E shtune, 20.04.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Mendime

Suzana Kuqi: Lumturi familjare

E merkure, 19.03.2008, 08:21 PM


Suzana Kuqi
Fragment nga libri “Lumturi familjare”

Suzana Kuqi

I

Ne, domethene une, burri me i mire ne bote dhe femijet me te embel ne bote , jemi nje familje qe jetojme ne harmoni te plote , per t’u pasur zili. Punet i kemi te ndara natyrshem , pa u lodhur , sipas prirjeve dhe talenteve qe ka secili prej nesh. Keshtu , zararet , lodrat , televizorin e telekomanden jane pune qe i bejne shkelqyeshem e me zell te madh femijet. Gazetat , domethene leximin e tyre , zgjidhjen e fjalekryqeve , gjumin e pasdites , ndjekjen e lajmeve e disa pune te tjera te ketij tipi monoton e te merzitshem i ben me vullnet e zell te madh burri im i dashur pa u ankuar fare. Ate pakice punesh ordinere e te thjeshta qe mbeten si larje , gatim , hekurosje e vogelsira ta tjera i bej une , ç’eshte e drejta jo me qejf , po i bej. Kur te gjitha ecin sipas kesaj menyre ndarjeje çdo gje shkon mire e bukur. Por nuk eshte e thene . Nganjehere mua si gjithe grate e tjera me vret e mira e nis e ankohem se gjoja me dhemb koka, kurrizi , apo ndjehem e lodhur . Fill pas kesaj femijet shtojne si me komande intensitetin e veprimeve te tyre e seç u shkrep te vrapojne e te ulerijne si indiane duke permbysur çdo gje qe u del perpara . Im shoq fillon e ngryset . Per kunderveprim une e hap gojen me shume duke u ankuar. Atehere burri nuk mbetet vetem ne ngrysje por kundervihet me fjale . Fillon kesisoj nje nga ato seanca qe mund t’i quash zbrasje thesi e dyaneshme me shprehje opinionesh si pershembull rri e ben sehir , gazetaxhi , nuse prej lecke , dembele etj. Pasi mbarojme me njeri tjetrin e kane rradhen njerezit e mij , pastaj te tij , shtohen argumente e “komplimente” te reja nga ato te seances se parafundit . Rezultati , pas kater oresh debat , nje jave pa folur derisa mua me vijne mendte perseri e vazhdojme sipas rregullit te arte te vendosur qe ne fillim…

II

Cudi sa shume ndryshojne gjerat ne martese . Disa muaj pas martese , degjoj nje dite burrin e dashur qe po thosh si duke u ankuar :
         - Ah , si nuk ta kisha vene re hunden moj e uruar !
Une nuk i dhashe pergjigje e bera sikur nuk e degjova. Heren e pare nuk i dhashe rendesi . Ama heren e dyte dola tek komshijte e mblodha disa pasqyra. U mbylla ne dhome me to e u mora me ore te tera me kundrimin e hundes sime. E pashe nga lart , nga poshte , anash , profil , gjysemprofil pra ne çdo lloj pozicioni qe mund te shikohet kjo e shkrete . Te them te verteten me kish hyre frika se mos kushedi ç’kish pesuar pas martese . Por jo . Ishte po ajo hunde qe kisha pasur , vertet hiç e bukur , por po ajo . I them tim shoqi :
           - Po une kete hunde kam pasur !
           - Vertete !? Ndoshta , por une nuk ta pata pare keshtu.
Ndenja e vrava mendjen se si kish mundesi te mos shikohej hunda . Ajo e shkrete nuk ka as se si te fshihet . Mund te fshehesh a te maskosh ndonje difekt ne trup se mbulohet me rrobe , qafen , gushen , bile edhe veshet , edhe syte mund t’i fshehesh pas syzeve , por hunden s’ka perendi te ta fshehe . I dhashe karar se burri kish pesuar diçka ne sy ose ne tru e vendosa te mos flas me per kete problem . Por s’qe e thene . Pas nja dy javesh e degjoj te me therrase :
           - O hundehanxhar !
Rrotulloj koken neper dhome per te pare se kush ishte ky i nderuari hundehanxhar . Asnjeri tjeter perveç meje dhe tij . Mendoj se me kane bere veshet e vazhdoj punen.
             - O hundehanxhar ! – therret perseri burri me i mire i botes , - me sill nje gote uje.
Aha , e kuptova. Ai i nderuari qenkam une. Ju ktheva :
              - Kujt i thua hundehanxhar ?
              - Ty , se ti e ke hunden si hanxhar !
              - Ashtu!? Ik e gjej ndonje hundebukur !
Shkurt sherri beri te veten. Hundehanxharin e shoqeroi hundesqepari dhe hundederri. Perfundimi te nesermen ai do te shkonte per te bere padine per t’u ndare.
Kane kaluar kaq vjet . Thirrja per gjyq nuk me ka ardhur akoma . Siç duket burrit te dashur ju ka mbushur mendja se eshte fatkeqesi te kesh nje grua me hunde te bukur . Kjo sepse jeta behet monotone , e merziteshme dhe pa variacion . Ndryshe si mund ta ofendosh e ta shash pa i mbetur qejfi gruas . Kurse keshtu ka lezet . Sa here te te teket , pa pasur as edhe nje shkak fillon e i shan hunden , bile edhe kur don ta lavderosh mund t’i thuash : hundepellumb ose te keqen e hundes etj. Mua per vete m’u ka mbushur mendja se me kete hunde qe kam do te kisha mbetur pa u martuar . Shyqyr qe Zoti i mbylli syte ketij burri para hundes sime. Po ta kisha te bukur kushedi se si do te ishte fati im . Nuk ka thene keq ai qe po ta kish patur pak me ndryshe hunden Kleopatra do te ishte shkruar ndryshe historia e botes . Keshtu qe mua s’me mbetet gje tjeter por sa here qe ai me shan hunden ja kthej :
            - Thuaj ç’te duash po hunden e kam te bukur !
Dhe jam e sigurte se pas nja dhjete vjete te tjere ajo do te jete hunda me e bukur ne bote per te…

III

Eshte lezet i madh te jesh nuse ne nje shtepi te madhe . Ky shtohet akoma me shume pasi ke lindur femije . Akoma me teper po te jesh e papertuar e fjalepake. Kenaqesh se si çdo pune ne shtepi e pelqejne nga duart e tua . Sistemimi , pastrimi , larja si dhe gatimi lezetojne me shume nga duart e nuses. Biles edhe gota e ujit e jo me kafeja.  Pasi kalojne dy a tri vjet nusja konstaton se nga nje vajze e thjeshte eshte shnderruar ne nje grua e nene e devoteshme , kamariere e shkelqyer , pastruese , enelarese , e pse edhe aktore . Ajo luan shkelqyeshem pantonimat pa fjale. Nuk e kupton as vete se si rregullohen oraret e pjestareve te tjere te familjes ne menyre te tille qe kur ajo merret me pune te rendomta shtepie , ata jane ulur e rrine e shikojne shfaqjen e saj . Televizorit i ka rene vlera fare. Ata ne vend qe te shikojne televizorin qe rrin ndezur per qejf te vet, ndjekin lojen e nuses e bejne verejtjet e tyre . Pershembull kane mbetur mbetur ca therrime prapa e nusja duhet te kthehet e t’i marre me fshese , nuk eshte fshire mire nden divan , gotat nuk shkelqejne dhe aq pas larjes e keshtu duhet te lahen per se dyti , tenxheret nuk jane ferkuar mire etj. Ndersa sa per gatimin gjithmone mbetet diçka per tu sugjeruar. Si zor te mbeten pese nga te treqintegjashtedhjetepese ditet e vitit qe gjella e drekes te jete bere sagllam.  Nja pesedhjete dite eshte e djegur , pesedhjete te tjera ka shume kripe , po kaq te tjera ka me pak se sa duhet , disa dite mishi nuk eshte zier mire etj etj… Si fillim nusja perpiqet me mish e me shpirt t’i kryeje me nder keto detyra . E luan pjesen me tere shpirt. Pastaj nis e merzitet. Fillon e ja var e nuk jane te rralla rastet kur nuk e merr mundimin te luaje pjesen qe i takon e mbyllet ne dhome te vet . Pale kur degjon ndonje grua te sapomartuar qe don te behet nuse e mire. Degjo i thote, lodhu sa te duash por kurre nuk ke per te arritur te behesh nuse e mire…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora