E enjte, 18.04.2024, 11:33 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Veriu i Kosovës, status special apo autonomi?

E hene, 16.04.2012, 12:03 PM


VERIU I REPUBLIKES SË KOSOVES

 

STATUS SPECIAL APO AUTONOMI ? QË TË DYJA KETO VARIANTA NREALITET JANË NDARJE E KOSOVES!

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Që të mos nisemi nga Molla e Kuqe, duhet të fillojmë të ndalemi te realja, aktualja, e sotmja. Pra te kufinjët e sotëm të Republikës së Kosovës. Dihen botërisht këta kufinjë, diheshin edhe sa ishim të pushtuar nga Serbosllavia, por dihen edhe nga hartat e vjetra që ishin dhe janë në dispozicion për kedo dhe kurdo ,të pashme  dhe të prekshme. Duhet ndalur së pari te qështja e kufinjëve, ngase duhet thënë troç se ka pas edhe shqiptarë që ndoshta dikur, dhe në situata të caktuara as nuk e kanë ditë se vërtet ku shtrihen kufinjët e Kosovës me Serbinë ,në veri të shtetit tonë, kjo edhe për mungesë të dijes, të shkollës dhe të intelektit të akcilit njeri. Ka pas shqiptarë të cilët ndoshta dikur kanë presupozuar dhe kanë menduar se Leposaviqi dhe Zubin Potoku nuk janë në territorin e Kosovës ,pasi që në ato dy komuna jetonin dhe jetojnë ende shumicë serbe, mosdija e tillë do të ketë qenë edhe fakorë kobzi ndoshta në nji situatë, për  të cilën ende nuk guxohet të përshkruhet, dhe kjo ishte sidomos aktuale në fund të luftës me 1999 kur filloi ikja e forcave serbe nga territori i Kosovës, e mjerishtë  ato ditë disa “ Komandantë “ të luftetarëve të ushtrisë sonë ia mësyen me shpejtësi  Prishtines ,duke e lënë në harresë dhe anash veriun e Kosovës, pra aty edhe filloi fundi i mbetjes së veriut të Kosovës nen sovranitetin e shtetit -pra Republikës së Kosovës. Për kete tezë egzistojnë fakte dhe dokumente edhe te të gjitha organizatat nderkombtare përfshirë edhe Naton, por për hirë të strategjive të Natos nuk do bëhen kurrë të hapura, pra ato ditë veriu i Kosovës ende pa arrit forcat franceze mbeti nen kontrollin serb edhe pse kishte kohë që forcat tona ta merrnin nenë kontroll atë pjesë tonen, por mjerisht jo ngase u orientuan që të çlirojnë Prishtinën nga rugovistet ,siç i quajshin aso kohe?

 

U deshtë të thuhet kjo e tëra ngase edhe sot 13 vite pas luftës veriu i Kosovës mbetet i pushtuar nga Serbia dhe aty funkcionon shteti serb, funkcionojnë të gjitha institucionet serbe, pra shkurtë veriu i Kosovës është Serbi në miniaturë. Në veriun e Kosovës shteti ynë nuk funkcionon, nuk ka elemente shteti fare atje, në atë pjesë funcionon vetëm kontrabanda në mes Serbisë dhe Kosovës, aty pushtetarë dhe qeveritarë, partiashë dhe patriot, shqiptarë dhe serb të quajtur profiterë lufte bajnë pazare dhe pasuriohen maksimalishtë në dem të popullit dhe shtetit Kosovë. Në atë pjesë të Kosovës lulzon e keqja dhe për kete të keqe bashkëpunojnë pushtetarët e të dy shteteve Serbise¨dhe Kosovës, kjo nuk do komnt ngase dihet botërishtë që nga aty hudhen në qarkullim në territorin e Kosovës të gjitha transportet që vijnë nga mafia serbe, pra thjeshtë edhe vetë populli i Kosovës furnizohet me çdo gjë nga Serbia përmes kontrabanduesve me emra shqiptarësh, dikur “ luftëtare” apo “ demokratë” që sot janë kumbarët më të mirë të Serbise¨që vrau mbi 12 mijë shqiptarë.

 

Po si erdhi gjerë të kjo situatë, siç u tha edhe më lartë fillet nisen me 1999 kur Serbia kapituloi para Natos, aso kohe forcat e UCKsë kishin liri veprimi dhe kishin liri në hapsirë që të merrnin nëne kontroll të terë kosovën, që kjo të funkcionoi ishte e dukur dhe e prekur vetëm në Dukagjin, ku vërtet forcat tona të armatosura e bënë të munduren që të çlirohet Dukagjini nga falangat serbe. Mjerishtë një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me luftetarët, konkretisht me disa “ Komandant “ të Zonave tjera të Drenices dhe të Llapit, ngase këta mjerishtë në vend se të kujdeseshin që të vendosnin kontrollin dhe gurinë permbi Leposaviq, të largonin falangat serbe pa arritur forcat e Kforit francez, keta iu versulen qyteteve të Mitrovices së Jugut ( siq po e quajmë mjerishte tani) dhe Prishtines. Me sa duket problem keta farë komandantesh nuk e paten se çfarë do bëhet me Veriun e vendit por problem e kishin si të mbërrinin në Prishtinë dhe aty të uzurponin, të kercnonin dhe të fitonin mbi ata që kinse nuk kishin mendime dhe bindje të njejta  politike me ta, pra këta ishin LDKistet  sipas tyre,edhe pse populli i tërë ishte LDK dhe Rugovë, dhe se shumica edhe në luftë ishin shqiptarë me orientime demokratike të LDksë dhe Rugoves ,ngase ai ishte edhe Presidenti i Kosovës. Që tragjedia të jetë edhe më e madhe disa mjerana harruan se kishte fare veri të Kosovës, ose thënë shkurt besohet dhe duhet të jetë më se e sigurtë se kishte “ Komandanta” të cilet as që e kanë ditur se Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë qytete brenda kufirit të Republikës së Kosovës, dhe nga ky prizëm mbeti veriu nenë kontrollin serb tani e 13 vite. Kjo ishte etapa e parë e fillimit te ndarjesë së veriut të Kosovës edhe me fajet tona si shqiptarë!

 

Pas gjitha këtyre dobsive të shfaqura në mendjet dhe veprimet tona, veriu filloi ngadalë të na rrëshqas edhe nga dora në të gjitha aspektet tjera, megjithatë me fillimin e negociatave të Vjenes shifej një mundësi reale që përmes planit të Ahtisarit të i vihet kapak kësaj qështjeje, dhe fatmirësishtë në aspektin juridik Kosova sipas planit Ahtisari fitoi njohjen formale të pavarësisë në kufinjët e njohur ndërkombtarë edhe pse pati disa djegje dhe zhvillime aso kohe në veri ,megjithatë shifej nji mundësi që më në fund Kushtetuta të zbatohej edhe në atë pjesë të territorit tonë.  Fatkeqësishtë në vend që gjërat të kishin rrjedhë pozitive pas njohjesë së shtetit tonë nga vendet më me ndikim të botës në skenë doli plani famkeq i Ban Ki Munit të cilin fshehurazi e pranoi qeveria e Kosovës në krye  në krye me Thaqin dhe Sejdiun!

 

Në gjithë kteë vorbullë dhe vlimesh politike të asaj kohe pas vdkejsë së Presdentit I. Rugova  mbetet për tu cekur edhe nji gjë që do ketë pasija fatale për qeverisjen e vendit dhe për ardhjen e nji nomenklature të ndryshme nga ata të përzgjedhurit e popullit që kishin në mendje vetëm të mirën qytetare. Disa shtete të perëndimit duke parë se  pas vdekjese¨së Presidenit disa gjëra duhej ndryshue ata filluan koketimin me partinë e PDKsë ,si një parti militante dhe e rezikshme për kundershtarët tjerë politikë ,pra për partitë tjera e sidomos ndaj LDKsë, duke ditur se edhe kur të arrihet data e pavarësisë në pushtet duhet të jenë ata që thirreshin në “luftë “dhe ata të cilët disa prej tyre mjerishtë edhe ishin të shantazhuar dhe kercënuar nga drejtësia botërore, siq e cek edhe Z. K. Mehmeti në nji intervistë se “ disa ish komndanta për hirë të ruajtjesë së interesave personale dhe për hir të shantazheve dëmtauan popullin si në Kosovë ashtue dhe në Maqedoni...” filluan të bejnë lëshime fatale për tardhmën e Kosovës, nderruan Flamurin dhe na servuan nji leckë me yje, krijuan nji hymn humoristik dhe ishin të gtashëm për lëshime të tjera. Të tillët vetem disa vite më parë kishin djegur rrugëve të Kosovës Flamurin Dradanë, dhe shanin Hymnin,  Kur ka ra kushtrimi në Kosovë, por tani pranonin zgjidhje magjupeske vete m e vetem të pushtetonin Kosovën. E tëra kjo lidhej me atë se perendimi me këta e kishte më lehtë të krijonte favore për Serbinë, ngase i friksonte me gjykime dhe me kercnime të ndryshme kinse për krime lufte e për kriminalitet në Kosovën e pasluftës kur u vranë shume¨fugura të çmuara kombtare?

 

Vitin e kaluar me nguti pas nji tragjikomedie me zgjedhejt e vjedhura dhe të manipuluara nga PDKja, u formua një qeveri me 43 shqiptarë dhe 28 shkie, magjupë, gabelë, rromë, boshnjak, goranë, turq e trulifarë mileti. Kjo qeveri që më se paku mund të quhet shqiptare pa nji pa dy filloi me nguti dhe me gëzim bisedimet “ teknike” politike me Serbinë, u caktua nji grua ,e cila mjerisht nuk ka pas vetes as edhe nji autobusë anëtarë dhe simpatizant por vetem e vetem që më vonë të digjet nga H. Thaqi se si kjo ka berë lëshime për Kosovën. Kjo grua me urdhërat e Thaqit-PDKsë le¨shoi pe në 5 marrëveshje me Serbinë, kështu që më në fund Kosova pranoi që të kthehet edhe rezoluta 1244 ( përmes së cilës Kosova njihet si pjesë integrale e Serbise¨)  për atë që Kosova të përfaqsohet në ndonji tubim apo mbledhje në regjionin ku sundon Serbia, pra qeveria e Thaqit “ luftës “ na e rrasi nji fusnot pas fusnotave tjera. Gjatë gjitzhë bisedimeve që zhvilloheshin në Bruksel, nga disa analistë dhe gazetarë të njohur edhe ndërkombtarë thuhet  fshehurazi se gjithnji në ato takime është bisedue edhe për Veriun, por nuk është pranuar nga asnjëri pjesmarrës për hirë të seriozitetit dhe vetë qështjesë së ndieshme siç është veriu.  Këto bisedim që quhen teknike e në fakt të tërat janë shumë politike, do të kenë pasoja fatale për tardhmen e Kosovës, e në anën tjetër do të jenë të suksesshme për disa individë dhe politikaj të sotëm ngase do ti shpetojnë drejtësise¨nderkombëtare dhe asaj të kosovës, ngase do të amnistohen si kompromisgjinjë dhe evropianizues! Bisedimet e tilla që kinse filluan si teknik do të kurorëzohen me dhënjen e nji stzatusi të veqant për Veriun e Kosovës. Për këte flasin hapur edhe shumë figura të njohura të politikës ndeërkombtare edhe nga shtete tona mike, ngase edhe ata kanë vërejtur se në Kosovë ska ende vetëdije për shtetin, nji popull që lejon nji strukturë të tillë keqqeverisëse, kriminale dhe vjedhëse  ta qeverise¨dhe ta kriminalizoi shtetin nuk meriton me¨mirë. Ditëve të fundit  pra njerëz si . C. Bildt, S. Lehne, G. Galluchi. E. Busek e shumë të tjerë flasin hapur se Veriu i Kosovës do të fitoi një status special apo autonomi të gjerë. Disa diplomatë nderkombtarë në shume¨prononcime të tyre shprehen se për të qetsuar ballkanin athere duhet të zgjidhet  ekstar qështja e Veriut të Kosovës, këta e thonë këte ngase nuk kanë frikë nga kundërpërgjigjet e politikës kosovare, të cilët janë të zerë me tendera, me kriminalitet politik dhe ekonomik, me kontrabandë, me burgime të ndryshem, me shanatzhime të ndersjellla dhe me vjedhje të pa para në Evropën e sotme. Me këta politikanë të pistë edhe Evropa dhe Amerika janë të lodhur, por kur po vërejnë se edhe partitë tjera dhe populli në përgjithësi flenë dhe nuk e bëjnë punën e minit athere ata thonë po nese këta vetë nuk mërziten për shtetin e tyre athere ti lëmë le të ndertoojnë xhamija dhe të merren me shamija se skemi qfarë ju ndihmojmë më , kështu do i mbajnë ende në pushtet hashimat dhe Editat gjerë sa të kryhet pune edhe me Veriun e Kosovës.  Me këta pushtetarë që dikur skishin bukë për të ngrenë, nuk kishin biçikleta, kishin opanga e jo këpucë e sot kanë shuma qindra milionashe, kanë shtepia luksoze në mes Prishtine, kanë xhipa, shkojnë nepër Dubai dhe jetojnë luksin do të ndahet Veriu i Kosovës , ngase është e njëjte si Statusi special si Autonomia që të dyja në fund e sjellin ndarjen e Kosovës! Që të ndalet e gjitha kjo athere duhet që të ketë zgjedhje të reja duhet të rikomponohet nji qeverisje në nji nivel tjetër kombtarë dhe profesional, shkurtë duhet larguar profiterët e luftës dhe paqës, duhet thirrur në përgjegjësi demtuesit e rendit dhe ligjit, dëmtuesit e sovranitetit dhe integritetit territorial, duhet futur burgjeve kriminelte që luajnë me tokën tonë të përgjakur nga më shumë se 12 mijë viktima lufte e Heronjë që me pushkë në dorë luftuan kundër shkaut, për hir të luftëtarëv të cilët lanë gjymtyrë dhe trupin e tyre në tokën dardane duhet ndalur këta profiterë që thirren edhe në emër të tyre dhe në emër tonin si popull. Veriu i Kosovës po shkon drejtë ndarjesë, këtë e potencoi në nji shkrim në gazeten Zeri edhe nji nderë profiteret dhe “ udhëhqesit “ e luftës që kishte nofken Zeka, ky dhe kllapa e tij e bënë ketë të mundur me marrëzit e tyre që bënë në luftë dhe pas lufte, këta edhe aso kohe edhe sot problem e kishin të luftonin kundershtarët e tyre politikë me emra shqiptarësh që me dekada punuan për Dardaninë, e jo ta luftonin serbinë në Veri...A status special a autonomi, nuk dallojnë ngase që të dyja opcionet me kete qeveri do të sjellin ndarjen e Veriut të Kosovës, nëse jo sot pas disa vitesh po se po , mjerisht e mjerishtë mund të jetë ky rezultati nga budallakitë shqiptare...Një profesor zvicerran i historisë dhe njohës i mirë i qështjesë shqiptare dhe Ballkanit më tha nji ditë keto fjalë:  “ ... Sikur të i kishte bërë Presidenti dhe Njeriu që beri  terë boten demokratike në anën e juaj shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova, lëshime me Flamur, me Hymnin dhe tani më me Fusnoten, kundrshtarët e tij do ta kishin shpallur tradhtarë deri në vdekje, por ja që ata që i bënë këto lëshime janë njerëz që ruajnë pozitat me milionat e tyre të vjedhura nga shperlarja e parasë dhe kriminalitetit duke kontrabandue me serbët...”

 

Dhashtë Zoti e nuk ndahet Veriu....

 

Përndryshe pse mos të kerkojmë edhe me luftë Luginen tonë të Preshevës, ishte e jona dem babadem.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora