E enjte, 25.04.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: Mikut të panjoftun ''shqiptar'' që më kërcënon në Facebook

E hene, 16.04.2012, 06:37 PM


Nga Selim M. Nengurra

 

7. november 2010

 

Selim Hasanaj

 

·  Pergjigje mesazhit tand

 

·  Rastësisht gjeta këtë mesazh që paskam kembye me nji person përmes FACEBOOK, dhe mbasi m’u duk me përmbajtje të mirë dhe me vlerë, po e baj publike, por pa permendë emnin e tij as të dikujt tjetër rreth tij.

 

MIKUT TË PANJOFTUN "SHQIPTAR" QË MË KERRCNON NË FACEBOOK

 

Sikur të ishe në moshën time, nuk do të pergjigjesha fare, sepse unë nuk merrem me njerëz që kërcënojnë, që ofendojnë, le të merren ata me vetveten. Mirëpo ty po të shkruej pikrisht per shkak të moshes që (nese je ti ky në foto) tregon, se je ma i ri se djali im ma i vogël. Dhe arsyeja tjeter asht se për nga mbiemni, jam i sigurtë se je nipash i nji mikut tim të madh të moshes time rinore e shkollore, tashma i të ndjerit Dr. Xh. H. Sh.

Ti kishe shkrue sa edhe më bane me qeshë. Nëse mendon se je njeri besimtar, mëso atëherë parimet e kulturës fetare, që mos ta ofendosh askend, mos ta kercënosh askend. Dhe nëse ofendon nji ma të vjeter, biles shumë ma të vjetër, nji gjysh që mund të jetë gadi per nga mosha edhe gjysh yt, ALLAHU që ti po duket e do aq shumë, të dënon. Unë mendoj kështu nëse ai Allahu do ishte i drejtë. Mirëpo drejtësia e tij mue nuk më terheqë, perderisa shoh se çka po ngjan gjithandej globit, e posaçërisht në trojet shqiptare.

Ti Herolind ke shkrue aty nji fjali, e cila më irritoi dhe për të cilen nuk do të përgjigjesha fare, por nuk do mbetesha pa reague makar edhe nga këtu nga distanca, sepse unë jam i Lubozhdes, nuk jam fillikat, kam familje, kam kushërijë, kam miq, kam përkrahës, jam edhe unë shqiptar dhe njoh mirë KANUNIN e LEKES, por ty, si nipash, po të pergjigjem. Së pari, ta jap nji këshillë. Mësohu që kurrë mos t’i thuesh dikujt "TI DUHET". Këte shprehje e kanë shkijet. Ata thonë "TI MORASH". Më kishe thanë "TI DUHET TË MË PERGJIGJESH", dikujt tjeter do i thoja: Po kush mutin je ti me t’u  pergjigjë unë. Unë ty nuk të kam shkrue. Ty e as familjarët tuej nuk i kam përgojue as ofendue kurrë. Mirëpo, mbasi je nipash i njeriut që e kam dashtë dhe më ka dashtë shumë e të cilin unë kurrë nuk mund ta harroj, ty po të pergjigjem dhe shpresoj se kurreshtja jote do kënaqet.

Nëse unë si shqiptar mendoj se Rexhep Taip Erdogan duhet me kërkue falje shqiptarëve për gjenocidin 5 shekuj robni e nji shekull shkatrrim shpirtnor, që osmanët u kanë ba shqiptarëve, nuk do thotë se nuk mendoj se nji gja të tillë nuk duhet ta bajnë edhe Tadiqi e liderët e tjerë serbë. Unë si opinionist, si studjues, si poet, si publicist e gazatar, që tash e prej tri dekadash shkruej në disa gjuhë veç gjuhes shqipe, kam stilin tim të shkrimit. Unë flas per diçka konkrete, për temen, e mundohem të mos dal nga tema. Prandaj në atë kontekst unë shkrova për Erdoganin, sepse ai ishte tema e jo Tadiqi.

Por mbasi je i ri dhe unë kam dëshiren e zjarrtë që rinia shqiptare të jetë e shendetëshme, e shëndoshë shpirtnisht dhe e ngritun me vetdije kombtarisht, po t’i shkruej edhe disa fjalë shkurt.

Ti kishe permend ADEMIN ( ADAMIN). Personalisht çuditem. Ama edhe më dhimbesh. Më dhimbesh, sepse di se nuk asht faji yt ky. Fajin e ka tjeterkush, e per ta spjegue tash do duhej të kisha nji javë kohë të shkruej këtu. A di ti, i dashtun, me më tregue cili asht ai njeri që e ka pa at ADEMIN? A di ti të më tregosh pse ADEMI në dogmat islame asht ADEM në ato krishtena ADAM?! Pse Isa asht ISA dhe JESUS, NUHI- NOA, DAVIDI-DAVUDI etj, etj.? Ama, të lutem, nese di të me tregosh me fakte, me fakte të arsyeshme, të prekshme, e jo me fantazitë dhe përrallat e dogmave fetare që neper shekuj per mrekulli i kanë shfrytzue tregtarët dhe matrapazat per ta shtypë popullin, per ta shfrytzue atë dhe perçudi mbi 2000 vite ia kanë arrijtë kësaj me teorinë e frikës, që e kanë mbjellë te njerëzit, te masat, tue i friksue me diten e GJYKIMIT në boten e amshueshme. Pra spjegim fetar unë nuk due nga ti, por të lutem ( pra duhet me i thanë njeriut të lutem, e jo duhet), po pate fakte të kapshme e të logjikshme, m’i parashtro në këto që të pyeta.

Dhe në fund, po t’i them disa fjalë, pse unë shkruej per fenë islame.

Së pari, unë nuk e pranoj per FE dhe kjo asht bindje ime. Islami asht kulturë ARABE, e cila shperndahet me forma të shumllojta gjithandej globit dhe të gjitha format janë të drejta, ama forma e dhunes që perdoret që nga viti i hixhrti apo vit 622 pas epokes së re, per mue asht e papranueshme dhe antinjerzore. Me këto forma dhe edhe me format e dhunes, kultura arabe ( kupto feja islame) kercënon identitetin e popullit tim shqiptar dhe si shqiptar normal kam obligim të reagoj. Politikajt Rexhep Taip Erdogan, Avdullah Gul dhe Davudogllu janë ata që mohojnë ekzistencen e ethikumit të etnisë shqiptare. Këte ata e bajnë publikisht dhe biles në foltoret e Parlamenteve të shteteve shqiptare SHQIPNI dhe DARDANI ( unë nuk i them Kosovë) kur thonë se turqit e shqiptaret janë nji, kanë të kalueme të perbashket, kanë histori të perbashket etj, etj. Prandaj unë këto rrena nuk i marr vetem si rrena, por i marr si sulme, sepse ato edhe e kanë atë qellim. Deshmi per këte asht situata në BOSNJE. Qellimet e politikajve të sotshem turq janë asgja tjeter pos vazhdimsi e invadimit të para gjashtë shekujsh të osmanllinjëve, mirëpo tash në formë tjeter. Me asimilime në emen të fesë, me mohime të kultures, të historisë së popujve të vegjel, e na jemi popull i vogël në raport me turqit.

Mos harro se sikur të gjithë popujt e tjerë edhe neve ishim dikur në para histori si PAGAN ose të pa fe. Para 2010 viteve lindi krishtnimi dhe apostujt e shperndanë gjithandej dhe simbas shumë studjuesve kjo fe arrit së pari pikrisht në ILIRI. U nda kjo fe në lindje dhe prendim dhe lindi ortodoksizmi, i cili, po sikur katolicizmi me Romen, gjegjësisht Bizantin në pushtet per iliret ishte kob, sepse ishin të pushtuem nga pushtuesit që nuk ishin Ilir. Mirëpo fetë e këtyne shteteve apo perandorive pushtuese jo që nuk asimiluen iliret e fiset dardane, por perkundrazi, tue kultivue këto fe, iliret arriten kulmin e lulzimit të zhvillimit të tyne kulturor e shkencor. Këto perandori paten perandor ilir, Vatikani apo Selia e Shejtë pati disa PAPË ilir, bota u mrekullue me shpikjet e shkences autor i të cilave ishin iliret. Ta kujtoj babanë e astronomisë tabelat dhe formulat e të cilit janë sot në NASA të Amerikes nga të cilat asht zhvillue jeta moderne e njerzimit sot, pra asht ky shqiptari nga Dajçi e Zadrimes së Shkodres, që jetoi e veproi në Raguzë ( Dubrovnikun e sotshem), i pavdekshmi Gjon Gazulli. Nga kjo kohë, pra nga koha e lulëzimit të krishtnimit në trojet ilire, kemi letraret dhe artistet e mëdhenj, Buzukun, Budin, Matrengan, Bogdanin, Barletin etj, etj. Ndersa në kohen e pushtimit osman neve na u mohue gjuha, na u mohue etnia, na u mohue kultura, na u imponue robnia, asimilimi, skllavnia dhe per të mbijetue ndodhi konvertimi në islam. Të lutem, logjiko, je i ri ke obligim per veten tande, per të ardhmen tande dhe popullit tand. Mos lexo literaturë me dogma fetare, lexo tekste të historisë, të shkences dhe do shohish pse në STAMBOLL asht qendra apo selia e kishes botnore ortodokse. Do shohish se si serbet, greket, rumunet e shumë të tjerë, gjatë kohes së pushtimit osman kanë pas faltoret e tyne ku ata kanë zhvillue lirshem fetë e tyne, ndersa shqiptarve kjo u asht mohue. Ata kanë pasë këto alternativa: 1. Të konvertohen në islam dhe të asimilohen e bahen turq por të jetojnë mirë dhe të privilegjuem, 2: Të deklarohen grekë ose serbë dhe të kanë lirinë fetare, por jo ate kombtare, pra të asimilohen dhe 3. të mbeten Katolikë, por të vuejnë tmerrin ma të madh, të bahen viktima, apo sikur thoni ju muslimanet, të bajnë kurban identitetin, origjinen dhe kulturen shqiptare. Kjo pra asht arsyeja pse unë kam respekt për katoliket shqiptarë, sepse ata ruejten me sakrificat ma të mëdhaja deri në diten e sotshme identitetin tonë dhe falë atyne neve jemi sot aty ku kemi lindë, në token e Shejtë të Gadishullit Ilirik, të cilin e ka sulmue dhe pushtue Roma, Bizanti, Osmanet turq, tartarë e mongolë para tyne, si Xhingis Kani e Atila etj, etj. Qellimet pushtuese dhe asimiluese të turqëve mue më irritojnë dhe nuk kam respekt par ta, as per fenë e tyne arabe, të cilen ata fatkeqsisht me sukses këtë dhetvjeçarin e fundit po e shperndajnë dhe mbjellin në kokat injorante të shqiptarëve. Perndryshe Ti nuk do më shkrueje leter ofenduese, as kercnuese, por asht kjo injorancë që iu ka shperla trunin ju atje, në vendlindjen time, në Dardani e në Shqipni.

Më dhimbseni dhe ta dish se kur ju shoh, më ther zemra.

Turqia dhe kultura arabe ju sjell mjerim, o nipash. Shqiptarët janë themeli i Europes dhe nese je shqiptar, zgjohu, zgjoi edhe të tjeret rreth teje. Dhe në fund, mos harro se ti dhe të gjithë ata si ti, duhet të zgjidhni ose të deklarohuni MUSLIMANE apo ISLAMISTE, që po ju pelqen, ose harroni ato dhe rrini ata që keni lindë. Rrini shqiptarë.

Edhe shqiptarë edhe muslimanë nuk ban. Ju i keni ngatrrue këto dy koncepte.

Kaq per këtë herë.

Po deshe të mbash kontakt më shkruej jo permes facebook-ut, por direkt në e-post adresen time, të cilen e ke, sepse asht kjo që më ke shkrue me facebook.

Kalofsh mirë, shendet e suksese në jetë.

 

Selim M. Nengurra



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora