E enjte, 25.04.2024, 09:24 AM (GMT+1)

Mendime

Vlera Ejupi: Fjalia e katërt

E diele, 15.04.2012, 03:38 PM


FJALIA  E  KATËRT

 

Nga DR. VLERA  EJUPI

 

Dëshira për të martirizuar është një fenomen i cili po mundohet të merr rolin e autoritetit aty ku duhet edhe aty ku nuk duhet, por duke u nisur nga rrethanat tona “të shkëlqyeshme” të krijuara nga pseudo të mençurit, të cilët po shkrihen në zhytjen e narcizoizmit të tyre, mund të flasim në këtë kontekst që vijon vetëm për situatat – pra për ekzistimin e autoritetit aty ku nuk duhet. Taktika nga e cila lëngojnë këta të dashuruarit në vete janë shokime tejet të cekëta, të lëmuara me një ironi tepër të hidhur, që iu mundëson atyre (që qoftë në mendimet, e qoftë në të shprehurit “omnipotent”, të tyre), të krijojnë parreshtur gjëra këto të cilat përmbajnë më së shumti një e gjysëm deri në dy fjali, meqë nuk kanë më shumë VËND në kokë për ti përpunuar ato, falë ironisë së hidhur.

Kështu është më me siguri që burrat, fatmirësisht jo të gjithë, së fundja le ta gjejnë veten këtu ata të cilët e gjejnë-natyrisht duke iu dhuruar komoditetin për këtë vetëm dhe vetëm dëshirës së tyre për këtë, ta përdorin mpreftësinë e tehut të inteligjencës së tyre me pretendime për ta quajtur veten gjentëllmenë katundi, të bëjnë dallimin mes luftës së tyre liridashëse, dhe asaj tjetrës për ne më tani kristal të qartë -  luftë për mizerje dhe vrasje, më vjen më turp ti përmendi shprehjet aq të degustuara siç janë- fyerjet dhe zhgënjimet. Pa kaluar as një moment intervali kohor, mendimet e tyre arrinë gjer te numri tre i fjalisë, dhe këtu mbaron çdo gjë, meqenëse vetëm  këto tri fjali janë të devotshme. Por mungon fjalia e katërt, e aq shterp nuk jemi për të vendosë përcaktimin tonë si ta formulojmë atë, të bëhemi më njerëz, pra ta kemi më në fund njerëzimin- parim të rëndësishëm në klasifikimin e gjërave-caku i luftës nuk ishte as mbrojtja, as ideali i kamufluar po qoftë, për fat të keq, edhe me ata të cilët e deshën këtë, meqë as shqiptarizmi (kjo është diçka jo e dëshiruar), e as liria kombëtare (për këtë mund të pasojë gilotina dhe dekaptitimi-ekzekutimi me prerje të kokës). Pak burrëri do të ndjehej në etër, nëqoftëse do të cekej, natyrisht fjalia e katërt - u bë luftë për shkatërrimin e shqiptarëve të vërtetë dhe më pas për robërimin e tyre. Por rrugët e Perëndisë janë të çuditshme, sa më i madh të jetë numri i të dekaptituarve, aq është më e gjatë do të jetë koha e eliminimit të pasojave. E tani më që nuk ngeli kokë për tu dekaptituar, çka do të ndodhë me shkatërruesit dhe  robëruesit. Po vallë çka do të ndodhë me invalidët e luftës dhe familjet e përvëluara, çka do të ndodhë me familjet e shkretuara përjetë të viktimave të cilat kishin besim të vërtetë në luftën për realizimin e idealit kombëtar.

I heshturi- TURPI, i kamufluar dikund pas gardheve të hekurta me shumë korozion, me shumë mund dhe djersë të thurura të lagjeve të shkatërruara të tokave shqiptare, ku as errësira nuk është e qetë se edhe ajo i pengon atij, i cili edhe në këtë errësirë pa hezitim krijon plasaritje. Edhe telat e shtëpive gjysëm të shprazura, ose të boshatisura fare janë hapësirë në të cilën ata të shkaktojnë shkatërrim dërmues.

Po krenaria paraqitet aty ku shkatëruesi ka shprazur pa pikë mëshire forcën detrimentale të tij. Dhe kur kjo forcë pashitet, vijon prap e prap Turpi, sepse e këtillë është dialektitka e ekzistencës, ndjenjë kjo sa njerëzore, po aq fisnike për ata të vërtetit. Fatkeqësisht, jo të gjithë e kanë atë privilegj të jenë të vërtetit, se e vërteta mund të jetojë dhe të ngadhnjejë vetëm e ushqyer me të vërtetën, dhe ka hapësirën e gjërë përreth të së quajturës qartësi direkte të të folurit, e jo veprim i heshtur i TURPIT, në një qetësi turbulente duke përkujtuar skenat e dhimbshme të momenteve të fjalisë së katërt. Mbase pas thënies së fjalisë së katërt, vjen ballafaqimi me viktimat. Tentativa e fundit, ndoshta do të kishte qenë: hiquni zvarrë nëpër ndonjë vrimë të telave të ndryshkur rreth e përqark shtëpive të juaja të boshatisura. Dhe kështu shkatëruesit mezi presin shansin e tyre për tu lutur që nëpër telat të gjindet ndonjë plasaritje, për të mundësuar këtë heqje zvarrë, prandaj do të kishte qenë bizare po të kishin lënë ndonjë vend pa plasaritje. Kjo është kështu se tenderët, rrogat dhe honoraret stratoferike, mundësojnë shfarosje totale të atdhedashurisë.

A nuk janë këto simptomet qëllimshëm të krijuara, por jo provokative mendoj nga mungesa e inteligjencës së lindur e cila i tejkalon profitetet me dëshirë për të ngulfatur dhimbjen kombëtare. Më tutje manifestimet e dobësimit të tyre, vazhdimisht goditëse për natyrën dhe insistimin për një jetë normale ju tingëllon provokative. Të gjithë jemi të lodhur nga jehona e zhurmës së panevojshme.

Zhurma e tyre nuk u shkaktua nga ajo që ata pretendojnë të kenë ose janë dukë ndërtuar, por nga ajo e cila ata e rrënuan. Barku i shqiptarëve më është i shprazët. Cilat janë ato shtresa të vetëdijes të cilat kanë vënë urë të pashembur mes mendimit të ndërgjegjshëm dhe veprimit shkatërrues? Keni humbur ritmin kohor normal të të vepruarit, meqë veprimi shkatërrues është shoqërues i denjë i juaji. Dhe e gjithë kjo krijon imazhin e popullit të lënë pas dore, imazh ky i tmershëm i cili sikur po tundet nga imazhi i kundërt i tij. Më nuk lejojmë përulje të atdhedashurisë e cila është duke pritur pak si shumë, kurse ju nuk i sollët hiç asgjë asaj. Atdhedashuria nënkupton agregim të përvojave të shëndetshme kombëtare, plot e përplot kreativitet për të mposhtur liriasgjësimin, zilinë e paturpshme, projektimet shumëdimensionale për të krijuar jetë substanciale, e jo jetë migrimi për t`iu  shmangur margjinalizimeve të cilat krijojnë kënaqësi të skajshme të konformitetit të këtyre reflektimeve. Atdhedashuria është oponente e flaktë e vetë-selebrimit, e shkatërimit të dinjitetit kombëtar, e dagerotipisë( procesi i parë i suksesshëm fotografik) e cila ka vetëm një hero të përjetshëm në fokus, duke harruar se asgjë nuk është e bukur dhe tërheqëse nëse është vetë.

Pra fjalia e katërt, ajo e cila mungon në kontekstin e lartëpërmendur është-atdhedashuria dhe VËNDI  KU duhet gjetur ajo.

Fjalia e katërt na mëson ti adhurojmë mënyrat të cilat e përkëdhelin të vërtetën, dhe ti duam dhe përvetësojmë ato. Sa jemi të mbështjellur me vellon e vrazhdësisë në të shprehur, në të vepruar, në të kontaktuar njëri me tjetrin. Fjalia e katërt na mëson ta mposhtim pavlershmërinë, jofaleminderimin, të strehuarit e armiqësisë atdhedashurie në heshtje pa fund...

I madhi Emerson pa dyshim do të na kishte parafrazur fjalinë e katërt në stilin e tij të veçantë, si vijon:

Një zinxhir me pa numër nyje, ku secila nyje e sjell nyjen e ardhshme, syri i njeriut i vëren shenjat çdo kund ku gjindet, dhe flet në të gjitha gjuhët e mundshme- në luftën për tu dëshmuar që jemi njerëz, krimbi mundohet të merr formën e shtratit i cili i shtrohet.

Sipas kësaj, fjalia e katërt nuk do të thotë asgjë tjetër pos-Mjaft më me krimba!

Pra fjalia e katërt thotë-Mjaft më shqiptari me barkun e zbrazur!

Pra fjalia e katërt thotë-Mjaft më robëri, shqiptarët duan liri!

Pra fjalia e katërt thotë-Mjaft më populli të jetë peng i juaji!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora