E marte, 19.03.2024, 02:32 AM (GMT)

Kulturë

Zogu I Zi Nga Legjenda Ne Legjende

E merkure, 07.02.2007, 09:53 PM


Kur pyet per toponimin Zogu u Zi, shume njerez rrudhin krahet e shume te tjere shprehen me nenqeshje. Fundja, si ky ndertimi i sotem, qe shume e shohin dhe e jetojne me dhimbje e shume me qeshje e nenqeshje. Me dhimbje te vegjelit qe kalojne ne kembe a makine e me qeshje ata qe i kalojne siper ne ajer.

Per te hyre ne legjenden e Zogut te Zi, pyetem disa persona nga Tirana e hershme, qe dhane disa variante te toponimit Zogu i Zi. Disa tregues e lidhin me kohet e reja, por duket se nuk eshte krejt ashtu. Dy nga tregimet popullore shkojne ne kohe te hershme, te pakten para shekullit 15 te. Nder legjendat e njohura te kesaj treve jane ato per Kroin e Shengjinit (ne krye te Fushes se Aviacionit, mes Rruges se Durresit e asaj te Kavajes), Vorrin e Ashikut (ne Ndroq), Kodren Shenbu (ne Farke), etj. Flitet per popullime e shpopullime te vendit ku sot eshte qyteti i Tirane, ashtu sic flitet per popullime e shpopullime ne fshatra, sa “kalonte macja cati e m’cati”.

Legjendat jane thurur ne menyre te tille, qe duket se sjellin ze nga thellesia e koherave, ze qe merret ne konsiderate aq sa e lejon legjenda. Legjenda ben punen e vet si krijimtari e si kujtese popullore, sigurisht jo jashte cdo realiteti. Keshtu psh, nuk mund te thuret legjende per kala, pa patur mure a rrenoja, nuk mund te flitet per vendbanim, pa patur varre (tuma). Ndersa per burime e kroje thuren legjenda rreth lindjes se burimit dhe shterrjes se ujit. E keto te dyja jane ne qytetin e Tiranes. Keshtu, ne Kalane (e re, po i themi), jane gjetur mure nen toke shume me te hershme se Kalaja e sotme. Ose u gjeten varre kohet e fundit kur u zgjerua Unaza e Tiranes (mes Zogut te Zi e “21 Dhjetorit), ku aty afer eshte dhe Mozaiku). Pra, kemi te bejme me nje truall qe kane banuar njerez shume me perpara se mendohej.

Ne kete grup legjendash, brenda nje realiteti, hyn edhe legjenda e Zogut te Zi. Ne nje reviste te vitit 1942, flitet per nje cezme, qe kishte te gdhendur nje zog. Pikerisht te kjo cezme duket se del dhe toponimi i Zogut te Zi. Cezmen e mbajne mend edhe banoret e sotem. “Ka qene nje krua, i ndertuar me gure. Ne nje gur ishte gdhendur nje zog, i gdhendur ne nje gur te zi. Ky eshte fakt. Ne kete krua vinin e mbushnin uje shume familje qe banonin rretheqark. Edhe nje krua tjeter ishe nga ana e Fushes se Aviacionit te sotem, qe i thonin Kroi i Shnjinit. Une e di se nga zogu qe ishte gdhendur ne gur te zi, i mbeti Zogu i Zi”, tregon nje banor.

Balada “Ku po knon nje zog i zi”

Gojedhena e Zogut te Zi, hyn ne ato gojedhena qe flasin per dhimbje, pra jane baladeske. Duket se kenga balade, “Sec po knon nje zog i zi”, sillet rreth ketij toponimi. Dalim te treimi popullor. “Aty ku sot i thone Zogu i Zi, ka qene nje cezme. Ishte e ndertuar me gure dhe aty mbushnin uje shume familje. Kroi kishte nje histori te vjeter. Aty kish ndrru jete nje djale i ri. E varrosen aty.

Thone se ishte nga nje fshat i Tiranes, me duket nga Ahmetaqi. Nje vit rresht nana e vet vinte nga larg e qante mbi vorrin e tij, qe thone se pas nje viti vdiq. Pas ajo s’ishte ma, vinte e ulej mbi ate vorr nje zog i zi. Edhe deri vone asht knue nje kange: “Ku po knonte zogu i zi?/ N’shpine te vorrit djalit ri”. Nga ky fshat erdhen njerez dhe ndertuan nje cezme me gure te zi, ku gdhenden persipri nje zog. Keshtu ketij vendi i thane Zogu i Zi, prej ketij zogu qe gdhenden mbi cezme. Keshtu m’kane thane”. Keto pohon nje banor qe e ka patur shtepine afer kesaj cezmje. Sido qe te jete, krijimi flet per nje lidhje mes reales e ireales.

Ka mese nje arsye thelbesore ne mistifikimin e zogjve si simbol te fluturimit, lirise dhe paqes. Baladat dhe legjendat e “perdorin” zogun per te kryer detyrat njerezore, pasi ai ka nje favor: ata “shfrytezojne” lirshem ajrin. Por meqe ata shkembejne vendndodhjen e tyre midis tokes (botes tokesore) dhe ajrit (botes qiellore). Ne mjaft legjenda ato simbolizojne dhe “ndermjetesin” midis botes fizike e shpirterore.

Ndermjet llojeve te ndryshme te zogjve, “zogu i zi” ze nje vend te vecante ne krijime popullore, ne legjenda e mite te kulturave te ndryshme. Ne kulturen popullore zogu i zi eshte konsideruar dhe si pasqyrim i shpirtit, i dhimbjes, i loteve, i veshtiresive, etj. Per kete arsye ai eshte perdorur dhe si simbol per te deshmuar jo vetem per jeten e sotme, por dhe ate te pertejme. Ne nje kenge te mbledhur ne fshatin Ahmetaq, vargjet e para te saj jane: Ku po knon nje zog i zi?/ N’shpine te vorrit djalit ri/ Ka po shkoni ju shokt e mi?/ Ka po shkoni e ka po veni,/ Nanes time mos i defteni.

...E zeza si ngjyre epitet, nuk eshte vetem te zogu, po te kafshet, endrrat, peri, njeriu, guri, puna, hija etj. Ndonjehere edhe vija e zeze, qe duket si pe i varur ne qafe te nje shpendi, sic eshte laraska. Kujtojme pyetjen e motres se nente vellezerve: “ Moj laraska me penin e zi,\ A m’i ke pa nante vllaznit e mi? Ose te Kenga e Ymer Ages: “As buka s’me hahet,\ as vera s’me pihet, se kam pa nje anderr t’zeze,\ Nje anderr t’zeze per mu,\ se gruja m’asht martu”.

Ne kohet e vona toponimi “Zogu i Zi”, filloi te lidhet me nje klub prostitucioni, qe u ngjan moteleve te sotme, por qendroi per pak kohe (deri ne 1944). Ne kete tregim thuhet:
“Tirana ishte e vogel. Shtepite shkonin deri ku jane sot ambasadat. Prej aty, ku sot kalon rruga e Durresit, fillonte nje perrua i vogel qe derdhej ne Lane. Rruga e Durresit ishte me nga ana e Fushes se Aviacionit, pra jo ku asht sot. Ne breg te ketij perroi ishte nje klub. E mbaj mend, nje ndertese me shkalle perjashta per t’u ngjitur ne kat te dyte. Kati i pare sherbente edhe per kafe edhe per ushqim. Ne kat te dyte hynin ata qe kishin pare shume dhe pinin te shoqeruara me femra. Kati i dyte kishte anekse per te ba qejf. Bash per kete arsye filluan t’i thone Zogu i Zi”. Ne kete klub kishte edhe shqiptare, por me kete pune merreshin ma shume te huajt, vecanerisht italianet qe punonin ne Tirane. Atehere ndertohej qendra me minisrite e sotme dhe rruget e Tiranes, ku tekniket dhe inxhinieret shumica ishin te huaj”.

Nga ky tregim shume qeshin nenqeshin. Duket se ky tregim eshte jo vetem i vone, por nuk eshte as ne ate nivel, sa te krijoje nje toponim te kesaj permase. Koha e shkurter e funksionimit, mendesia kolektive per objekte te tilla, si dhe ndryshimi i krejt pamjes se relievit ku ishte ky klub, bejne te mendosh se toponimi s’ka lidhje me klubin. Me pas dihet se per klube te tilla as qe mund te behet fjale, te pakten publikisht. Kujtesa popullore zakonisht nuk i regjistron objekte te tilla, aq sa t’i jape gjithe vendit rretheqark emrin. Kujtojme, psh, kioskat qe u ngriten neper parqe dhe s’u mbeti as nami e nishani. Nisur nga ky arsyetim, toponimi Zogu i Zi eshte shume me i hershem, lidhet me nje dhimbje, qe u perjetesua per shume kohe me simbolin e zogut te zi te vendosur ne nje krua.

Shpendi i zi, simbolika e tij e ngjyres se zeze, ka hyre ne literaturen popullore, (sigurisht qe e ka pervetesuar dhe ajo e kultivuar nder shkrimtare te vjeter e te rinj) si ndjelles here i se keqes e here i mbaresise. Zogu i zi, (korbi, fajkoi etj), shfaqet shpesh si simbole te izolimit, lajmit te keq, erresires e misterit. Ne shume raste shihet si simbol i te keqes, mekatit dhe djallezise (ne saj dhe te ngjyres se zeze).

Nga ana tjeter nuk mungojne dhe perdorimet e tij te mehershme si simbol i shpreses e rilindjes. Mitet e hershme flasin me teper ne favor te kesaj te fundit. Studimet e kesaj fushe tregojne se simboli negativ per zogun e zi (p.sh. sorra e korbi) eshte i vonshem. Kjo eshte ndikuar me faktin e ndodhjes se tyre ne vendin ku kishte kufoma, pas lufterave te pergjakshme e te pabarabarta ne lindje ne perendim te Evropes. Ndersa aspekti pozitiv i kesaj simbolike kushtezohet nga faza te hershme te gjuetise ne toke dhe peshkimit ne det. Ne fazat e mevonshme te komuniteteve buqesore dhe tregtare gradualisht ka marre terren simbolika negative, aq sa aktualisht, zogu i zi i shfaqur ne endrra konsiderohet si tersllek e ndjelles fatkeqesie.

Realiteti i sotem po e tregon kete, qe, se paku per nje 13 muaj rresht, kur kalon ne kete vend “te dalin zorre e mushkeri jashte”.
Duket se telashet ketij vendi nuk po i ndahen. Ndoshta nga shperdorimi i simbolikes se zogut te zi. Nga sa thame, zogu i zi si shpend mund te merret si ta duash. Gjithsesi, ai nuk ka zene rruge, as nuk ze. E thene ndryshe, sipas kesaj simbolike, mundesite jane per te shfrytezuar shansin e kesaj simbolike ne favor te se mires se pergjitheshme.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora