trupin e ta nxejnë,

O, ju vlon ujë, o, trupin ta lajnë,

O, ju jepë bukë, o , barkin ta ngijnë,

O, ju shtron mirë, o, le t’ flejnë rahat,

O, se ju çon, o, Zoti, n’ xhenet,

O, se jav kthen, o, Zoti, n’ ahiret!

O, pej se kan dalë, o, pej t’ zezës shpi –

O, bukë s’ kan ngranë, o, as ujë s’ kan pi!

O, pej se kan dalë pej vatanit t’ vet -

O, trupin, t’ mjerët, kurrë s’ e kan nxe!

O,  ju vllazni, a po m’ ngoni mue –

O, muhaxhirët, o, në kangë mej knue,

O, shumë mej knue, e shumë mej vajtue,

O, mej vajtue e shumë mej lotue,

O, pjekat e tyne, mos mej harrue!

O, hjekate tyne, s’ muj mej kallxue,

O, as mejteplija s’ munet mej shkrue!

O, telegrami, o,  i Babës Dovlet –

O, Arrnaut, ju, qindroni vet!

O, sikur n’ dashit me ju ndihmue –

O, me u ba gati e me u shtrëngue,

O, hajdi e dilni, ju, në Turki,

O, ju jap tokë, Baba, ju jap shpi,

O, ju çon Baba, n’ Anadolli-je,

O, jav blenë Baba, ka ni penë kije,

O, n’ Ajllok, Baba, ka me ju shti!

O, krejt dynjaja, o, po bajnë seri –

O, pa vatan, metë kjo shqiptari!

O, as ni krajl s’ i ka nimue,

O, kurrë n’ dynja, s’ kish pasë mik i mjeri!

 

KANGA E ÇOBANESHËS

 

T’ lumtë na, t’ lumtë për t’ madhin Zot,

Qi s’ jem kan , e na ka dhanë,

Qi ka dhanë diell e hanë,

Qi ka dhanë gjithë kto bjeshkë,

Qi ka dhanë gjithë kto ahishta,

Qi ka dhanë gjithë kto barishta,

Qi ka dhanë gjitha kto përroje,

Qi ka dhanë gjithë kto kroje,

Qi ka dhanë kualë e lopë,

Qi ka dhanë kto dhenë e dhi,

Qi ka dhanë gjithë këtë hijeshi!

N’ ato bjeshkë e ledina,

Mier po bien qata fyella!

Po ma mier nër ata fyella –

Po bjen fyelli i Çobaneshës!

Po bjen fyelli i kreshnikes,

Po bjen fyelli i malsoreshës,

Qi mi ruejke treqin dhenë,

Mier mi ruejke me treqin qenë!

Me tambël t’ dhenev’  qi asht rritë,

Me kos t’ dhenev’ , hiq pa mazitë!

Qi asht rritë me mish të kingjav’,

Qi asht rritë me erë të lulav’,

Veshun n’ tierqi e veshun n’ lurkë,

Mirë e mathun me lëkurë t’ ogiçav’,

Mi kullotë dhentë nëpër bjeshkë,

Mi kullotë nëpër ahishta,

N’ mrize t’ ahave, mi mrizon,

Ujë t’ ahishtave qi ju jepë,

Mi shtin n’ gjumë kanag e shpenive,

Mi shtin n’ gjumë kanga e hyrive,

Mi shtin n’ gjumë ushtima e prrojëve,

Mi shtin n’ gjumë fyelli i çobanëve,

Mi shtin n’ gjumë kanga e Çobaneshës,

Mi shtin n’ gjumë fyelli i Çobaneshës!

Ni ditë e zezë, kur paska ardhë,

Dielli naltë, kur paska dalë –

Çobanesha çka ka marue,

N’ Krue t’ Pusave, dhentë mi ka çue!

Ka çue dhentë, bre, ujë me pi,

Dhentë me ujë, mirë kokan ngi,

Dhentë nër mriza kokan hi,

Me mrizue, kokan shtri.

Çobanesha, çka ka marue –

Ka marrë bukën e ka shtrue,

Ka shtrue bukën për me e ngranë.

Bukë ka ngranë, ujë t’ mier ka pi,

N’ hije t’ lisave paska hi,

Ka nisë fyellit, mier mej ra –

Lugje e kodra u nien tuj kja!

Lugje e kodra i kapi lmeri,

Ja kan nisë qentë e po lehin!

Janë turrë qentë, janë nisë përpjetë,

N’ treqin cuba janë zatetë!

Cubave – qentë ju kan kcye n’ fyt,

Se me cubat, keq janë ngjitë!

Qata cubat, çka kan marue –

Mirë kan ditë qysh me punue,

Shpejt e shpejtë i kan nxjerrë shpatat,

Tre sahat, lufta po zgatet,

Tre sahat kan pre me shpata,

Tre sahat, qentë kan shkye cubat!

Tremdhetë cubat,  dekë kan metë,

Tremdhetë qenë, të premë kan metë!

Qata cubat, çka kan marue –

Me turr t’ madh janë tfillue,

Te Çobanesha, paskan shkue,

Çobaneshën ma kan rrethue!

Çobanesha, çka ka marue –

Shpejt e shpejt në kamë na u çue!

Pogllavari, çka po banë –

Çobaneshës, mi ka thanë:

“Veç n’ paç krahë me fluturue,

Se ti, gjallë s’ ki me na pshtue!”

Qata cubat, kokan përvidhë –

Çobaneshën, ma kan lidhë,

E prej mrizev’, ja kan nxjerrë dhentë,

Ju kan grahë dhenëve te poshtë!

Kur kan ra në qatë ledinë,

N’ qatë ledinë, mi Fushë t’ Lipetrave,

Janë nalë cubat me pushue,

Nërmjet veti, kokan ngatrrue –

Çobaneshën, me e marrë për grue!

Nërmjet veti, kan hy në fjalë –

Çobaneshën, cilli me e marrë?!

Pogllavari – çka po banë,

Pogllavar, mi kishin thanë.

Pogllavar, me kapuç lëkure,

Pagllavar, me mustaqe t’ lëshueme –

Kush afrohet ktu ma i pari,

Ja pres kryet, ja qes  n’ bari!

S’ jena ardhë ktu me u martue,

Jena ardhë me u pasunue!

Çka po thotë, aj Pogllavari –

Çobaneshën, due me e pre!

Çka poj thotë, bre, Çobaneshës –

Çobaneshë, ti, shtriju për bari,

Se po t’ pres, unë, Pogllavari!

Çobanesha, çka po banë ,

Shumë poj lutet, Pogllavarit –

A po ngon, bre, Pogllavar,

Shumë po t’ lutna për dy fjalë!

Shumë po t’ lutna, une, Ty,

Me m’ lëshue, fyellit pak t’ i bi!

T’ i bie fyellit për herë t’ mramë,

Ktina Diellit, bre, me ju falë,

Edhe Hanës, qi ka dalë!

Ktyne krojeve, ku ujë kam pi,

Ktyne bjeshkëve, ku jam rritë,

Ktyne prrojeve, ku jam flladitë,

Ktyne ahave, ku kam pushue,

Ktyne hijeve, ku kam mrizue,

Deshëve, kingjave edhe dhenëve,

Sjapave, edhave edhe dhive,

Çobaneshave edhe çobanëve,

Ktyne lisave edhe shpenëve,

Ktu jam rritë qe tetumdhet vjet,

Dekën, Zoti, nashta ma banë letë!

Pogllavari, çka po banë –

Çobaneshën, ma ka zgidhë.

Ma ka zgidhë, atë Çobaneshën,

Çobaneshës, mi ka thanë –

Nxirre fyellin, Çobaneshë,

Bjeri fyellit, Çobaneshë,

Bjeri fyellit edhe i herë,

Se s’ ki mej ra ma, kurrë ni herë!

Çobanesha, çka po banë –

Pej shokës, fyellin ma ka nxjerrë.

Ka nxjerrë fyellin e mier poj bjen.

Mier poj bjen e shumë poj frynë,

Me lotë po kajnë, kush pe ngon!

Gjallë në dhe, hin kush e ndien!

Kan nisë bjeshkët me ushtue,

Ka nisë bari me u trishtue,

Kan nisë krojet me u turbullue,

Kan nisë përrojet me u turbullue,

Kan nisë shpentë e po ngojnë,

Kan nisë dhentë e po blegrojnë,

Kan nisë zanat, aty me ardhë,

Kan nisë cubat, mier me krye,

Tre sahat larg, fyelli asht nije!

Asht nije larg, n’ shpi t’ Çobaneshës,

Kan nije qentë n’ shpi t’ Çobaneshës,

Kan nije qentë, n’ katun t’ Çobaneshës,

Kan njoftë fyellin e Çobaneshës,

Qi asht n’ zor, kjo Çobanesha.

Qi asht n’ zor, ka ra shumë ngusht!

Kan nisë qentë me lurue,

Kan këputë hekrat, shpejt janë lëshue,

Si vetima, fushës janë lëshue,

Si vetima, maleve janë ngjitë,

Si vetima, aty kan mbrrijtë,

Çobaneshën, për me pshtue!

Qatëherë zanat, shpejt janë largue!

Qatëherë Cubat, janë habitë,

Qatëherë Cubat, janë lmeritë,

Çka me ba, hiq nuk kan dijtë!

Nuk kan dijtë çka me marue,

Mej nxjerrë shpatat janë mundue,

Qentë – Cubave ju kan gjue n’ fyt,

Qata Cubat, shpejt i kan mbytë!

Çobanesha koka nalë,

Qatëherë frymë ka nisë me marrë!

Qatëherë frymë, mier koka ngi,

Qatëherë fyellin n’ shokë e ka shti!

Qatëherë Dielli, paska prarua,

Qatëherë Hana, naltë koka çue,

Qatëherë përrojet kokan kthjellue,

Qatëherë krojet kokan  kullue,

Qatëherë shpentë kan nisë me knue,

Qatëherë bjeshka ma s’ ka ushtue,

Qatëherë bari ka nisë me u rritë,

Qatëherë dhentë kan kullotë!...

Qata qentë, çka paskan ba –

Shtatumdhetë  gropa i kan gropue,

N’ gropa – Cubat i paskan gjue,

I kan shti, mier i kan mlue!

Çobanesha, çka ka ba –

Shtatumdhetë gurë i paska marrë,

Mi vorre, Cubave jav paska vnue-

Cubat, kurrë ma mos me u çue!

 

KRUSHQIT QI JANË BA GURË

 

A po ngoni, o, ju vllazni,

A po ngoni, o, ju kojshi,

A po ngoni, ju miqasi,

A po ngoni, ju shqiptari?

Ni kangë due me jav knue,

Nuk asht kangë qi na gëzon,

Po asht kangë qi na vajton,

Edhe zemrat naj shkrumon!

Ni darsum e madhe ish kan marue,

Darsum t’ madhe e kan kallxue,

Darsum e madhe shumë ish kan,

Shumë e madhe, qysh kan thanë,

Me tre mijë miqë të thirrun,

Me tridhetë , o bre, daulla,

Me tridhetë, o bre, surrla,

Me tridhetë, o bre , çitelija,

Me tridhetë, o bre, sharkia,

Me tridhetë, o bre, kavalla,

Me treqin, o bre, bajraktarë,

Me treqin, o bre, kangatarë.

Ishin nisë krushqit me shkue,

Ishin nisë nusën  me e marrë,

Me e martue ni djalë çoban.

Djalë çoban, o bre, djalë të ri.

Janë nisë krushqit ren tuj shkue,

Ren tuj shkue e shumë tuj knue.

Bajraktari i pari ju prinë,

Tremijë krushqi mas poj vinë.

Bajraktari me bajrak -

Tremijë krushqi s’ ishin pak!

Tremijë krushqi, pak nuk ishin,

Kah po shkojshin , mirë po knojshin,

Qato surrlat mier po bijshin,

E daullet, mier bumllojshin,

Çitelijat, mier  xingllojshin,

E sharkijat, mier po bijshin,

E kavallat, mier po fryjshin!

Tri bjeshkë, krushqit kan kapërcye,

Tre lumej  t’ mëdhaj  i kan kalue,

Tri herë krushqit, kan pushue!

Tri herë , krushqit, ujë kan pi,

Krushqit, te miku kur kan mbërri,

Krushqit, miku, mier mi ka pritë,

E sa mier i ka gostitë!

Çaj mali, krushqëve ju ka vlue,

Bukë e krypë, krushqëve ju ka shtrue!

Kan ngranë bukë, krushqit tej janë ngi,

Ujë ahishte, krushqit kan pi .

Gazmend t’ madh, krushqit kan marue,

Tanë tuj kcye  e kangë tuj knue.

Kan marrë irnën, janë nisë me dalë,

Nuse t’ mier, krushqit kan marrë.

Nuse t’ mier, ni çobaneshë,

Nuse t’ mier, ni malsoreshë.

Nuse t’ mier, me hanë në gjyks,

Nuse t’ mier, me dy yllëzi n’ ballë.

Nuse t’ mier, o, shumë të mier,

Bajke dritë, si me kan diell!

Nuse t’ mier, për bukuri,

Shumë të mier, si hyri!

Kan marrë udhën, krushqit janë tfillue,

Janë tfillue në shpi me shkue,

Nusën, n’ shpi dhandrrit me ja çue,

Me ja çue e shumë me e gzue!

Qato surrlat, fort mier po bijnë,

E daullet, fort mier bumllojnë,

Çitelijat, mier po xingllojnë,

E sharkijat, mier po kumbojnë,

E kavallat, shumë mier po bijnë,

Shumë mier bijnë, shumë mier po u fryjnë,

Kangatarët, shumë mier po knojnë,

E valltarët, mier po vallzojnë!

Kur kan mbrri krushqit, n’ dytën bjeshkë –

Me do krushqi janë përpjekë,

Me do krushqi, ballë për ballë,

Me ni nuse, qi e kishin marrë,

S’ janë kan ma shumë, as ma pak,

Me daulle e me bajrak!

Janë përpjekë, bre, bajraktarët,

Dy parë krushqi, ballë për ballë!

Kan nisë krushqit me u fjalue –

Kush – kujt , udhën me ja lëshue?!

-Bajraktar – Bajraktari i thotëë,

Udhën neve, ju me na e lëshue!

Bajraktar – Bajraktari i thotëë,

Udhën juve, s’ mujmë me jav lëshu’,

Për pa u ba gjaku tej n’ gu!

Udhën njani – tjetrit s’ ja kan lëshue,

Çka asht ba, çka asht marue,

Bajraktarët, fort janë pezmatue!

Bajraktarët i kan luajt bajraqet,

Luejn bajraqet e kan dhanë shej,

Kangatarët, kangën e kan ndalë,

Janë daullet, ma nuk bumllojnë,

Çitelijat, ma nuk xingllojnë,

E sharkijat, ma nuk po bijnë,

As kavallat, ma nuk po fryjnë!

Krejt krushqit, shpatat i kan nxjerrë,

Nërmejt veti kan nisë me u therrë!

Kan nisë shpatat me vetue,

Kan nisë krushqit me luftue!

Luftë e madhe, aty po bahet,

Shumë e krushqit aty po prehen,

Shumë e krushqit aty po myten!

Asht ndalë Dielli e nuk po hecë,

Ka nisë Dielli e dritë s’ po banë,

Ka nisë Dielli e po copëtohet,

Ka nisë Dielli e gjak po lëshon,

Kan nisë shpentë e po vajtojnë,

Janë ndalë bjeshkët, çudi po bajnë,

Pse vllaznitë myten nërmjet veti,

Pse s’ ja lëshuen udhën njani – tjetrit?!

Tre sahat krushqit kan luftue,

Gjashtë mijë krushqi, janë metë shkurtue!

Gjashtë mijë krushqi, qi kan dekë,

Veç dy nuset, gjallë kan metë!

Kto dy nuset janë lmerue,

Kto dy nuset, janë shtangue,

Kto dy nuset s’ dinë kah me shkue,

Janë ba bashkë o, me vajtue!

Janë ba bashkë e po vajtojnë,

Po vajtojnë e nam po bajnë –

O, ju lisa, krejt u thafshi,

O, ju bjeshkë, o, krejt shkret metshi,

O, ju shpend, o, kurrë mos knofshi,

O, ju krushqi, krejt gurë u bafshi!

Lisat janë tha, bjeshkët janë shkretnue,

Shpentë e malit,  s’ kan knue ma,

Krushqit e dekun – gurë janë ba!

Krushqit e dekun, janë ngurue,

Ka nisë Dielli me prarue,

Ka nisë Hana, për me le.

Dhanduert n’ shpi, sa shumë kan pritë,

Shumë kan pritë, janë ba marak –

Ku janë krushqit me bajrak?!

Kualt hamshuer i kan shalue,

Ju kan hypë e i kan ladrue,

Si vetima, shpejt kan vrapue,

Si vetima, te nuset janë shkue!

Se te nuset, kur kan mbrri,

Ata nuset, kan nisë mej dvetë-

Çka kan bjeshkët që doken shkretë?

Çka kan lisat, kshtu qi janë tha?

Ç’ janë kta gurë, qi janë ngurue?

Ku janë krushqit, çka asht marue?

Me lotë n’ sy, nuset tuj vajtue,

Çka asht ba, krejt kan kallxue!

Qato nuset, në kamë janë çue,

Janë marrë ngrykë,  janë miqasue!

Qata djemtë, bre, ngryk janë marrë,

Janë marrë ngryk, janë miqasue!

Qata djemtë, bre, çka po bajnë,

Njani – tjetri, bre, po mi thojnë:

“Tremijë djemë, n’ um lefshin mue,

Tremijë çika, n’ t’ lefshin ty!

Tremijë çika, n’ um lefshin mue,

Tremijë djemë, në t’ lefshin ty!

Darsum t’ madhe, na do t’ bajmë,

Na, ata do t’ i  martojmë!

Darsmat mbarë, ne, me na shkue,

Edhe Zoti, mej trashigue!

Të na shtohet fisi e gjinija,

Të na shtohen çikat e djemnia!

Krushqëve, udhën gjithmonë t’ jav lëshojmë,

Kruushqit, gjithmonë na t’ i nderojmë!

Gjithëmonë , krushqit me mbrri në shpi,

Edhe nuset, o, bashkë me ta!

Darsma e jonë mos u harroftë,

E mara gjithmonë na shoqnoftë!

 

PREJ PROKUPLES DERI N’ NISH

 

O, prej Prokuples, deri n’ Nish,

O, na u mushë fusha plot, o, dervish!

O, dervishlerët po falen-o, more,

Bajraqet, o, s’ po u nalen-o!

O, dervishlerët po lutën-o, more,

Bajraqet, o, s’ po u kputën – o!

 

Oh, Maliq pasha, o, n’ at të zi –

O, ugurolla, moj shqiptari!

Oh, shqiptarët kan lidhë besën –o, more,

Për vatan, na do t’ desim-o!

Oh, shqiptarët ja dhanë fushës-o, more,

Na i mloj tymi, o, i pushkës-o!

 

Oh, po shkojnë drejt në tabën e parë,

Oj, more me dushmanin-o, ball-o për ballë!

Oh, bini djem, dushmanit-o, more,

Për hatër, o, t’ vatanit-o!

Oh, bini djemë, singijave, more,

Sod doket, o, trimnija!

 

Oh, me yrysh në tabën e dytë,

Oh, more me dushmanin-o, fyt-o për fyt!

Oh, bini djem, t’ ju bina – o more,

Shqiptarët gjithë janë kan trima-e!

Oh, bini djem, top e mamxerre,

Vatanin, o, me nxjerr-e!

 

Oh, kadaldale, more Kurt Rezalla,

Oh, mos i dil Zeqirit, o, përpara!

Oh, bajraku i Zeqirit, o more,

Larg po i prijke vezirit-e!

Oh, bajraku i Zeqë Llaushës, o more,

Ja dha majës e fushës-e!

 

Oh, Dan Zatriqi, o, burrë i zeshkët,

O, si sokol, more, nëpër bjeshkë!

Oh, bajraku i Dan Zatriqit, o more,

S’ po doket, o, prej timit-e!

Oh, bajraku i ati burrit-e, more,

Veç shtaga i met prej plumit-e!

 

KANGA E SEJDË ZAJÇECIT

 

Moj Mihane, mori bi,

Qysh na i fike dy – tri shpi,

Sejdë Zajçecit, pse s’ poj rri?

-Nuk i rri, as s’ due mej shkue,

Se i ka dy, e s’ po m’ don mue!

Kqyr Mihanja, çka ka marue,

N’ opçinë t’ vetën, koka shkue,

Vllaznive t’ vet, ju ka kallxue,

-O, vllazni, kuku për mue,

S’ kokit kan vlla, as nja për mue,

Ma te Sejda, mos me m’ lanë me shkue,

Poj don plakat, e s’ po m’ don mue!

Vllau  i madh, fort ju ngërmua,

-Mej, bre kudër, qashtu pse thue?

Hiq nuk banë te Sejda pa shkue,

Mik për qefi na u ka qillue!

Vllau i vogël në kamë na u çue,

-Çou Mihane, n’ dash me u shtrëngue,

N’ Islihat, tash kemi me shkue,

Kushëri, pasha, na u ka qillue,

Ma nuk t’ lanë te Sejda me shkue!

Shpejt, Mihanja, ish shtërngue,

N’ Islihat, kokan shkue.

Kokan shkue, ishin nalë në derë,

Fol, Mihane, oj bi, ni herë!

-Une, qyqja, turqe “Ne bylmem”!

Une, qyqja, turqe nuk di!

Kur ja panë synin e zi,

-Fol, Mihane, i thanë, mori bi,

Arrnautçën e di si ti!

-Aman, pashë, more kushëri,

Aman, pashë, me m’ nimue,

Ma te Sejda, mos me m’ lanë me shkue,

Poj don plakat, e s’ po m’ don mue!

Kqyre, pasha, çka ka marue,

Dy zapti, i ka shtërngue,

N’ Islihat i ka shtërngue,

Dy sahat, mos me u vanue,

Sejdë Zajçecin, ktu jav due!

Kqyr, zaptit çka kan marue,

Shpejt te Sejda, kokan shkue,

Pe gjajnë Sejdën, n’ arë tuj livrue,

-Puna e marë, more lavërtar!

-Të marë paçi, more hyçëmtar!

Kqyr, zaptit çka i kan kallxue,

Shpejt, kta kije, Sejdë, ti mej lshue,

N’ Islihat, kemi me t’ çue,

N’ Islihat, s’ bahet me u vanue,

Islihati, neve na ka çue!

Kqyre, Sejda, koka kujtue,

-Ç’ ka Islihati, qi m’ lypë mue?

Nuk kam gjaqe me pajtue!

-Dogri, Sejdo, me t’ kallxue,

Ty, t’ ka ba davi, ni grue!

Kqyre, Sejda, ju ka kallxue,

-Unë, n’ opçinë, kudrën e kam çue!

Sejdë Zajçeci, çka ka marue,

Mejherë kijet i ka lshue,

Se përpara, zaptija e kan çue,

Si ish kan dathun tuj livrue!

N’ Islihat, o, koka shkue,

T’ madhe, pasha, ju ka ngërmue,

-Shpejt, Mihanën, ti me e lshue!

Kqyre, Sejda, çka u ka kallxue,

-Nuk kam grue, unë, për me e lshue,

Ni oborr thmi, s’ muj mej vërbue!

Se n’ hapsane, Sejdën, e kan çue,

Hapsi t’ moçum, aty janë qillue,

Ja kan nisë, Sejdën, me e msue,

-Ti, si n’ kofsh, Sejdë, qysh po thue,

Thuej:”Mihanën e paça lshue!”

Kije vakt, ti, mos mej harrue!

-Hajt, vllazni, ju paça ngue!

Mejherë, Sejda, n’ kamë na u çue,

Fill te dera koka shkue.

Koka shkue, ka cokatë n’ derë,

-O, Goran, avitu ni herë,

Mue kit derën me ma çelë!

Me ma çelë, ti, derën mue,

Sod, Mihanën, e paça lshue,

N’ Islihat, po due me shkue!

Meniherë, derën ja ka çkamcue,

N’ Islihat, Sejda, ka shkue!

Kqyre, pasha, çka ka marue,

Me Mihanën, i ka çiftatue,

-Fol, bre Sejdë, ti shka po thue!

Kqyre, Sejda, çka i ka kallxue,

-Oj, Mihane, mori grue,

Unë, ty sod të paça lshue!

Nxorr niçahin e ja ka gjue!

-Ku t’ kish qef, ti, me u martue,

S’ kam me thanë ma, qi t’ kam grue!

Fort Mihanja, koka gzue!

Brahim Govori, në kamë na u çue,

Thotë:-“Mihanën, lemna mue,

Kam ni mashkull pa martue!

Unë, Mihanën pe marr vet,

Sa për Sejdën, s’ po kam dert!

Fort, ky Sejda, koka gzue,

Qi pe din, Mihanja, ku po don me shkue!

Se n’ shpi t’ vet, Sejda koka shkue,

Grues s’ madhe, ju ka ngërmua,

-Shpejt, do bukë, mue me ma prue,

Se n’ hapsane, mue m’ kan çue,

Qe tri ditë qi kam durue,

Edhe Mihanën e kam lshue!

Grueja e madhe, fort ju ngërmua,

-Ti, bre Sejdë, koke tranue,

Qysh, Mihanën, ti me e lshue?!

-Ngo, bre Sejdë, i ka kallxue,

Bukë, prej meje s’ kije me kërkue,

Ti, Mihanën, pa e pushkatue!

Sejda i ngratë, fort ish ngushtue,

Kogja do ditë ishin kan shkue,

Dalke Sejda, me punue,

Thmija e Zajçecit, dalshin me lue,

Dojshin, Sejdën, n’ kangë me e vnue!

“Sejdë Zajçeci – kryet si lakën,

E lëshoj t’ renë – e nali plakën!”

Hiq shumë ditë, nuk kokan shkue,

Mos me e zgatë, por me e shkurtue,

Kjo Mihanja, koka martue!

Marrshin s’ pari, për me e çue,

Me gjithë dhandrrin, koka shkue!

Ni dost i mirë, Sejdës, ju ka qillue,

Fill, tu Sejda, koka shkue,

Kqyre, Sejdës i ka kallxue,

-Çou, more Sejdë, me u shtërngue,

N’ dash për Mihanën, ti me luftue,

Sod , Mihanja n’ opçinë ka shkue,

Me gjithë dhandrrin, kokan shkue!

Te dy trimat, kokan çue,

Kan marrë rrugën e kan tfillue,

Se te miqtë, kur kokan shkue,

Hiq kurrqysh s’ po mujnë mej gjue!

Se gjithë natën i kan rue,

Nisë sabahi me u zbardhue,

Kogjo fort, n’ ni stom kokan largue,

Heret, miqtë kokan que,

Se n’ oborr janë dalë me nejtë,

Kokan ungjë te tanë n’ ni sej,

Ja kan nisë e po qesin n’ shej,

U rrin Mihanja, n’ kamë për skej,

Shtatë gjerdana, n’ gjyks i kish vnue,

Shkon me gjerdana, gjithë tuj vetue!

S’ munet Sejda, me u durue,

Don pej s’ largti për mej gjue!

Ky Limani, ju ka ngërmua,

-Ti, bre Sejdë, n’ um ngofsh mue,

Jav nxamë pritën tu qaj përrue,

Kur t’ dalin miqtë, n’ shpi me shkue,

Nja për s’ gjalli s’ kemi mej lshue!

-Hajt, Liman, të paça ngue,

Kan marrë rrugën e kan tfillue,

Kan nxanë pritat tu qaj përrue!

Kqyr, Mihanja, çka ka marue,

Koka nalë, koka kujtue!

Kto kunatat e paskan dvetë,

-Çka ki, Mihane, pse s’ po flet,

A s’ tu dokt ky muhabet,

A po t’ doket, apet burri i keq?!

Kqyr, Mihanja, çka po thet,

-Zoti, ju dhashtë shumë bereqet,

Bolla na batë, ju, muhabet,

As s’ po m’ doket burri i keq,

Unë e kam ni tjetër dert,

Po droj, Sejda do t’ na vret!

Vllau i madh në kamë na u çue,

Grues s’ vet, ju ka ngërmua,

-Shpejt, tha, pushkën me ma prue!

Me gjithë rreth, pushkën ja ka çue!

-Hajt, Mihane, mos me u frigue,

Teri ku t’ duesh kam me t’ çue!

Kit Mihanën, n’ kali e kan vnue,

Kan marrë rrugën e kan tfillue.

Kur janë shkue te qaj përrue,

Me dy pushkët, meniherë i kan gjue,

T’ vllajn në ven e burrin plague,

Kjo Mihanja, bythprapë u rrotullue!

T’ madhe, Sejda ju ka ngërmue,

-Dur, Mihane, ku po don me shkue,

Se të gjallë, nuk kam me t’ lshue!

N’ kamë e n’ dorë, Sejda e ka gjue,

Kalin – n’ ven, Mihanën – plague!

Kjo Mihanja, fort po bërtet,

Ky Limani, fort po nget,

Don, Mihanës, kryet me ja hjekë!

Kqyre, Sejda, çka poj thet,

-O, Liman vlla, poj bërtet,

Kqyr, ku janë kuleçtë e nxetë,

Bash për neve, kokan kan kismet!

-Hajde, i hamë qita kuleçë,

N’ kofsh turk, Mihanën s’ ma prekë,

Do t’ punoj, unë, si ç’ di vet,

Ni kamë e ni dorë, du me ja hjekë,

Do ta la t’ gjallë për gazep!

Për gazep tue tapallue,

Kur t’ hinë n’ magje me gatue,

Do t’ i bjen nër menë për mue!

Shumë e nuset ka mej mësue,

Mos me metë kun mashkull pa grue!

Oj, martinë, ta puthsha çarkin,

N’ kamë e n’ dorë ma more hakin,

Bash si deshta, ma çfryne barkin,

Ma idhnove pak Islihatin!

Islihatin ma ke idhnue,

S’ kqyrshin gjeqet, qenat, mej pajtue,

Gratë e hallkit, dojshin mej lshue,

Sejdën e ngratë e lanë pa grue!

 

SEJDË ZAJÇECI

( Varinatë e dytë)

 

Kqyr, Mihanja çka paska marue,

Te vllaznija, Mihanja ka shkue,

Vlla ma t’ voglit i paska kallxue,

-Treqin copash, vlla bre, me m’ ba mue,

O, unë te Sejda, haj, tybe me shkue!

O, vllau ma i vogli, fort ma ka çortue,

-Hiq nuk banë, moj motër, ti pa shkue!

-Treqin copash, vlla bre, me m’ ba mue,

Unë te Sejda, haj, tybe me shkue,

O, pe don tjetrën, Sejda, s’ po m’ don mue!

 

O, Islihati, o, kofshin marrue,

Banën baf, e n’ kamë janë çue,

Dy zapti, o, frik mi  kan shtërngue,

-Në Zajçec, o, biro, ju  me shkue,

Sejdë Zajçecin, të gjallë me e prue!

E n’ Zajçec, o, zaptija kan  shkue,

N’ derë të Sejdës, paskan cakrrue,

Ata, Sejda, i ngrati, s’ ish qillue,

O, ish kan n’ ara, i ngrati, tuj livrue!

O, drejt në te ara, zaptija kan shkue,

-Ti, bre Sejdë, dy kijet mej lshue,

Po kije punë, n’ Islihat me shkue!

-Ç’ ka Islihati, zapti, qi m’ thërret mue?

-E t’ ka ba, o Sejdë, davi ni grue!

Po thotë Sejda:”Haj kuku për mue,

Me ditë t’ sodit, haj, kokna marrue,

Oh, grueja e jeme, n’ Islihat me shkue?!

Oh, n’ Islihat, o, i ngrati, paska shkue,

Me Mihanën, mirë janë çiftatue!

-Ti, bre Sejdo, kit grue me e lshue!

-Islihat, o ju kofshi bekue,

Nuk kam grue, une për me lshue,

O, qe nandë vjet, o, qi a kan me mue!

O, në hapsane, ma paskan ngujue,

Tri ditë uni, i ngrati ka durue!

Ni haps i moçum, aty ish qillue,

Zuni, Sejdën, djalin për me msue,

-Pej hapsanës,Sejdo, n’ dash me pshtue,

Thuej, Mihanën, unë e paça lshue,

Soll me e ditë ku po don me shkue,

O, n’ kofsh i zoti, djalë, mos me harrue!

O, mirë qat hapsin, Sejda e ka ngue,

I thotë Goranit – çilma derën mue,

N’ Islihat po kam punë me shkue!

N’ Islihat, o, djalin e kan çue,

-Islihat, o, ju kofshi bekua,

Unë, Mihanën, sod  e paça lshue,

Me dorzan kam me jav dorzue,

O, unë, Mihanën,tybe ma se due!

Oh, ni i Borocit, aty ish qillue,

Bani baf, qeni, n’ kamë u çue,

-Islihat, o, ju kofshi bekua,

Kam ni djalë, o, une pa martue,

Nizet lira, kam me jav dhanë juve,

O, kit Mihanën, a ma jepni mue?!

 

O, po thotë Sejda, haj lumi unë për mue,

Qi pe di, se ku po don me shkue!

Kish marrë udhën në shpi t’ vet me shkue,

N’ gjysë të udhës asht nalë me pushue,

Nien çobatë, o, kangën tu ja knue:

“More Sejdë, o more, krye – lakën,

O, e lshove t’ rejën, qysh e majte plakën?!”

O, po thotë Sejda, haj, kuku për mue,

Kaq frik, kangën qi ma paskan vnue,

Kurrë i gjallë, o tybe, me u munue!

Në shpi t’ vet, o i ngrati, kur ka shkue,

Kish pas dalë, i ngrati, në mëhallë,

Kish qitë tokën, tybe, në pazar,

Kërkush tokën, s’ po guxon me e marrë!

Kallauzi, Sejdës mi ka shkue,

-N’ kofsh i zoti, Sejdo, me qindrue,

O, sod Mihanja, po don me u martue!

O, kish pas dalë, o, i ngrati në mëhallë,

Kërkush shoq, o, përmas s’ i ka ardhë!

Këtë  Shabanin, ma kish pasën dost-e!

-A po vjen, bre Shaban, me m’ nimue,

Shumë pa qef, o Sejdo, jam qillue,

N’ desh Limanin, vllaun tem me ta que,

Islihatin ki me ma lanë mue,

Nizetë gjaqe, djal-o, mej marue,

Krejt me lira, unë, kam mej pague,

O, kurrë ni ditë, o, haps nuk kan  me t’ ngujue!

O, ky Limani, shumë azgan m’ ish kan,

Para Sejdës, gjithë, o, qi po shkon.

Kur kan dalën, o, në ni zabel,

Janë nalë krushqit e po qesin n’ shej!

Kriske pushka, tybe, danë, pej malit,

E ma rrxojshin Mihanën, pej kalit!

Kriske pushka, tybe, danë, për s’ dyti,

Mikun n’ ven, e bajraktari iki,

Shtatë kojshitë qaty qi ja fiki!

Ky Limani, shumë azgan ish kan,

Thotë:”Mihanës, kryet do t’ ja marr!”

Qyky Sejda, shumë rixha poj banë,

-Mihanës, kryet, djalë bre, mos ja merr,

Le t’ jet gjallë, bre, meçka, për gazep!

Kur t’ hinë n’ maxhe, meçka,  me gatue,

Mos t’ mujnë kamën, ajo me drejtue,

Se shumë shoqet, ajo ka mej msue,

O, zgjedhke burra, ajo, e s’um deshke mue!

 

O, moj mamxerrkë, ty, ta puthsha çarkin,

Qysh ma pëshurre sod, kit Islihatin!

S’ trusëshin bothën, gjaqet mej pajtue,

O, gratë me burra, dojshin mej martue!

 

BEJTO SYLA

 

Vezir pasha, n’ kamë na u çue,

-Bejto Syla, pse dost po m’ thue,

Qata miqë, mos me mi tradhtue,

Zemrën teme ma kan gonue,

M’ i kan vra, tha, djalë e grue?!

-Vezir pashë, pse s’ m’ ke kallxue,

Lidhun n’ Shkodër, t’ i kishna çue,

Si t’ kish qef me ta kishna punue!

Bejto Syla, te shpija a shkue,

Gruen e vet e kish tradhtue,

Dy vllaznija, a e di ku t’ kan shkue,

Fort për ta, jam përmallue?!

Mej sjellë Zoti, e sod me m’ ardhë,

T’ i kishna majtë soll gjashtë javë!

Qatëherë gruaja ish kan tradhtue,

Edhe burrit, drejt i ka kallxue,

-Ky Halili, n’ Mramuer ka shkue,

Musa i vogël, n’ Llap, asht tuj rrnue!

T’ mirë, ni letër e ka shkrue,

Kti Halilit, ja ka çue,

-Hajde – i thotëë – me i tfillue,

N’ dash me u pjekë me motër t’ juve!

-Motra e smutë, ka ra n’ dyshek,

Me mallë t’ juaj, po don me dekë!

Halili, letrën e ka knue,

Ka marrë udhën, në Llap a shkue,

Vllaut t’ vet-Musës, i ka kallxue,

-Hajde vlla, n’ Shkodër me shkue,

Motra e smutë, fort asht qillue!

Motra e smutë, kish ra n’ dyshek,

Me mallë tonin, po dojke me dekë!

Musa i vogël, i ka kallxue,

-Ti, more vlla, n’ um ngofsh mue,

Na dy, s’ kemi për me shkue,

Tertip, miku na e ka marue,

Ta dhash besën, ka me na tradhtue!

Ky Halili, po mi flet,

-Çou, bre Musë, thotëë, more vlla,

Se nuk banë, motrën pa e pa,

Pse thotëë motra, qi kam vlla?

N’ sahat t’ dekës, due me e pa!

Kan marrë udhën, janë tfillue,

Se n’ Kosovë, kur janë dalë,

Musa i vogël, ish kan nalë,

-Oj Kosovë, Kosova e zezë,

Kama e Musës, ma s’ ka me t’ shkelë!

Kan marrë udhën e janë tfillue,

Tu Bejto Syla, tu miku janë shkue!

N’ derë t’ oborrit, halili po thërret,

Mirë e motra e paska ngue,

-Zani i Bacit, po m’ doket  po m’ thërret!

Fort, ky Bejta, ju ka ngërmua,

-Hajt në shpi – tha- mori grue,

Dosllarë t’ moqum m’ kan ardhë mue,

Shpejt, hyn n’ maxhe me gatue,

N’ konak tem, kta janë qillue!

Muhabet shumë ju ka marue,

Jav pret dhinë, jav therri sjapin,

Për Halilin – Halil Kastratin!

Mirë raki, m’ u paska dhanë,

Gjumi i shkretë, kur i ka zanë,

Bejto Syla, çka po banë?!

Bejto Syla, ni qen çafiri,

Naj çoj gjinen te Veziri,

-Hajde sonte, n’ dash po t’ i lidhi!

Fryni era, u çel taraba,

Hyni mrena, aj Vezir pasha.

-A m’ je ktu, bre Halil aga?!

-Hajde, hajde, bre Vezir pasha!

-Tridhetë vetë i kam për mrapa,

Tanë n’ opinga, pa çerapa!

Musa i vogël, vllaut i ka thanë,

-Ku na mbetën, vlla, armët pramë?

-Armët naj fshehi miku pramë,

N’ arkë naj ka ngujua pramë!

Musa i vogël, medet, po banë,

-Mjeri unë, i mjeri për ni jatagan,

E kisha ba , unë, sod ni nam!

Mjeri unë, i mjeri, për ni pishtole,

I kisha ba dy teste vorre!

Se n’ oborr, të dy kur janë dalë,

Ky Halili, i flet dy fjalë,

Motrës vet, i paska thanë,

-Mori motër, e zeza motër,

Kurrë mos t’ leftë, ty, djalë n’ këtë votër!

Kurrë mos t’ leftë, ty, djalë n’ këtë votër,

Qysh na rrejte e na prune n’ Shkodër!

Mori motër, motra Hajri,

Qysh na qite ti, n’ këtë tradhti?

-Mos m’ leftë djalë, vlla, mos m’ leftë çikë,

Mu qorrofshin te dy sytë,

Tybe, motra nuk e kam ditë!

-Hajt, Halil, bre vlla i motrës,

Jav pret motra, tre qentë e Shkodrës!

Hajt Halil – Halil Kastrati,

Shoktë e juej, s’ i pret xhelati!

Musën e Halilin i kan prangue,

I kan nisë për udhë mej çue,

Xhelatxhisë me ja dorzue!

Trimni t’ madhe u kish falë Allahi,

Po shkojnë vllaznit krah për krahi!

Krah për krah shkojshin tuj knue,

Xhelatxhija n’ derë i ka ngue,

-Kush janë kta trima, qi s’ um tuten mue?

-Musën e Halilin, jav kem pru,

Me shpatë kryet me jav shkurtu’!

Xhelatxhija e prehke shpatën,

Musa i vogël, ja zgatke qafën,

-Prejum  mue, mos ma prej Bacën!

Ky Halili, pe flet ni fjalë,

-Xhelatxhi, he gjakatar,

Kur je ba, ti , me pre shqiptar?!

-Preje Musën, e tani mue,

Asht i ri e mos me u frigue!

Musën e vogël e fali pasha,

-Pa Halilin, bacin, t’ gjallë mos paça!

-Xhelatxhi, more harbut,

Prej shqiptarë e mos u tut!

Xhelatxhija po banë be,

-Kurrë ksi trimash nuk kam pre!

N’ atë ven djemtë i kan shkurtue,

Bejto Syla, n’ shpi t’ vet ka shkue,

Grues s’ vet i ka kallxue,

-Dy vllaznitë, sod jetë t’ kan ndrrue!

Nanës s’ vet, haberi i ka shkue.

Nana e vet, tha, po bërtet,

N’ kupë të qiellit po bërtet,

Drejt po shkon, tuk janë pre djemtë,

Kryet e Musës, n’ prehën pe qet

-Mjera unë, e mjera, o Musë, bre djalë,

T’ kish pas gjetën lokja gjallë,

Soll hallalin me jav marrë!

Kur don Zoti, mallin me hjekë,

Kryet e Musës, n’ prehën poj flet,

-Qindro, nanë, e banë gajret,

Ishalla piqemi n’ ahiret!

I patëm tri ditë për lezet,

Se treqin, o, për kjamet!

Kqyre, motra, çka ka marue,

Nja dy djelë , ju kishin qillue,

Mier poj lanë e i paska ndrrue,

Tu berberi i paska çue,

Kta dy djelë i paska rrue!

-Ty, berber, du me t’ ngushtue,

Diçka drejt ki me m’ kallxue,

Kta dy djel, kujt i kan ga?

-Qaj i madhi – babës s’ vet,

Poj pret miqtë në konak t’ vet!

-Qaj i vogli – dajës s’ vet,

Aj, n’ saraj, pushkën e qet!

Kur vjen pramja, asht terrue,

Motra, shtratin e ka shtrue,

Djemëve t’ vet, ju paska thanë,

-Bini, djemë, me babën tuej,

Jam e ligë, diçka s’ muj!

-Bini, loke, për me fjetë,

Se t’ merr nana në dyshek!

Kur tanë gjumi i ka zapue,

Thikë – tha- burrit, ja ka mshue!

-Kur i rashë – tha- thikë unë burrit,

Si t’ mu ngjallshin vllaznija pej burgit!

-Kur i rashë – tha – me thikë djalit,

Si t’ i nxjerrsha dy sytë e ballit!

-Kur i rashë – tha – me thikë vjehrrës,

Si t’ um ardhshin vllaznija n’ derë!

-N’ dash t’ jenë marre, n’ dash njerëzi,

Jam dalë, po rri me kushëri.

 

KANGA E HASIMES

 

O, moj Hasime, mori bi,

Ç’ ki Hasime, qi kan ti?

-Mi kan vra dy vllazni të ri,

M’ kan lanë nanën, me duer në gji,

Kan lanë motrën, pa vllazni!

Ku me gjetë ni djalë daji,

Qi qet pushkë për vllazni t’ mi,

I koftë dhanë toka me tapi,

I koftë dhanë hamari me gjithë mulli,

Kofsha ba vet, niçahi i tij!

O, Lil Begraca, paska nije,

Lil Begraca, n’ kamë na u çue,

Te Hasimja, paska shkue,

-Oj, Hasime, merrum mue!

Merrum mue, Hasime, moj bi,

T’ i nxjerr gjaqet, unë, për vllazni!

Mirë, Hasimën, ma kish mashtrue,

Nxorr niçahin e bani grue!

O, prit motmot, Lilën, prit dy vjet,

Pushka e Lilës, nuk po kërset!

Se dy vjet kur janë rrafshue,

Poj thrret Lila:”Mori grue,

Çou, hin n’ magje me gatue,

Pobratimat, po m’ vinë mue!”

-Kam gatue e kam fshi shpinë,

Shkova te oda me e la sininë!

-N’ hajat t’ odës, kur jam shkue,

Afrova veshin, n’ derë me ngue,

Ishin kan burrat tuj kuvenue!...

Qyku Lila, çka kish marue,

Kish thirrë hasmit, me u pajtue,

Mos metë Zoti, pa e marrue!

Se në shpi tuj nga jam shkue!

Shkova n’ shpi, hiq pa keshë,

Ni parë tierçi i kam veshë!

Ni parë tierçi me ni xhurdi,

Floktë nër plis i kam shti,

N’ shokë e lshova ni allti,

Xhemë Mirashës , ja kam msy!

Se te Xhema, kur jam shkue,

Thirra burrat, e duel ni grue!

Qajo gruaja ish kan hallë,

-Ku i ki djemt, o, mori hallë?

-Qatje n’ lamë, tue vnue ni tallë!

Kam marrë udhën e kam tfillue,

Se te lama kur jam shkue,

Kceva gardhin, mrena jam gjue.

Kceva gardhin, mrena jam hi,

-Puna e marë, ju thash, o zotni!

-Të marë paç, more djalë zotni,

Të marë paç, more djal i ri!

Xhemë Mirasha, ni burrë zotni,

Mier ma qitke qatë kuti!

Me dorë t’ shmajtë e mora kutinë,

Me dorë t’ djathtë e nxora alltinë,

Xhemë Mirashën e qita n’ shpinë!

Vrava Xhemën, me ni vlla,

Vjen e motra tan tuj nga!

Xhemë Mirasha, i paska britë,

-Largou, motër, mos u avit,

S’ tek asht djalë, po tek asht çikë,

Ka vnue menën, fare me na qitë!

Ka vnue menën me na farue!

-Kam  marrë udhën e ka tfillue,

Xhanarija më kan rrethue,

M’ kan rrethue, kjo xhanari,

Po ma lypin qatë allti!

Kur jav rritke Hasimja – sytë,

Krejt xhanarët paskan ikë!

-Naçallnik, Hasa, paska britë,

Naçallnik, more zotni,

Hiqmi qafësh qita thi,

Po ma lypin qetë allti!

-Qati Lilës, pa i shkue n’ shpi,

Me ja njehë plot dhetë herë allti,

E me mlue me tym të zi,

Aj, m’ ish kan shumë faqezi,

Ta dhashë besën, apet ta bi!

 

KANGA E HASIMES

( Vairanti i dytë)

 

Moj Hasime, mori bi,

Ç’ ki Hasime, qi kan ti?

-Unë po kajë për  vllazni t’ mi,

Mi kan vra dy vllazni të ri,

Fikë ma kan të zezën shpi,

M’ kan lanë nanën me duer në gji,

Motër-zeza pa vllazni!

A del kun ni burr dai,

Qi qet pushkë për vllazni t’ mi?!

-I koftë dhanë hani me gjithë mulli,

Edhe toka me tapi,

Kofsha ba, vet, niçahi i ti!

Lil Begraca, paska ndi’,

Kish pas ndi, e n’ kamë na u çue,

Dajën – Hasimës, ja kish çue,

N’ dashtë  Hasimja, me m’ marrë mue,

Krejt Mirashin, kam me ja farue!

Për pa u ba motmoti krejt,

Ja faroj, unë , Mirashin krejt!

Daja i Hasimës, çka ka marue,

Fill tu Hasa , koka shkue,

-Oj Hasime, mori bi,

Lil Begraca, po t’ lypë ty!

Ti, për Lilën n’ daç me shkue,

Krejt Mirashin, ka me ta farue!

Për pa u ba motmoti krejt,

Ta faron, aj, Mirashin krejt!

-Çou Hasime, pashë dinë e imanë,

Mos ngjit bojë, Hasë, mos ngjit kan!

-S’ po ngjes bojë, dajë, s’ po ngjes kan,

Si n’ mu bafsh, dajë, ti dorzan!

I ka shti ni parë kunra n’ kamë,

Ni parë kunra, n’ kamë i  shtini,

Fill tu Lila, n’ atë ven ja mrrini.

-Ore Lilë, ore dai,

A lufton, ti, për vllazni t’ mi,

Se n’ luftofsh për vllazni t’ mi,

T’ koftë dhanë hani me gjithë mulli,

Edhe toka me gjithë tapi,

Kofsha ba, unë, niçah me ty!

-Hajt, Hasime, mos ki dert,

Ta faroj, unë, Mirashin krejt!

U ba motmot e u banë dy vjet,

Pushka e Lilës, nuk po kërset!

Lil Begraca, çka kish marue,

I ka thirrë gjaksat, për me u pajtue!

-Oj Hasime, mori grue,

Ni sillë t’ mier, me ma marue,

Pobratimat po m’ vinë mue!

Kqyr , Hasimja, çka kish marue,

Hini n’ magje me gatue,

Ni sillë t’ mier e ka marue.

Kqyr Hasimja, koka shkue,

N’ divanhane, synin e ka vnue,

A dalë tu dera e ka ndigjue,

Po i ndien burrat tuj llafe,

Qato gjaqe, qysh me i pajtue?!

Kqyr Hasimja, fort ish idhnue,

Shkelum derës, ja kish mshue,

Me bagllamë, mrena e ka gjue!

-Qishtu, Lilë, s’ ta qet  me mue,

I ke thirrë gjaksit me u pajtue!?

Qishtu, Lilë, me mue s’ ta qet!

Kqyr, Hasimja, sa shpejt ish sjellë,

M’ ish kan dredhë, ish hi n’ çiler,

Ni parë tesha i paska vjedhë!

Po mi veshë ni parë tierç të zi,

N’ krye ma qet ni plis të ri,

Po i pshtjell flokët, Hasa, me shami,

N’ shokë ma shtjen t’ shkretën allti,

Fill te gjaksat , ja ka msy!

Fill te gjaksat kur ka shkue,

Paska thirë – koka dalë ni grue.

Ajo ka thirrë – ka dalë ni plakë,

-Ku i kie burrat, mori hallë?

-Qatje n’ lamë , tue vnue ni tallë!

Ka krye gardhin e ka ra n’ lamë,

-Puna e marë, djemëve u ka thanë!

-Puna e marë , more dai!

-Të marë paç, or djalë i ri!

Ja qet Xhema, qatë kuti.

Me dorë t’ shmajtë, ma merr kutinë,

Me dorë t’ djathtë, pe nxjerr alltinë,

E vrau Xhemën me gjithë Delinë!

Paska msy, Hasa, me ikë,

Dalshin robt, tuj bërtitë,,

-S’ koka burr, po koka çikë,

E paska sosë, krejt me na fikë!

S’ koka çikë, po koka grue,

E paska sosë me na farue!

 

MURIMI I KALASË SË  NOVO BËRDËS

(Autor i tekstit: Demir Krasniqi)

 

Perandori ka urdhnue,

Krejt  Ballkanin me e sundue,

Shumë kala me i ndërtue,

Ushtrinë e vet me i strehue,

Prej sulmuesve me i shpëtue!

T’ gjithë shqiptarëve shpi për shpi,

Ja u ka qitë nga i hangari!

Hangari hiq pa çare,

Me punue rrogëtarë pa pare!

Me bajtë gurë e me murue,

Shumë janë lodhë e janë dermue,

Gjatë tanë jetës kan punue,

N’ shpi të vet, kurrë nuk kan shkue,

Mish e eshna, ju kan prrekë,

Shumë prej tyne n’ Kala kan vdekë!

Si n’ shumë treva të këtij vendi –

Novo Bërdës i erdhi rendi,

Me e ndërtue atë Kala –

Krejt Kosovën me mujtë me e pa!

N’ Novobërdë, n’ atë maje t’ kodrës –

Sheh Kosovën, si n’ shuplakë t’ dorës!

Skaj me skaj nëpër malësi,

Kan mbledhë burra e djemë të ri,

Kan bajtë gurët dorë me dorë,

N’ vapë të madhe, n’ shi e n’ borë,

Prej Gollakut e Karadakut,

Për me i ngritë Kala – romakut!

Ni Sokol – ni burrë malësor,

Kish zanatin murator,

S’ kish shumë kohë që ish martue,

I erdh rendi, n’ Kala me shkue!

Me punue në atë Kala,

Tjetër mashkull n’ shpi nuk la!

E la n’ shpi, nji loke nanë,

E la nusën e re – shtatëzanë!

Nizet vjet murim ka ba,

Shpinë e vet kurrë s’ e ka pa!

Nuk e pa kurrë loken nanë,

Nuk e pa nusen shtatëzanë!

Gëzim të madh, Zoti i kishte  falë,

Nuses n’ shpi, i kishte lindë djalë!

Prit me muej e prit me vjet –

Kurrë s’ erdh baba, n’ shpi të vet!

U rrit djali, nizet vjet –

Kurrë s’ e pa babën e vet!

Nizet vjet kur kan kalue,

Nana – djalin e kish fejue.

Erdhi koha me e martue,

Vadën – dasmës ja kan caktue.

Po banë nana:”Haj medet,

Po e martoj nji djalë hazret,

Qysh bajmë darsëm e zafjet,

Pa kan n’ darsëm baba i vet?!

Nji ditë, nana ishte kujtue,

Në sabah, heret ish çue,

Ka hy n’ magje me gatue,

Po don bukë, burrit me i çue!

Sa shpejt gati, bukën po e banë,

Djalit t’ vet, ia paska dhanë –

Hajt, bre bir, në daç me m’ ngue,

Merr kët bukë, nisu me shkue,

N’ Novo Bërdë, babës me ja çue,

Te Kalaja asht tue punue!

Babës tan me i ba selam –

Sod nji javë, dasmën e kam,

Merr këta shokë e ustallarë,

Mos e le, n’ dasëm pa ardhë!

Sa mirë djali, nanën po e ngon,

E merr bukën e po tfillon,

Nja tri ditë udhë, po udhëton,

Te Kalaja drejt po shkon.

N’ portë t’ Kalasë, kur paska dalë –

Puna e mbarë, o, ustallarë!

-Të mbarë paç, o djalë i ri,

Ç’ kërkon ti, n’ Kala me hi?

-Babën tem, gjallë a e kam,

N’ bark të nanës, ai m’ ka lanë?!

Kur ka ardhë ai n’ këtë Kala,

Tanë këtë trup unë e kam ba,

Babën tem kurrë s’ e kam pa!

Sod kam ardhë, unë, bukë me i prue,

Me babë tem, du me u takue!

Ka prej nanës, shumë selam –

Sod nji javë, dasmën e kam!

Me i marrë shokë e ustallarë,

Mos e le n’ dasëm pa ardhë!

Janë shkue babës, i kan kallxue,

-Djali yt, asht tuj t’ kërkue,

Bukën n’ dorë ai ta ka prue,

Po t’ kërkon me u njoftue,

Edhe n’ dasëm po t’ thërret me shkue!

Ka dalë baba, n’ maje t’ Kalasë –

Prej mërzisë, zemra i ka plasë,

Kur pa djalin sa nji plep,

S’ e kish pa qe njizet vjet,

I vloj gjaku prej mërzie,

Trutë e kresë ju kan përzie!...

Vet me veti koka kujtue –

Krejt kjo jetë, n’ Kala m’ ka shkue,

Hangari tue punue,

Kurrë n’ shpi teme s’ un jam shkue,

S’ kam pa nanë, as s’ kam pa grue,

M’ asht rritë djali me u martue –

Nji herë n’ prehën s’ e kam vnue!

M’ ka shkue jeta kurrë pa u gëzue,

Trupi i jem pa u rahatue!

Çka m’ vyen jeta, n’ dasëm me shkue?

Çka m’ vyen djali kështu me rrënue?

Mos po i prinë fati, si mue –

Sa t’ jenë gjallë, kështu me u mundue,

N’ hangari tue murue,

Pa i pa thminë, as pa pa grue,

Çka i vyen jeta me jetue?!

Drodh çekiçin e ka gjue –

N’ lulë të ballit, djalit ia ka mshue,

T’ dekun n’ tokë e ka palue!

Ustallarët çka kan marue –

N’ Kala, djalin e kan murue,

Edhe bukën e shtinë në murë,

Sod e atë ditë s’ e hangrën kurrë!

Kështu tregon legjenda e gjallë –

U muros djali me mallë,

E la nusën pa e marrë!

Fjalëve t’ mia, kush s’ ju beson –

T’ shkojnë Kalanë, ta viziton!

N’ gurë t’ Kalasë, n’ atë maje mali –

Pushon buka e pushon djali!

Pushojnë gurët e historisë,

Pushojnë vuejtjet e shqiptarisë!

 

FORT PO M’ DHIMESH JETIM JE KAN

 

Ani, fort po m’ dhimesh,o, jetim je kan,

Ani, e pa babë, o qyqja , e pa nanë!

Refreni:

Ani, hajde, hajde, more Mustafa,

Ani, dy koburet, o, në sylah,

Ani, merre njanën, o, n’ dash me m’ vra!

Ani, n’ dash me m’ vra, djalo, n’ dash me m’ mytë,

Se unë jam ashiku i yt,

Of, aman, aman!

 

Ani, në sabah, o, kur  zbardhi drita –

Ani, gjeta çunin, o, truç te koliba!

Refreni:

Ani, hajde, hajde, more Mustafa...etj.

 

II.

Qaj ylli n’ sabah,

Qaj ylli n’ sabah,

Kur ma flet ka i fjalë,

Bash si padishah!

 

Of, aman, medet,

Qaj ylli në drekë,

Ty, t’ kam për hazret,

Veç qi m’ kallon drejt!

 

Of, aman.aman,

Qaj ylli n’ aksham,

Kur ma flet ka i fjalë,

Bash si kajmekam!

 

Pup, pup, pup, moj bi,

Qaj ylli n’ jaci,

Kur po m’ flet ka i fjalë,

Bash sikur kadi!

 

NI DERVISH ÇKA KA THANË

 

Ni dervish, çka ka thanë -

Moj dynja, çka koke kan,

Tan po t’ njekin e sun po t’ zanë!

Kur u ungja me pushue –

M’ ra nër menë qi jem mashtrue!

Mori tokë, e mjera tokë,

Qysh na rrite këtë bërllok?!

-Tybe, toka se kam ditë,

Këtë bërllok se kishna rritë!

Moj Serbi, e zeza Serbi,

Preve pleq e preve t’ ri,

Qysh naj preve kta Spahi?!

Kta Spahi, kta agallarë,

Gjithë sojsuzat, naj bane t’ parë?!

Djemt e Shkodrës, bajnë inxhire,

Hoxhallartë, o, n’ tamafile!

Hoxhallartë, paret poj dajnë,

Fukaraja krejt po kajnë!

 

Ç’ KA QAJ ZOG QI PO VAJTON

 

Ç’ ka qaj zog qi po vajton-e,

Nanë, mori?

Ani, hem vajton e hem po kan-e,

Nanë, mori?!

 

Ani, ka lanë shpi, ka lanë vatan-e,

Nanë, mori!

Ani, e ka ardhë në këtë shkreti-e,

Nanë, mori!

 

Ani, ka lanë motra, ka lanë vllazni-e,

Nanë, mori!

Ani, e ka ardhë n’ Anadolli-e,

Nanë, mori!

 

Ani, ka lanë miqë, ka lanë shoqni-e,

Nanë, mori!

Ani, e ka ardhë n’ këtë t’ shkretë Turki-e,

Nanë, mori!

Ç’ KA QAJ ZOG QI KNON N’ AT VORR

 

Ah, ç’ ka qaj zog, qi knon n’ at vorr të ri-e,

Nanë, bre?

Ah, ç’ ka qaj zog, qi knon n’ at vorr të ri-e?!

 

-Ah, nuk po knon, por po vajton-e,

Bijë, bre!

Ah, nuk po knon, por po vajton-e!

 

Ah, po vajton për ni djalë të ri-e,

Bijë, bre!

Ah, po vajton për ni djalë të ri-e!

 

Ah, qe tre muej prej veremit asht dergj-e,

Bijë, bre,

Ah, qe tre muej prej veremit asht dergj-e!

 

Ah, qe tri javë në dhe ka hi-e,

Bijë, bre,

Ah, qe tri javë në dhe ka hi!

 

Ah, ma kan mlue me atë dhe të zi-e,

Bijë, bre,

Ah, ma kan mlue matë dhe të zi!

 

Ah, veç qatë djalë, nana e kish pasë,

Bijë, bre,

Ah, veq qatë djalë, nana e kish pasë!

 

Ah, se tre muej, nana e ka vajtue,

Bijë, bre,

Ah, se tre muej nana e ka vajtue!

 

Ah, se me lotë shtruemin ja kish kalb-e,

Bijë, bre,

Ah, se me lotë shtruemin ja kish kalbë!

 

Ah, se dy syshë, nana asht qorrue,

Bijë, bre,

Ah, se dy syshë, nana asht qorrue!

 

Ah, se tre muej, nana e ka kajt-e,

Bijë, bre,

Ah, se tre muej,  nana e ka kajtë!

 

Ah, zemra nanës ju kish shkrumue,

Bijë, bre,

Ah, zemra nanës ju kish shkrumue!

 

Ah, edhe jeta ju kish shkurtue,

Bijë, bre,

Ah, edhe jeta ju kish shkurtue!

 

Ah, se e shkreta, sod kish dek-e,

Bijë, bre,

Ah, se e shkreta, sod kish dek-e!

 

Ah, Zoti n’ ahiret me t’ birin e pjekt-e,

Bijë bre,

Ah, Zoti n’ ahiret me t’ birin e pjekt-e!

 

RAZA DUEL N’ PENXHERE

 

Raza duel n’ penxhere,

Si lulja n’ pranver-e.

O, doku rrimë naj here, mori Raze,

Oh, lula e bacit-e!

 

Raza dule në der-e,

Sikur molla ver-e.

O, tek je ba dylbere, moj Raze,

Oh, molla e bacit-o!

 

Raza duel n’ divanhane,

N’ dymija e n’ mitan-e.

O, bash sikur katanë -e, mori Raz-e,

Oh, rrushi i bacit-o!

 

Raza duel n’ borr-e,

N’ dymija lahor-e.

Oh, e bardhë sikur bor-e, mori Raze,

Oh, syni i bacit-o!

 

Raza duel n’ çardak-e,

N’ dymija e n’ pshellak-e.

O, ç’ tu  kam ba merak, mori Raze,

Oh, shpirti i bacit-o!

 

Raza duel n’ livadhe,

Si lulja n’ behar-e.

O, paske qafë të bardhë, mori Raze,

Oh, zogza e bacit-o!

 

Raza duel në fush-e,

N’ dymija kumash-e.

Oh, t’ hangsha gojë e gushë, mori Raze,

Oh, fllanza e bacit-o!

 

VDEKJA E MINIRES

A e din, moj nane,

Qi e kam veremin?

Zemra ma ka ndije,

Se unë kam me vdek-e!

 

Minire, moj bij-e,

Ku e more veremin?

- Veremin e mora, nanë,

Duhan tuj punue!

 

Ndal, Minire, bij-e,

Te çojmë te doktorri!

-S’ ka ilaçë veremi, oj nanë,

S’ ka ilaçë, as kolli!

 

S’ ka ilaçë veremi, nanë,

S’ ka ilaçë, as kolli,

Ani, veç kacia, oj nanë,

Edhe tarrnakopi!

 

Minire, moj bij-e,

Do të çojmë te hoxha!

-S’ ka ilaçë vremi, oj nanë,

Veç ai dheu i zi-e!

 

Shumë po t’ lutëm, nan-e,

Me m’ çue n’ Shqipni-e!

-Kufini me gropa, oj bijë,

S’ mujmë me kapërcye!

 

Shumë po t’ lutëm, nan-e,

Me m’ çue n’ Tiran-e!

-Rruga asht e mbyllun, oj bijë,

Minire, moj zan-e!

 

Shumë po t’ lutna, vlla-e,

Me m’ çue në Shkodër!

-Rruga asht e gjat-e,

Minire, bre motër!

 

Shumë po t’ lutna, bab-e,

Me m’ çue n’ spital-e!

Se prej dhimtëve t’ trupit,

Shpirti don me m’ dal-e!

 

Moj, Minire, bij-e,

Unë t’ çoj n’ spital t’ Shkupit,

Doktorrat t’ i ndalin

Krejt dhimtat e trupit!

 

Shumë doktorra vijoshin,

Trupin tem ma kqyrshin,

Hiletin ku e kisha,

Ata nuk ma gjejshin!

 

Qyqja unë e shkreta,

Qi shkova te doktorri,

Nuk më la rahat-e,

Ky i shkreti kolli!

 

Po ta shkruej ni letër, nanë,

Jeta m’ ka mbarue,

As këta doktoruat, nanë,

S’ po mujnë me m’ shërue!

 

Amanet, moj nan-e,

Çeizin me ma rue,

Me çejzin tem, moj nanë,

Vorrin me ma mlue!

 

Amanet, moj nan-e,

Gjylpanën e grykës,

Ti, ta ruejsh e t’ kepsh, mori nanë,

Për mallin e çikës!

 

Amanet, more vlla-e,

Sahatin e dorës,

Ti, ta ruejsh, ta mbajsh-e,

Për mallin e motrës!

 

Amanet, moj nane,

Çantën me gjithë libra,

Shumë po dvesin shoqet –

A i ka pushue dhimta?

 

Amanet, moj nan-e,

Çantën me gjithë libra,

Vetshin profesorat –

Çka ka ba Minirja?

 

Amanet, moj nan-e,

Çantën me kalema,

Shumë po dvesin shoqet –

A i ka pushue zemra?

 

Amanet, moj nan-e,

Diçka du me t’ than-e,

Të mi thirrni shoqet –

Hallall le t’ ma bajn-e!

 

Amanet, moj nan-e,

Shaminë kuq e zi-e,

Hajde dalim n’ bashqe,

Hjekim pak mërzi-e!

 

Minirja e shkret-e,

Tre telegrama i çoj-e,

-Kush din me këndue,

Le të më kallxoj-e!

 

Telegrami i par-e,

Telegrami i par-e –

T’ mi kallxoni nanës,

Minirja asht gjall-e!

 

Telegrami i dyt-e,

Telegrami i dyt-e –

T’ mi kallxoni babës,

Minirja dha shpirt-e!

 

Telegrami i tret-e,

Telegrami i tret-e –

Selam banju krejtëve,

Minirja ka vdek-e!

 

KUR T’ BANË  SHPIRTI PËR ME DALË

 

Kur t’ banë  shpirti për me dalë –

Tanë azatë  lypin hallall.

Hallall banma, more vëlla,

Prej dynjasë po du me u nda -

Deri n’ kjamet, s’ kemi me u pa!

 

Kur t’ banë  shpirti për me dalë –

Syni – synit, po i  lypë hallall!

Hallall banma, more vëlla –

Deri n’ kjamet,  s’ kemi me u pa!

 

Kur t’ banë shpirti për me dalë –

Veshi – veshit, po i lypë hallall!

Hallall banma, more vëlla –

Deri n’ kjamet, s’ kemi me u pa!

 

Kur t’ banë shpirti për me dalë –

Dora – dorës, po i lypë hallall!

Hallall, motër me ma ba –

Deri n’ kjamet, s’ kemi me u pa!

 

Kur t’ banë shpirti për me dalë –

Gishti – gishtit, po i lypë hallall!

Hallall banma, more vëlla –

Deri n’ kjamet, s’ kemi me u pa!

 

Kur t’ banë shpirti për me dalë –

Kamba – kambës, po i lypë hallall!

Hallall, motër me me ba –

Deri n’ kjamet, s’ kemi me u pa!

 

Kur t’ banë shpirti për me dal

–Shpirti – trupit, i lypë hallall!

Hallall banma, more vëlla,

Deri n’ kjamet, s’ kemi me u pa!