| E diele, 15.04.2012, 02:55 PM |
Libri ”Qiriu
në erë” i autorit Osman Behluli - Ilinca të botuar nga SHB "Rrjedha"
Nga
Nijazi RAMADANI
Vepra ”Qiriu në erë” e autorit Osman
Behluli - Ilinca, që i vihet edhe një titull simbolik që bën të kujtosh qiriun
e Naim Frashërit, është roman i vuajtjes, por edhe i qëndresës së mësimdhënësve
shqiptarë përballë stuhisë që përplasej mbi ta dhe e cila nuk ishte në gjendje
t’i mposhte ata. Era që frynte vazhdimisht nuk arrinte ta fikte qiriun që i bënte
dritë popullit të shumëvuajtur. Vepra është ndarë në dy pjesë, por të cilat
shumëçka kanë të përashkët. Në secilën seancë është i pranishëm personazh një arsimtar,
i cili përballet me vështirësitë jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në jetën
e tyre të përditshme. Në pjesën e parë personazh kryesor është arsimtari i gjuhës,
kurse në të dytën arsimtari i historisë. Ata në fillim punonin në të njejtën
shkollë që gjendej në një fshat. Edhe i pari , edhe i dytë ecin nëpër një rrugë
të mbushur me peripeti si pasojë e dhunës që ushtrohej nga sistemi totalita
ndaj gjithë atyre që mendonin ndryshe nga pushtetarët monist e pushtues. Te dytë
dëbohen nga proecesi mësimor, jo pse nuk tregonin sukses në punë me nxënës, jo
pse ishin të pasjellshëm me kolegët e punës, ngase nuk pranonin në asnjë mënyrë
të bëheshin anëtarë të Lidhjes Komuniste, e cila ishte e bindur se të gjithë ata
që nuk anëtarësoheshin ishin kundër kësaj partie, prandaj edhe duhej dëbuar nga
puna. Në raste të këtilla ai që dëbohej merrte epitetin e “armikut të popullit”
dhe si i tillë askush nuk kishte guxim të shoqërohej me të, sipas logjikës
bolshevike: "Ata që nuk janë me ne janë kundër nesh"... Arsimtari i
gjuhës shqipe dëbohet nga puna nga ana e komunistëve, sepse kishte shprehur
mendimin e tij për një komunist shqiptar, i cili mbante një post të rëndësi-shëm!
Prandaj mendimi i tij duhej sanksionuar me dëbim nga procsi mësimor.
Në këtë dënim
të tij “kontribut” të madh japin edhe komnunsitët shqiptarë që ishin lojalë ndaj
shtetit. Arsimtari i historisë dëbohet nga puna vetëm pse nuk ishte pajtuar me
komunistët që arsimtari i gjuhës të denohet! Një skenë paradokasale, mase edhe
abursde, por e vërtetë. Një fat të këtillë e ka përjetuar edhe vetë autori i
veprës, prandaj edhe s’ka mundur të mos i përshkruante këto raste në veprën e
tij. Nga procesi mësimor ai pastaj dërgohet në një organizatë bujqësore, apo
elekro-energjitike, ku profesori i gjuhës shqipe dhe frënge bëhej inkasant,
madje me lidhje me gojë të mbyllur, ku
edhe atje nuk has në mirëkuptim, si
personazhet e Solzhenicinit, fshatari gulak, në internim, ngase ishte i
njollosur si i papërshtatshëm ideo-politikisht. Përmes fatit të keq të arsimtarit
të historisë dhe gjuhës shqipe, të diskriminuar përshkak të imponimit për të futur
elemente të huja.
Autori përshkruan
edhe shumë ngjarje të tjera që lidhen, jo vetëm me shkollën shqipe, po edhe me
shumë ngjarje të rëndësishme për popullin tonë. Këtu duhet veçuar demonstratat
e vitit 1981 kur njerëzit burgoseshin edhe kur rastësisht qëllonin afër turmës
që demonstronte. Kronika e njarjeve në rvepren " Qiriu në erë", përfshinë
një periudhë kohore të gjatë që fillon në vitit 1981 dhe përfundojnë në vitin 2000,
përkatësisht disa muaj pas çlirimit të Kosovës. Mirëpo, në të paraqiten disa
njerëz që kishin shpresuar se pas lufte gjërat do të shkonin mirë për ta, por që
ishin dëshpëruar mjaft shumë, sepse ende gjërat vazhdonin me të vjetrën. Autori
i qaset kësaj problematike jetësore kolektive dhe individuale, duke qenë vetë mbrenda
atij helli, ku përzihej mishmashi dhe saga ballkanike.
Vepra “Qiriu në erë” i Osman Behlulit është
liber prozaik, ku është reflektuar ngjarja reale për jetën e mundimshme të mësimdhënësve
shqiptar, është roman që tregon për epokën nëpër të cilën kaloi jo vetëm
shkolla shqipe, por edhe mbarë populli shqiptar i Kosovës nën sundimin e
sistemit totalitar, por edhe gjatë kohës së okupimit të Kosovës. Është roman për
dhunën që okupatori ushtroi ndaj mësimdhënësve shqiptar, por edhe ndaj popullit
shqiptar në përgjithësi. Është roman i qëndresës së mësimdhënësve shqiptar dhe
i popullit përballës dhunës së vazhdueshme...
Në vepra “Qiriu
në erë” të autorit Osman Behluli-Ilinca,
i cili është shkruar me një përjetim të veçantë, duke thurur në një bashkëjetësi
me personazhet e këtyre ngjajeve madhore jetën e të qenurit shqiptar i viteve të
'80-ta e këndej, në kushte të një okupimi dhe të një aneksimi të dhunshëm nga
Serbia dhe, në radhë të parë ka pasqyruar jetën e mundimshme të shumë mësimdhënësve,
të cilët ballafaqoheshin gjatë punës së tyre të përditshme në pengesa të shumta,
të cilat ishin rezultat i instrumentalizuar të një sistemi totalitar dhe
pushtues. Hallka e parë që iu nënshtrua një terrori klasik të burgosjeve,
arrestimeve, diferencimeve, dëbimeve nga puna dhe jeta publike, ishin pikrisht
ata të cilëve iu muar ditari nga dora dhe shumë prej tyre pësonin gjëra të pakëndshme
anakronike, madje njolloseshin pa kurrfarë arsye, dëboheshin nga puna vetëm pse
nuk pranonin të punonin sipas didaktit të partisë moniste-pus, burgoseshin e
torturoheshin nëpër burgje të ndryshme, jetonin në kushte të rënda e në fund
edhe vdisnin nga torturat që pësonin.
Duke qenë edhe vetë i angazhuar në procesin
mësimor e pastaj i diferencuar në procesin famëkeq të vitit 1981, auitori
padyshim se edhe përjetimet e tij personale nuk ka mundur të mos i përshkruan në
librin e tij, në librin i cili është si një monument i gjallë për gjithë ata mësimdhënës
që u sakrifikuan që shkolla shqipe të vazhdojë rrugëtimin e vet. Autori duket
sikur personazhet në vepërën e tij nuk i trillon, por i merrë nga jeta reale. S’ka
dyshim sikur ai i ka njohur mësimdhënist, të cilët janë ballafaquar me gjëra të
pakëndshme gjatë punës së tyre, të cilat kanë ardhur si pasojë e jetës që zhvilohej
në një sistem totalitar, në një sistem ku Lidhja Komuniste e kishte fjalën
kryesore, ku udhëheqësit e kësaj partie vepronin sipas tekave të tyre, ku ata
vendosnin për çdo gjë, ku ata i dëbonin nga puna mësimdhënësit që nuk pranonin
në asnjë mënyrë të anëtarësoheshin në këtë parti. Më së keqi e pësonin ata që i
kundërshTonin qëndrimet e kësaj partie moniste, e cila kishte njerëzit e vet nëpër
çdo pore të jetës, ku edhe pësh-përima më e vogël merrej vesh e pastaj për të njerëzit
denoheshin në forma të ndryshme. Forma e parë që konside-rohej më e buta ishte
dëbimi nga puna që pastaj njeriu të ballafaqohet me varfërinë...
Autori me
një neveri të madhe përshkruan edhe shqiptarët e mjerë që ishin shërbërot të pushtetit dhe të cilët
i maltretonin bashkëkombësit e tyre pa kurrfarë mëshire... Si pasojë e jetës së
rëndë që bënin shqiptarët nën sundimin e sistemit totalitar, po edhe si pasojë e
dhunës që ushtronte sistemi ndaj tyre, shumë njerëz çmendeshin ose vdisnin në moshë
të re...
Një pjesë të madhe në roman zë vend edhe
jeta e rëndë dhe e mundimshme e ekzistencës së shumë mësimdhënë-sve, të cilët
pasi pushteti i atëherëshëm i kishte dëbuar nga puna bënin një jetë të mjerë sa
shpesh u mungonte edhe mielli. Për të siguruar ekzistencën e familjes ishin të shtërnguar
që të largoheshin nga Kosova, të merrnin rrugën e kurbetit, duke shkuar edhe në
Rusi e Kazakistan, atje ku kryenin punë mjaft të rënda sa shpesh e rrezikonin
edhe jetën e tyre. Nga kushtet e vështira të punës fitonin sëmun-dje të rënda
nga të cilat pastaj edhe s’mund të shëroheshin më dhe si pasojë e atyre sëmundjeve
vdisnin në moshë të re. Nuk ishte vetëm arsimtari i historisë që detyrohet të bëjë
punë të rënda në Rusi, ku shqiptarë të këtillë kishte shumë.