E marte, 19.03.2024, 09:15 AM (GMT)

Kulturë

Promovimi/ Libri me barcoleta i Ferdinant Radit, përcjell humor me sqimë

E diele, 15.04.2012, 07:30 AM


Flasin Bujar Kapexhiu, Françesk Radi, Rozana Radi, Luftar Paja, Sajmir Kumbaro

 

Nga Albert ZHOLI

 

Para disa ditësh në amibeintet e Kinostudios u promovua libri “Meny me barcoleta për të gjitha gustot” nga jeta e ish aktorit të talentuar Fredinand Radi, libër i nxjerrë në dritë nën kujdesin e aktorit, humoristit dhe karikaturistit  të talentuar Bujar Kapexhiu. Në këtë takim, promovim, ishin mbledhur pjestarë të familjes, miq, aktorët më të spikatur të skenës dhe ekranit, dashamirës të artit dhe kulturës, shkrimtarë dhe poetë. Në fillim të takimit u shfaqën sekuenca filmike të roleve të Ferdinand Radit.

 

Bujar Kapexhiu

 

Si ju lindi ideja për këtë libër?

 

Libri  është një vazhdimësi i librit të parë. Që kur ishte Nandi gjallë unë I thosha se përse nuk i mbledh barcaletat (humoret) e tua që sërishmi të bëjmë një libër të dytë. Librin e parë isha sërishmi unë ai që e ilustrova, dhe e përgatita për botim.  Pasi u botua libri I parë në shumë takime të tjera pashë se nandi çdo ditë prodhonte barcoleta të tjera. Dhe ato nuk ishin të pakta dhe pa tharm. Ato kishin një humor të hollë dhe mjaft inteligjent. Nuk është e lehtë sot të ëbsh humor dhe jo kushdo mund të bëjë humor. Pra sipas mendimit tim që në atë kohë kur jetonte Nandi kishte gati vëllimin e dytë për botim por që fatkeqësisht nuk ariti dot që ta botonte sa ishte gjallë. Në momnetet e fundit të jetës ai ma la amanet mua që ta botoja vëllimin e dytë. Pra ky libër I dytë është amaneti I tij, është pjesa e jetës së tij e pabotuar që unë jam munduar ta sjellë  të gjallë ashtu siç donte Nand Radi. Edhe në këtë botim unë e ilustrova me karikatura si dhe librin e parë duke pasur parasysh llojin e barcoletës. Por njëkohësisht dua të them se Nandi ka shumë shkrime dhe drama të tjera të pabotuara që pot ë mblidhen dhe të botohen mund të bëhen disa botime si letrara. Pra Nandi nuk ishte vetëm humorist por edhe një letrar I mirë.

 

Kohët e fundit Shqipërisë i janë larguar për në jetën e përtejme shumë aktorë potencial. Si ndihet aktrimi shqiptar pa ta?

 

Eshtë e vërtët. Kohët e fundit aktrimit shqiptar I janë larguar shumë aktorë potencial ku midis tyre veçoj dhe Nandin. Aktorë të tillë rrallherë I vijnë një kombi. Ka qenë një plejadë e tërë aktorësh si Naim Frashëi. Sandër Prosi, Kadri Roshi, e em dhjetar të tjerë që I mungojnë skenës dhe shesheve të xhirimit të Shqipërisë. Por Nandi ishte I veçantë pasi ai ishte një shok dhe mik shumë I mirë, por mbi të gjitha një humorit I rrallë. Ai krijonte situate të tilla që kur ishim të mërzitur të qeshnim. Ishte neri optimist, një njeri që të bënre shoqërinë shumë të këndshme. Karakteristik e tij ishte se ndrësa me miqtë ishte shumë I mirë, me njerëzit e prapskenave, thashethemexhinjtë ishte shumë I ashpër.  Sidomos me zyratrët e koruptuar ai ishte shumë opozitar si intelektual.

 

Rozana Radi (vajza)

 

Si ndiheni në këtë ambient ku u promovua libri i babit tuaj dhe ku u pa një vlerësim i madh për të ?

 

Eshtë  një ditë që kisha shumë kohë që e prisja pas vdejkjes së babait tim të dashur. Unë për këtë libër falënderoj në mënyrë të veçantë aktorin dhe karikatiuristin Bujar kapexhiu që çoi në vend një amanet dhe dëshira të babit tim. Nandi nuk është se kujtohet vetëm sot. Nandi kujtohet çdo ditë mes miqsh. Un ëshkoj në një kafe atë e kujtonë, shkoj në një ambient artsitësh patjetër që kujtohet. Ai kujtohet për humorin e tij të hollë, për miqësinë e shëndoshë, për sinqeritetin. Nuk ka njeri sot në Tiranë që më takon dhe s’më kujton babin.  Pra me këtë dua të them që s’kam pritur këtë ditë të më kujtojnë babin, por kam pritur këtë ditë që të shoh të dalë në dritë dhe një vepër tjetër e babit. Ai ka shumë vepra në dorëshkrim se jeta e tij është e mbushur me ngjarje, pasi ka qenë futbollist, boksier, actor , humorist.

 

Kur ndiheni më mirë kur vlerësimet i merrni në emër të Nandit, apo të meritave të tua?

 

Kur isha e vogël e kisha bezdi të më thonin që ja vajza e Nandit. Pra kudo që shkoja në ambiente të ndryshme në hapat e para të jetës time artsitke, kur çdo njeri mi jepte meritat në sajë të emrit të Nandit smë vintë mirë ndihesha disi e nëvleftësuar. Tani dua gjithmonë të ma thonë këtë. Kur shoh gjith këta aktorë të shquar që thanë aq shumë gjëra për babanë tim them se ai ka qenë një figurë që e meriton respektin dhe dashurinë e të gjithëve. Shtëpia jonë ka qenë e hapur për të gjithë në sajë të mikpritjes së Nandit.

 

Sot pashë se kishit emocione?

 

E vërtetë. Ku rime motër dhe xhaxhai im më thanë të ri bashkë me tan ë radhë të parë të takimit, nuk pranova pasi ndjea shumë emocion. Unë skam emocion kurrë në skenë dhe në jetë. Por sot pashë që nuk mund ta përballoja këtë ditë pasi pashë shumë aktorë të shquar që floën me kaq respect dhe dashuri, por edhe doli në dritë një libër që ai e kishte amanet të shihte dritën e botimit.

 

Françesk Radi (vëllai)

 

Si jenei ndjerë sot, në këtë atmosferë kaq vlerësuese si vëlla I Fredinadit?

 

 Unë gjithmonë kam qenë krenar që kam qenë vëllai I tij. Kjo për vetë faktin se duke qenë më I mahd se unë, e kam pas atë, vëlla, baba, mik, shok, pra gjithçka. Mund të them se në jetën artsitike atë e kam pas kritikun më të madh. Ai smë bënte kurrë qefin por dhe më inkurjaonte në momnete të veçanta. Arrtitjet e mia në drejtim të këngës ja dedikoj atij, pasi duke parë talentin tim, ai më nxiste dhe më jepte kurajon e duhur në momentet më të vështira. Unë shihja se ai ishte nëj neri I kudogjndur, kishte miq shumë, kishte shok shumë, ishte njeri I hapur, ndryshe nga natyra ime pak e mbyllur.  Atë e donin për natyrshmërinë e tij për sinqeritetin e tij, për thjeshtësinë. Pa të ndoshta dhe unë sdo të isha këtu ku ja sot.

 

Pra të mungon Nandi?

 

Shumë, shumë. Por jom vetëm mua dhe mbesave të mia por I mungon gjithë shoqërisë së vet, por edhe shehseve të xhirimit të Shqipërisë. Ai prodhonte kudo humor, në çdo vend ku shkelte pa diskutiar në rrethin familjar. Për fisin tonë ai ishte ndryshe, ishte vetë kënaqësia dhe burim I të mirave dhe përkrahës. Ju tregoj një rat. Ishin mbledhur një grup shokësj dhe donin të bënin një darkë mes miqsh. Dikush tha se do të sjell rakinë, dikush djathin, dikush, qepët, mishin. Po ti I thanë shokët pse hesht, çfarë do të sjellësh?-Do të sjell Françeskon me kitarë, u tha.

 

Luftar  Paja

 

Ndihem mirë sot mes miqsh të Nandit që të them dy fjalë për një nga miqtë e mi më të mirë, më të sinqertë. Un ëkam shumë kujtime me tëp or dhe pse jam një aktori I humorit do të thoja që humori I tij më mingon shumë sepse I tillë ishte humori I tij, humor me sqimë, që jo kushdo mund ta bëjë. Në shumë momente ai më ka ndihmuar dh emë ka dhën kuroajo. Nqs do të them barcoletat e Nandit do ju mbajë për ditë me radhë, por sot ja kam lënë radhën këtij libri te flaës vetë për ata që si kanë njohur  barcoletat apo humoret e tij. Por di të them se ky libër sjell shumë gjëra pikante të tij, por jo humorin e plotë. Pa humorin e Nandit shumë herë ndihem bosh, Ai na krijonte situate të bukura dhe në ditët më të vështira. Na mbushte me optimizëm.

 

Sajmir Kumbao (regjisor)

 

Ky takim le të jetë dhe nëj homazh për nandin tonë, I cili ëshët ndarë nga jeta para kohe. Ky libër është një pjesë e jetës së Nandit, pasi jeta e tij është e mbushur plot humor dhe plot ngjarje. Eshtë mirë kur miqtë kujothen për veprën e tij, pasi pa këto barcoleta të botuara në dy vëllime në jetën e nandit do të ndihej një boshllë. Faleminderit Bujar që na e sole kaq praën nandin sot.

 

Robert Ndrenika

 

Në jetë plot humor, në skenë plot seriozitet dhe përkushtim, në familje prind I rrallë, ky është në kujtesën time Fredinand Radi

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora