E enjte, 18.04.2024, 07:18 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kishat - xhamijat - pushtuesit - shqiptarët

E diele, 15.04.2012, 07:18 PM


KISHAT- XHAMIJAT- PUSHTUESIT – SHQIPTARËT

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Të merresh me historinë vërtet është sikur njeriu të thotë: “ Paj u çmenda dhe po shkruaj edhe une, pasi që ata që duhet ta bëjnë kete nuk po duan dhe nuk po kanë përfitime materiale?”.

Vërtet jeta e njeriut në momente të caktuara detyron që të merresh edhe me tema të cilat as nuk janë në domenin e njohurive, por as nuk janë në rendin e duhur, duke mos pasur njohuri të mjaftuara për atë temë apo qështje për të cilën mëton të thuash apo të shkruash diç. Po pasi që jetohet në kohen e ndryshimeve të mëdha që ndodhinë në përditshmërin tonë, që ndodhin në botë dhe edhe në botën tonë shqiptare, athere është e udhës që njeriu edhe i thjeshtë të i jap vetes të drejtë që të trajtoi temen apo qështjen që i duket se meriton të jetë në fokus të opinionit tonë.

Ne shqiptarët, e dijmë të gjithë fatmirësishtë nga historia e jonë e bujshme , se ishim nji ndër popujtë e parë dhe me civlizim të hershem në token e Evropës. Nga historia e njohur botërishtë është e ditur se ky popull, pra populli shqipëtarë ka gjenezen e  lashtë, dhe sipas dëshmive të fundit të historianit tonë të njohur Jusuf Buxhovi dokumentohet se ne jemi pasardhës të pellazgëve të vjeter, që do të thotë edhe para helenve, apo ndoshta ne ishim ata që krijuam edhe historinë me të cilën sot mburren kaq shumë grekët. Ne ishim edhe Ilirë, ne ishim edhe perandori me shekuj edhe para Krishtit,ne ishim me territorë të madh në Siujdhesen Ballkanike, pra thjeshtë ne ishim këtu ku jemi, por tani më të coptuar në shumë shtete të paqena dikur, edhe pse ishim të parët dhe të medhenjët dikur. Po athua pse na ndodhi që ne të tkurremi aq shumë, të humbim aq shumë dhe të mbesim gati të fundit në Evropë që krijuam shtetin tonë me 1912, dhe këte tjetrin Dardanë me 1992 e që u formaliozua me ndihmen amerikane dhe demokracive evropiane me 2008?

Se historia, jo vetem e jona, që mos të jemi subjektiv, tregon se ishim ata që ishim dhe jemi pasardhës të civilizimit të Evropës, mundet të jetë edhe e pamëshirshme sidomos me disa popuj që dikur ishin vërtet të zotët, ne duhet gjetë fajet edhe te vetë mangësit tona që na përcollen me shekuj të terë e sidomos në shekujtë kobzi dhe fatkeq nëne sundimin e egër osman, ku siç dihet mirëfilli ne shqiptarëve na solli dëme të pariparueshme në trungun dhe ecjen tonë.

Po ku ishim ne shqiptarët para ardhjesë fatkeqe të sulltanëve anadollakë në trojet tona?Shqiptarët aso kohe ishin të shperndarë në shumë principata, në shumë territore dhe mbullonin gati gjysmën e ballkanit, shqiptarët aso kohe sipas historianëve ishin edhe mirë të organizuar dhe të vyer në mbajtjen gjallë të identitetit të tyre, kishin përfaqsues edhe deri në Romë në shekujt e kohës së Krishtit dhe pas Krishtit, trojet tona ishin me qytete të vjetra, me civilizim të asaj kohe që ishte për lakmi, ishte popull me rrenjë të forta të futura në trollin, pra tokën arbnore. Gjithë ata shekuj rol të veqant luante edhe feja, pasi që ishte edhe e shtrirë në gjithë Evropën e asaj kohe krishterizmi, ishte krishterimi ai që edhe ndikonte ne zhvillimin dhe evoluimin pozitiv të kombeve të ndryshme që përparonin me shpejtësi si në arsim, kulturë dhe sfera të tjara jetësore duke pasuruar historitë e atyre kombeve ku bënim pjesë edhe ne shqiptarët. Ata shekuj të caktuar ne shqiptarët ishim njerëz të besimit të krishterë, pra  atij orthodox por edhe atij katolik romak, dhe kjo ska se pse të fshehet e as të mohohet ngase nuk guxojmë ta bëjmë një gjë të tillë, se përndryshe e dredhojmë dhe e shtrembërojmë historinë dhe pasurinë tonë kombtare. Kur kihet e gjithë kjo parasysh athere lehtë vijmë në përfundim dhe nxjerrim fakte të mëdha se ata shekuj ishin shekuj kur në trojet e Arbrit, Dardanisë, Ilirides e viseve tjera të banuara me shqiptarë u ndërtuan edhe kisha të shumta, koha dhe rrethanat ishin të tilla dhe shqipatrët si popull evropian ishte normale që ishte pjesë e këtij realiteti. Pa asnji mëdyshje të gjitha kishat e vjetra të Dardanisë së sotme duke filluar nga ajo e Deqanit ( në vitet 1305) dhe e Pejes ( 1300)ishin kisha të ndërtuara nga shqiptarët, ishin objekte fetare shqiptare, që dikur më vonë me ardhjen e turqve ato shëndrrohen në kisha kinse  serbe. Sikur hstoria dhe historianët tanë të ishin më tër nagazhuar, më të arsimuar dhe më të vendosur sigurishtë se edhe sot e kësaj dite do të gjenin fakte dhe dokumente të shumta që do e përligjnin dhe do e tregonin të vërteten për to, por mjerishtë ne ende edhe sot e kësaj dite kemi, apo thënë më mirë skemi, historian të tillë, po një Jusuf Buxhovi i cili më shumë punon she shkruan sesa e tërë një akademi apo Institutë Historie, mjerim dhe fatalitet për nji shtet dhe shoqëri që mëtonë të jetë me vlera të sotme evropiane. Po të ndalemi përseri të kishat me të cilata sot e gjithë diten Serbia na nxjerr telashe, na krijon rrethana dhe situata të pakapërcyeshme duke luajtur lojën e fëlliqur se këto kisha janë histori e tyre, janë pasuri e tyre dhe duhet të mbesin pasuri e Serbisë? Ky është më shumë se absurditet dhe është më shumë se fatalitet për ne shqiptarët dhe për shtetin tonë Kosovën, ngase gjithnji edhe në të ardhmën ne do të kemi probleme më këtë tretman që Serbia iu bënë kishave të Kosovës, pra kishat e Kosovës  nuk ishin dhe nuk do jenë kurrë të Serbisë. por duhet dhe do jenë kisha të Kosovës, pra pasuri e patundshme dhe pasuri kombtare e shtetërore e jona ngase ishin dhe janë në territorin tonë, janë në trungun tonë dhe se janë edhe tonat, janë për njerëz të besimit orthodox, e kjo kurrë nuk guxon të kuptohet se janë vetëm të serbëve të besimit orthodox. Në shekulline XIV kur Turqia pushtoi terë tokat tona, sigurishtë se filloi edhe ndryshimi i konfiguarcionit dhe i qështjesë së kishave shqiptare të besimit katolik dhe atij orthodox, besiohet se me futjen e islamizmit osman, anadollaket e sullatnit ishin të predisponuar që të nderronin çdo gjë kur bëhej fjalë për “ Arrnautet”, ata qëllim kryesor dhe parësor e kanë patur që shqiptarëve tua mohojnë të gjitha të drejtat, tua shkëpusin rrënjet e së kaluarës dhe tua impononin fenë dhe traditat anadollake, me këtë në anën tjeter turqit iu dhanë të gjitha të drejtat shkieve, maqedonëve dhe grekëve e malazezëve, atyre as ua ndërrojke fenë as as nuk u ndertojke xhamija, atyre ua lejonte shkollat e deri te univerziteti, ndersa shqiptarëv u ndërtonte  Hamame dhe Mejtepe për të mësuar faljet dhe islamin… shkurt për të degjenerue dhe largue nga identiteti kombëtarë gjithë shqiptarinë. Në këte qështje turqit sipas historisë së shkruar dhe treguar brez pas brezi, ishin tepër gjenocidial kunder shqiptarëve, ata që nuk pranonin të ndërronin gjithçka në favor të turqve u preheshin kokat, u vareshin familjet, u merreshin të gjitha të mirat shtepiake e deri te perndjekja larg trojeve stergjyshore, ndersa në anën tjeter serbëve ua lejonte të gjitha ose edhe i shtynte të vrisnin shqiptarë dhe tu merrnin tokat e  shqiptarëve. Me ardhjen e turqve ndodhi edhe shëndërrimi i kishave tona në ato serbe, dhe këtu thjeshtë lind pyetja, por si është e mundur që në ato kohë Turqia me besim islam u lejonte serbëve përdorimin e kishave dhe lejimin e lirë të mbajtjesë së fesë së krishterë?  Përgjigja mundë të jetë vërtet e lehtë; po Turqia lejonte të gjitha që kërkonin serbet “ qafira” ngase i donte serbet, i ledhatonte dhe i shpërblente ata, ndersa vriste dhe nuk lejonte asgjë shqiptare, mbyllte kishat tjera shqiptare dhe kleriket i vriste, i ngulte nepër hunjë shqiptarët e fortë dhe patriota, serbëve u lejonte Kishen e Deqanit atë të Pejes dhe shumë të tjera duke ua marrë shqiptarëve, serbet nuk i luftonte por i lejonte të ndertonin, të përparonin dhe të jetonin si më së miri, ndersa gjithë çka ishte shqiptare e përdhosi me shekuj e zhduku kudo mundi edhe atë pak trashëgimi që kishim, nuk investoi asgjë në të mirë të shqiptarëve por ua mori dhe i eksportoi me shekuj të mirat dhe taksat e shqiptarëve për Turqi thjeshtë me shekuj shkatërroi gati bërthamen tonë kombtare.

Po ne si sillemi sot karshi kishave dhe xhamijave?

Mjerishtë që pas lufte përseri ka filluar të duket nji deformitet i madh në trungun dhe mendjen shqiptare, ne sot nuk kemi forcë që haptazi dhe me plotë gojën të themi se kishat e besimit orthodox në Kosovë janë prona të Kosovës, me këte mendohet pronë e popullit të Kosovës, e të gjitha etnive pra edhe e ne shqiptarëve. Ne shqiptarët nuk duhet të ngurrojmë të vizitojmë këto objekte, ngase largimi apo alergjia “ patriotike” e budallakavtë ndaj kishave tona qonë uji në mullirin e armikut tonë Serbisë, ne duhet edhe të shkojmë në mesha ( mendoi së pari për besimtarët tanë të besimit orthodox por pse jo edhe të të gjithë shqiptarëve) që të shofin edhe vet se këto kisha ishin të ndertuara nga shqiptarët, dhe të ruajtura në kohë të ndryshme po nga shqiptarët, e që dokumnetohet edhe me fakte dhe fotografi të ndryshme.

Shqiptarët me plisa të bardhë por që sigurisht më vonë serbët ua kanë ndërrue emrat e tyre, foto e vitit 1885.

 

“ Se është e njohur, në serbizimin e shqiptarëve ortodoks, katolik e mysliman dhe të vllehve edhe me dhunë, dallohej në veçanti veprimi i “Patrarkanës së Pejës”, që si e privilegjuar nga turqit u themelua më 1557 nga Makario Sekulloviqi (vëllai i Vezirit të Madh, Mehmet Pash Sokullua –“acemi oglan”), me lejen e Sulltan Sulejmanit, në të njëjtën kohë kur ky Sulltan shkatërroi Butrintin dhe qytetet tjera shqiptare bregdetare etj. Nën veprimin e këtillë të konvertimit dhe të asimilimit të detyrueshëm të shqiptarëve ortodoks e katolik në serb, erdhi deri të serbizimi i vllehve (ilirëve krishterë të romanizuar) dhe të pjesëtarëve të fiseve më të njohura shqiptare, si Hoti, Kelmendi, Gruda, Kastrati, Kuqi, Palabardhi, Vasojeviqi, Piperi, Shoshi, Shala, Gashi etj.. Për këtë na dëshmon edhe vetë historia e malazezëve, që thotë se nga tri vëllazëri shqiptare rrjedhin këto tri fise: Krasniqët nga Krasa, Vasojeviqët nga Vasa dhe Piperët nga Pipo, si dhe Bellopçavljiqët nga Bjelli Pavlje, alias Palbardhi i Lekë Dukagjinit, etj. Po këtë veprim të konvertimit të dhunshëm edhe të shqiptarëve mysliman në fenë ortodokse dhe serbizimin e tyre e vazhdoi “Patriarkana e Pejes” edhe gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, me qëllim që duke i konvertuar shqiptarët në serbë, të ndryshojnë strukturën kombëtare të popullsisë së Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare për të krijuar një Serbi të Madhe, të banuar vetëm nga serbët. Për çudi, po kjo platformë serbomadhe ishte dhe mbeti strategji e tyre edhe në fillim të mileniumit të tretë. “Tucoviqi vërteton se edhe vetë Karagjorgje ishte me prejardhje shqiptare nga fisi Hoti, që është mjaftë bindëse kur dihet fare mirë se Vasojeviqët, bashkë me fiset fqinje shqiptare Hoti dhe Krasniqi kanë të njëjtin paraardhës” “ citat nga shkrimi i Prof. Dr. N. Bashotes.

Pra siq e cekin njerëzit tanë të dijes dhe shkencës kuptohet kjartë se turqit lejuan serbet që të çkombtarizojnë shqiptarinë me lloj lloj metodash fashizoide dhe gjenocidiale.

Vërtet serbët kurrë nuk do të dëshirojnë që edhe shqiptarët të vizitojnë dhe ti trajtojnë kishat orthodoxe si pasuri të tyre shtetërore, pra pasuri kulturore kosovare, por ata dëshirojnë që ne shqiptarët të rrijmë sa më larg këtyre objekteve duke i konsideruar si të huaja dhe serbët të ken¨gjithmonë primatin mbi to, mirëpo me kohen¨e përshtatshme edhe ne do të ndërrojmë qëndrimin dhe do i përqafojmë këto objekte të nji rëndësie të veqant për trashëgimin tonë dhe hiostorinë tonë, pse jo të ketë edhe vizitorë nga bota në këto objekte dhe me kohë të përpilohen edhe broshura dhe dokumente me të gjturat dhe faktimet rreth të së kaluarës së këtyre munumenteve.  Ne nuk guxojmë që të imunizohemi me ndjenjat e të themi se pasi që janë kisha të orthodoxeve serbe athere sna interesojnë apo nuk i duam, ngase do gabojmë shumë dhe do jemi dëmtues të historisë sonë, te e fundit ishin në trojet tona qysh pa ardhur pushtuesi turk dhe kuptohet se ne i ndërtuam dhe i mbajtem gjallë e në këmbë edhe pse të tjetersuara për serbet me ndihmen e turqëve.

E kundërta ndodh me xhamijat dhe hamamet turke e anadollake që na i lanë pas pushtimit turqitë, dhe pas ndërrimit të fesë, apo pas imponimit të fesë islame. Shumë shqiptarë mjerishtë shkojnë dhe falen në xhamijat që mbajnë emrat e xhelatëve turq që pren e masakruan me miliona shqiptarë, që asimiluan ashtu miliona shqiptarë, falemi në xhamija të sulltanëve, të atyre që na pushtuan 500 vite, xhamija që deri me ardhjen e turqve ishin të  huaja për neve, ishin larg civilizimit dhe identitetit tonë. Ne sot mjerishtë kemi marrë turrin drejtë islamizimit total, ne sot përqafojmë pa kurrfarë kriteresh lloj lloj sektesh islame që përfaqësojnë nji rrezik të madh për identitetin shqiptarë, për të ardhmën shqiptare dhe gjeneratat e reja që do duhej të paiseshin me dije, me vlera dhe me ecje demokratike përpara. Sot në trojet tona ndërtohen me qindra e mijëra xhamija pa kurrfarë nevoje dhe pa kurrfarë paramendimesh se sa ecje mbrapa na sjellin këto veprime, ne në vend se të orientohemi drejtë shkollimit dhe profesionalizimit të mirë për tu bashkuar me botën demokratike marrim turr drejtë errësirës dhe bythprapjesë sonë, pra shkurtë ne  nuk i çmojmë vlerat që i patëm, por përkulemi para sullatnëve dhe arabistanëve, me këto veprime humbim edhe miqët tanë që na shpetuan nga shfarosja sllave e përkrahur nga shumë shtete islame e arabe. Shqiptarët sot për sot mbeten në nji udhëkryq fatal, a ecje drejtë mirëqenjes dhe ardhmërisë prosperuese apo ecje mbrapa drejtë lindjesë dhe drejtë prapambetjesë  cullake që na ofrohet përmes emisarëve të ndryshëm që kooperojnë me  turlifarë politikanësh dhe biznismenësh, që mbushin xhepat dhe kontot e tyre me qindra miliona për të na ofruar investues arab në ndertime xhamijash dhe hamamesh?, ky është vërtet udhëkryq që me vështiresi do të tejkalohet, duke pas parasysh rrjedhat e momentit.

Populli shqiptarë duhet të vetëdijësihet dhe të kapet shumë për identitetin dhe shtetin, sot kemi dy shtete të kombit, kemi dy shtete që duhet të jen¨bazë e fortë për ndërtim kulture dhe rregulli shoqëror për tmirën e qytetarëve të tyre. Ne sot kemi hapësirë të mirë për të rregulluar qështjen tonë kombtare, të marrim shembull nga izraelitet e jo nga palestinezet, ngase izraelitet për kombin dhe shtetin shkrihen si individë, familje, grup dhe rreth i tërë, ndersa palestinezet janë ashembulli më i keq se si nuk duhet të veprohet me budallaki për të krijuar shtet ngase vllaznit e tyre arab dhe islam nuk i ndihmojnë, pra këtu shifet se kend duhet ne ta marrim shembull. Ne sot kemi miqë dhe kemi kombete më të forta të botës në anën tonë, andaj duhet të i shfrytëzojmë me veprimet tona të menqura, nuk jemi as kundër xhamijave por athere ti respektojmë më shumë edhe kishat tona të shenjta, të ndodhura brenda kufinjëve tanë shtetëror, brenda trungut tonë, të kuptojmë dhe të realizojmë historinë tonë se kisha e Pejes ajo e Deqanit, dhe të tjerat janë kisha tonat, pasuri e shtetit dhe kombit, dhe se ato kisha janë të të gjithë besimtarëve të etnive të ndryshme e jo vetëm të serbëve.

Ne nuk guxojmë ti hudhim dhe ti shperfillim objektet që me shekuj pa ardhur turqit pushtues, ishin të ndertuara në truallin tonë, ne duhet të bejmë broshura, fletushka dhe material tjetër për turizmin, për të huajt dhe të tregojmë se këto janë objekte fetare kombtare të shtetit të Republikës së Kosovës. Ne nëse shkojmë dhe “ knaqemi “ në xhamijat ¨qe na i ndertoi me zor turku, nese i çmojmë ato me emrat e pushtuesve tanë të ndryshem sulltaneza athere duhet të kujdesemi edhe për kishat tona edhe pse për momnetin serbët këmbëngulin se janë të tyre dhe pronë e Serbisë??? Jo jo ishin dhe mbesin në trollin Dardanaë dhe në sfondin e histrorisë tonë. Serbët dhe truqit na sollën shumë dëme, serbët dhe truqit na ndërruan shumë në trungun tonë por jo ne megjithatë mbetem shqipëtarë, pra vërtet shqipëtarë me tri besime, mund edhe të shtohen por kryesore ne duhet të ruajmë identitetin tonë kombëtarë dhe gjithmonë e kudo të themi se jemi shqiptarë dhe mbesim shqiptarë po ashtu siç e ka thënë V. P. Shkodrani i madh…

Keto te dhëna janë marrë te libri :shqipetarët dhe serbët ne Kosovë: autor Skender Rizaj .

Tani do i japi do mbiemra familjeje qe janë asimiluar ne Serb ,Malazez e Boshnjak.

“SM=serbo malazez

B=boshnjak

T=Turk

Kada-Kadiq i kisha komshi te par.

Gjuka-Gjukiq-Gjukanoviq(SM)

Boja-Bojiq-Bojoviq(SM)

Bojku-Bojkoviq(SM)

Gashi-Gashiq(SM)-Gashanin(B)GASH(T)

Ishte nje mjek injoftur n

ne Peje, Gashiq

Berisha-Berishiq(SM)

Buri -Buriq(SM)

Shoshi-Shoshkiq(SM) dhe(B)

Shala-Shaliq(SM)-shalanin(B)-Shalunoviq(B)

Ne nje fshat te Plaves

bashkjetojn te tri palet

Shqiptar-Serb-Bosh

njak te kesaj familj

e nga kjo familje es

hte Millan Shaliqi i ci

li ka qen me post te

larte ne ish jugoslla

vi.

Gjurka-Gjurkoviq(SM) dhe(B)

Gjoka-Gjokiq(SM)-Gjogovoq(B)

Gjeli-Gjeloviq(SM)

Hoti-Hot(B)-Hotoviq(B)-Otoviq(B)

Gruda-Grudiq(SM)

Gruja-Grujiq(SM)

Agolli-Agoviq(B)

Agani-Aganiq(B)

Regjepaga-Regjepagiq(B)

Zogu-Zogoviq(SM) Nje fshat i ter ne Peje Ku nje plak i tyre ne bised me ka pranuer vet se jan me prejaredhje shqiptere.

Lulaj-Luliq(SM)

Bala-Baliq(B) Numan baliq deputet nekuvendin e Kosoves eshte nga kjo familje.

Peshku -Peshkoviq(B)

Husaj-Huskoviq(B)

Martinaj-Martinoviq(SM)

Shabi-Shaboviq(B)

Basha-BAsha(T)-Bashoviq(B)-Bashiq(B)

Gusija-Gusinac(B)

Rugova-Rugovac(B)

Nikqi-Nikqeviq(SM)-Nikiq(SM)

Shkreli-Shkriel(B)

Brala-Braliq(B) nje pjes jeton ne Peje tjetra ne Rozhaj e para Shqiptare keta te dytit Boshnjak kan hyrje dalje edhe sod dmth ndiqen ne dasma e dek.

Daci -Daciq keto i njohe personalisht pasi gjyshen e kam nga kjo familje ‘jetojne ne Peje nje pjes ne Rozhaj dhe nje ne Turqi e Maqedoni perveqe ketyre ne Pej te tjeret mbahen si Boshnjak edhe pse gati te gjith e din shqipen ende.

Kelmendi-Kelmenta(B)

Kola-Koliq(B)-Kojiq(B)

Peja-Pejanoviq(SM)

Bardhi-Bardiq(SM)

Nura-Nurkoviq(B) e njoh nje Uka nurkoviq ai ithot vetit boshnjak po un se kuptoj si kur edhe emri i tregon se eshte Shqipetar se ne SLLAVISHTE ujki(uka) eshte VUK e jo UK.

 

Kapedani-Kapetanoviq(B) jan dajat e nje shokut tim thon vet qe kan qen Shqipetar.

Pela-Peleviq(SM)

Preni-Preniq(B)

Feri-Feroviq(B)

Seferi-Seferoviq(B)

Kryeziu-kryeziu(T)-Crnoglaviq(SM) e kan perkthy mbiemrin njejte si Palabardhet ne bjellopavliq.

Bajrami-Bajramoviq(B)

Lajqi-Laiq(B) Rasim Laiq minister i minoriteteve ne qeverin serbe sod,kusheri i afert i dajeve te mi e mban veten si boshnjak edhe pse e din prejardhjen e vet Shqiptare.

Kuku-kukiq(SM)-Kukal(SM) ket familje e kam njoft personalisht se kan punu bashk m\ne ni ndermarje baba ime me kryefamiljarin ,dhe aj thoshte vet se jan me prejardhje shqiptare dhe se kusherinjet i ka nga ana e Deqanit Kukalaj thiren.

Cucaj-Cucinjanin(B) jan dajet e nje shokut tim nena e tij tregon qe pleqet ne familje kan fol shqip ndersa tashi keta te rite nuk dine.

Myezini-Muezinoviq(B) nga kjo familje eshte gjyshja e ni shokut tim(naser berlajolli) ajo thot se jav shqipetar,kam pes rastin ti shoh ca foto te tyre te gjith ishin me teshe kombtare tonat dhe njeri kishte emrin Macan dmth shqip.

Dreka -Drekalloviq(SM)

Babaj-Baboviq(SM)-Babiq(SM)

Jashari-Jasharoviq(B)

Damjani-Damjanoviq(SM)

Shahmani-Shahmanoviq(B)

Dashi-Dashiq këto te dy parët kanë jetuar ne Pejë . “

 

Une vendosa ti fus në shkrimin timë këto foto të marra në portale shqiptare, ku vërehet se vërtet mbrojtjen e kishave e bënë edhe vet shqiptarët ngase me ketë ruajten të kaluaren tonë, ndersa për qështjen e ndërrimit të emrave përzgjodha pjesë nga studimet e Z. S. Riza studiues i njohur shqiptarë, ndersa përshkrimet dhe të dhënat tjera pas emrave dhe mbiemrave janë të  një shqiptari me emrin  A. Alijaj.

Të nderuar lexues nuk bëra tentim të marr detyren e historianit, por vërtet mendova të qespak të dhëna të dëshmuara nga njerëz të profesionit, për të treguar deri dikund të kaluaren dhe qështjen e kishave dhe xhamijave që edhe sot po na perballin me identitetin tonë, duke u frugua nga njëra e duke përqafuar tjetren, e që mjerishte është gabim ngase që të dyjat kishat dhe xhamijat tanë më janë pjesë e historisë sonë edhe pse njëra ishte me shekuj këtu në trojet shqiptare ndersa tjetra na erdhi nga pushtuesi osmanlinjë…

Të mbesim shqiptarë e fenë ta praktiokojnë me maturi dhe menquri ata që duan, por gjithmonë të mendohet për identitetin dhe kombin…



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora