E enjte, 25.04.2024, 01:08 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Vaçe Zela - Talenti i saj u dëshmua mbi 40 vite në skenën muzikore

E hene, 16.04.2012, 11:40 AM


TALENTI  I  SAJ  U  DËSHMUA MBI  40- VITE    SKENËN  MUZIKORE

             

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Të vlerësosh vlerat e njerëzve me vlera është një detyrim moral njerëzor dhe funksional .Kjo është njëherazi një vlerësim dhe mirënjohje  dje, sot dhe nesër. Faleminderit z.Vaçe  ZELA . Ky është një model që duhet të nxisë dhe të tjerët. Këngëtarja jonë e mirënjohur Vaçe ZELA, tani e ka krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore. Është bërë (dhe do të jetë) këngëtare me eksperiencë dhe ka adhurues të shumtë. Talenti i saj është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte apo prezentime të tjera, dhe inçizimet e saj , qofshin në ;audio, video , Cd, radio apo televizion, dëshmojnë se me të vërtetë  VAÇJA, e ka dhunti të lindur këngën . Talenti i saj është dëshmuar gjatë (mbi ) mbi 40 - vite (mendimi im personal), sa ajo është në skenë. Vaçja, i këndoi këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin?.. , i kënddoi ;flamurit, atdheut, heroizmit, patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit e Kosovës, etj. Këngët e deritanishme përmbledhin në vete një dashuri të madhe ndaj atdheut, kombit, historisë, traditave, dhe shprehin përkushtimin e saj serioz ndaj këngës . Ne koh të gjatë  kemi bërë orvatje personale për të vu kontakt me këtë  këngëtare të madhe  shqipëtare por nuk ia arritëm dot. Prandaj në shenjë respekti e nderi që ruaj për te vendosëm që përmes Portalit“ Zemra  Shqipëtare“, “KosovariMedia“ “Gazetës kombëtare“Bota Sot“ dhe RevistësDrini“dhe“Albemigrant e TribunaShqiptare“ t’ia urojmë  ditëlindjen pra 74 – VJETORIN E  LINDJES.

Vajçja jonë e madhe , çdo herë dhe në çdo kohë edhe përkundër gjendjes së vështirë që mbretëronte gjatë viteve të kaluara në Shqipëri, gjithëmon ishte e dashur, e qeshur , e urtë,  simpatike, e magjepëse , për dëgjuesin. Kjo me zërin  i saj tonik “shpërthente“ kodra e male dhe zëri i sajë jehonte kudo    trojet  etnike shqipëtare dhe diasporë. Kjo këngëtare e madhe shqipëtare, i këndoi; Atdheut, dashurisë ndaj vendlindjes, trimërisë dhe guximit, besës dhe gjykoi ashpër trathtinë. Më kujtohet sikur sot, kur xhaxhai im ( i ndjeri) Hafizi, kishte blerë  një radio të markës “Portorozh“, e madhe .., shumë e madhe .., dhe kur  ne e lëshonim ajo  zinte- apo themi mund të dëgjoje  Radio Tiranën, Radio Kukësin, etj. I kujtoj me mallë dhe nastalogji këngët e saj të pa harruara,“ Valësi i Lumturisë“,“Natën Vonë“,“Mesnatë“,“Nënave Shqipëtare“,“Nuk e fshehim dashurinë“,etj. Sipas informatave që ruajë nga e kaluara,Vaçja, ka filluar të këndoj shumë e re, aty nga masha 9 apo 10- vjeçare. Në moshën 23 – vjeçare, Vaçja fitoi çmimin e parë  me këngën “Fëmija i parë“ . Nga viti 1962 deri më 1980 , fitoi shumë herë çmimin e Festivalit të Këngës në Radio dhe Televizionin shqiptar. Disa herë mori çmimin“ Nderi i Kombit“,“Artiste e Merituar“,“Artiste e Popullit““Mjeshtre e Madhe e Punës“,“Qytetare Nderi e Lushnjës“.., etj . Në vitin 1997- 1998,  në Britani të Madhe- KEMBRIXHI , fitoi“ Mikrofoni i Artë“,nga Kosova( Ministria e Kulturës) Mori çmimin“Çmimi i Karierës“ . Ajo tani sipas të gjitha informacioneve të fundit jeton dhe vepron në Zvicër-pikërisht në qytetin BAZEL. Edhe ne përmes këtyre vargjeve i dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumturë, njiherit edhe këthim sa më të shpejtë në vendlindje. Shpresoj se përmes këtyre  vargjeve ne  do t‘ia përcjellim edhe me mija e mija urime të bashkëatdhetarëve tanë si nga trojet etnike gjithashtu edhe nga diaspora. Në fund dëshirojë që në arhivin tim gazetareskë të kemë edhe një, Intervistë me yllin e muzikës folklorike shqipëtare z. Vaçja Zela.. Numri i telefonit për të vënë kontaktë me autorin dhe simpatzantin tuaj është në portalet e shënuara dhe gazetën kombëtare“Bota sot“. Prandaj edhe një herë nga largësia por afër në zemrën time, jua uroj 73 –vjetorin e lindjes , jetë të gjatë dhe të lumtur, gazetari Ramiz Dërmaku, me familje nga qyteza Weingarten-Gjermani.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora