E premte, 19.04.2024, 08:41 AM (GMT+1)

Mendime

Mustafë Rugova: T’i vëmë në pah krimet serbe ndaj shqiptarëve

E diele, 15.04.2012, 03:59 PM


T’i vëmë në pah krimet serbe ndaj shqiptarëve

 

Nga Mustafë Rugova

 

Kombet e forta gjithandej në botë i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe fatit të martirëve të vet. Më të njohurit për këtë janë izraelitë, të cilet përmes Simon Wisentalit dhe dijetarëve të tjerë i mblodhën me këmbëngulje të gjitha të dhënat e shënimet e mundshme për holokaustin por edhe për krimet e tjera të kryera kudo në botë ndaj ebrenjve.

Me gjasë ne shqiptarët jemi të vetmit në botë që bëjmë fare pak në këtë drejtim.

Pas luftës së fundit, asnjë komunë në Kosovë, edhe pse vendi ynë kishte dy qeveri; atë Bukoshit dhe atë tëThaçit më vonë, nuk formoi qoftë edhe një komision të vetëm për të mbledhur të dhëna për krimet serbe, edhe pse nuk kishte mbetur jo vetëm familje por edhe as një gur pa u gjakosur nga ushtria dhe policia serbe.

Të thuash turp, është fare pak!

Pikërisht ky fakt më bën t’i jap plotësisht të drejt publicistit te njohur austriak, Jakob Philipp Fallmerayer, i cili këtu e 150 vjet më parë shkruante: Shqiptarët kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore janë egoistë, kryengritës, dembelë, bile edhe si të krishterë janë të tmerrshëm. (…) As në politikë, as në shkencë ky popull deri në ditën e sotme nuk ka pasur një mendim të përbashkët dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej horizontit të kufizuar të familjes dhe klanit, të fitimit personal, të dobisë personale, të keqdashjes dhe hakmarrjes. Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, magazinë e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes as të tjerëve; Shqipëria është element që përherë mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si të thuash shpirti dhe fryma e jetës… (Enver Robelli, Me Ankaran apo me Brukselin, Koha ditore 4 prill 2012)…

Mendoj se koha ka ardhur të ndryshojmë, së pari duke trajtuar me respekt martirët tanë dhe duke i denoncuar publikisht vrasësit e tyre.

Në këtë vijë po përpiqem ta dononcoj vrasjen e Fazli Sylë Mavrajt nga Saradrani, të cilin, në moshën 20 vjeçare e vranë dy serbë, njëri ishte  nga fshati  Cerrallukë, komuna e Istogut

 

VRASJA E DJALOSHIT TE PAFAJSHEM

FAZLI SYLE MAVRAJ

(1942-2.O2.1962)

 

Gati dy dekada mbas Luftës së Dytë Botërore, serbi i fshatit tim Cerrollukë , i quajtur Drago, pjesëtar i familjes Malishiq, ose siç e quanin fshatarët shqiptarë, Dragçi, kish pasë dalë për gjah me një shok të vetin i quajtur Radovan, me profesion roje pyelli (shumar). Pasi kishin zgjedhur vendin për gjueti, ndërmjet fshatit Kamenicë dhe Sudenicë, komuna e Istogut, posa kishin nisur gjuetinë, pa pritur, njëri prej gjuetarëve serbë takohet ballë për ballë me një djalë shqiptar nga fshati Staradran, Fazli Sylë Mavraj, i cili po vinte nga ana e kundert e rrugës, duke ecur rrehës me borë. Ai shkonte të tezaku i vet, Brahim Januz Binakaj,  në Sudenicë. Meqë rruga për shkak të borës ishte reduktuar në një rrehë të ngushtë, Fazli Mavraj dhe serbi u ndeshën ballë për ballë.

Radovani, duke qenë i armatosur kërkon nga Fazliu që t’ia lëshojë rrugën, rrehën, mirëpo ky i fundit nuk pranon. Radovani bëhët nervoz, e shtyen dhe e rrëzon Fazliun për toke. Djaloshi ngrihet me shpejtësi, se kish pasë qenë shumë i shkathët edhe fillon kacafytja mes tyre. Meqë Fazliu ka qenë djalë 20 vjeçar, me një fizik prej divi, e futë perfundi edhe e grushton me sa fuqi që ka pasë.

Ndërkaq, Radovani, kur e sheh që e kishte të pamundur të shpëtonte  nga djaloshi, me shumë nga frika se nga zori, lëshon një britmë dhe thërret për ndihmë Dragçin. Ai vjen menjëherë, i afrohet Fazliut, dhe aty për aty, në afërsi, i zbrazë çiften, e cila  djaloshin e pafajshëm  e ben shporë.

Megjithëse i plagosur për vdekje, djaloshi fatkeq përpiqet që të nxirrte një brisk nga xhepi, por nuk arrin, sepse e trathton forca. Dy çetniket e lënë djaloshin shtrirë dhe  ikin në drejtim të panjohur. Fazliu, i plagosur për vdekje, ngritet në këmbë dhe vazhdon rrugen për te tezakët e tij në Kamenicë,ku arrin të afrohet deri të dyert e oborrit. Porsa arrin aty, fillon të therrasë. Me gjasë, nga plagët e renda në fyt, nuk arrin të lëshojë zë të mjaftueshem. Kur Fazliu e sheh që ishte e pamundur të arrinte deri te tezaku, dredhet dhe niset për të lypë konak dikund tjetër, diku aty afër. Gjatë rrugës ndalet të një përrua që ndan fshatin Studenicë nga fshati Kamenicë me pi ujë: Porsa e shuan etjen, bie për të mos u zgjuar më kurrë.

Thonë që në atë vend ka qendruar njëzetekatër orë i vdekur, e shpendet kishin filluar t’ia nxirrnin sytë.

Për këte vepër kriminale, gjyqi i atëhershëm e dënoi Dragqin me 12 vite burg, prej të cilave thuhej se i ka mbajtur vetëm shtatë ,ani pse asnjëherë nuk është vërtetuar, ndërsa Radovanin e patën dënuar me tre vjet burg, por  botërisht  dihej se nuk e pati mbajtur as një ditë  të vetme.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora