E shtune, 20.04.2024, 10:16 AM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Kriza ekonomike në Evropë dhe ndikimi i saj në Shqipëri

E hene, 16.04.2012, 06:51 PM


Kriza ekonomike në Evropë dhe ndikimi i saj në Shqipëri.

Nga Viktor Mërkuri

Sot Bashkimi Europian përballet me një krizë ekonomike të stërmadhe brënda shteteve të veta anëtare.Vende si Portugalia, Spanja, Italia dhe Greqia janë ato që kanë shfaqur më herët problemet më të mëdha ekonomike, duke krijuar kështu një reaksion zinxhir.

Banka Qëndrore Botërore, ajo Evropiane, Gjermania dhe FMN-ja janë përpjekur (në mënyrë sipërfaqësore, të paktën), të mbështesin dhe të ndihmojnë financiarisht këto shtete me huadhënie kolosale, duke u munduar kështu, të ndikojnë edhe në qeverisjen e brëndëshme të këtyre shteteve dhe administrimin e burimeve të tyre natyrore nëpërmjet kushteve të huadhënies.

Argjentina në 2000, ishte ndër ato shtete, në të cilin kriza ekonomike dha goditjen e parë, dhe nga ato vënde, në të cilën FMN-ja dhe Banka Botërore u treguan më të vullnetëshme të ndihmonin për të kapërcyer hendekun gjithnjë në thellim, por siç rezultoi, kjo ndihmë nuk dha efektet e propoganduara dhe të pritura. Por vlen të theksohet se nga ajo kohë, në mëndjen e popullit, ka ngelur pamja e parlamentarëve të “arratisen” nga parlamenti me helikopterë, ndërkohë që ai ishte i rrethuar nga protestuesit argjentinas. Zëvëndësimi gjate muajve të fundit të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni dhe atij grek, Andrea Papandreu me kryeministra të përkohshëm, ështe një shenjë e pamundësis së këtyre të dy liderëve dhe forcës politike që përfaqsojnë, të shpëtojnë vendet e tyre nga rreziku i falimentimit.

Interesat ekonomike të shtetit shqipatrë ,janë të lidhura ngushtë me ato të Italisë dhe Greqisë, duke qënë se këto dy vende janë importusit dhe eksportuesit kryesorë të Shqiperisë

Por në qoftë se ky reaksion zinxhir vazhdon, sa e sigurte është Shqipëria në aspektin ekonomik, ndërkohë që dy shtetet fqinjë të saj, përballen me probleme kaq të mëdha financiare?

Në bazë të një artikulli të botuar nga agjencia e njohur amerikane Moody’s, Shqipria po shfaq shënjat e para të një krize ekonomike në zhvillim. Interesat ekonomike të shtetit shqipatrë ,janë të lidhura ngushtë me ato të Italisë dhe Greqisë, duke qënë se këto dy vende janë importusit dhe eksportuesit kryesorë të Shqiperisë. Klasifikimi ekonomik I Shqipërisë ndodhet në kategorinë B1, që do të thotë se Shqiperia bazohet në një ekonomi me reforma fiskale dhe institucionale të dobëta dhe të paqëndrushme.

Në shtetin grek jetojnë dhe punojnë afërsisht 650 mijë emigrantë shqiptarë ndërsa në Itali jetojnë e punojnë rreth 350 mijë, të ardhurat e të cilëve kanë qënë një mbështetje e madhe, për ekonominë, bankat dhe familjet shqiptare.

Le të shohim për këtë qëllim ritmin e remitancave në Shqipëri nga emigracioni. (Remitanca quhen transfertat neto pa kundërshpërblim nga jashtë vendit).. Në vitin 2009, rezulton se niveli i remitancave në Shqipëri është 781 milionë Euro, pra një shifër jo e vogël për tu anashkaluar .

Me një shifër të tillë, me një mirëadministrim, krijohen premisa, jo vetëm për një jetë normale por edhe për krijimin e bizneseve familjare dhe vetëpunësimin e pjestarëve të familjeve të emigrantëve në Shqipëri,duke ndikuar kështu në uljen e efekteve të krizës ekonomike rajonale dhe të papunësisë brenda vendit.

Por ka disa vite që këto të ardhura kanë një rrënie drastike, si pasojë e krizës financiare në shtetin fqinj. Kjo ndjehet në shumë aspekte të jetës së përditëshme në Shqipëri.

Por çfarë do të ndodhte nqse kjo krizë në shtetin fqinj vazhdon?

Emigrantët shqiptarë do të kthehen në atdhe dhe do lënë në shtetin fqinj edhe ato pak investime që kanë bërë aty me kursimet e tyre ( si psh blerje shtëpish etj),ose në rastin më të mirë do ti shesin me një çmim shumë të ulët.

Në qoftë se ky numër emigrantësh rikthehet në Shqipëri, pas efekteve dhe si pasojë e kësaj krize, atëherë nuk do të kemi ulje të papunësisë, sepse tregu i punës do të mbytet nga oferta, ndërsa kërkesa është gjithnjë në ulje, duke shkaktuar kështu uljen e pagës për punë dhe për pasojë , uljen e të ardhurave të familjeve të të punësuarve.

Shumë zëra evropianë flasin për një falimentim të mundshëm të Greqisë, dhe daljes së sajë nga eurozona. Në rastë se diçka e tillë ndodhë, Instituti për Financa Ndërkombëtare (INF) konsideron se dëmi botëror që do të krijohet do të arijë vlerën e 1000 miliardë Euro. Dhe ky do të jetë vetëm fillimi i një rënieje apo seleksionimi të shteteve europiane. Por këtu nuk është fjala vetëm për Greqinë , Italinë apo Portugalinë si shtete më vete me paaftësinë e tyre paguese, e cila mund dhe duhet të trajtohet si “një problem i brendshëm i tyre”. Ekonomia e shteteve antare të eurozonës i ngjan hallkave të një zingjiri. Mund të dalë një shtet nga eurozona, por kush do ti shlyejë borxhet e këtij shteti të falimentuar?

Ekonomia e disa shteteve fqinje, është lidhur organikisht me ekonominë e shtetit që “falimenton dhe nxiret nga eurozona”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora