E premte, 29.03.2024, 08:14 AM (GMT)

Kulturë

Nijazi Ramadani: Libri ”Qiriu në erë” i autorit Osman Behluli - Ilinca të botuar nga SHB "Rrjedha"

E diele, 15.04.2012, 01:55 PM


Libri ”Qiriu në erë” i autorit Osman Behluli - Ilinca të botuar nga SHB "Rrjedha"

 

Nga Nijazi RAMADANI

 

    Vepra ”Qiriu në erë” e autorit Osman Behluli - Ilinca, që i vihet edhe një titull simbolik që bën të kujtosh qiriun e Naim Frashërit, është roman i vuajtjes, por edhe i qëndresës së mësimdhënësve shqiptarë përballë stuhisë që përplasej mbi ta dhe e cila nuk ishte në gjendje t’i mposhte ata. Era që frynte vazhdimisht nuk arrinte ta fikte qiriun që i bënte dritë popullit të shumëvuajtur. Vepra është ndarë në dy pjesë, por të cilat shumëçka kanë të përashkët. Në secilën seancë është i pranishëm personazh një arsimtar, i cili përballet me vështirësitë jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në jetën e tyre të përditshme. Në pjesën e parë personazh kryesor është arsimtari i gjuhës, kurse në të dytën arsimtari i historisë. Ata në fillim punonin në të njejtën shkollë që gjendej në një fshat. Edhe i pari , edhe i dytë ecin nëpër një rrugë të mbushur me peripeti si pasojë e dhunës që ushtrohej nga sistemi totalita ndaj gjithë atyre që mendonin ndryshe nga pushtetarët monist e pushtues. Te dytë dëbohen nga proecesi mësimor, jo pse nuk tregonin sukses në punë me nxënës, jo pse ishin të pasjellshëm me kolegët e punës, ngase nuk pranonin në asnjë mënyrë të bëheshin anëtarë të Lidhjes Komuniste, e cila ishte e bindur se të gjithë ata që nuk anëtarësoheshin ishin kundër kësaj partie, prandaj edhe duhej dëbuar nga puna. Në raste të këtilla ai që dëbohej merrte epitetin e “armikut të popullit” dhe si i tillë askush nuk kishte guxim të shoqërohej me të, sipas logjikës bolshevike: "Ata që nuk janë me ne janë kundër nesh"... Arsimtari i gjuhës shqipe dëbohet nga puna nga ana e komunistëve, sepse kishte shprehur mendimin e tij për një komunist shqiptar, i cili mbante një post të rëndësi-shëm! Prandaj mendimi i tij duhej sanksionuar me dëbim nga procsi mësimor.

Në këtë dënim të tij “kontribut” të madh japin edhe komnunsitët shqiptarë që ishin lojalë ndaj shtetit. Arsimtari i historisë dëbohet nga puna vetëm pse nuk ishte pajtuar me komunistët që arsimtari i gjuhës të denohet! Një skenë paradokasale, mase edhe abursde, por e vërtetë. Një fat të këtillë e ka përjetuar edhe vetë autori i veprës, prandaj edhe s’ka mundur të mos i përshkruante këto raste në veprën e tij. Nga procesi mësimor ai pastaj dërgohet në një organizatë bujqësore, apo elekro-energjitike, ku profesori i gjuhës shqipe dhe frënge bëhej inkasant, madje me lidhje  me gojë të mbyllur, ku edhe atje nuk has në mirëkuptim,  si personazhet e Solzhenicinit, fshatari gulak, në internim, ngase ishte i njollosur si i papërshtatshëm ideo-politikisht. Përmes fatit të keq të arsimtarit të historisë dhe gjuhës shqipe, të diskriminuar përshkak të imponimit për të futur elemente të huja.

Autori përshkruan edhe shumë ngjarje të tjera që lidhen, jo vetëm me shkollën shqipe, po edhe me shumë ngjarje të rëndësishme për popullin tonë. Këtu duhet veçuar demonstratat e vitit 1981 kur njerëzit burgoseshin edhe kur rastësisht qëllonin afër turmës që demonstronte. Kronika e njarjeve në rvepren " Qiriu në erë", përfshinë një periudhë kohore të gjatë që fillon në vitit 1981 dhe përfundojnë në vitin 2000, përkatësisht disa muaj pas çlirimit të Kosovës. Mirëpo, në të paraqiten disa njerëz që kishin shpresuar se pas lufte gjërat do të shkonin mirë për ta, por që ishin dëshpëruar mjaft shumë, sepse ende gjërat vazhdonin me të vjetrën. Autori i qaset kësaj problematike jetësore kolektive dhe individuale, duke qenë vetë mbrenda atij helli, ku përzihej mishmashi dhe saga ballkanike.

    Vepra “Qiriu në erë” i Osman Behlulit është liber prozaik, ku është reflektuar ngjarja reale për jetën e mundimshme të mësimdhënësve shqiptar, është roman që tregon për epokën nëpër të cilën kaloi jo vetëm shkolla shqipe, por edhe mbarë populli shqiptar i Kosovës nën sundimin e sistemit totalitar, por edhe gjatë kohës së okupimit të Kosovës. Është roman për dhunën që okupatori ushtroi ndaj mësimdhënësve shqiptar, por edhe ndaj popullit shqiptar në përgjithësi. Është roman i qëndresës së mësimdhënësve shqiptar dhe i popullit përballës dhunës së vazhdueshme...  

Në vepra “Qiriu në erë”  të autorit Osman Behluli-Ilinca, i cili është shkruar me një përjetim të veçantë, duke thurur në një bashkëjetësi me personazhet e këtyre ngjajeve madhore jetën e të qenurit shqiptar i viteve të '80-ta e këndej, në kushte të një okupimi dhe të një aneksimi të dhunshëm nga Serbia dhe, në radhë të parë ka pasqyruar jetën e mundimshme të shumë mësimdhënësve, të cilët ballafaqoheshin gjatë punës së tyre të përditshme në pengesa të shumta, të cilat ishin rezultat i instrumentalizuar të një sistemi totalitar dhe pushtues. Hallka e parë që iu nënshtrua një terrori klasik të burgosjeve, arrestimeve, diferencimeve, dëbimeve nga puna dhe jeta publike, ishin pikrisht ata të cilëve iu muar ditari nga dora dhe shumë prej tyre pësonin gjëra të pakëndshme anakronike, madje njolloseshin pa kurrfarë arsye, dëboheshin nga puna vetëm pse nuk pranonin të punonin sipas didaktit të partisë moniste-pus, burgoseshin e torturoheshin nëpër burgje të ndryshme, jetonin në kushte të rënda e në fund edhe vdisnin nga torturat që pësonin.

    Duke qenë edhe vetë i angazhuar në procesin mësimor e pastaj i diferencuar në procesin famëkeq të vitit 1981, auitori padyshim se edhe përjetimet e tij personale nuk ka mundur të mos i përshkruan në librin e tij, në librin i cili është si një monument i gjallë për gjithë ata mësimdhënës që u sakrifikuan që shkolla shqipe të vazhdojë rrugëtimin e vet. Autori duket sikur personazhet në vepërën e tij nuk i trillon, por i merrë nga jeta reale. S’ka dyshim sikur ai i ka njohur mësimdhënist, të cilët janë ballafaquar me gjëra të pakëndshme gjatë punës së tyre, të cilat kanë ardhur si pasojë e jetës që zhvilohej në një sistem totalitar, në një sistem ku Lidhja Komuniste e kishte fjalën kryesore, ku udhëheqësit e kësaj partie vepronin sipas tekave të tyre, ku ata vendosnin për çdo gjë, ku ata i dëbonin nga puna mësimdhënësit që nuk pranonin në asnjë mënyrë të anëtarësoheshin në këtë parti. Më së keqi e pësonin ata që i kundërshTonin qëndrimet e kësaj partie moniste, e cila kishte njerëzit e vet nëpër çdo pore të jetës, ku edhe pësh-përima më e vogël merrej vesh e pastaj për të njerëzit denoheshin në forma të ndryshme. Forma e parë që konside-rohej më e buta ishte dëbimi nga puna që pastaj njeriu të ballafaqohet me varfërinë...

Autori me një neveri të madhe përshkruan edhe shqiptarët e mjerë  që ishin shërbërot të pushtetit dhe të cilët i maltretonin bashkëkombësit e tyre pa kurrfarë mëshire... Si pasojë e jetës së rëndë që bënin shqiptarët nën sundimin e sistemit totalitar, po edhe si pasojë e dhunës që ushtronte sistemi ndaj tyre, shumë njerëz çmendeshin ose vdisnin në moshë të re...

   Një pjesë të madhe në roman zë vend edhe jeta e rëndë dhe e mundimshme e ekzistencës së shumë mësimdhënë-sve, të cilët pasi pushteti i atëherëshëm i kishte dëbuar nga puna bënin një jetë të mjerë sa shpesh u mungonte edhe mielli. Për të siguruar ekzistencën e familjes ishin të shtërnguar që të largoheshin nga Kosova, të merrnin rrugën e kurbetit, duke shkuar edhe në Rusi e Kazakistan, atje ku kryenin punë mjaft të rënda sa shpesh e rrezikonin edhe jetën e tyre. Nga kushtet e vështira të punës fitonin sëmun-dje të rënda nga të cilat pastaj edhe s’mund të shëroheshin më dhe si pasojë e atyre sëmundjeve vdisnin në moshë të re. Nuk ishte vetëm arsimtari i historisë që detyrohet të bëjë punë të rënda në Rusi, ku shqiptarë të këtillë kishte shumë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora